Back

ⓘ Bashkia Kamëz. Vendodhja Bashkia Kamez ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranes, ne veriperendim te saj. Kufizohet nga veriu me Krujen, nga jugu me Tiranen, nga l ..




Bashkia Kamëz
                                     

ⓘ Bashkia Kamëz

Vendodhja

Bashkia Kamez ndodhet 7 km larg kryeqytetit, Tiranes, ne veriperendim te saj. Kufizohet nga veriu me Krujen, nga jugu me Tiranen, nga lindja me Zall-Herrin dhe nga perendimi me Berxullen. Terreni ne pergjithesi eshte i sheshte, me nje pjerresi te lehte drejt veriperendimit. Zona ndodhet ne nje kuote qe varion nga 80-90 m mbi nivelin e detit ne pjesen jugore, qe zbret ne 45 m mbi nivelin e detit, prane aeroportit te Rinasit ne pjesen veriore. Pershkohet nga rruga kombetare qe lidh kryeqytetin me veriun e vendit.

Kameza ndodhet ne trekendeshin strategjik: kryeqyteti Tirane - aeroporti i Rinasit - porti i Durresit

Bashkia Kamez pas ndarjes se re territoriale perfshin nen administrimin e saj edhe njesine administrative Paskuqan.

                                     

1. Historiku

Ne lashtesi Kameza ka qene nje fushe, e cila ne pjesen me te madhe te kohes ishte e permbytur nga ujerat, si rrjedhoje ka qene nje zone jo shume e populluar. Para disa shekujsh, tokat e Kamzes kishin kryeqender, Prezen. Rreth viteve 1250 te eres sone, ngulimet ne zonen e Kamzes ishin rreth brigjeve te lumenjve te Tiranes e Terkuzes, periudhe kjo ne te cilen zoter te ketyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Kjo treve, ne kohen e vershimeve turke, u bashkua me Principaten e Kastrioteve.

Ne te kater rrethimet e Krujes, 1450-1478, Kameza u dogj dhe shume bujq u moren rob nga Sulltan Murati dhe i biri Muhameti II. Ne vitin 1431 del ne drite emri Kamez. Deshmite e arritura deri ne ditet tona pohojne se ne tokat e Kamzes kishte shume ullinj te eger. Rreth trungut mbinin filiza qe thirreshin kameza ulliri. Per kete arsye tokat midis lumit te Tiranes dhe Terkuzes moren emertimin Kamez.

Ne vitin 1700 filluan te shtoheshin shtepite me fshatare qe zbrisnin nga malesite. Ne kete kohe Kamzen filluan ta shihnin me sy lakmitare per ta bere prone te tyre. Pretendentet ishin fiset e medha te Bushatllinjve te Shkodres dhe te Ahmet Kurt Pashes se Beratit. Per nje periudhe 70-vjeçare ata zhvilluan luftera mes tyre, por ne fund asnje nuk fitoi. Ne kete periudhe Kameza u rrenua shume. Feudalet e Krujes, Toptanet, me ndihmen e Turqise, ne vitin 1830, u bene zoterues te Tiranes dhe te Kamzes. Te gjithe atyre qe u sherbenin, u jepnin parcela toke dhe keshtu filloi ripopullimi i Kamzes. Ne periudhen pas shperndarjes se Lidhjes se Prizrenit, edhe ne Kamez u krijuan çeta per te luftuar kunder turqve. Organizatori i pare ne krijimin e tyre ne kete zone ishte patrioti Murat Toptani, i cili me 5 maj 1882, krijoi garnizonin e pare ushtarak qe fillimisht pati 50 luftetare, ku shquheshin: Mustafa Ismaili, Hamdi Ismaili, Selim Beshiri, Hajdar Sina, Bajram Doma, Rexhep Maloku, Roc Tresa, Sadik Karaj, Bajram Qejvani me ne krye Refik Toptanin. Pas çlirimit, Kameza u formua ne fillim si nje ekonomi shteterore me karakter kooperativist dhe pas reformes agrare, Kameza u be nje nga ndermarrjet bujqesore me te medha ne Shqiperi. Kjo ndermarrje eshte njohur me emrin ndermarrja bujqesore" Ylli i kuq” dhe sherbente si furnizuesja kryesore e kryeqytetit me prodhime te ndryshme bujqesore dhe blegtorale. Kjo periudhe vazhdoi rreth 45 vjet; pas vendosjes se demokracise ne Shqiperi edhe Kameza pesoi ndryshime shume te thella demokratike.

Ne vitin 1991, ne Kamez vendoset komiteti i pare pluralist, ku pushteti lokal drejtohej me balance politike te dyja forcave kryesore te atehershme, qe perfaqesonin PPSH-ne nga njera ane dhe forcat demokratike nga ana tjeter, kryesuar nga Partia Demokratike.

Ne vitin 1992, per here te pare, si ne gjithe Shqiperine, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike, si per pushtetin qendror dhe ate lokal. Ne ate moment, Kameza, si njesi vendore, mbante emrin komune. Ne Kamez, fitoi Partia Demokratike. Ne ate kohe ne Kamez regjistroheshin vetem 6000 banore.

Ne zgjedhjet e radhes per pushtetin lokal, qe u zhvilluan ne vitin 1996, me nje vendim te qeverise demokratike, Kameza ndryshon emertimin nga komune ne bashki. Ky moment shenon edhe krijimin e institucionit Bashkia Kamez.

                                     
  • Skeda: Emblema - Bashkia Kamëz jpg Emblema - Bashkia Kamëz paraqet: Shqiponja heraldike nënkupton simbolikën e hershme të shtetit shqiptar. Në brendësi
  • dhe portit të Durresit. Një ndër qytetet më të reja të Shqipërisë, Bashkia Kamëz e dyta më e madhe në qarkun e Tiranës, dhe e gjashta në Shqipëri. Popullsia
  • Njësia administrative Kamëz është një njësi administrative në Bashkinë Kamëz në Shqipëri. Kamza
  • Rrethi i Tiranës përbëhet nga 3 bashki dhe 16 komuna që janë: Bashkia Tiranë Bashkia Kamëz Bashkia Vorë Komuna Baldushk Komuna Bërxullë Komuna Bërzhitë Komuna
  • Bashkia Kamëz ka krijuar lidhje bashkëpunimi e binjakëzimi me një sërë qytetesh evropiane, duke përfituar projekte nga fondet e BE - së. Bashkia Kamëz ka
  • Petrelë, Bërzhitë, Krrabë, Pezë dhe Baldushk. Bashkia e Tiranës kufizohet në veri me bashkitë Vorë, Kamëz dhe Krujë, në verilindje me bashkinë Klos, në
  • Koordinatat: 41 13 V 19 29 L 41.22 V 19.49 L 41.22 19.49 Njësia administrative është një njësi administrative në Bashkinë Kamëz në Shqipëri.
  • Qendra Katundi i ri e fshatrat Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht Kamëz Rinia, Sukth, Adriatik Komuna Maminas Qëndra Maminas e fshatrat Maminas
  • ndërsa si njësi tjetër u caktua bashkia e cila ngrihej në qytete ose qendra rurale banimi me mbi 200 familje. Bashkia drejtohej nga kryetari i zgjedhur
  • Tiranës Bashkia Kamëz Bashkia Kavajë, Bashkia Rrogozhinë, Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë 1, 652 km² 811, 649 Aldrin Dalipi Qarku i Vlorës Bashkia Delvinë
  • Mirditë Bashkia Kurbin Bashkia Mat Bashkia Dibër Bashkia Durrës Bashkia Shijak Bashkia Krujë Bashkia Bulqizë Bashkia Kamëz Bashkia Tiranë Bashkia Kavajë