Back

ⓘ Arzuna. Nga te gjithe Qyteterimet e Lashte Tradicionale jane shpetuar dhe regjistruar tekste ose tradita gojore, ku elementi kryesor eshte Njeriu – Hero. Tek Il ..




Arzuna
                                     

ⓘ Arzuna

Nga te gjithe Qyteterimet e Lashte Tradicionale jane shpetuar dhe regjistruar tekste ose tradita gojore, ku elementi kryesor eshte Njeriu – Hero. Tek Iliada eshte Akili, dhe ne mitologjine greke flitet per Herkulin, Teseun, Perseun, Velerofondin, Jasonin dhe shume e shume te tjere.

Ne Mesopotami ekziston Eposi i Mbretit Gilgames, qe mund te jete poezia me e lashte ne forme eposi qe eshte gjendur deri ne ditet e sotme. Ne historine e Evropes, eposi me i njohur eshte Miti i Mbretit Artur dhe te 12 Kavaliereve te tij.

Ne Indi ekziston nje nga veprat me te medha epike qe eshte Ramajana me Heroin qendror qe eshte Rama dhe gjithashtu vepra e famshme Mahabarata, pjese te ciles eshte edhe Bagavat Gita, me heroin e saj qendror Arzunen, me te cilin do te merremi ne kete artikull.

Nje pike e perbashket te gjitha ketyre referimeve, eshte lufta midis se mires dhe se keqes, te bardhes kunder te zezes, shemtise kunder bukurise, jetes kunder vdekjes. Protagonist gjithmone ne nje lufte te tille eshte Heroi – Luftetar i cili pas shume testesh – betejash te veshtira mund erresiren dhe sjell driten. Kjo beteje behet ne dy nivele te ndryshme, nje nivel te jashtem qe kryhet brenda ne bote dhe nje nivel brendesor, ku beteja kryhet brenda vete njeriut, Luftetarit te Drites.

Arzuna, i perket klases se Princave – Luftetare qe quhet Ksatrija. Nga ai varet rrjedha e betejes midis fisit Pandavas te miret dhe fisit Kurava te keqinjte, per marrjen e qytetit Hastinapura Dituria. Nje beteje qe do te behet ne fushen e madhe Kurucetra bota materiale, shpella e Platonit.

Hastinapura ne gjuhen sanskrite do te thote Qyteti i Elefanteve. Ne Indi Elefanti, simbolizon Perendine e Diturise, Ganesen. Pra Hastinapura eshte qyteti i Diturise dhe simbolizon nivelin me te larte te Ndergjegjes se Njeriut. Per kete qytet luftojne keto dy ushtri, ata qe e meritojne dhe ata qe duan ta marrin padrejtesisht.

Ata qe duan ta pervetesojne ne menyre te padrejte jane fisi KURAVA, qe brenda njeriut simbolizojne elementet e tij inferiore: pasionet negative, instiktet, deshirat egoiste dhe gjithçka tjeter qe mund te munde Shpirtin dhe te nenshtroje njeriun ne boten materiale.

PANDAVAS, jane ata qe simbolizojne Shpirtin e Njeriut, te Miren, Dashurine, pjesen Qiellore te tij. Jane virtytet dhe vlerat Njerezore qe sot per fat te keq jane nje lloj drejt zhdukjes. Ata jane Qeverisesit e vertete te HASTINAPURES.

Krisna eshte nje nga Perendite e Indise, analoge e Osirit ne Egjipt, te Zeusit ne Greqi, dhe Krishtit ne boten Perendimore. Simbolizon Mesuesin Brendesor te çdo njeriu, qe banon ne nivelin me superior dhe Shpirteror te tij. Por gjithashtu simbolizon dhe Mesuesin e jashtem, ate qe eshte i afte te udheheqe nje nxenes dhe ti tregoje Rrugen e Vertete te Luftetarit te Drites.

Arzuna simbolizon ndergjegjen e njeriut qe ftohet te vendose se cilen rruge do te zgjedhe. Ashtu sikur edhe Herkuli, perpara udhekryqit, i duhet te zgjedhe nese do te marre rrugen e veshtire te Virtytit apo ate te lehte te Ligesise. Keshtu edhe Arzuna qendron midis dy ushtrive kundershtare dhe dyshon, eshte i pavendosur, peshon te mirat dhe te keqijat e Pandavas te mireve dhe te Kuravas te keqinjve. Simbolizon njeriun qe duhet te zgjedhe rrugen qe do te ndjeke, dhe i duhet te zgjedhe nese do te ndjeke nje rruge ngjitese te veshtire qe udheheq ne maje, apo nje rruge horizontale qe bllokon njeriun poshte. Po ta sjellim ne kohen tone, eshte momenti per te zgjedhur kokrren Blu apo ate te Kuqe Filmi Matriks.

Dallueshmeria, aftesia e vendosshmerise per te zgjedhur rrugen malore te veshtire, Trimeria te dyshuarit por megjithate te kerkoje pergjigjen e duhur, Modestia e tij per te degjuar Mesuesin e tij te brendshem dhe te jashtem Krisna shnderron Arzunen ne nje Luftetar – Filozof. Luftetar sepse jep luften brendesore, duke ju kundervene zerave te erret dhe perçares qe mundohen ta bindin Filozofin te mos degjoje zerin e Mesuesit te tij, por Arzuna perfundimisht ben zgjedhjen e duhur.

Lufta filloi, dhe filloi mbare sepse qe ne fillim eshte fituar beteja e pare, pasi Arzuna ka zgjedhur rrugen ngjitese qe te udheheq ne shume perplasje – kapercime pengesash drejt majes.

Katalizatori qe i jep cilesine dhe vleren kesaj Rruge quhet Veprimi i Drejte. Sipa Bagavat Gites, njeriu i Veprimit te Drejte, nuk vepron i ngulitur tek rezultatet e veprimeve te tij. Nuk eshte rob i suksesit apo deshtimit. Nuk e pengojne rezultatet e veprimeve por e mesojne. Arzuna ka drejtuar syte e tij lart, ne majen e vetes se tij, tek gjeja me superiore qe mund te enderroje. Keshtu veprimet qe ben e ndihmojne te kuptoje rendesine e vertete te gjerave, te shikoje pas dhe brenda formave. Eshte nje Luftetar qe lufton per mbizoterimin e Shpirtit mbi materialin, per lirine mbi skllaverine, per aftesine e vendosshmerise mbi fatalizmin, per Veprimin mbi Pasivitetin.

Luftetari i Drites cakton nje Rruge, tregon nje qendrim jete, eshte nje Model Njeriu qe shikon lart pa e penguar balta qe ndodhet midis kembeve te tij. Ndjek nje Rruge qe i treguan heronjte e ndryshem te Qyteterimeve te lashte. Nga Odisea e deri tek Mbreti Artur, nga Herkuli e deri tek Aleksandri i Madh, nga Urdhrat Kavalieristike te Mesjetes e deri tek Njeriu i sotem qe arrin te zgjoje brenda vetes se tij nje Force te Gjalle te qenit Luftetar i Drites.

Arzuna – Luftetari i Drites, ndodhet brenda çdo Njeriu dhe pret momentin e duhur per tu shfaqur. Por per te ndodhur nje gje e tille duhet qe Shpirti i njeriut te shpalose krahet e tij te vegjel, ti levize ne menyre qe te mund te forcohen dhe te beje hedhjen per te fluturuar i lire, sa me lart dhe sa me shpejt te kete e mundur, ashtu sikur edhe pulebardha Jonathan. Nuk ka nevoje per shume mendim, nuk ka nevoje per shume bisede, nevojitet vetem vendosshmeri dhe guxim per nje udhetim kerkimi te Filozofit – Luftetar brenda dhe perreth nesh.

Te gjithe njerezit marrin vendime qe luajne nje rol shume te rendesishem ne vazhdimin e jetes se tyre. Çfare profesioni do te ndjekin, me ke do te martohen, çfare shokesh do kene, nese do te udhetojne apo jo etj. Por nga ky vendim varet nese do te vazhdojne te mbeten pjese e turmes, nese do te kristalizohen ne sistemin shoqeror ose nese perfundimisht do te ngrejne koken lart e do te behen si Arzuna, nje Luftetar i Drites.