Back

ⓘ Historia e Lipjanit. Si vendbanim, Lipjani njihet qe nga periudha romake, por jo si vend i rendesishem. Qytet me rendesi dhe kryqezim i rendesishem i rrugeve is ..




                                     

ⓘ Historia e Lipjanit

Si vendbanim, Lipjani njihet qe nga periudha romake, por jo si vend i rendesishem. Qytet me rendesi dhe kryqezim i rendesishem i rrugeve ishte Ulpiana, e cila ndodhej ne verilindje ne largesi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, ne periudhen romake ishte kryesisht nje vendbanim i vogel ne rrugen per ne Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana me vone eshte vertetuar edhe me zbulimet e germadhave te vendbanimeve te antikes se vjeter dhe te periudhes bizantine ne Lipjanin e sotem.

Nga antika e vjeter emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashem Lipjan. Ky vendbanim shtrihet ne pjesen qendrore te Kosoves, perrreth lugines se lumit Sitnice, qyteti ishte i vogel deri ne vitin 527, kure ka pasur emrin Ulpiana. Nen themelet e kishes se vjeter ne kete pjese te qytezes jane zbuluar themelet e bazilikes bizantine, ndersa nga vet Lipjani jane te njohura disa monumente - epigrafe, prej te cilave vertetohen te dhenat per ekzistimin e Ulpianes.

Me zhvillimin e industrise – minieres ne vendbanimin e Janjeves, u be e njohur edhe Prishtina, qe deri atehere nuk ishte e njohur. Keshtu me kalimin e kohes, Lipjani humbi rendesine e meparshme dhe funksiononte si nje" shesh” i thjeshte ne kuptim lokal.

Ne pergjithesi deri me ndertimin e hekurudhes nga francezet, ne fund te shek. te kaluar 1873-1874, Lipjani ishte nje fshat i rendomte, i njohur si kryqezim i rrugeve ne rajon. Ne kete hekurudhe Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas te cilit u ndertuan punetorite e para me karakter tregtar, depot per grumbullimin e dritherave, dhe disa dyqane zejtare, keshtu qe deri ne fund te shek. XIX gjate kohes se sundimit turk, kjo pjese re e Lipjanit fitoi pamjen e nje qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formen e qarshise rreth vitit 1890, kurse kjo pjese re e quajtur" qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.

Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afer stacionit hekurudhor, ne pjesen lindore te cilit ekzistonin disa shtepi qe nga viti 1890. Mirepo, me perfundimin e Luftes I-re Boterore eshte rritur numri ketyre shtepive. Ishin shtepi me karakter fshati. Pas luftes Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perendimore. Ndertimet e para individuale fillojne ne pjesen pergjate rrugeve Prishtine-Shtime – Ferizaj, ndersa me vone edhe nga jugu nga Mostina lagje e Lipjanit. Deri ne vitin 1912, ne kohen e sundimit turk ka qene ne perberje te Vilajetit te Kosoves, qe eshte shtrire deri ne Manastir. Prej vitit 1914-1918 –Lufta e Pare Boterore Lipjani mbetet ne pjesen e Kosoves, e cila ka qene e sunduar nga Bullgaria.

Me funksionimin e hekurudhes Kosove-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca ne treg ne qendra, si Mitrovice, Ferizaj dhe Lipjan, te cilat ndikuan ne dobesimin e tregut ne qendrat me te medha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.

Qe nga kjo kohe fillon te zhvillohet Lipjani. Ne 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjeses tjeter perreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndertime individuale gjithashtu perfshihet edhe pjesa ne anen e majte dhe te djathte te rruges per ne Prishtine.

Ne veri te vendbanimit jane ngritur objektet publike dhe bujqesore, derisa ne rrugen per Magure ngriten objektet kolektive te banimit. Ne kuader te Lipjanit hyne edhe qyteza e vjeter e vendbanimit te Janjeves, e cila perfshin pjesen qendrore nga ana veriore – malore e Komunes se Lipjanit, ndersa nga aspekti tregtar me shume gravitohej nga Prishtina.

Ne vitin 1918 fillon ndarja ne Banovina. Lipjani ka qene njesi nen prefekturen e Prishtines, kurse qendra e Banovines ka qene ne Shkup. Mandej Lipjani hyri ne kuader te rrethit te Graçanices me seli ne Prishtine, kurse si qyteze Lipjani eshte shpallur ne vitin 1920. Nga viti 1925 behet nje organizim ri me keshilla lokale: Shale, Janjeve, gushterice, Babush i Muhaxhereve, Magure dhe Lepi. Lipjani ka qene qender e ketyre keshillave lokale, me kryetarin e keshillave lokale nen prefekturen e Prishtines deri me 1941.

                                     
  • romake, si vend i rëndësishëm.Perveq Lipjanit Qytet me rëndësi dhe kryqëzim i rëndësishëm i rrugëve ishte Ulpiana, e cila ndodhej në verilindje në largësi
  • Çellapek është një vendbanim në komunën e Lipjanit Kosovë. Çellapek është njëri nder fshatrat me të vogël. Për disa shekuj më parë në Çellapek kanë jetuar
  • e Lipjanit Kosovë. Në fshatin Bujan në vitin 1912 ndodhi një masakër ku shovenistet serb lanë të vdekur rrethë 48 civil Shqiptarë. Ata fillimisht e quanë
  • është një vendbanim në komunën e Lipjanit Kosovë. Fshati Akllap, është fshati më i thellë malor i komunës së Lipjanit Po të hyjë njeriu për herë të
  • komunën e Lipjanit Kosovë. Janjeva është vendlindja e Hilës Shtjefën Gjeçovi Në atë kohë 1874 ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të cilit
  • vendbanim në komunën e Lipjanit Kosovë. Pozita e çdo lokaliteti apo fshati varet prej veçorive fizike, gjeografike, shoqerore, natyrore e tjera. Kështu edhe
  • Kosovës. Komuna e Graçanica është një prej tri komunave me shumicë serbe dhe kufizohet me komunat si Komuna Prishtines dhe ata të Lipjanit Vendanimet më
  • mungesa e institucioneve publike, etj. Banorët mirgojnë pothuajse 60 e tyre rreth qytetit të Gjilanit dhe Lipjanit Në ditët e sotme shumica e popullatës
  • Prishtinë - Pejë, gjendet 25 km. larg nga ana përendimore e komunës së Lipjanit në kilometrin e 9 - të në luginën e lumit Drenica, në mes të Komaranit Bushatit dhe
  • lipjanit etj. pjeses dermuse te quteteve iu shihen edhe fshatret qe i kane. lubeteni i takon hartes se komunes se kacanikut dhe gjindet ne kufirin e mes