Back

ⓘ Dy Maji – festë e krenarisë kombëtare. Me rastin e 5-vjetorit te shpalljes se Komunes se Likoves, zone e lire e Ushtrise Çlirimtare Kombetare Dy maji – feste e ..




                                     

ⓘ Dy Maji – festë e krenarisë kombëtare

Me rastin e 5-vjetorit te shpalljes se Komunes se Likoves, zone e lire e Ushtrise Çlirimtare Kombetare Dy maji – feste e krenarise kombetare. 2 maji - embleme e lavdise dhe heroizmit te Ushtrise Çlirimtare Kombetare. Dite e shenuar per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve, per veprimtaret e çeshtjes kombetare dhe mbare popullin shqiptar. Por, dite e injoruar nga strukturat udheheqese te subjektit qe thirret ne emer te luftes dhe UÇK-se.

Nje paradox i llojit te vet ; te thirresh ne emer te UÇK-se dhe te mos marrish pjese asnjehere ne nje nga datat me te lavdishme te historise se popullit shqiptar ne IRJM, nuk do mend se te shtyn te mendosh, se mos valle kjo injorance dhe ky anashkalim eshte pjese e marreveshjeve te koalicionit qeveritar, pjese e marreveshjeve dhe kushtezimeve politike, pjese e vendimeve antishqiptare. Te mos nderosh me nderimet me te larta daten kur Fadil Nimani – Komandant Tigri bashke me bashkeluftetaret e Brigades 113 "Ismet Jashari – Komandant Kumanova" shpalli kete ane - zone te lire, perballe makinerise ushtarake dhe policore, qe kishte marre per obligim te çfarose me dhjetera e dhjetera fshatra shqiptare eshte me teper se faj.

Te mos respektosh vullnetin dhe deshiren e luftetareve te lirise, te cilet te radhitur vullnetarisht nen hijen e flamurit kombetar dhe me emblemen e UÇK-se ne balle, na duket e çuditshme dhe jonjerezore. Te mos festosh 2 majin – ne Sllupçanin heroik dhe te organizosh nje feste tjeter po ne kete fshat na duket "provokim i llojit te vet" qe mund te quhet edhe "provokim i paqes".

Atyre qe nuk e njohin mire historine, eshte mire per t`iu treguar se 5 maji – Dita e deshmoreve te Kombit nuk festohet ne nje fshat por festohet ne kryeqytet. Pra eshte obligim kombetar qe me 2 maj te perkujtohet me nderimet me te larta Kalaja e pamposhtur – Sllupçani, Vaksica, Mateçi, Hotla dhe tere Karadaku i Kumanoves, kurse 5 maji te festohet ne Shkup – ne kryeqytetin e Vilajetit. 2 maji dhe Sllupçani per shqiptaret ne IRJM jane si 5 marsi dhe Prekazi. ka mendje te shendoshe qe mendon se nuk duhet te perkujtohet 5 marsi dhe Prekazi.

Natyrisht se jo. 2 maji – feste e krenarise kombetare. 2 maji - embleme e lavdise dhe heroizmit te Ushtrise Çlirimtare Kombetare. Dite e shenuar per luftetaret e lirise, per familjet e deshmoreve, per veprimtaret e çeshtjes kombetare dhe mbare popullin shqiptar. Por, dite e injoruar nga strukturat udheheqese te subjektit qe thirret ne emer te luftes dhe UÇK-se.

Por, qe 5 vjet shohim te njejtin skenar, ndarje, perçarje dhe injorance. Perpjekje qe kjo feste e rilindjes se shqiptareve te kesaj ane te zbehet dhe te anashkalohet. Perpjekje qe kjo feste t`i takoj te se kaluares dhe jo dites se re, per te cilen dite ishin sakrifikuar me dhjetera e dhjetera luftetare lirie dhe me mijera e mijera banore te kesaj ane te barrikaduar per "vdekje a liri", duke u shnderruar ne mur te gjalle te ekzistences kombetare.

Te kujtojme majin e 2001, majin e Pranveres se Pergjakur, majin e Fitores! Shtatedhjete e dy dite ne nje shtetrrethim, shtatedhjete e dy dite perballe vdekjes, shtatedhjete e dy dite mbi ta u zbraz tere arsenali shteteror mbi popullin e pafajshem. Dhe deri sot askush nuk kerkoi falje, askush nuk doli para pergjegjesise.

Dosja e familjes Zimeri, Masakra e Lubotenit, Bit-Pazarit, Porojit therret ndergjegjen kombetare, ne veçanti forcen politike qe thirret ne emer te sakrifices. Tanusha, Sllupçani, Malina, Breza, Vaksica, Hotla, Mateçi, Haraçina shpesh u befasuan nga deklaratat, fjalimet dhe refrenet e politikes ditore. Paramilitaret u sistemuan dhe u shperblyen duke vrare shqiptare, po ku mbeten familjet shqiptare?

Ende jane te fresketa kujtimet per vullnetaret e lirise dhe deshira e tyre per te veshur uniformen e UÇK-se, per ta mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombetar. I fresket eshte kujtimi per ata qe rane ne altarin e lirise me amanet ne goje, nenat qe me qendrimin e tyre burreror "tronditen" mediat dhe politiken nderkombetare, grate qe linden nen bresherine e plumbave dhe nuk pranuan te ngjiten ne autobuset e "Jug – Turistit" per te leshuar pragun e shtepise dhe femijet qe me pare pranuan vdekjen se sa te ndahen nga prinderit. Nuk mund te harrohen fjalet burrerore te thena nga goja e shokeve te Ismet Jasharit qe kishin ardhur per t`i dale zot vatanit.

Nuk mund te harrohet gjaku i atyre qe u bene themel per te ndale hovin e hileve te politikes antishqiptare. Dyfytyresia politike i ka lene jo njehere pa tekst apo pa koment luftetaret e lirise, veprimtaret e UÇK-se, si dhe gjithe banoret e kesaj ane. Banoret e kesaj ane i kane te shkruara me shkronja te medha ata te cilet i nderuan dhe me shkronja edhe me te medha ata te cilet i injoruan dhe ua kthyen shpinen. E gjate eshte lista e atyre.

Musa Xhaferi i cili fale gjakut te deshmoreve kapi majen me te larte te hierarkise se derzhaves asnjehere nuk e pa te udhes t`i vizitoj familjet e deshmoreve, asnjehere nuk e obligoi veten te perkulet para varrezave te deshmoreve ne Sllupçanin heroik. Ky akt eshte akti me paprecedent ne historine e njerezimit, ku nje funksionar i ngritur nga djersa dhe gjaku i luftetareve te lirise, injoron popullin e kesaj ane. Zv. Kryeministri i derzhaves, te cilin e obligon posti shteteror asnjehere nuk mori iniciative qe te bej diçka ne sherbim te kesaj popullate te djegur dhe te perveluar gjate 2001-shit. Me mijera femije te traumatizuar, por nuk e pa te udhes te bej nje projekt per ta, t`i ndihmoje kesaj popullate, se ciles asnjehere nuk i doli ne ndihme.

Por ne vend qe t`i ndihmoj banoret e kesaj ane, ai leshoi deklarata "rreqethese" mbi ta, siç eshte rasti i helmimit te nxenesve te shkollave te mesme te Kumanoves, te sulmit militar mbi Breze duke vrare dy te rije, te problemeve te pazgjidhura ne Tanushe dhe ne vende te tjera.

Agron Buxhaku i cili" krenar” merr pjese ne manifestimin e Krusheves, ku ofendohet rende, por nuk e obligon veten te marre pjese ne Sllupçan etj.

Pese vjet kemi pritur se individe te caktuar do ta korrigjojne vetveten dhe do t`i kthehen trungut, por fatkeqesisht "ata" po e perfundojne mandatin duke mos e kthyer as per nje çast koken ne drejtim te atyre qe quhen me emrin simbolik "liri kombetare".

Pese vjet kemi pritur se persona te caktuar do te permiresohen, por mjerisht gabimet jane pesefishuar dhe me askush nuk pret prej tyre te permiresohen.

Pese vjet kemi pritur qe dikush do te ngopet dhe do te mendoj per familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes.

Pese vjet kemi pritur qe dikush do te ngopet me ne fund dhe do te mendoj edhe per integrimin e luftetareve te lirise, obligim qe del edhe nga Marreveshja e Ohrit, ne emer te se ciles thirren aq shume.

Pese vjet kemi pritur qe ne natyren shqiptare do t`i shohim copezat e lirise, ideal i vetem i deshmoreve te kombit. Por, parashtrohet pyetja a ishte vetem kjo padrejtesi qe iu be kumanovareve dhe luftetareve te lirise? Natyrisht se jo edhe ligjet qe u nxoren ne parlament ishin antishqiptare, ku me voten e atyre qe thirren ne emer te luftes, shqiptareve te Kumanoves iu mohohet e drejta e gjuhes dhe perdorimi i simboleve kombetare.

Por, fale angazhimit te gjithe atyre qe e kane ne shpirt 2 majin - 2 maji do te festohet, nderohet dhe perkujtohet deri sa te jete gjalle populli shqiptar.

                                     
  • i brigadave ndërkombëtare pjesëmarrëse në Luftën e Spanjës. 2011 u vra Osama Bin Laden, udhëheqës. i Al - qaedes Dy Maji festë e krenarisë kombëtare