Back

ⓘ Apostazia në fenë islame. Apostazia ne fene islame, e quajtur edhe ridde ose irtidad-i, cileson braktisjen e fese islame. Ne baze te hadith-eve dhe ixhmāʿ-s apo ..




Apostazia në fenë islame
                                     

ⓘ Apostazia në fenë islame

Apostazia ne fene islame, e quajtur edhe ridde ose irtidad-i, cileson "braktisjen e fese islame". Ne baze te hadith-eve dhe ixhmāʿ-s apostazia eshte nga ana ligjore islame e ndeshkueshme me denim me vdekje, ndersa kurani vete nuk parashikon per apostatet ndeshkim ne boten e ketejme.

Ne vendet, sistemi ligjor i te cilave orientohet nga shari’a por qe nuk kane me gjykata islame, shpallja e "braktisjes se fese islame" mund te kete pasoja ligjore civile e drejta e trashegimise, e drejta martesore dhe penale ndeshkuese.

                                     

1. Ridde ne histori

Ne historine e hershme islame ridda cilesonte braktisjen e fese nga fiset arabe te Arabise qendrore, gje e cila ishte e lidhur direkt me kundershtimin e pagimit te zakat-it Abu Bakr-it, kalifit te pare pas vdekjes se profetit Muhamedi. Fiset e larguara u detyruan si pasoje, pas te ashtuquajturave lufterave te ridda-s, qe te pranojne fene islame. Ne ate kohe, ne Arabine qendrore kane qene aktive edhe "profete te rreme" sipas trashegimise islame. Per vendin e ridda-s ne histori flet fakti se historiografet islame te shekullit te 8-te i kane trajtuar keto ngjarje ne te ashtuquajturit librat e ridda-s kutub al-ridda duke perdorur per kete trashegimine me te vjeter kryesisht gojore. Siç shkruan orientalisti britanik Bernard Lewis, shumica e shkrimeve te mevonshme mbi trajtimin ligjor te apostateve eshte orientuar tek keto luftera si dhe "tek masat dhe vendimet qe jane marre ne lidhje me kete nga ana e autoriteteve myslimane. Perveç kesaj ato kane sherbyer si model ose paradigme shembull per formen e trajtimit te sundimtareve dhe grupeve, te cilet konsideroheshin si rebele."

                                     

2. Apostazia ne kuran dhe ne ekzegjezen e kuranit

Apostazia permendet disa here ne kuran. Sipas trashegimise se ekzegjezes se kuranit mbi "arsyet e zbuleses" asbab an-nuzul keto vargje u referohen si personave te veçante ashtu edhe grupeve qe kane braktisur islamin gjate kohes se Muhamedit. Keto vargje theksojne per kete gjithmone ndeshkimin e zotit ne rastin e braktisjes se besimit qe apostatin e pret ne boten e pertejme. Ndoshta qe ne periudhen e vone mekkanase te profetise, ose ne Medine eshte formuar ky varg:

"Ata qe nuk besojne tek zoti duke qene me pare besimtare.jo, ata qe vete i japin vend mosbesimit ne vetvete, per ta do te vije ndeshkimi i zotit dhe do ti prese dikur nje denim i madh." Sure 16, vargu 106.

Kundra renegateve, te cilet vene ne diskutim si besimin e vertete ashtu edhe profetine e Muhamedit, drejtohet ky pasazh i kuranit:

"Si do ti drejtonte zoti ata njerez qe nuk besojne me, pasi me pare kane qene besimtare dhe pasi kane deshmuar se i derguari i zotit dhe mesazhi i tij eshte i vertete dhe pasi i kane pare provat e qarta!…Shperblimi i tyre eshte qe mallkimi i zotit dhe i engjejve dhe i gjithe njerezve qendron mbi ta…" Sure 3, vargu 86–91.

Ekzegjeti i famshem At-Tabari i interpreton fjalet e fundit me "zgjatjen e perjetshme te ndeshkimit ne boten e pertejme". Me poshte ne kuran thuhet:

"Ata do te perfundojne ne zjarrin e ferrit per te qendruar pergjithmone aty, pa marre lehtesim ose shtyrje denimi, me perjashtim te atyre qe nderrojne mendje dhe permiresohen. Zoti eshte i meshirshem dhe i gatshem te fale. Por ata qe jane bere mosbesues, pasi kane qene besimtare dhe i jepen gjithmone me teper mosbesimit, pendimi i tyre i vone nuk do te pranohet. Keta jane ata qe perfundojne perfundimisht keq".

Ekzegjeza e kuranit i interpreton shpjegon vargjet e mesiperme nga njera ane me ate qe ato fillimisht u jane drejtuar hebrenjve çifuteve, per te cilet eshte fjala ne vargjet para ketyre ose sipas al-Hasan al-Basri-t, thjesht kundra te gjithe besimtareve te feve te librave, siç thote edhe ekzegjeti ibadit Hud ibn Muhakkam-i. Nga ana tjeter keto vargje i shpjegojne edhe per te pershkruar ata qe ne kohen medinase te profetise e kane braktisur fene islame. Paralajmerimi qe behet ketu si edhe ne vende te tjera ne kuran psh. ne suren 9, vargu 74 per kthim me pendim tekstualisht: "ata qe tregojne pendese" ose "ne rast se kthehen nderrojne mendje") merr per jurisprudencen drejtesine islame sot kuptim per ligjin shih me poshte. Ky interpretim i vargut: "Si do ti drejtonte zoti ata njerez qe nuk besojne me, pasi me pare kane qene besimtare" literatura tradicionale e lidh edhe me rastin e nje anetari te Al-Ansar-it, qe nuk pershkruhet me hollesisht, i cili pas largimit nga feja islame, donte te kthehej i penduar tek Muhamedi. Pyetja, nese pendimi i tij pranohet, pretendohet se eshte pergjigjur nga profeti me zbulesen e vargut qe perfundon me fjalet zoti eshte i meshirshem dhe i gatshem te fale. Ky episod aktualizohet shpesh nga tradicionaret ne kapitujt e hadith-eve mbi temen "pendimi i apostateve" duke iu referuar vargut te mesiperm te kuranit.

Por nje thenie qe i atribohet Muhamedit le te kuptoje se pendesa dhe kthimi i sugjeruar ne kuran nuk mund te ndaloje ndeshkimin ne boten e pertejme: "zoti nuk pranon vepren e nje politeisti, i cili pas pranimit te fese islame i vendos atij perbri nje perendi tjeter, perderisa ai nuk ndahet nga politeistet dhe te bashkohet me myslimanet."

Kercenimi me ane te ndeshkimit te perjetshem ne ferr me mundesine per kthim ne fene islame perpara vdekjes eshte motivi qendror i shume pasazheve ne kuran qe permendin apostatet, por kjo veç nuk lidhet me ndeshkim ne boten e ketejme. Ata qe largohen nga feja islame perkundrazi vdesin si te pafe:

"…veprat e tyre jane pa vlere si ne boten e ketejme ashtu edhe te pertejme. Ata do te jene te burgosur ne zjarrin e ferrit dhe do te qendrojne aty pergjithmone". Sure 2, vargu 217.

Veprimet dhe veprat e mosbesuesve jane ne kete menyre qe ne boten e ketejme boshe dhe te pavlefshme. Te burgosurit e zjarrit te ferrit, at-Tabari i pershkruan si "ata qe kane braktisur fene islame dhe kane vdekur duke qene te pafe." As nga ky varg dhe as nga vargje te tjera te kuranit nuk rrjedh ne ekzegjeze asnje ndeshkim ne boten e ketejme.

Ky interpretim i ketij pasazhi gjendet edhe tek az-Zamahshari † 1144, ne komentin e tij qe vleresohet nga ortodoksia islame: nepermjet braktisjes se fese, veprat ne boten e ketejme behen te pavlefshe vetem pasi vdekja ndodh ne gjendjen e apostazise. Fahr ad-Din ar-Razi † 1209 eshte i te njejtit mendim duke cituar ne ekzegjezen e tij suren 2, 217 dhe suren 5, 5 si me kuptim paralel: "Ndersa ai qe mohon besimin e drejte tekstualisht: kush nuk beson tek besimi, veprat e tij jane pa vlere. Dhe ne boten e pertejme ai u takon atyre qe do te kene demin." Vargu ne fjale, sipas ekzegjetit andaluzian al-Kurtubi, duhet kuptuar si paralajmerim per myslimanet qe ata te qendrojne ne fene islame. Si pasoje, veprat e meparshme te apostatit nuk jane vetem atehere te pavlefshme, ne qofte se ai perpara vdekjes kthehet ne fene islame: ne kete menyre pelegrinazhi haxh-i kryer perpara apostazise njihet, sipas ash-Shafii-t, si i vlefshem nga e drejta rituale. Ndersa sipas teorise se Malik ibn Anas-it, apostati i dikurshem ka per detyre te perserise pelegrinazhin pasi veprat e tij sipas vargut te kuranit jane bere te pavlefshme si pasoje e largimit te tij nga feja islame.

Juristi hanafit as-Sarahsi † 1090, ne kompendiumin permbledhjen e tij te ligjeve, perpiqet qe suren 48, vargun 16, e cila eshte zbuluar ne lidhje me ngjarjet ne al-Hudaijbija, ta provoje juridikisht si deshmi nga kurani per denimin me vdekje te apostateve. Por per vargun ne fjale "Ju duhet te luftoni kunder tyre, veç ne ata mos u dorezofshin pa bere qe te behet lufte ose: veç ne mos e pranofshin fene islame" nuk behet fjale fare per apostazi ne interpretimet e ekzegjeteve te kuranit. Perkundrazi, kjo duhet cilesuar si perpjekje per te krijuar nje perligje per jurisprudencen me rrenjet qe ne kuran per denimin me vdekje ne rast apostazie.

Perfaqesuesi me i njohur i levizjes reformatore te shekullit te 20-te Rashid Rida † 1935, nxenes i Muhammad Abduh † 1905, ve ne dukje ne fatva-n e tij ne revisten al-Manar, organ i levizjes reformatore ne Egjipt, suren 4, vargu 90, per te provuar se kurani nuk parashikon denimin me vdekje per apostazine:

"Ne qofte se ata ju rrijne larg dhe nuk luftojne kundra jush dhe e tregojne veten te gatshem te jene paqesore ne te ardhmen dhe te mos bejne me qendrese, zoti nuk ju jep mundesine te veproni kundra tyre".

Ai shkruan me pas:

"Si pergjigje per ata qe jane te mendimit se ata qe permend kurani ose kane qene myslimane, ose vetem hiqeshin se i takonin fese islame dhe e kane braktisur ate, ky varg thote si rregull ligjor se apostatet nuk vriten ne rast se ata jane paqesore dhe nuk luftojne. Ne kuran nuk ka asnje prove per vrasjen e apostateve e cila zhvlefteson fjalet ‚Ne qofte se ata ju rrijne larg dhe nuk luftojne kundra jush dhe e tregojne veten te gatshem te jene paqesore."

Megjithate, ne hadithin autentik origjinal ekziston urdheri per vrasjen e atij qe nderron fene. Ky mendim eshte shume i perhapur. Ndersa pyetja nese kurani mund te zhvleftesohet me ane te sunna-s-s eshte siç dihet, e diskutueshme. Hadith-i verteton praktiken e bashkeluftetareve te profetit; mund te thuhet se lufta e tyre kundra apostateve eshte bere ne fillim te kalifatit te Abu Bakr-it, ixhtihad-it, pasi u luftuan ata qe thjesht braktisen fene, si psh. fiset Tajj dhe Asad. Ata luftuan edhe ata qe kundershtuan pagimin e zakat-it, si psh. fiset Tamīm dhe Havāzin pasi ata qe u larguan nga feja islame irtaddū u kthyen tek ritet paraislame duke luftuar kedo, pa i perfunduar luftimet me ane te kontrates… Duhet konstatuar se kurani nuk abrogohet zhvleftesohet nga sunna, siç e vertetojne kete ash-Shāfiʿī dhe ndjekesit e tij. Shume te tjere i kane kundershtuar atij duke vene ne dukje sunna-n qe njihet ne pergjithesi."

Ne islamologji shkenca islame mbizoteron mendimi se nuk ka asnje pasazh ne tekstin e kuranit qe permban urdherin per ndeshkimin me vdekje te apostateve ne boten e ketejme. "Kurani nuk kerkon per apostatet, dmth. ‚ata qe nuk besojne pasi kane qene me pare besimtare, denim me vdekje. Kur disa vargje interpretohen me kuptim te kundert, kjo eshte perpjekje nga ana e apologjeteve per nje unifikim njesim ndermjet kuranit dhe zhvillimit te mevonshem ne literaturen e trashegimise mbi profetin dhe ne shkencat juridike …."

                                     

3. Hadithi dhe jurisprudenca

Sipas konceptimit juridik islam ne fuqi, braktisja e fese islame denohet me vdekje. Burimi me i vjeter qe perligj denimin me vdekje ne rast apostazie nuk gjendet, siç u fol me lart, ne kuran por, siç u permend ne fillim, ne burimin e rangut te dyte per jurisprudencen, ne hadith dhe ne konsensin ixhmāʿ pelqimin e lidhur me te juristeve islame. Fjalet e profetit: "atij qe nderron fene, ti prisni koken" dalin ne literaturen juridike te kodifikuar per here te pare ne muvattaʾ-n e juristit medinas Malik ibn Anas-it me nje isnad te paperfunduar si direktive ligjore e Muhamedit.

Kjo norme ligjore e trasheguar prej fillimit te shekullit te 8-te ka patur njekohesisht edhe ne shkollat juridike irakiane nje permbajtje paralele: vriteni ate qe nderron fene.

Keto fjale te profetit kane te bejne vetem me braktisjen e fese islame, ndersa per nderrimin e fese nga besimtaret e feve te tjera monoteiste, sharia-s natyrisht qe nuk interesohet. Kjo gje nuk del vetem nga komenti i Malik-it ne lidhje me traditen e mesiperme; kjo çeshtje gjendet e trajtuar ne praktiken juridike dhe ne udhezimet juridike te kohes se hershme, te ciles nder te tjere edhe nxenesi i Malik-it, egjiptiani Abd Allah ibn Vahb-i referohet ne Muvattaʾ-n e tij. Pikepamja qe, kjo tradite ka te beje jo vetem me largimin nga feja islame por thjesht edhe me apostatet e bashkesive te tjera fetare, gjendet rralle ne radhet e klerit islam. Kjo sepse nderrimi i fese ndermjet jo-myslimaneve u nenshtrohej rregullave juridike islame vetem atehere kur kjo sillte dem per interesat ekonomike dhe sociale te bashkesise myslimane.



                                     

3.1. Hadithi dhe jurisprudenca Thirrja per pendim istitāba

Ne zbatimin e denimit me vdekje te parashikuar nga e drejta islame ne rastin e nderrimit te fese nga nje mysliman ka qene me rendesi edhe nje aspekt tjeter, jo pak i dikutueshem ne sistemin ligjor: çeshtja e pendimit dhe e kthimit te apostatit, e cila theksohet qe ne kuran, siç u permend me siper, si shpetim nga zoti per denimin ne boten e pertejme. Pas vepres se apostazise ligji percakton ne fillim "thirrjen per pendim" istitāba, e cila eshte zbatuar ne menyre te ndryshme ne praktiken ligjore te trasheguar. Ne zhvillimin e juridiksionit te brendshem islam, thirrja ndaj apostatit per pendim, ne te gjitha drejtimet juridike, ka gjetur vend ndermjet kategorive ligjore "e detyrueshme" dhe "e deshirueshme". Megjithate ne fillimet e jurisprudences islame jane bere dallime ndermjet nje apostati te lindur si mysliman dhe nje personi te konvertuar ne mysliman. I pari siç thote teoria e mekkanasit ʿAtāʾ ibn Abī Rabāh vdekur me 732) duhet vrare pa u perpjekur per ta kthyer, ndersa konvertitit ne fillim i duhej bere thirrje per tu penduar.

Nga pasiguria para ligjit karakterizohet edhe percaktimi i perkatesise fetare te femijeve, prinderit te cileve kane braktisur fene islame perpara lindjes se tyre. Nje drejtim i teorive juridike e sheh femijen gjithashtu si apostat, te cilit pas arritjes se pjekurise i behet thirrje per tu kthyer; sipas mendimeve te tjera ai trajtohet si i lindur i pafe kafir asli dhe detyrohet te paguaje xhizja-ne. Sipas sistemit te malikiteve nje person i tille pas arritjes se pjekurise detyrohet me zor te pranoje fene islame. Kryesor ketu eshte idea se te miturit nuk kane fe dhe prandaj detyrohen qe te pranojne fene islame "ne menyre qe te mos ndjekin nje fe te gabuar".

Ne fakt, ne literaturen e hadith-it nuk eshte trasheguar asnje urdherese e Muhamedit si fjale profetike per thirrjen ndaj apostatit per te bere pendim dhe per tu kthyer ne fene islame, megjithate ajo vlen per jurisprudencen si sunna e profetit. Ai thuhet ti kete bere kater here thirrje per pendim nje apostati, i cili e kishte perseritur kete kater here. Ishte e detyrueshme qe pendimi te vertetohej duke thene shahada-n, dhe ku thuhej nje shprehje qe pretendohet te rridhte nga Muhamedi: "Me eshte dhene urdheri ti luftoj njerezit deri sa ata te thone: nuk ka zot perveç zotit te vetem dhe Muhamedi eshte i derguari i zotit. Ata bejne faljen dhe paguajne zakat-in. Ne kete rast se e bejne kete nuk u preket as jeta dhe as pasuria…"

Praktika juridike e istitāba -s, dmth. thirrja per pendim nga ana e autoriteteve dhe thenia e shpalljes se besimit islam nga ana e apostatit, nuk perdoret ne rastet e heretikeve myslimane zindik / zanadika dhe magjistareve, yshtesve sahir / suhhar per shkak te pabesueshmerise se pohimeve te tyre.

Ne historine te drejtes islame eshte veçanerisht i njohur procesi kundra Ibn Hatim at-Tulaytuli, i cili akuzohej per herezi dhe per shprehje te ndryshme blasfemike. Aktakuza e trasheguar permbante nder te tjera mohimin e atributeve simboleve hyjnore, perçmimi dhe fyerja e profetit Muhamed, te Aisha-s dhe te personave te tjere. As keto pika te aktakuzes dhe as mohimi i predestinimit hyjnor kadar nuk kishin nevoje per istitaba -n. I denuari u kryqezua me 26 mars 1072 ne kolonat e ures se Guadalquivir-it ne Kordove dhe u vra me heshta.

Per çifutet dhe te krishteret qe jane bere myslimane por pastaj e kane braktisur fene islame ne rast pendimi vlenin rregulla te veçanta sipas sistemit juridik klasik e shumta prej kohes se ash-Shafiʿi-t. Atyre u duhet jo vetem te thone shpalljen e besimit islam por edhe te mohojne me be besimin e tyre te meparshem. Deklarata e tyre e besimit iqrār bi-l-īmān eshte e vlefshme kur ata vertetojne "se feja e Muhamedit eshte besimi i vertete dhe ata mohojne gjithshka qe bie ne kundershtim me doktrinen e tij."

Ne zhvillimin e jurisprudences ka qene ne fillim e diskutueshme nese nje ndjekes i kadarija-s, i teorise se liberum arbitrium vullnetit te lire mund te vritej pa iu bere thirrje per kthim. I permenduri me lart ʿAbd Allāh ibn Vahb-i, e trajton kete çeshtje ne kitāb al-muhāraba ne nje kapitull te kushtuar asaj veçan duke vene ne dukje diskutime mbi kete teme gjate kohes se kalifit omajjad ʿUmar ibn ʿAbd al-ʿAzīz ne pushtet 717–720, i cili ka polemizuar diskutuar vete kundra teorise se vullnetit te lire kur keta iu kundervune hapur pushtetit qendror. Thirrja per pendim ka qene atehere, sipas deshmive ekzistuese sot, nje praktike e zakonshme edhe ne rastin e kadariteve. Megjithate zbatimi i istitaba-s eshte shoqeruar nga nje perdorim dhune i menyrave te ndryshme, siç deshmon juristi hanafit Abu Jusuf-i duke vene ne dukje kalifin Umar II.

                                     

4. Menyrat e apostazise ne te drejten islame

E drejta islame numeron, edhe ne konceptimin bashkekohor, kater lloje te apostazise me poshte e quajtur me termin islam "ridda":

1. ridde ne çeshtje besimi; 2. ridde permes te shprehurit;
  • mohimi i kuranit ose i pjeseve te tij;
  • te shpallurit te ndaluarave haram: si psh. "imoralitet", alkool etj. si te lejuara halal;
  • mohimi i atributeve simboleve te zotit; lidhja e zotit me perendi te tjera psh. me birin e zotit;
  • akuzimi i Muhamedit per genjeshter rrene ;
  • blasfemia fyerja e zotit, si nga bindja, ashtu per shaka ose tallje; pasi ne kuran thuhet
"dhe kur i pyet e u kerkon llogari per talljet e tyre, ata thone: ‚ne kemi bere vetem biseda dhe lojera. atehere thuaju: si mundeni te talleni me zotin, me shenjat ose vargjet e tij dhe me te derguarin e tij? Nuk ka nevoje te thoni arsye pretekse. Ju jeni bere mosbesues pasi keni qene besimtare…" Sure 9:65-66
  • tallja, perbuzja ose sharja e profetit sabb. Nen kleriket te gjitha drejtimeve juridike mbizoteron konsensi perputhje mendimi se perbuzja e Muhamedit, e prejardhjes se tij ose mohimi i dergimit te tij si profet, eshte ridde pasi keto raste kane te bejne me nderrim feje dhe mund te denohen si çdo apostat, ne kete menyre veprojne hanafitet dhe hanbalitet. Sipas ideologjise se shafiiteve, kjo shkelje eshte me teper se vetem ridde: ai qe tall, shan ose shpif per profetin eshte nga njera ane qafir kafir, nga ana tjeter marres neper goje i profetit. Kjo eshte e krahasueshme me blasfemine.
3. Ridde me vepra
  • perçmimi i kuranit duke e hedhur flakur ate ose pjese te tij, vleresohet si perçmim i fjales se zotit; ne kete menyre akti i ridda-s vlen si kryer.
  • adhurimi i idhujve, i diellit ose i henes eshte "i pafe" kufr-a dhe ne kete menyre ridde per ate qe e praktikon.
4. Ridde permes refuzimit
  • refuzimi me bindje i faljes vlen si ridde pasi kjo konsoderohet si e pafe kufr. Fjalet e profetit "me eshte ndaluar te vras dike qe eshte duke kryer faljen", te cilat jane dokumentuar disa here ne permbledhjet e kanonizuara te hadith-eve, kuptohen nga jurisprudenca ne kete menyre: "me kete hadith kuptohet qe ata qe nuk kryejne faljen mund te vriten pasi falja eshte nje nga shtyllat krysore te fese islame". Refuzimi i faljes nga pertimi konsiderohet gjithashtu si ridde sipas fjaleve te trasheguara te shume bashkeluftetareve te profetit ne doktrinat e malikiteve, hanbaliteve dhe shafiiteve. Sipas hanafiteve nje person i tille eshte shkeles, mekatar; ai mbahet i mbyllur deri sa te kryeje pese faljet e detyrueshme. Frikesimi, rrahja dhe kercenimi me ekzekutim jane te lejueshme ne kete rast.

Keto kater menyra te apostazise nuk vlejne vetem thjesht si prova per braktisjen e besimit dhe as vetem si dyshime por permbushin ne jurisprudencen islame secila me vete aktin e kryer te apostasise. "Sepse ajo tek e cila dikush beson, shprehet nepermjet fjaleve, veprimeve ose edhe moskryerjes."

Ndeshkimi i apostatit eshte detyra e sundimtarit ose mekembesit te tij; ne rast se ai vritet nga nje mysliman tjeter, ky vetem qortohet tazir per ate se ka injoruar te drejten per te zbatuar denimin me vdekje te rezervuar vetem sundimtarit. Sipas ash-Shafii-t, autori as nuk i nenshtrohet gjakmarrjes, as nuk e ka per detyre te paguaje gjobe per krimin

                                     

5. Mosdenimi per apostazi ne te drejten islame

Apostazia eshte sipas te drejtes se shari’as e padenueshme ne rast:

  • miturie; apostazia ndeshkohet vetem pas mbushjes se moshes madhore. Por pas arritjes se moshes madhore nuk jepet denimi me vdekje por apostati qe ka mbushur moshen madhore detyrohet me zor te pranoje fene islame. Kete çeshtje e ka trajtuar ash-Shafii ne vepren e tij themelore te metodes se tij kitab al-umm duke vene ne dukje raste precedente te veçanta: "Kur dikush braktis fene para ose pas mbushjes se moshes madhore dhe nuk pendohet, nuk vritet pasi ai ne kohen kur ka mbushur moshen nuk ka patur besim; ai duhet detyruar te pranoje besimin dhe nuk vritet."

Rregulla kufizuese:

Drejtimi juridik i hanbaliteve perpiqet te percaktoje moshen te riut me ane te fjaleve te profetit, ne te cilat percaktohen si perkatesia ne fene islame sipas te drejtes rituale ushtrimi i metodes se detyrimeve fetare, ashtu dhe denimi ne rastin e braktisjes se fese. Ibn Kudama † 1223, problematiken e apostazise se te rinjve sabīy ia nenshtron nje analize te hollesishme ne komentin e tij mbi permbledhjen e ligjeve te hanbalitit al-Hiraki † 945, i cili ka gjetur miratim edhe jashte shkolles juridike hanbalite. Sipas tij, ne moshen tete dhe dhjete vjeç duhen zbatuar ligjet islame pasi ne nje hadith te profetit thuhet: "mesoji te miturit faljen ne moshen shtate vjeç dhe detyroje me te rrahur qe te falet kur te behet dhjete vjeç!" Ne kete menyre nje te mitur te moshes dhjete vjeç e kap ligji; ne rast apostazie atij i kerkohet te beje pendimin brenda tre ditesh. Ne rast se ai vazhdon me qendrimin e mosbesimit, vritet edhe sikur te pretendoje se nuk e ka kuptuar ate qe ka thene me pare si apostat.

Per shkak te teorive kontroverse nuk eshte arritur as siguria ndaj ligjit per çeshtjen e perkatesise fetare te femijeve te prinderve te konvertuar me fe te nderruar. Ne trashegimine e sunna-s se profetit thuhet se Muhamedi, te bijes se nje babai te konvertuar si mysliman dhe te nje nene jo-myslimane i ka lene te zgjedhe vete perkatesine fetare. Megjithate ne pergjithesi ndiqet parimi qe femijet jane te detyruar te ndjekin "fene me te mire" dmth. ate islame, pasi, siç thuhet ne nje parim islam, "islami ka epersi." Femijet e dale nga keto martesa te perziera mund te detyrohen me zor sipas ligjit te pranojne fene islame. E drejta qe ka i mituri per te zgjedhur vlen vetem ne rastin e kujdestarise dhe jo ne ate te fese. Ky gjykim zbatohet edhe ne rast apostazie te njerit nga prinderit; kur femijet arrijne moshen, ose detyrohen me zor te pranojne fene islame, ne te cilen kane lindur ose u kerkohet te bejne pendimin. Ne doktrinen e hanbaliteve dhe shafiiteve shprehet edhe mendimi qe femijet e apostateve me arritjen e moshes te vlejne si te pafe kāfir aslī duke u detyruar keshtu te paguajne xhizja-ne.

  • Gjendjes se dehur; hanbalitet dhe shafi’itet jane te mendimit, sipas konceptit klasik te doktrinave te tyre, se akti i apostazise permbushet edhe ne kete rast; sipas hanifiteve apostazia nuk vlen ne gjendje te dehur. Megjithate edhe njohja e fajit ikrār nga nje i dehur eshte po aq pa vlere sa dhe pendimi i tij; ato kane ndikim ligjor vetem pas kthimit te vetedijes.
  • Semundjes psiqike; as hyrja ne fene islame dhe as apostazia nuk kane ndikim me vlere juridike.
  • Situates se detyruar sipas sures 16:106
"Ata qe nuk besojne tek zoti duke qene me pare besimtare, veç nese dikush detyrohet me zor te behet i pafe ndersa zemra e tij ka gjetur qetesi perfundimisht ne besim, jo, ata qe vete dhe pa u detyruar i japin vend mosbesimit ne vetvete, per ta do te vije ndeshkimi i zotit dhe do ti prese dikur nje denim i madh."

Sipas ketij vargu te kuranit, per braktisjen e detyruar te besimit nuk parashikohet ndeshkim. Te mbrojturit dhimmi nuk lejohen te detyrohen qe te pranojne fene islame. Ne rast se ata jane bere me zor myslimane, kur kthehen perseri ne fene e tyre nuk vlejne si apostate. Por ata veç, te cilet lejohet te detyrohen te pranojne fene islame, psh. nje apostat por edhe nje jo-mysliman ne dar al-harb, i cili nuk eshte i mbrojtur me kontrate harbī, ne rast braktisje te fese se imponuar vlejne si apostate.



                                     

6. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme

Edhe ne rastet kur braktisja e fese islame nuk ka pasoja penale, ne disa vende islame eshte rreziku i pasojave ne baze te drejtes civile, te cilat arsyetohen me ane te drejtes klasike islame. Denimet mund te jene keto:

  • te drejtat trashegimore te nje apostati ose apostateje humbin sipas te drejtes islame,
  • prishja e marteses se nje apostati me partnerin ose partneren myslimane psh. Nasr Hamid Abu Zaid-i,
  • femijet e tyre te perbashket mbesin myslimane dhe lejohen te rriten nga prindi mysliman,
  • pasuria e apostatit konfiskohet nga shteti.

Ne Sudan kodi penal i vitit 1991, neni 126, Jemen dhe Iran si dhe ne Arabine Saudite, Katar, Pakistan, Afganistan, Somali dhe ne Mauritani kodi penal i vitit 1984, neni 306 braktisja e fese islame mund te denohet edhe sot me vdekje dhe kryhen aty-ketu edhe ekzekutime si psh. ne vitin 2000 ndaj nje shtetasi somalez. Kleriku Mahmud Muhammad Taha u ekzekutua ne Sudan me 18 janar 1985 i denuar zyrtarisht per "apostazi me prova". Pakistani pati planifikuar ne vitin 2007 hyrjen ne fuqi te nje ligji qe per apostatet meshkuj parashikon denim me vdekje dhe per ato femra burgim te perjetshem. Per gjykim mjaftonin dy deshmitare myslimane.

Ne vendet e tjera me karakterer islam, ne te cilat apostatet zyrtarisht nuk i pret denimi me vdekje, shpesh vrasja e nje murtadd -i nuk ndiqet ligjerisht pasi nje vrasje e tille miratohet nga nje pjese e madhe e popullsise.

                                     

6.1. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Iran

Ne Iran, myslimanet, te cilet konvertojne ne nje fe tjeter vlejne si fajtore per apostazi dhe denohen me denim me vdekje ose me burgim te perjetshem. Femrat denohen kryesisht me burgim te perjetshem. Ne lidhje me akuzen e apostazise dhe blasfemise kreu i shtetit iranian Khomeni me ane te nje fatva-je e ka denuar me vdekje shkrimtarin anglo-indian Salman Rushdie me 14 shkurt 1989 duke u bere thirrje te gjithe myslimaneve ne bote qe te zbatojne kete denim. Perveç kesaj u vendos edhe nje shperblim prej tre milione dollaresh per vrasesin.

Iraniani Hossein Soodmand ka konvertuar me 1964 ne fene kristiane. Ai u be pastor dhe evangjelist ne nje kishe kristiane evangjelike. Gjithashtu ai mbante edhe nje librari kristiane. Ai u akuzua per braktisjen e fese islame dhe per perpjekjet e tij per te kthyer myslimane te tjere ne te krishtere. Me 3 dhjetor 1990 Hossein Soodmand u ekzekutua ne Mashhad.

Mehdi Dibaj-i u denua me 1983 ne Iran me vdekje per shkak te konvertimit te tij ne kristianizem. Pas njembedhjete vjet burg ai u lirua me 1994 dhe pak pas lirimit u rrembye dhe u vra.

Ne vitin 2002 mesuesi i shkolles se larte Hashem Aghajari u denua ne Iran per apostazi sepse kishte thene se myslimanet te mos u shkojne pas "si majmune" klerikeve islame. Ky denim u vertetua edhe nje here ne maj 2004 nga gjykata e larte. Pak muaj me vone denimi u shnderrua ne pese vjet burgim, nga te cilet dy u vendosen me kusht. Atij iu hoqen gjithashtu per pese vjet te drejtat civile.

                                     

6.2. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Egjipt

Ne Egjipt ne vitin 2005 nje person, i cili kishte konvertuar ne kristianizem, u shtrua me force ne psiqiatri dhe u torturua me vone nga policia.

Egjipti eshte perndryshe nje vend, i cili i ndjek ligjerisht me rreptesi vrasjet ndaj apostateve, siç e tregon fati i shkrimtarit Faraxh Fauda, vrasesit te cilit u ekzekutuan.

Kryemyftiu i Egjiptit, Ali Guma ne nje interviste me "Washington Post" me 21 korrik 2007 e ka hedhur poshte ndeshkimin laik te konvertiteve qe i perkisnin me pare fese islame pasi sipas tij ndeshkimi do te behet ne boten e pertejme. Kete qendrim ai e relativoi ne shtypin arab me 25 korrik 2007 duke e quajtuar denimin laik per apostazi si te drejte.

Ne nje interviste me gazeten Egypt Today ministri egjiptian per çeshtjet e fese Mahmoud Zakzouk e ka theksuar ligjshmerine e denimit me vdekje per konvertitet ish-myslimane, te cilet e bejne te njohur publikisht nderrimin e besimit te tyre. Kjo eshte sipas tij nje rrezik per rendin publik dhe e njejte me tradhetine e larte.

Çeshtja Mohammed Hegazy

Gazetari Hegazy, i cili kishte konvertuar me 1998 nga feja islame ne kishen kopte kristiane, pati kerkuar ne gusht 2007 ne Egjipt per shkak te femijes se tij zyrtarisht shenimin e besimit te tij ne leternjoftim.

Prokurori i entit te sigurimit te shtetit ne Kajro, Mohammed al-Faisal, i arrestoi avokatet e tij, aktivistet per te drejtat e njeriut Dr. Adel Fawzy Faltas dhe Peter Ezzat.

Kjo çeshtje çoi ne konflikte te ashpra ne radhet e klerikeve te larte islame ulema.

Ne nje interviste me Hegazy-n funksionari islam, sheiku Youssef al-Badri ka kerkuar denimin me vdekje per Hegazy-n. E ketij mendimi ka qene edhe ish dekani i universitetit Al-Azhar, Souad Saleh. Ne revisten pan-arabe al-Kuds al-arabi ajo u shpreh se fatva-t e kryemyftiut te Egjiptit Ali Guma per kete çeshtje, te cilat e perjashtojne ndeshkimin laik te konvertiteve, te cilet u perkisnin me pare fese islame, jane sipas saj pa vlere. Shpallja publike e konvetimit nga Hegazy, me te cilin ai ka tallur dhe mohuar fene islame, duhet sipas saj te ndeshkohet ne boten e ketejme me vdekje.

                                     

6.3. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Vendim i komisionit te fatva-ve i Azhar-it mbi vrasjen e apostateve

Nje ekspertize ligjore fatva e komisionit te fatva-ve i Azhar-it, i institucionit me autoritet i islamit sunnit, mbi vrasjen e apostateve e vitit 1978. Perkthim nga arabishtja i dokumentit origjinal:

"al-Azhar. Komisioni i fatva-ve. Ne emer te zotit te meshirshem dhe zemermire. Pyetje e zotit Ahmad Dervish; ai e ka paraqitur kete pyetje permes zotit emri i padukshem, shtetas gjerman: Nje burre i besimit mysliman dhe shtetas egjiptian eshte martuar me nje grua te besimit te krishtere dhe shtetase gjermane. Me pelqim te bashkshorteve myslimani ne fjale nderroi fene ne ate kristiane duke iu bashkuar fese kristiane. 1. Si gjykon feja islame mbi statusin e ketij personi ne lidhje me denimet islame? 2. Do te shihen femijet e tij si myslimane apo si te krishtere? Çgjykim jepet?"

Pergjigja:

Çdo lavdi meriton zoti, zoti i boteve. Bekuar dhe paqje qofte me vulen e profeteve, zotin tone Muhamedin, familjen e tij dhe gjithe bashkeluftetaret e tij. Ketu japim informacionin: meqenese ai e ka braktisur fene islame i kerkohet qe te beje pendimin. Ne rast se nuk tregon pendim, ne baze te ligjeve islame ai do te vritet. Per sa i perket femijeve te tij, ata jane myslimane te mitur. Pas arritjes se moshes se duhur, ne rast se ata mbesin ne fene islame, do te jene myslimane. Ne rast se ata e braktisin fene islame, u kerkohet qe te bejne pendimin. Ne rast se ata nuk tregojne pendim, do te vriten. Dhe zoti, me i larti, e di me se miri. nenshkrim i palexueshem: Kryetari i komisionit te fatva-ve ne Azhar. Data: 23 shtator 1978 Vula me emblemen e shtetit: Republika Arabe e Egjiptit. Al-Azhar. Komisioni i fatva-ve ne Azhar.


                                     

6.4. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Afganistan

Afganistani eshte republike islame, keshtu qe feja islame eshte fe shteterore. Me 2006 kercenohej ne Afganistan nga denimi me vdekje Abdul Rahman-i per shkak te konvertimit ne kristianizem, deri sa procesi gjyqsor sipas te dhenave zyrtare per shkak gabimeve formale ne procedure u anullua perpara hapjes se procesit. Ai u shpall si i semure psiqik dhe iu dha me pas azil ne Itali nga Silvio Berlusconi.

                                     

6.5. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Malezi

Sipas kushtetutes se Malezise te gjithe malezet etnike jane qe ne lindje me dekret myslimane. Braktisja e fese islame, ne baze te vendimeve te fundit gjyqsore, nuk eshte me e mundur pasi konvertimi duhet te vertetohet nga gjyqet e sharia-s. Por gjyqet e sharia-s nuk e bejne kete pasi sipas sharia-s braktisja e fese islame nuk tolerohet. Me pare ai ka qene i munder vetem me shume veshtiresi duke kerkuar shume kohe dhe durim. Per kete duhej mbushur nje borang keluar islam formular per daljen nga feja islame dhe duheshin prure prova pergjate nje kohe te gjate se vertete nuk do qe te kthehesh me ne fene islame zakonisht rreth dy vjet. Per kete zhvilloheshin rregullisht biseda me nje imam. Kushtetuta ne fakt e verteton lirine e fese, por de facto rruga per te dale nga feja islame eshte me pengesa.

                                     

6.6. Zbatimi i gjykimit mbi apostazine ne boten islame te sotme Libi

Ne Libi sistemi shteteror eshte i ashtuquajturi socializmi islam dhe arab. Feja islame ka ne Libi rangun e fese shteterore. Braktisja e fese islame ndeshkohet ne Libi me humbjen e menjehershme te shtetesise.

                                     

7. Ndikimi shoqeror

Edhe ne Evrope apostatet mund te hasin ne kercenime per vrasje. Njerezit qe ne boten islame braktisin me te vertete ose gjoja fene islame i presin perjashtimi shoqeror, humbja e vendit te punes, kercenime dhe dhunime nga te tjere. Jane te njohur rastet ku apostatet i kane vrare.

                                     

8.1. Mendime devijuese Mendime te modifikuara

Ne kuader te modernizimit islam disa juriste klerike e kane modifikuar bere ndryshime mendimin tradicional juridik mbi braktisjen e fese. Muhammad Abduh, Rashid Rida dhe Mahmud Shaltut bejne dallim ndermjet braktisjes se fese ne menyre individuale dhe apostatit qe lufton bashkesine ne menyre aktive ose perpiqet ta largoje ate nga feja. Ky i fundit sipas tyre duhet denuar me vdekje ndersa i pari nuk duhet denuar. I njejti mendim gjendet edhe ne shkrimet e Jusuf al-Karadavi-t; ky thekson gjithashtu se perndjekja e apostazise duhet kryer vetem nga ana e organeve shteterore dhe jo nepermjet aksioneve private. Kleriku Mohammad Salim al-Avva ka konstatuar nje paralele apologjetike ndermjet juridiksionit perendimor mbi tradhetine e larte ne kohe lufte dhe ligjeve mbi apostazine. Megjithate ai thekson se braktisja thjesht privatisht dhe ne kete menyre e padenueshme e fese ekziston ne raste shume te rralla te apostazise.

Ne nje projektligj per kushtetuten egjiptiane te vitit 1978 shpallen juristet klerike te universitetit Al-Azhar ngritjen e apostazise, ne te kundert te konceptimit tradicional ligjor, ne nivelin e denimit hadd. Ne kete menyre, gjyqtareve dhe organeve politike do tu ndalohej çdo nderhyrje ndaj vendimeve te denimit me vdekje. Gjithashtu kleriku Mohammed Al-Ghazali e ka shpallur vrasjen e apostateve, ne lidhje me vrasjen e publicistit Faraxh Fauda, si detyrim individual te myslimaneve, ne rast se shteti nuk kujdeset per kete. Vrasesit e Fauda-s megjithate u ekzekutuan ne baze te kodit penal te Republikes Arabe te Egjiptit.

Gjithashtu vellezerit myslimane ne Egjipt e kane perdorur termin e apostazise per te trembur ata qe jane kundra kerkesave te tyre politike.

                                     

8.2. Mendime devijuese Qendrime kundershtuese

Keshilli Qendror i Myslimaneve ne Gjermani eshte distancuar disa here nga kercenime te tilla. Ne lidhje me denimin me vdekje qe pritej per konvertitin nderruesin e fese Abdul Rahman ne Afganistan ai ka dhene kete deklarate:

"Jo denim me vdekje per konvertitin afgan Keshilli Qendror i Myslimaneve ne Gjermani Zentralrat der Muslime in Deutschland ZMD) ndjen keqardhje te thelle per çdo rast te largimit nga feja islame por ne pranojme te drejten per te nderruar fene. Kurani ndalon çdo detyrim me force ne çeshtjet e besimit. Perveç kesaj ligjet islame lene shume vend per zgjidhje te tjera te rasteve te tilla. Per kete arsye ZDM i lutet drejtesise afgane te heqe dore nga ndeshkimi i Abdur-Rahman-i te konvertuar ne kristianizem." Keshilli qendror i myslimaneve ne Gjermani. Eschweiler, 22 mars 2006

Ne paragrafin 11 te Kartes Islame ZDM formulon ne te njejten forme:

"Myslimanet miratojne sistemin e pushtetit te ndare, te shtetit ligjor dhe demokratik te garantuar ne kushtetute Keshtu, shtetas gjermane ose jo, myslimanet e perfaqesuar nga Keshilli Qendror miratojne sistemin e pushtetit te ndare, te shtetit ligjor dhe demokratik te garantuar ne kushtetuten e Republikes Federale Gjermane ashtu si dhe pluralizmin partiak, te drejten e zgjedhjes aktive dhe pasive per gruan si dhe lirine e fese. Prandaj ata pranojne te drejten e nderrimit te fese, te pranuarit te nje feje tjeter ose te asnje feje. Kurani ndalon çdo ushtrim dhune dhe çdo detyrim me force ne çeshtjet e besimit." Keshilli Qendror i Myslimaneve ne Gjermani. Eschweiler, 20 shkurt 2002

Ky koncept bazohet nder te tjera tek pikepamja se myslimanet ne diaspore kane per detyre sipas te se drejtes islame, ti pershtaten te drejtes se vendit perkates, per derisa ata kane mundesine per te ndjekur detyrimet e tyre kryesore fetare.

Keshilli Qendror i Myslimaneve ne Gjermani sqaron ndryshe nga kjo ne website-in e tij ne FAQ se sipas fese islame "braktisja e fese ne raste te veçanta" "ndiqet qe ne kete bote penalisht." Ne nje shkrim juridik ne nje vend tjeter apostazia dhe misionimi i myslimaneve te tjere paraqitet sipas fese islame si krim qe "duhet ndeshkuar me denim me vdekje". Gjithashtu ndarja me force qe pati bere buje e Abu Zaid-it cilesohet sipas te se drejtes islame si e gabuar, pasi edhe gruaja e tij paska braktisur fene islame.

Duhet theksuar se pozicioni i perfaqesuar nga Keshilli Qendror i Myslimaneve ne Gjermani dhe i manifestuar ne Karten Islame te tij ne lidhje me lirine e fese nuk eshte relevant me vlere per te drejten e shari’a-s dhe ne kete menyre ne lidhje me gjykimin e apostazise ne kohen e sotme eshte pa vlere juridike.

Juristet klerike pakistaneze Javed Ahmad Ghamidi dhe Khalid Zaheer e hedhin poshte krejtesisht denimin me vdekje per apostazi. Ghamidi e arsyeton pikepamjen e tij me ate se mendimi juridik tradicional e interpreton kuranin dhe sunna-n ne kete rast jashte kontekstit te tyre. Te dy ata argumentojne se denimi me vdekje ka qene i perligjshem vetem ne kohen e veprimtarise se vete Muhamedit. Edhe personalitete myslimane me influence si psh. Tarik Ramadan-i hedhin poshte çdo ndeshkim.

Teologu mysliman Yasar Nuri Öztürk, dekan i fakultetit teologjik te universitetit te Stambollit, e sheh si gabimin me te madh qe eshte bere nga juriprudenca islame qe denimi me vdekje i apostateve eshte ngritur ne nivelin e dogmes fetare. Ai ve ne dukje se kurani nuk permban asnje denim ne boten e ketejme per braktisjen e besimit por kercenon vetem me denimin ne boten e pertejme. Edhe vleresimin e apostazise si akt tradhetie te larte Öztürk e hedh poshte. Akuza e apostazise sipas tij eshte bere gjate koheve te fundit si term luftarak i nje feje islame te politizuar dhe te ideologjizuar. Kete e cileson Öztürk si "inkuizicion islamik".

Mahmud Shaltut-i †1963, ish-dekan i universitetit te Azhar-it, e kundershton denimin e apostateve me vdekje duke thene se "shume juriste mendojne se denime te tilla nuk mund te vertetohen me ane te trashegimise qe eshte trasheguar nga disa te besuar te paket dhe se thjesht mosbesimi nuk eshte arsye per te lejuar gjakun gjakderdhjen e mosbesuesit" dhe kjo eshte e lejueshme vetem kur "besimtaret luftohen, dhunohen dhe behet perpjekje per ti larguar ata nga besimi".

                                     

9. Shih edhe

  • Liria e besimit
  • Muhāraba
  • Liria e besimit ne fene islame
Persona
  • Abdul Rahman
  • Nasr Hamid Abu Zaid
  • Mark A. Gabriel
  • Bahaa el-Din Ahmed Hussein El-Akkad
  • Aziz Nesin
  • Faraxh Fauda
  • Taslima Nasreen
  • Ayaan Hirsi Ali
                                     

10. Literature

  • R. Peters, G.J.J. de Vries: Apostasy in Islam, ne: Die Welt des Islams. 17/1976–1977, f. 1–25
  • Yohanan Friedmann: Tolerance and Coercion in Islam. Interfaith Relations in the Muslim Tradition. Cambridge University Press, Cambridge 2003. f. 121-160. ISBN 0-521-82703-5
  • The Encyclopaedia of Islam, New Edition, vell. 7, f. 635 murtadd; Supplement. Fasc.9–10. f. 692–695, Brill, Leiden 2004, ISBN 90-04-13214-7
  • al-mausua al-fiqhiyya, Enciklopedi te drejtes islame. Kuvajt 2003. Vell. 22, f. 180–201 s. n. ridda
  • Frank Griffel: Apostasie und Toleranz im Islam. Die Entwicklung zu al-Gazâlîs Urteil gegen die Philosophie und die Reaktion der Philosophen Apostazia dhe toleranca ne fene islame. Zhvillimet mbi vendimin e al-Gazâlî-t kundra filozofise dhe reagimet e filozofeve, Brill, Leiden 2000, ISBN 90-04-11566-8
                                     

11. Weblinks

  • Jamal Badawi: shpjegim i argumenteve te Karadavi-t mbi denueshmerine e apostazise
  • Muhammad Salim Al-Awwa: Discretionary or Prescribed Punishment! Refuzim i vrasjes se detyruar
  • Yusuf al-Qaradawi: Shpjegim i hollesishem mbi denueshmerine e apostazise
  • Shkrim shkencor mbi apostazine ne fene islame gjermanisht PDF-Datei; 144 kB
                                     
  • besimit në fenë islame sipas të të drejtës islame sharia - s kuptohet liria e myslimanëve për të ushtruar besimin e tyre dhe liria për të pranuar fenë islame
  • braktisësit e fesë islame shih: Apostazia në fenë islame Shih edhe: Liria e besimit në fenë islame Disa kritikë të fesë islame e shohin atë si armiqsore
  • Fikh, transkriptuar në shqip fëkëh arabisht فقه njohja, të kuptuarit, thellimi tek diçka është jurisprudenca islame Shpeshherë shpjegohet si kuptimësia