Back

ⓘ Ali Kraja. Leu ne nje familje me origjine nga Kraja, te rene ne Shkoder pas vendimeve te Kongresit te Berlinit me 1878 per trevat e banuara nga shqiptaret qe do ..




                                     

ⓘ Ali Kraja

Leu ne nje familje me origjine nga Kraja, te rene ne Shkoder pas vendimeve te Kongresit te Berlinit me 1878 per trevat e banuara nga shqiptaret qe do ti leshoheshin Malit te Zi. I njohur si Ali Tari, me gjase si shkurtim tregues si i biri i Tarit Myftarit, kjo prej mosperdorimit te mbiemrit ne miletin musliman pergjate kohes se sundimit osman. Mejtepin, ruzhdien dhe medresen e kreu ne Shkoder nen kujdestarine e Hafiz Ismail Hakiut. Mbasandej u dergua ne Kairo per studimet teologjike ne Universitetin e Al-Azhar. Me perfundimin e studimeve me 1924 per Filozofi e Fekeh, Myftinia e Shkodres e caktoi teologun e ri te sherbeje si hoxhe e imam i Xhamise se Plumbit. Me vone ne Xhamine e Parruces, Fushe-Çeles e edhe nder xhami tjera. Me 1931 u martua me Zenepen.

Myftinia e Tiranes e grishi te merrte vendin e myftiut te Durresit dhe drejtorit te revistes "Zani i Nalte", por nuk pranoi duke qene i mendimit se po sherbente aty ku ishte me e nevojshme. Me 1934 Hafiz Aliu boton liberthin "A duhet feja. A e pengon bashkimin kombtar?" ne Shkoder tek shtypshkronja "Ora e Shkodres", ku shpreh mendimet e tij rreth risimeve qe i aviteshin shoqerise shqiptare te pambrojtur.

Kur paria e Shkodres vendosi ti dergoje Asamblese Kombetare dergaten e vet, Hafiz Aliu nuk shkoi per ti derguar kuroren Mbret Viktor Emanuelit. Me 1943 internohet nga italianet ne Porto Palermo me te atin dhe dy vellezerit. Nё shtator tё vitit 1943, pas kapitullimit italian, nё xhaminё e Fushё Çelёs ai iu drejtua audicionit me hytben" Ç’ёshtё komunizmi dhe pasojat e tij pёr popullin shqiptar ”.

Ne pragun e ardhjes se partizaneve mbi Drin, kontribuoi per nje fare marreveshjeje mes Sulçe beg Bushatit dhe Gjon Marka Gjonit sa i perket masave qe do te merrte Komiteti Kombtar i Shkodres per te perballuar forcat partizane. Me marrjen e pushtetit nga komunistet Hafiz Aliu doli ne ilegalitet deri me 1947 kur u dorezua duke perfituar nga amnistia qe u dha. e dёnuan me vdekje, por duke pёrfituar nga amnistia u dёnua me burgim tё pёrjetshёm, me vendimin nr. 213, datё 8.6.1947, kthyer nё 25 vjet burg; nga njё amnisti e dytё pёrfitoi zbritje dёnimi, kёshtu qё doli nga burgu mё 12 tetor 1965, pas njё vuajtje prej 18 vitesh.

Ate vit i grabitet biblioteka dhe nga ai moment Hafiz Ali Tari u veteizolua dhe nuk doli nga shtepia, deri kur vdiq me 1974.

                                     
  • personave Alban Kraja 1970 shkrimtar shqiptar Ali Kraja 1900 1973 hafiz, hoxhë, publicist e atdhetar shqiptar Fadil Kraja 1931 shkrimtar
  • Vinca Din Mehmeti Azem Shkreli Ali Podrimja Beqir Musliu Sabri Hamiti Murat Isaku Kim Mehmeti Nijazi Ramadani Mehmet Kraja Albatros Rexhaj Lista e shkrimtarëve
  • Mehmet Kraja Krajë, 1952 është shkrimtar shqiptar dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Deri tani ka botuar: 13 romane, 5 përmbledhje
  • ASDRENI 1872 - 1947 - Poet Asim Vokshi 1909 - 1937 - Luftëtar, Atdhetar Alban Kraja 1970 - Gazetar dhe Shkrimtar. At Bernardin Palaj At Gjergj Fishta 1871
  • Net bizantine është roman i autorit Mehmet Kraja i botuar në vitin 1990. Sipas albanologut Robert Elsie në këtë roman arriti maturinë e tij dhe është
  • forcave malazeze dhe turke ku pjesa dërmuese e tyre ishin vullnetar nga Kraja dhe vise të tjera shqiptare Sipas kësaj gazetë, në atë përleshje u vranë
  • Krasniqi Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë: Akademik Mehmet Kraja Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore: Akademik Sekretar i Seksionit
  • Ali Perashi i lindur më 5 maj në fshatin Ostros të Krajës si shumica e kranjanëve, vinte nga një familje e varfër por e ndershme. Qysh në fëmijëri e
  • edukativo - arsimore dhe pikëpamjet pedagogjike 1987 Andragogjia, 1987, 1990 Kraja ndër mote, 1993 Mbijetesa e Universitetit të Prishtinës 1991 - 1994, 1995
  • Edhe të çmendurit fluturojnë, roman me autor Mehmet Kraja Botuar në Tiranë nga Onufri në vitin 2004. Rrëfimin shpalosës të këtij realitetit shqiptar
  • ruzhdijen e vendlindjes, ku gjuhën shqipe ia dha mësuesi shkodran Kolë Kraja Shkollimin e mesëm e vazhdoi në idadien e Janinës, kurse shkollimin e lartë
  • Gjergj Pepgjoni jurist Qamil Muja orientalist dr Selatin Bogdani - Kraja Stampa: Refkist Komuna e Tivarit Qyteti: Tivari dhe fshatrat: Arbëneshi