Back

ⓘ 2018 FIFA Kupa e Botës. 2018 FIFA Kupa e Botes ishte edicioni i 21te i FIFA Kupes se Botes, nje turnament nderkombetar futbolli qe zhvillohet nje here ne kater ..




                                     

ⓘ 2018 FIFA Kupa e Botës

2018 FIFA Kupa e Botes ishte edicioni i 21te i FIFA Kupes se Botes, nje turnament nderkombetar futbolli qe zhvillohet nje here ne kater vite dhe qe luhet midis ekipeve kombetare anetar te FIFA-s. U zhvillua ne Rusi nga 14 qershor 2018 e deri me 15 korrik 2018. Ishte edicioni i pare i Kupes se Botes qe u zhvillua ne Evropen lindore, dhe edicioni i 11te i zhvilluar ne Evrope. Ky edicion i Kupes se Botes rezultoi te ishte me i kushtueshmi ne histori me shpenzimet per organizimin e tij qe arriten rreth 14.2 miljard $. Gjithashtu ishte edhe edicioni i pare ku u vendos edhe perdorimi i sistemit Video assistant referee.

Ne turnament moren pjese 32 skuadra, 31 prej te cilave siguruan pjesmarrjen nga fazat kualifikuese, kurse vendi mikprites u kualifikua automatikisht. Njezet nga 32 ekipet pjesmarrese kishin luajtur gjithashtu edhe ne turnamentin e vitit 2014, kurse Islanda dhe Panamaja bene debutimin e tyre ne nje Kupe Bote. Gjithsej u luajten 64 ndeshje ne 12 stadiume ne 11 qytete te ndryshme.

Finalja u zhvillua me 15 korrik ne Stadiumin Luzhniki ne Moske, ndermjet Frances dhe Kroacise. Franca fitoi ndeshjen 4–2 per te fituar trofeun e tyre te dyte ne histori, duke u bere trofeu i katert rresht qe fitohet nga nje ekip evropian.

                                     

1. Perzgjedhja e vendit prites

Procedura e kandidatures per te organizuar Kupen e Botes 2018 dhe 2022 filloi ne janar 2009, dhe vendet e interesuara kishin kohe deri me 2 shkurt 2009 per tu regjistruar per kandidature. Per edicionin e 2018-tes ishin fillimisht nente kandidatura, por Meksika me vone u terhoq nga procedura, kurse kandidatura e Indonezise u refuzua nga FIFA ne shkurt 2010 pasi qeveria indonezia kishte deshtuar te dergonte nje leter qe mbeshteste kandidaturen e tyre. Gjate procesit, tre jo-kombe te UEFA-s Australia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes hoqen dore gradualisht nga kandidatura per edicionin e 2018-tes, kurse kombet e UEFA-s hoqen dore nga edicioni i 2022-shit. Si perfundim ngelen vetem kater kandidatura per Kupen e Botes 2018, dy prej te cilave ishin kandidatura te perbashketa: Anglia, Rusia, Holanda/Belgjika dhe Portugalia/Spanja.

22 anetaret e komitetit ekzekutiv te FIFA-s u mblodhen me 2 dhjetor 2010 ne Zyrih per te votuar vendet organizatore te dy turnamenteve te ardhshme. Rusia fitoi te drejten per te organizuar Kupen e Botes 2018 ne raundin e dyte te votimit. Kandidatura e Portugalise/Spanjes u rendit e dyta kurse e Holandes/Belgjikes e treta. Anglia, e cila po kandidonte per te organizuar turnamentin per here te dyte ne histori, u eliminua ne raundin e pare.

Rezultatet e votimit ishin si me poshte:

                                     

1.1. Perzgjedhja e vendit prites Kritikat

Federata Angleze e Futbollit dhe te tjere ngriten shqetesimin e rryshfeteve nga ana e pales ruse dhe korrupsion nga antaret e FIFA-s. Ata pretenduan se kater antar te komitetit ekzekutiv kishin kerkuar rryshfet per te votuar per Angline, kurse Sepp Blatter tha se vendimi per te shpallur Rusine fituese ishte marre para se votimi te kryhej. Nje hetim i brendeshem, i quajtur si 2014 Garcia Report i kryer nga Michael J. Garcia, u terhoq nga publikimi ne shtyp nga Hans-Joachim Eckert, kryetari i FIFA-s i gjykimit mbi çeshtjet etike. Ne vend te kesaj Eckert nxorri nje permbledhje te shkurter, dhe refuzimi i FIFA-s per te publikuar hetimin e plote solli doreheqjen e Garcias ne shenje proteste. Per shkak te polemikave, Federata Angleze refuzoi te pranone teorine e Eckert qe shfajsonte Rusine, me Greg Dyke qe beri thirrje per ri-ekzaminimin e çeshtjes kurse David Bernstein beri thirrje per te bojkotuar turnamentin.

                                     

2.1. Skuadrat Kualifikimi

Per here te pare ne historine e Kupes se Botes, te gjithe shtetet e disponueshme – te 209 shtetet anetare te FIFA-s duke hequr shtetin e kualifikuar automatikisht Rusine – aplikuan per te hyre ne fazat kualifikuese. Zimbabveja dhe Indonezia u skualifikuan para se te luanin ndeshjet e tyre te para, kurse Gjibraltari dhe Kosova, te cilat ju bashkuan FIFA-s me 13 maj 2016, shenuan pjesmarrjen e tyre te pare. Ndeshja e pare kualifikuese u zhvillua me 12 mars 2015 ne Dili midis Timori Lindor dhe Mongolise, si pjese e fushates kualifikuese afrikane, kurse shorti i fazes kryesore kualifikuese u hodh ne pallatin Konstantinovsky te Shen Petersburgut, me 25 korrik 2015.

Nga 32 ekipet e kualifikuara per te luajtur ne 2018 FIFA Kupen e Botes, 20 prej tyre kishin luajtur edhe ne edicionin e kaluar. Islanda dhe Panamaja u kualifikuan per here te pare, me te paren qe u be shteti me popullsine me te vogel qe luan ne nje Kupe Bote. Ekipe te tjera qe rikthehen pas disa mungesave jane: Egjipti, rikthehet ne turnament per here te pare qe nga viti 1990, Maroku, qe per here te fundit garoi ne 1998, Peruja, rikthim qe nga 1982 dhe Senegali, e cila konkuronte per here te dyte pasi arriti çerek-finalet ne edicionin e 2002-shit. Ishte gjithashtu hera e pare qe tre shtete nordike kualifikohen per nje Kupe Bote.

Shtetet me reputacion qe deshtuan te siguronin pjesmarrjen ishin kater here kampionet e botes Italia per here te pare qe nga 1958, tre here finalistet dhe vendi i trete ne edicionin e 2014-tes Holanda per here te pare qe nga 2002, kater here kampionet e Afrikes Kameruni, dy here fituesi i Copa América dhe finalisti i 2017 FIFA Kupes se Konfederatave Kili, fituesi i 2016 OFC Kupes se Kombeve Zelanda Re dhe fituesit e 2017 CONCACAF Kupes Gold Shtetet e Bashkuara te Amerikes per here te pare qe nga 1986. Shtete te tjera me repucation qe deshtuan te siguronin pjesmarrjen ishin Gana dhe Bregu i Fildishte; te dyja keto ekipe kishin luajtur ne tre edicionet e fundit.

Shenim: Numrat ne krah te djathte te ekipeve tregojne pozicionin ne renditjen boterore te FIFA-s



                                     

2.2. Skuadrat Shorti

Shorti u mbajt me 1 dhjetor 2017 ne oren 18:00 ora e Moskes ne pallatin State Kremlin ne Moske. Te 32 ekipet u ndan ne 8 grupe me nga 4 secila, duke zgjedhur nga nje ekip nga te kater vazot.

Per shortin, ekipet u ndane ne kater vazo bazuar ne pozicionin e tyre ne renditjen boterore te FIFA-s ne tetor 2017. Vazoja 1 mban vendin organizator Rusine e cila hyri automatikisht dhe shtate ekipet me te mira, kurse vazoja 2 mban tete ekipet e tjera me te mira edhe keshtu me rradhe. Ky short ishte i ndryshem nga heret e tjera pasi vetem vazoja 1 u bazua ne renditjen e FIFA-s kurse vazot e tjera u bazuan ne konsideratat gjeografike. Megjithate, ekipet nga e njejta konfederate nuk u shortuan midis njera-tjetres per fazen e grupeve, perjashtuar vetem dy ekipe te UEFA-s qe mund te binin ne te njejtin grup.

                                     

2.3. Skuadrat Skuadrat

Fillimisht, çdo ekip duhej te prezantonte nje list me 30 lojtare, por ne shkurt 2018, lista u rrit deri ne 35 lojtare. Pas ekipit fillestar, skuadrat duhej te emeronin nje ekip final me 23 lojtare tre prej tyre detyrimisht portiere deri me 4 qershor. Lojtaret qe mund te pesonin nje demtim serioz mund te zevendesoheshin 24 ore para ndeshjes se pare te ekipit dhe keto zevendesues mund edhe te mos ishin detyrimisht pjese e ekipit fillestar.

35 lojtaret e perfshire ne ekipin fillestar duhej ti nenshtroheshin nje testi te detyrushem nga 21 deri me 27 maj 2018, me perjashtim te atyre qe luajten ne 2018 Finalen e UEFA Liges se Kampioneve qe u zhvillua me 26 maj.

                                     

3. Gjyqtaret

Me 29 mars 2018, FIFA publikoi listen e 36 gjyqtareve dhe 63 ndihmesve per te drejtuar ndeshjet. Me 30 prill 2018, FIFA gjithashtu publikoi edhe listen e 13 gjyqtareve qe do te ishin pjese e VAR video assistant referee, me synimin per te ndihmuar ne rastet e dyshimta.

Gjyqtari Fahad Al-Mirdasi i Arabise Saudite u hoq nga lista me 30 maj 2018 me tentativen e trukimit te ndeshjeve, sebashku me dy ndihmesit e tij, Mohammed Al-Abakry dhe Abdulah Al-Shalwai. Ai nuk u zevendesua nga nje gjyqtar tjeter, por nga dy ndihmesa, Hasan Al Mahri i Emirateve te Bashkuara Arabe dhe Hiroshi Yamauchi i Japonise, te cilet u shtuan ne liste. Ndihmes gjyqtari Marwa Range i Kenjas hoqi dore pasi BBC publikoi nje hetim te kryer nga nje gazetar ganez qe implikonte Rangen ne nje skandal rryshfeti.

                                     

3.1. Gjyqtaret Video assistant referee

Pak pas vendimit te Bordit te Shqoqates Nderkombetare te Futbollit per te vendosur sistemin "Video assistant referee" VAR ne ligjet e lojes, me 16 mars 2018, keshill i FIFA-s mori vendimin e pritshem per te miratuar perdorimin e VAR per here te pare ne nje edicion te FIFA Kupes se Botes.

Nderhyrjet e VAR ne çdo ndeshje u kryen nga nje zyre e vetme ne Moske, e cila merr video direkt te ndeshjeve dhe jane ne kontakt me radio me gjyqtaret e ndeshjeve. Sistemet ishin ne vend per te komunikuar informacione ne lidhje me VAR dhe ishin te dukshme ne ekranet e çdo stadiumi per tifozet e pranishem.

VAR kishte nje ndikim te rendesishem ne disa ndeshje. Me 15 qershor 2018, goli i Diego Kostes kunder Portugalise u be goli i pare pas vendimit te VAR; penalltia e pare me vendim te VAR ju dha Frances ne ndeshjen ndaj Australise nje dite me vone dhe u shenua nga Antoine Griezmann. Nje numer rekord penalltishe u dhane gjate turnamentit, me VAR qe luajti nje rol te rendesishem. Pergjithshisht, VAR u vleresua dhe kritikua nga komentatore dhe analiste. FIFA e quajti vendosjen e VAR ne turnament nje sukses qe ne javen e pare te perdorimit.



                                     

4. Qytetet

Rusia propozoi keto qytete per te zhvilluar turnamentin: Kaliningradin, Kazanin, Mosken, Nizhny Novgorodin, Rostovin, Shen Petersburgun, Samaren, Saranskun, Soçin, Volgogradin, Yaroslavlin dhe Jekaterinburgun. Shumica e qyteteve jane ne Rusine Evropiane kurse qytete si Soçi dhe Jekaterinburgu ndodhen after kufirit Evrope-Azi, per te paksuar kohen e udhetimit per skuadrat. Vlersimi i raportit te kanditatures thoshte: "Kandidatura ruse propozon 13 qytete dhe 16 stadiume, duke kaluar keshtu kriteret minimale te FIFA-s. Tre nga keto 16 stadiume do te rindertohen, kurse 13 te tjerat do te ndertohen".

Ne tetor 2011, Rusia uli numrin e stadiumeve nga 16 ne 14. Ndertimi i stadiumit te propozuar Podolsk ne rajonin e Moskes u anullua nga qeveria rajonale, dhe gjithashtu ne kryeqytet, stadiumi Otkrytiye Arena po konkuronte me Stadiumin Dynamo se kush do te ndertohej i pari.

Zgjedhja finale e stadiumeve pritese u zyrtarizua me 29 shtator 2012. Numri i qytete u paksua serisht duke shkuar 11 kurse numri i stadiumeve ra ne 12; Krasnodari dhe Yaroslavl u hoqen nga lista. Nga 12 stadiumet e perdorura per turnamentin, 3 prej tyre Luzhniki, Jekaterinburgu dhe Soçi ju nenshtruan nje rinovim madhor kurse nente stadiumet e tjera ishin te reja. 11.8 miljard $ u perdoren per te pritur turnamentin.

Sepp Blatter ne korrik 2014 deklaroi se, duke pare shqetesimet ne perfundimin e stadiumeve te Rusise, numri i stadiumeve per te zhvilluar turnamentin mund te ulej nga 12 ne 10. Ai gjithashtu shtoi: "Neve nuk do te jemi ne nje situate, si ne rast te nje, dy ose tre stadiume ne Afriken e Jugut, ku qendron nje problem se çfare do te behet me keto stadiume".

Ne tetor 2014, ne viziten e pare zyrtare ne Rusi, komiteti inspektues i FIFA-s dhe kryetari i saj Chris Unger vizituan Shen Petersburgun, Soçin, Kazanin dhe Mosken. Ata ishin te kenaqur me punimet.

Me 8 tetor 2015, FIFA dhe komiteti lokal organizativ rane dakord per vendosjen e emrave zyrtar te stadiumeve ku do te zhvillohej turnamenti.

Nga 12 stadiumet e vendosura – Stadiumi Luzhniki ne Moske dhe ai i Shen Petersburgut – ishin dy stadiumet me kapacitetin me te madh dhe u perdoren me shume gjate turnamentit. Te dyja priten nga shtate ndeshje. Soçi, Kazani, Nizhny Novgorodi dhe Samara priten nga gjashte ndeshje, perfshire nga nje çerek-finale secila, kurse Stadiumi Otkrytiye dhe ai i Rostovit priten pese ndeshje, perfshire nga nje ndeshje te raundit te 16-tave secila. Volgogradi, Kaliningradi, Jekaterinburgu dhe Saranski priten vetem kater ndeshje, asnjera prej tyre pjese e fazes me eliminim direkt.

                                     

4.1. Qytetet Stadiumet

Gjithsej u ndertuan dhe rindertuan dymbedhjete stadiume ne njembedhjete qytete te Rusise per FIFA Kupen e Botes.

  • Jekaterinburg: Ekaterinburg Arena. Stadiumi qendror i Jaketerinburgut u rinvua per Kupen e Botes. Stadiumi ka nje kapacitet prej 35.000 spektatoresh. Projekti i rinovimit perfundoi ne dhjetor 2017.
  • Nizhny Novgorod: Stadiumi Nizhny Novgorod – Ndertimi i stadiumit nisi ne vitin 2015. Projekti perfundoi ne dhjetor 2017.
  • Soçi: Stadiumi Fisht – Stadiumi priti ceremonine hapese dhe mbyellese te 2014 Lojerave Dimerore. Me pas u rinovua ne pergatitjet per 2017 FIFA Kupen e Konfederatave dhe 2018 Kupen e Botes.
  • Rostov-ne-Don: Rostov Arena – Stadiumi eshte me vendndodhje ne banken e majte te lumit Don. Ndertimi i stadiumit perfundoi me 22 dhjetor 2017.
  • Kazan: Kazan Arena – Stadiumi u ndertua ne vitin 2013 per Universiaden verore. Qe atehere ka pritur 2015 Kampionatin Boteror te Lojerave Ujore dhe 2017 FIFA Kupen e Konfederatave. Stadiumi sherben si shtepia e Rubin Kazanit.
  • Samara: Samara Arena – Ndertimi filloi zyrtarisht me 21 korrik 2014. Projekti perfundoi ne 21 prill 2018.
  • Moska: Stadiumi Luzhniki – Stadimi me i madh qe u mbyll ne vitin 2013 per tu rinovuar. Rinovimi i tij perfundoi ne nentor 2017.
  • Kaliningrad: Stadiumi Kaliningrad – Fillimet e punimeve nisen ne shtator 2015 kurse ndeshja peruruese u zhvillua me 11 prill 2018.
  • Moska: Stadiumi Spartaku – Stadiumi eshte shtepia i klubit me te njejtin emer Spartak Moska. Ne perputhje me kerkesat e FIFA-s, gjate zhvillimit te Kupes se Botes u quajt Stadiumi Spartaku ne vend te emrit te zakonshem Otkritie Arena. Ndeshja peruruese u luajt me 5 shtator 2014.
  • Saransk: Mordovia Arena – Stadiumi u programua te ndertohej ne vitin 2012 ne kohe per Spartakiaden ruse, por plani ndryshoi. Hapja u shty per ne vitin 2017. Ndeshja e pare ne kete stadium u zhvillua me 21 prill 2018.
  • Volgograd: Volgograd Arena. Zona kryesore ku stadiumi u ndertua ishte zona e shkaterruar e Stadiumit Qendror. Stadiumi perfundoi me 3 prill 2018.
  • Shen Petersburg: Stadiumi Shen Petersburg – Ndertimi i stadiumit filloi ne vitin 2007. Projekti perfundoi zyrtarisht me 29 dhjetor 2016. Stadiumi ka pritur ndeshje te 2017 FIFA Kupes se Konfederatave dhe do te sherbej gjithashtu edhe si stadium per UEFA Euro 2020.
                                     

4.2. Qytetet Kampet e skuadrave

Kampet u perdoren nga 32 skuadrat kombetare per qendrim dhe stervitje para dhe gjate turnamentit te Kupes se Botes. Me 9 shkurt 2018, FIFA publikoi kampet per çdo ekip pjesmarres.

                                     

5. Pergatitja dhe shpenzimet

Transporti

Sherbime te transportit publik falas ju dhane bilete-mbajtesve gjate Kupes se Botes, perfshire edhe transportin e trenit ne 11 qytetet ku u zhvillua turnamenti. Nje tjeter lloj transporti ishte edhe ai me autobuz.

                                     
  • 2014 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 20 i Kupës së Botës një turne botëror që u zhvillua në Brazil nga data 12 qershor deri në datën 13 korrik 2014
  • 2016 17, 2017 18, 2018 19 DFB - Pokal: 2013 14, 2015 16, 2018 19 DFL - Superkupa: 2016, 2017, 2018 FIFA Kupa e Botës për Klube: 2013 2018 FIFA World Cup Russia
  • Evropian. Suedia përfundoi e dyta në 1958 FIFA Kupa e Botës dhe e treta në të dyja vitet 1950 dhe 1994. Arritjet e tjera të Suedisë përfshijnë gjithashtu
  • të FIFA - s. Është planifikuar të mbahet në Katar në vitin 2022. Kjo do të jetë kupa e parë botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para
  • Kampionati Botëror i Futbollit orig: FIFA - Worldcup sq: FIFA - Kupa Botërore mbahet nga Fifa nga viti 1930 qe u mbajt ne berat dhe ata u shpallen kampion
  • lojërat olimpike 1924 & 1928 deri sa FIFA krijoi turnamentin e saj, të quajtur FIFA Kupa e Botës në vitin 1930. Pas triumfit në Lojërat olimpike verore
  • pesë finale të FIFA Kupës së Botës përfshirë edhe finalen e parë në 1930, ku ata u mposhtën 4 2 nga Uruguaji. Argjentina fitoi trofeun e parë në vitin
  • ishte kualifikuar për gjashtë FIFA Kupa e Botës të njëpasnjëshme me avancimet e raundit të dytë më 2002, 2010 dhe 2018 dhe që kanë fituar Kupën Aziatike
  • luajti për ekipin e të rriturve në Kupën e Kombeve të Afrikës 2017 dhe 2019, si dhe 2018 FIFA Kupa e Botës Elneny luajti futbollin e tij të të rinjve