Back

ⓘ Vullnet Mato, mesues, poet, prozator, shqiptar nga Shqiperia. VULLNET MATO Poet dhe prozator, lindi ne Sarande ne vitin 1937. Mesimet e para i mori ne qytetin e ..




                                     

ⓘ Vullnet Mato

Vullnet Mato, mesues, poet, prozator, shqiptar nga Shqiperia.

VULLNET MATO

Poet dhe prozator, lindi ne Sarande ne vitin 1937. Mesimet e para i mori ne qytetin e lindjes. Mbaroi Liceun Artistik te Tiranes per pikture dhe studimet e larta ne Fakultetit Histori-Filologji te Universitetit te Tiranes ne degen gjuhe-letersi shqipe. Filloi te shkruaj ne vitin 1965. U pranua anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise ne vitin 1970. Botoi publicistike dhe letersi artistike ne disa organe te shtypit. Beri disa skenare filmash dokumentare dhe kronika te TVSH. Mori pjese ne festivalet kombetare te Radiotelevizionit shqiptar ku fitoi disa çmime per tekstet. Dy tregime te tij u botuan ne frengjisht. Disa cikle me poezi te tij u inskenuan te recituara nga aktore te Tetarit Popullor. Me tej, punoi mesues ne gjimnazin e Librazhdi. Me nderrimin e sistemit u emerua shef ne drejtorine arsimore te ketij rrethi dhe u zgjodh kryetar i deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te ketij qyteti. Vitet e fundit jeton e punon ne Tirane me redaktimin e librave te autoreve te ndryshem. Romani i tij" Lakmia” U nderua me çmim ne konkursin e Ndermarrjes Botuese" Gjon Buzuku” te Kosoves. I jane perkthyer jashte shtetit tregime dhe poezi te ndryshme. Revista elektronike ne te gjithe boten publikojne here pas here krijime te tij ne poezi dhe proze. Disa nga romanet e tij jane terhequr nga bibliotekat e medha te shteteve te huaj. Ka faqe te veçante ne internet: Punoi disa kohe kryeredaktor i gazetes periodike" Domosdova” dhe me pas kryeredaktor i revistes" Obelisk”. Aktualisht redakton libra te autoreve shqiptare nga vende te ndryshme te botes per disa nga shtypshkronjat e Tiranes. Eshte autor i vellimeve poetike:" Tinguj malesh” 1969," Krahet e eres” 1972," Ninullat e hekurit” 1984," Dritaret e prillit” 1994, vellimit me poema" Kater plage te Shqiperise” 1999 poemes" Nenemadhe Fterra” 2007," Poezi te zgjedhura” 2010. Ka botuar vellimet me tregime" E fshehta tronditese”1999" Klithmat e mishit te bardhe” 2006." Herbare njerezore” 2013, Romanet:" Ujesinor” 1976," Era e kesaj kohe” 1984," Lakmia” 2000," Maturantet” 2002," Damkosja e engjejve” 2004,”Vajza e Kyçur”2007" Marrezia e madhe” 2008, "Nenemadhe Fterra" 2012," Matura e paharruar”2009. Me rastin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise Kombetare, iu dha titulli:" PERSONALITET I SHQUAR NE FUSHEN E LETERSISE” dhe" NDERI I LABRISE.

                                     
  • Lakmia, roman me autor Vullnet Mato Botuar në Tiranë nga Milosao në vitin 2000. Libri ka 164 faqe.
  • madhe : ose Dashuri e habitshme në kohë të rrezikshme roman me autor Vullnet Mato Botuar në Tiranë nga Bota shqiptare në vitin 2008. Libri ka 260 faqe
  • Maturantët, roman me autor Vullnet Mato Botuar në Tiranë nga Milosao në vitin 2002. Libri ka 239 faqe.
  • gjurmët e kohës përmbledhje artikujsh historik me autor Rasim Bebo dhe Vullnet Mato red. Botuar në Tiranë nga Vllamasi në vitin 2014. Faqet e librit
  • veçanta edhe Muzafer Korkuti, Ismet Elezi, Bardhyl Xhama, Dilaver shkurti, Vullnet Mato Rexho Kurupi, Feksor shkurti, Rebi Korkuti, Servet Dauti e të tjerë
  • teksti Kudret Isai. Lulet e mollës - muzika Enver Shëngjergji, teksti Vullnet Mato .. Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet
  • Agim Prodani, teksti Agim Shehu Bardhësi - muzika Vakthi Sheme, teksti Vullnet Mato Ne të dy - muzika Agim Krajka, teksti Agim Shehu Përmes dritash - muzika
  • sfidë kurajoze ndaj vetëvetes e ndaj reçesionit letrar në përgjithësi. Vullnet Mato Tek proza dhe poezia e Fatmir Terziut është gjithçkaja jetësore brenda
  • Milloshi Irma Libohova Genc Hoxha 7 Sirena e lumturisë Estref Shaqiri Vullnet Mato Telemak Papapano Burbuqe Rada 8 Me të kuq të mollës faqja jote shkruar