Back

ⓘ Flora e Durrësit. Nga pikepamja floristike, rrethi i Durresit ben pjese ne zonen e shkurreve mesdhetare, te perfaqesuara nga dafina, shqopa dhe nga shkurret te ..




                                     

ⓘ Flora e Durrësit

Nga pikepamja floristike, rrethi i Durresit ben pjese ne zonen e shkurreve mesdhetare, te perfaqesuara nga dafina, shqopa dhe nga shkurret te tjera ne formen e kacubeve te veçanta. Prane bregut te detit shtrihet nje brez gjelberimi me pisha te zhvilluara mire. Zona karakterizohet nga prania e nje bimesie natyrore me moshe 80 vjeçare qe dominohet kryesisht nga pisha e bute dhe e eger me moshe 19-24 vjeçare.

Gjate bregdetit gjendet nje baze pyjore natyre prej dushku dhe shelgu me moshe 60-80 vjeçare, i alternuar me pyll artificial prej pishash e plepash me moshe 20 vjeçare. Zona e shpallur park kombetar" Parku Kombetar i Rrushbullit” ne te cilin ndodhen 380 ha me pyje mjaft terheqese, nga te cilat 50 ha me pyje te larta dhe 330 ha me pyje te uleta. Nje problemet shqetesuese eshte se ky pyll eshte demtuar ne nje mase te konsiderueshme nga prerja pa kriter nga vete banoret e zones perreth per qellime personale.

Konditat klimatike te zones lejojne te zhvillohet nje bimesi e shumellojshme qe nga pishat, plepi, frasheri i zi, morina, palma dhe dafina, deri ne bimet e tjera dekorative si: frasheri gjethengushte, verria, eukalipti, shelgu lotues, etj.

Kur temperatura mesatar eshte mbi 10 °C periudha e vegjetacionit fillon ne ditet e para te marsit dhe perfundon ne ditet e para te dhjetorit. Te ruajtura ne forme natyrale shumica e drureve te lartpermendur gjenden ne territorin e ish" Bllokut” qe perben nje zone me karakterin e nje parku natyror te kendshem.

Ne zonat me te larta te rrethit p. sh. zona e Ishmit rriten shkurre qe i rrezojne gjethet e tyre gjate atines se dimrit si: shkuza, murrizi, driza, etj. Ne Xhafzotaj, Sukth, Gjipale, Spitall etj, rriten edhe bime te uleta si: mullaga, hithra, lulekuqa, tatulla, kopra e eger, ndersa gjethe delli, lulebasami, hithra, grami, rrodhja, netulla, bar pate rriten kryesisht ne zonen e Shijakut, Maminasit, Katundi te Ri dhe Ishmit.

Perveç bimesise pyjore qe ze vend te rendesishem ne bimesine e rrethit, po kaq rendesi kane edhe kulturat buqesore te perfaqesuar nga: gruri, misri, fasulja, ulliri, lule dielli, te cilat perhapjen me te madhe e kane ne zonen e Shijakut, Maminasit, Spitalles, Sukthi. Pothuajse ne te gjithe rrethin kultivohen perime si: speci, domatja, kastraveci, bizelja, etj. dhe agrumet portokalli, limoni te cilat prodhohen me shume pergjate bregdetit.

                                     
  • Ipeshkvore e Arbërit 1615 - 1640 mandej ajo Durrësit 1640 - 1858 përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin, d.m.th. në Shën Prende. Në periudhën e Mesjetës
  • kryesor të Durrësit e shumë uzina e hidrocentrale morën emrin e tij. Gjithashtu u krijua Java e Enverit e cila festohej gjithmonë me rastin e ditëlindjes
  • 65 km larg portit të Durrësit 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit Nënë Tereza 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit
  • edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona. Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë
  • detare në Shqipëri dhe sido mos ajo e llojit C. caretta, e cila u gjet e ngordhur një vit më parë në bregdetin e Durrësit përbën një rast me vlera të rëndësishme
  • 65 km larg portit të Durrësit 20 km larg portit të Shëngjinit, 40 km larg aeroportit Nënë Tereza 20 km larg plazhit të Shëngjinit e 14 km larg plazhit
  • Drenazhimi i tokës, 1975 Duart e arta të racionalizatorëve, 1975 Fierza ushton, 1975 Flora shqiptare, 1975 Gëzimi në sytë e nënës, 1975 Gjithmon në