Back

ⓘ Gianluigi Buffon. Gianluigi Gigi Buffon, Zyrtar UMRI ;, eshte nje futbollist italian i cili luan ne klubin italian Juventus dhe per kombetaren italiane si porti ..




Gianluigi Buffon
                                     

ⓘ Gianluigi Buffon

Gianluigi Gigi Buffon, Zyrtar UMRI ;, eshte nje futbollist italian i cili luan ne klubin italian Juventus dhe per kombetaren italiane si portier. Buffon ka rekordin e paraqitjeve ne kombetaren italiane, dhe konsiderohet si nje nga portieret me te mire te gjitha koherave ne histori te fotboollit. Ai njihet per pritjet e tij fantastike dhe per zerin e tij organizator ne mbrojtje dhe nje pike kyçe ne dhomat e zhvjeshjes.

Buffon eshte zgjedhur nga Pelé si nje nga 125 futbollitet me te mire te gjalle. Ai ka qene Serie A Portieri i Vitit plot tete here duke vendosur edhe rekord dhe gjithashtu ka qene fitues i Çmimit Yashin ne 2006 pas tiumfit te Italise ne 2006 Kupa e Botes, ky Buffon ishte gjithashtu pjese e skuadres se turnamentit; nje çmim qe ai gjithashtu e arriti pasi arriti edhe ne finalen e UEFA Euro 2012. Buffon eshte portieri i vetem qe ka fituar çmimin UEFA Futbollisti i Vitit, qe ai e fitoi ne 2003; ai gjithashtu ka fituar çmimin portieri me i mire i vitit dhe eshte votuar ne UEFA Skuadra e Vitit ne 2003, 2004 dhe 2006. Ne 2006, Buffon u rendit i dyti pe çmimin Topin i Arte dhe eshte perzgjedhur ne FIFPro World XI ne 2006 dhe 2007.

Buffon u be portieri me i shtrenjte ne histori ne 2001 ku ai u bashkua me Juventus duke lene Parmen per 45 milion € 32.6 milion £. Ai gjithashtu eshte emeruar IFFHS Federata Nderkombetare e Futbollit per Histori dhe Statistika portieri i vitit per kater vite dhe gjithashtu eshte emeruar portieri i shekullit 21te dhe i dekades se fundit. Buffon u zgjodh per te luajtur ne Kupen e Botes 2014, qe do te jete Kupa e tij e Botes e peste duke vendosur nje rekord, dhe Kupa e tij e Botes e katert si portier titullar.

                                     

1.1. Karriera me klube 1991–1995: Vitet e hershme

Buffon filloi karrieren e tij te sistemi i te rinjeve te Parmes ne 1991 ne moshen 13 vjeçare. Ai ne fillim luante si mesfushor perpara se te shkonte ne pozicionin e portierit. Idhulli i tij Thomas NKono, i cili ishte portieri i titullar i kombetares kamerunase ne Kupen e Botes 1990 ne Itali, e frymezoi ate per te ndryshuar pozicionin e tij.

Ai u largua nga skuadra te rinjeve ne 1995 kur ishte vetem 17 vjeç, duke bere debutimin ne Serie A ne barazimin 0–0 ne shtepi kunder kampioneve te vonshem Milan me 19 nentor 1995. Buffon beri disa pritje mjaft te mira kunder fituesve te Topit te arte Roberto Baggio dhe George Weah, dhe sigurisht Marco Simone gjate ndeshjes. Ai arriti te luaj edhe 8 ndeshje te tjera me skuadren e pare dhe sigurisht edhe nje ndeshje ne Coppa Italia ku Parma u eleminua ne raundin e dyte. Parma e perfundoi kampionatin ne vendin e gjashte, duke arritur te kualifikohej ne Kupen UEFA. Parma gjithashtu arriti ne çerek–finale ne European Cup Winners Cup, me Buffon qe nuk arriti te bente asnje paraqitje ne ate turnament.

                                     

1.2. Karriera me klube 1996–2001: Fitimi i vendit te titullarit, fillimet e hershme

Ne sezonin 1996–97, te dytin per te ne klub, Buffon u emerua portieri titullar ne vend te Luca Buccit dhe arriti te luaj me shume se 200 ndeshje me Parmen ne te gjitha kompedicionet gjate kohes se tij ne klub. Parma perfundoi sezonin 1996–97 ne vendin e dyte pas kampioneve te Juventusit, duke siguruar nje vend ne UEFA Ligen e Kampioneve per sezonin e ardhshem. Ai pesoi vetem 17 gola ne 27 paraqitje. Parma u eleminua serisht ne raundin e dyte ne Coppa Italia dhe ne raundin e pare ne Kupen UEFA ate sezon.

Ne sezonin 1997–98, Parma e mbylli kampionatin ne vendin e peste dhe arriti ne gjysme–finalet e Coppa Italia, si dhe u eliminua qe ne fazen e grupeve ne Ligen e Kampioneve, duke perfunduar te dytet mbrapa kampioneve ne fuqi te Borussia Dortmund.

Ne sezonin e tij te katert me klubin, Buffon fitoi trofeun e tij te pare europian, Kupen UEFA, dhe sigurisht edhe Coppa Italia. Parma e perfundoi kampionatin ne vendin e katert, nje pike larg vendit te trete qe mbahej nga Fiorentina. Performancat e Buffon bene qe ai te nderohej me çmimet Serie A Portieri i Vitit dhe Çmimi Bravo, trofe qe jepet per lojtarin me te mire U–23 europian. Buffon u rendit i pesti ne IFFHS portieri i vitit.

Ne sezonin e rradhes, ai fitoi per here te pare titullin e Supercoppa Italianas kunder fituesve te Serie A, Milanit. Parma e perfundoi sezonin ne vendin e katert me pike te barabarta me Interin per vendin e fundit qe te kualifikon per ne Ligene Kampioneve. Parma megjithate humbi ne ndeshjet play-off me Interin i cili u kualifikua. Ata e nisen rrugen e tyre ne raundin e trete dhe te fundit te play-off dhe u eleminuan nga Rangers. Parma u eleminua ne raundin e 16-tave ne Coppa Italia dhe ne Kupen UEFA.

Ne sezonin 2000–01, Buffon ndihmoi Parmen per te arritur ne nje tjeter finale te Coppa Italia, ku ata u mposhten nga Fiorentina. Ata u eleminuan ne raundin e 16-tave ne Kupen UEFA ne ate sezon. Parma gjithashtu e perfundoi sezonin ne vend te katert per sezonin e trete rresht, gje qe i lejoi atyre te luanin raunde play-off ne Champions League. Buffon u votua si Serie A Portieri i Vitit per here te dyte ne karrieren e tij. Buffon u rendit i treti ne çmimin IFFHS Portieri i Vitit.

Ne veren e vitit 2001, Buffon u shit te Juventus per shifren e 51 milion €, rekord per nje portier ne ate kohe, kurse mesfushori Jonathan Bachini, gjithashtu pjese e marreveshjes, kaloi te Parma.

                                     

1.3. Karriera me klube 2001–2004: Dominimi nen drejtimin e Lippi

Buffon u transferua nga Parma te Juventus per shumen e 51 milion € dhe mori fanellen me numrin 1 si portieri titullar, duke zevendesuar ish portierin Edwin Van der Sar, i cili u shit te Fulham. Buffon me vone tha se ai deshironte te bashkohej me Romen, por ata firmosen me Ivan Pelizzoli ne vendin e tij, duke bere qe te avanconin negociatat me skuadren spanjolle Barcelona, por ai zgjodhi Juventusin per shkak se babai i tij e bindi ate duke i rritur ambicjet per nje fitim te mundshem te Scudettos me Juventusin.

Ne sezonin e tij te pare me Juventusin, Buffon u paraqit ne 45 ndeshje zyrtare, duke ndihmuar skuadren qe te fitonte titullin e Serie A, me Juventus qe e perfundoi sezonin me mbrojtjen me te mire ne Itali, duke pesuar vetem 22 gola ne 34 ndeshje. Juventus gjithashtu ishte finaliste ne Kupen e Italise kunder ish klubit te Buffon, Parma. Juventus megjithate u eleminuan edhe nga Liga e Kampioneve qe ne fazen e grupeve. Buffon u nderua me çmimin e trete te tij te Serie A Portieri i Vitit per performacat e tij te mira gjate gjithe sezonit.

Ne fillim te sezonit 2002–03, Juventus fitoi 2002 Supercoppa Italiana kunder Parmes, duke krijuar nje lloj hakmarrje per humbjen ne Kupen e Italise. Buffon pati nje vit dominues, duke luajtur ne 47 ndeshje ne te gjitha kompedicionet, ku 32 i luajti ne Serie A te sezonit 2002–03. Ai ndihmoi skuadren e tij te shkonte deri ne finalen e UEFA Liges se Kampioneve, ku skuadra e tij u mposhte vetem nga gjuajtjet e penalltive pasi ndeshja e rregullt sebashku me kohen shtese perfunduar 0–0 kunder rivaleve te Milanit. Buffon arriti te prese dy penallti, por Milani fitoi 3–2. Buffon mori levdada, kjo pas pritjes fantastike ndaj sulmuesit Filippo Inzaghi i cili gjuajti me koke, gjuajtje qe u prit nga Buffon ne nje rreze te ngushte. Perpara se te shkonte ne finale, Juventus kishte eleminuar Barcelonen ne çerek-finale dhe Real Madrid ne gjysme-finale. Buffon priti nje penallti vendimtare te Luis Figos ne ndeshjen e kthimit ne gjysme–finale qe u luajt ne Torino, gje qe i lejoi Juventusit qe te shkonte ne finale me rezultatin e pergjithshem 4–3. Juventus u eleminua nga Kupa e Italise nga Perugia ne çerek-finale, megjithate, ata arriten te fitonin titullin e Serie A per te dytin sezon rradhazi. Juventus serisht e perfundoi sezonin me mbrojtjen me te mire ne Itali, me Buffon qe pesoi 23 gola ne 32 paraqitje. Ne 2003, Buffon u shpall Serie A Portieri i Vitit per here te katret ne karrieren e tij. Ai gjithashtu u be portieri i pare qe fiton çmimet UEFA Lojtari me i Vlefshem dhe UEFA Futbollisti i Vitit, ai fitoi gjithashtu edhe Çmimi UEFA Poriteri me i mire, duke marre pjese per here te pare ne UEFA Skuadra e Vitit. Ai gjithashtu u emerua IFFHS Portieri i Vitit per here te pare ne karrieren e tij.



                                     

1.4. Karriera me klube 2004–2006: Capello, Calciopoli dhe rrezimi

Ne veren e vitit 2004, Lippi la skuadren per te marre drejtimin e kombetares italiane dhe u zevendesua nga trajneri Fabio Capello. Ne sezonin e tij te katert me klubin, Buffon beri 38 paraqitje ne Serie A dhe 48 ne te gjitha kompedicionet ne ate sezon ku ai fitoi titullin e trete te Serie A ne katert vite me Juventus, duke fituar serisht çmimin Serie A Portieri i Vitit per here te gjashte ne karriere. Juventus u eleminua ne çerek–finale ne Champions League nga fituesit e mevonshem Liverpool dhe ne raundin e 16 ne Kupen e Italise.

Ne gusht 2005, Buffon u perplas me brazilianin Kaká gjate ndeshjes miqesore para-sezonale per trofeun Luigi Berlusconi duke ndrydhur supin, qe kerkonte te operohej. Pas nje operacioni te suksesshem, ai u rikthye ne formacionin titullar ne nentor, por pesoi nje demtim te dyte, duke e lene jashte fushave te lojes deri ne janar. Portieri i Milanit, Christian Abbiati, u huazua te klubi, si zevendesues i Buffon i cili u rikuperua ne kohe per te ndihmuar Juventusin qe te fitonte per te dyten here rresht titullin e Serie A dhe te katertin gjithsej me klubin. Juventus megjithate u eleminua serisht ne çerek–finale nga finalisten e mevonshem Arsenal kurse ne Kupen e Italise u eleminua ne çerek–finale nga Roma me rregullin e Golit jashte fushe, edhe pse me vone ai do te ndihmonte qe te shpallte Italine kampione bote pas triumfit ne Kupen e Botes. Buffon u shpall IFFHS Portieri i Vitit per here te trete ne karrieren e tij dhe Serie A Portieri i Vitit per here te shtate. Ai gjithashtu u rendit i dyti ne 2006 Topin e Arte dhe i teti per çmimin FIFA Lojtari Boteror i Vitit mbrapa shokut te kombetarja italiane Fabio Cannavaro, dhe gjithashtu u zgjodh si portieri titullar ne 2006 FIFPro XI dhe UEFA Skuadra e Vitit.

Me 12 maj 2006, disa lojetare, perfshire edhe Buffon ishin perfshire ne trukime ndeshjesh te paligjshme ne Serie A. Buffon vullnetarisht bashkpuntor, e lejoi veten qe te merrej ne pyetje nga magjistaret e Torinos. Ndersa ai pranoi se kishte vendosur baste per ndeshje sportive e cila lejoj deri ne vitin 2005, para se te vendosej rregulli per te ndaluar lojtaret per te vendosur baste. Megjithashtu, shqetesime fillestare se ai mund te mos merrte pjese ne Kupen e Botes 2006, por keto shqetesime moren fund kur ai zyrtarisht me 15 maj u emerua portieri i pare i Italise duke udhehequr kombetaren ne titullin e katert. Buffon u lirua nga te gjitha akuzat nga FIF me 27 qershor 2007. Pas ndeshkimit te Juventusit pas skandalit te Calciopolit, skuadres iu hoqen te dy tituj e fituar ne 2 sezonet e fundit dhe u rrezuan ne Serie B dhe u penalizuan gjithashtu me heqje pikesh, gjithashtu u hapen zerat per largimin e Buffon nga klubi ne markaton e veres. Buffon vendosi qe te qendronte te Juventus, pararesisht rrezimit te skuadres nje kategori me poshte.

                                     

1.5. Karriera me klube 2007–2010: Kampione te Serie B dhe rikthimi ne Serie A

Pasi Juventus fitoi titullin e Serie B ne sezonin 2006–07, dhe u ngjiten serisht ne Serie A, Buffon firmosi nje kontrate rinovimi deri ne 2012. Pavaresisht se nuk kishte luajtur ne Serie A dhe Europe ate sezon, dhe duke arritur vetem raundin e trete ne Kupen e Italise, ai u zgjodh portieri i 2007 FIFPro XI per sezonin e dyte rresht dhe IFFHS Portieri i vitit per heren e katert duke thyer edhe rekord.

Buffon ishte nje lojtar kyç per Juventusin ne sezonin 2007–08 Serie A, pasi ai ndihmoi skuadren ta mbyllte kampionatin ne vendin e trete duke shkuar keshtu ne kualifikueset e UEFA Champions League pas 1 viti mungese pas renjes. Juventus u eleminua nga finalistet e Interit ne çerek–finalet e Kupes se Italise. Buffon u emerua Serie A Portieri i Vitit per here te tete ne karrieren e tij.

Ne 2008–09 Serie A, Buffon serisht u menjanua nga disa demtime, duke pasur probleme me shpinen, por kryesisht terhqeje ne ije dhe muskuj. Nga shtatori e deri ne janar, portieri ri rezerve i skuadres Alexander Manninger ruajti porten juventine. Per shkak te demtimeve te perseritura, paraqitjet e dobta te Manninger dhe Juventusit deri ne fund te sezonit Buffon u pa i deshperuar pas dy barazimeve kunder skuadrave Lecce dhe Atalanta, pati zera se Buffon ishte i pakenaqur dhe kerkonte nje zgjedhje me klubin. Ai pranoi se ishte i zhgenjyer me rezultatet momentale, por siguroi se ai nuk kishte ndermend te largohej. Pas nje diskutimi me drejtuesit, ai nenshkroi nje zgjatje kontrate e cila do te skandonte ne 2013. Buffon dhe Juventus e perfunduan sezonin me nota te larta, sepse fale dy fitoreve, ata siguruan vendin e dyte mbrapa skuadres se Interit. Ata u eleminuan nga Kupa e Italise ne gjysme–finale nga fituesit e ketij kompedicioni Lazio dhe ne Champions League ne raundin e 16 nga gjysme–finalistet e mevonshem Chelsea.

Juventus dhe Buffon filluan sezonin 2009–10 fuqishem, dhe pse skuadra pesoi nje goditje te rende pas eleminit te hereshem ne UEFA Champions League, pasi e perfunduan grupin te tretet. Ata me pas u eleminuan ne raundin e 16 ne Europa League kunder Fulham. Juventus gjithashtu u eleminua ne çerek–finale ne Kupen e Italise nga kampionet e mevonshem Inter dhe e perfundoi sezonin ne Serie A me nje vend te shtate zhgenjyes, gje qe do te thoshte se ata do te luanin ne raundet play-off te 2010–11 Europa League. Buffon serisht u menjanua kete sezon, duke patur demtime te perseritura. Ne 2010, Buffon u votua si portieri i dekades nga IFFHS.

Buffon nuk luajti ne pjesen e pare te 2010–11 Serie A pasi ai ishte duke u rikuperuar nga demtimi qe pesoi ne Kupen e Botes. Blerja re e klubit, Marco Storari, e zevendesoi ate gjate kohes qe ishte i demtuar. Juventus u eleminua nga Europa League qe ne fazen e grupeve me te gjitha ndeshjet qe dolen barazim. Ne Kupen e Italise u eleminuan ne çerek–finale dhe perfunduan te gjashtet ne Serie A, duke deshtuar per te kualfikuar ne Kupat Europiane per here te pare qe nga sezoni 1990–91.

                                     

1.6. Karriera me klube 2011–2014: Epoka Conte dhe rikthimi te fitorja

Gjate sezonit 2011–12, Juventus u be forca dominuese e Serie A. Buffon beri nje numer te madh performancash pozitive dhe pritjesh te bukura, perfshire edhe nje pritje ndaj penalltise se Francesco Tottit ne barazimin 1–1 kunder Romes si vizitor. Forma e mire e Buffon ne fundin e pjeses se pare te sezonit beri qe ai te jete lojtari i muajit i Juventus ne dhjetor zgjedhur nga tifozet. Nje clean sheet ne fitoren e Derby dItalia kunder rivaleve te Interit beri qe Buffon te merrte clean sheet e 15 ne 27 ndeshje, duke bere qe ai te kishte nje mesatare fantastike prej 1 Goli te pesuar ne çdo 2 ndeshje. Pas ndeshjes ai u pershkrua si "portieri me i mire ne Itali dhe ne bote". Juventus ne fund e mbylli sezonin e pamposhtur, duke bere qe ata te fitonin titullin e pare qe pas rrezimit ne Serie B duke bere qe ata te merrnin pjese ne UEFA Champions League edhe nje here pas 2 vitesh jo te mira. Buffon e shpegoi kete gje si piken e dyte me te larte te karrieres se tij pas fitimit te Kupes se Botes 2006. Ai arriti te marre 21 clean sheets., dhe pesoi vetem 16 Gola ne 35 paraqitje ne lige 0.46 Gola per ndeshje, me Juventus qe u be skuadra e dyte europiane me mbrojtjen me te mire, pas Portos. Buffon beri 81 pritje ne sezonin 2011–12 ne Serie A, dhe 82% ishte saktesia e pritjeve te tij duke u bere portieri me % me te larte ne 5 ligat me te medha europiane. Buffon u perfshi edhe ne skuadren e vitit ne Serie per sezonin 2011–12 fale performancave te tij te mira. Juventus gjithashtu arriti edhe ne finalen e Kupes se Italise, pavaresisht se Buffon nuk luante ne kete kompedicion, duke lejuar portierin e dyte Marco Storari te ishte titullar, Juventus humbi finalen nga Napoli me rezultatin 2–0.

Me 11 gusht 2012, Buffon ngriti trofeun e tij te pare si Kapiten i Juventusit, pas largimit te Alessandro Del Pieros. Juventus mposhti Napolin 4–2 pas kohes shtese ne 2012 Supercoppa Italiana ne Pekin. Buffon pesoi nje demtim duke bere qe ai te mos merrte pjese ne ndeshjen e pare te sezonit 2012–13 ne Serie A kunder Parmes me 25 gusht 2012. Ai u zevendesua nga Marco Storari me Juventusin qe fitoi ndeshjen 2–0. Ai u rikthye ne formacion startues ne ndeshjen tjeter te liges kunder Udineses me 2 shtator, duke vendosur edhe shiritin e kapitenit. Juventus fitoi ndeshjen 4–1. Me 20 shtator, per ndeshjen e pare te Juventusit ne UEFA Champions League kunder mbajtesve momental te titullit Chelsea ne Londer, Buffon beri paraqitjen e 400 per Juventusin ne te gjitha kompedicionet. Ndeshja u mbyll ne barazimin 2–2. Buffon mori clean sheet e pare per sezonin 2012–13 ne fitoren 2–0 kunder Chievos me 22 shtator. Buffon u nominua per te fituar çmimin 2012 FIFA Topi i Arte dhe 2012 UEFA Skuadra e Vitit, sebashku me shokun e skuadres dhe kombetares Andrea Pirlo, pas performancave te tij gjate gjithe vitit kalendarik. Ai mori clean sheet e pare ne Champions League kunder Nordsjælland me 7 nentor, nje ndeshje ku Juventus fitoi 4–0 ne Juventus Stadium. Ai gjithashtu e mbajti porten e paprekur me Juventusin qe mundi mbrojtesit e titullit Chelsea me rezultatin 3–0 ne shtepi, dhe gjithashtu ne fitoren 1–0 kunder Shakhtar Donetsk, gje qe beri qe Juventus ta mbyllte grupin i pari dhe kalonte ne fazen me eleminim direkt per here te pare qe nga sezoni 2008–09. Kjo gjithashtu ishte paraqitja e 100 e Buffonit ne kompedicionet europiane. Buffon mori nje clean sheet ne Kupen e Italise ne fitoren 1–0 kunder Cagliarit, me Golin e vetem qe u shenua nga Sebastian Giovinco, duke i lejuar Juventusit qe te avancoje ne çerek–finalet e turnamentit. Me 16 dhjetor, Juventus mposhti Atalanten 3–0, duke i lejuar Juventusit qe te shpallej kampion jo-zyrtar te dimrit, me mbrojtjen me te mire ne Serie A, duke pesuar vetem 10 Gola ne 17 ndeshje. Ky ishte clean sheet-i 20 i Buffon ne 2012, me shume se çdo portier tjeter ne Europe. Buffon u votua i dyti ne çmimin IFFHS portieri i vitit, mbrapa kampionit te Euro 2012 spanjollit Iker Casillas i cili u rendit ne vendin e pare, me vetem 1 pike avantazh.

Me 23 janar 2013, Buffon firmosi nje kontrate rinovimi me klubin, duke e mbajtur ate ne klub deri ne 2015. Me 27 janar 2013, Buffon fitoi çmimin Serie A portieri i vitit per here te nente ne karrieren e tij, fale performancave gjate sezonin 2011–12. Juventus mbrojti titullin e Serie A ate sezon, duke pasur mbrojtjen me te mire ne Serie A, me Buffon qe pesoi vetem 19 gola. Fitorja e Serie A beri qe Buffon te ngrinte titullin e Serie A per here te pare si kapiten, pasi Alessandro Del Piero kishte ngritur titullin sezonin e fundit. Juventus u eleminua ne gjysme-finale ne Kupen e Italise nga fituesit Lazio, dhe ne çerek-finale ne Ligen e Kampioneve nga Bayern Munich qe ne fund fitoi turnamentin.

Me 18 gusht 2013, Juventus filloi sezonin 2013–14 duke mbrojtur titullin e Supercoppa Italiana, ne Stadio Olimpico, ne Rome. Juventus mposhti fituesit e Kupes se Italise Lazio me rezultatin 4–0, me Buffon qe kapi clean sheet per here te pare ne kete kompedicon. Buffon u vleresua per aftesine e tij te portierit, per pritjet e tij fantastike dhe te rendesisshme. Buffon gjithashtu kapi clean sheet ne ndeshjen hapese te sezonit ne Serie A kunder Sampdorias, ku Juventus fitoi me rezultatin 1–0 me 24 gusht. Buffon u nominua, sebashku me shoket e skuadres kombetare Andrea Pirlo dhe Mario Balotelli, ne listen e 50 lojtareve per te fituar 2013 Topin e Arte. Me 24 nentor, Buffon beri paraqitjen e 500 ne Serie A, duke kapur nje clean sheet ne fitoren 2–0 kunder Livornos. Me 6 dhjetor, Buffon vendosi nje rekord duke e majtur porten e paprekur per here te shtate rradhazi, dhe per here te nente gjate sezonit. Si rezultat, ai theu rekordin e tij personal me 568 minuta pa pesuar Gol ne Serie A, dhe momentalisht ishte 640 minuta pa pesuar Gol ne ligen italiane. Ai e zgjeroi rekordin e tij me nje tjeter clean sheet ne fitoren 4–0 kunder Sassuolos, duke shkuar plot 730 minuta pa pesuar. Me kete clean sheet, rekordi i Buffon u be rekordi i tete me i mire te gjitha koherave ne Serie A. Ai e mbajti rekordin e tij edhe per 15 minuta me shume, por me ne fund u mposht nga Maxi Moralez ne fitoren 4–1 te Juventus kunder Atalantes. Rekordi i Buffon me 745 minuta pa pesuar Gol u rendit si e gjashta me i mire ne historine e Serie A. Buffon u nominua per 2013 FIFPro XI sebashku me shoket te Juventus Chiellini, Vidal dhe Pirlo, fale performancave te tij gjate gjithe vitit kalendarik. Per sezonin e dyte rresht, Buffon u rendit si portieri i dyte i IFFHS, mbrapa portierit gjerman dhe fituesit te UEFA Champions League ne sezonin 2012–13 Manuel Neuer. Kjo ishte hera e 14-te ne karrieren e tij qe zgjidhej si nje nga portieret me te mire te botes. Buffon ngriti titullin e Serie A per here te trete rresht, duke udhehequr skuadren e tij drejt titullit te 30. Gjate sezonit 2013–14, Juventus vendosi rekordin italian pasi e mbylli Serie A me plot 102 pike, perfshire 33 fitore. Juventus gjithashtu e mbylli kampionatin me mbrojtjen me te mire, serisht, duke pesuar vetem 23 Gola. Buffon beri 89 pritje dhe kapi 18 clean sheets ne 33 paraqitje gjate sezonit ne Serie A, dhe pesoi 19 Gola, duke pasur % me te larte te pritjeve se çdo portier tjeter. Juventus zhgenjeu ne Europe, pasi u eleminuan qe ne fazen e grupeve ne Champions League, me Buffon qe deshtoi te kapte nje clean sheet, duke e perfunduar grupin te tretet ne nje grup me fituesit e vonshem Real Madrid, dhe sigurisht Galatasaray dhe Copenhagen. Juventus megjithate arriti deri ne gjysme–finale te Europa League ne ate sezon, duke u eleminuar nga Benfica. Ata gjithashtu u eleminuan ne çerek–finale te Kupes se Italise nga Roma.



                                     

1.7. Karriera me klube Rikthimi te Juventus

Me 4 korrik 2019, pas nje sezoni larg Juventusit, Buffon u rikthye dhe firmosi deri me 30 qershor 2020 per klubin. Pas mberritjes, atij ju ofrua fanella me numrin 1 dhe shiriti i kapitenit respektivisht nga Wojciech Szczęsny dhe Giorgio Chiellini, por ai i refuzoi duke thene: "Nuk jam tipi i personit qe merr gjithçka nga te gjithe". Ne vend te kesaj, ai zgjodhi numrin 77, te njejtin numer qe ka pasur te Parma.

                                     

2.1. Karriera nderkombetare Karriera e hershme, thirrjet e hereshme dhe kualifikueset e Euro 2000

Buffon ishte pjese e skuadres fituese te Italise ne 1996 UEFA Kampionati Europian U–21. Ne skuader gjithashtu beninin pjese edhe Fabio Cannavaro, Alessandro Nesta dhe Francesco Totti, te cilet dhjete vjete me vone sebashku me Buffon do te ishin pjese e skuadres fituese ne Kupen e Botes 2006. Ai gjithashtu u zgjodh ne skuadren italiane per lojerat olimpike 1996. Megjithate, Italia nuk u kualifikua per ne raundin tjeter duke u eleminuar qe ne fazen e grupeve nga Meksika dhe Gana.

Buffon beri paraqitjen e tij te pare me kombetaren e pare italiane nen drejtimin e trajnerit Cesare Maldini me 29 tetor 1997, ne moshen 19 vjeçare, si zevendesuesi i portierit te demtuar Gianluca Pagliuca ne ndeshjen e pare te fazes play-off per Kupen e Botes 1998 kunder Rusise qe u luajt ne Moske. Ai beri disa pritje te shquara nen reshjet e debores ne barazimin e rendesishem 1–1 jashte fushe, duke u mposhtur vetem nga nje autogol i mbrojtesit Fabio Cannavaro. Ky rezultat e ndihmoi Italine qe te kualifikohej per finalet e Kupes se Botes 1998, me Buffon qe ishte ne listen e lojtareve si portieri i trete. Pas demtimit te Peruzzit, Buffon u be portieri i dyte i skuadres me trajnerin Maldini qe thirri 26 vjeçarin Francesco Toldo si portieri i trete i skuadres. Buffon nuk luajti asnje ndeshje ne ate turnament pasi Pagliuca e ruajti vendin e titullarit gjate gjithe turnamentit. Italia u eleminua ne çerek–finale nga gjuajtjet e penalltive nga vendi mikrpites Franca qe me vone do te fitonte turnamentin.

Buffon u be portieri i pare gjate kualifikueseve te Euro 2000, dhe do te ishte edhe ne finalet e ketij turnamenti, por ai theu krahun ne nje ndeshje me Norvegjine, vetem disa dite para ndeshjes hapese te skuadres kunder Turqise. Legjenda dhe ish portieri i Italise Dino Zoff, thirri Christian Abbiatin si portierin zevendesues te tij, duke vendosur titullar Francesco Toldon dhe si portier te dyte Francesco Antoniolin. Italia arriti deri ne finale por u eleminua nga Franca pas nje Goli fenomenal te David Trezeguet ne kohen shtese, me ndeshjen qe u mbyll 2–1.

                                     

2.2. Karriera nderkombetare Epoka Trapattoni: Kupa e Botes dhe debutimi ne kampionatin europian

Performanca impresionuese e Toldos ne Euro 2000 ku perfshihet performanca e tij meshjterore ne gjysme–finale kunder Hollandes ; ku ai priti nje penallti ne kohen e rregullt dhe dy penallti te tjera ne gjuajtjet e penalltive beri qe ai te zgjedhej ne skuadren e turnamentit dhe te shpallej si portieri me i mire ne Serie A dhe i IFFHS, gje qe do te thoshte se ai e ruajti vendin e tij edhe per kualifikueset e Kupes se Botes 2002. Megjithate, Buffon rimori vendin ne formacion ne ndeshjen e katert kualifikuese qe ishte ndeshja jashte fushe kunder Rumanise, dhe pas kesaj, ai ishte portieri titullar ne ndeshjet e mbetura kualifikuese nen drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni, me Italine qe u kualifikua pa humbur asnje ndeshje.

Buffon luajti ne çdo minuten me Italine ne Kupen e Botes 1998, duke e mbajtur porten e paprekur ne ndeshjen hapese kunder Ekuadorit, dhe duke pritur nje penallti kunder vendit mikprites Korese se Jugut ne raundin e 16, gje qe nuk ishte e mjaftueshme per te shpetuar skuadren nga eleminimi ne kohen shtese pas Golit te Ahn Jung-hwan ne minuten e 117. Ai gjithashtu luajti ne çdo ndeshje te Euro 2004, duke e mbajtur porten e paprekur kunder Danimarkes, me Italine, qe pavaresisht se nuk humbi asnje ndeshje, e perfundoi grupin e treta duke u eleminuar qe ne fazen e pare; ata e mbyllen Grupin C me pese pike po aq sa Suedia dhe Danimarka, por kishte golavarazh me te dobet ne krahasim me skuadrat qe kaluan grupin.

                                     

2.3. Karriera nderkombetare Epoka Lippi: Kampion Bote

Buffon ishte serisht portieri titullar nen drejtimin e ish trajnerit te tij te Juventus, dhe zevendesuesi i Trapattonit, Marcello Lippi, me Italine qe e mbylli grupin e saj kualifikues ne vendin e pare.

Gjate finaleve te Kupes se Botes 2006, Buffon ishte ne nje forme fantastike, pasi ai pesoi vetem dy Gola gjate shtate ndeshjeve ne Kupen e Botes, dhe nuk pesoi Gol ne pese ndeshje. Ne fakt, gjate nje pjese te turnamentit, ai e mbajti porten e paprekur per 453 minuta, vetem 64 minuta larg rekordit te patriotit te tij Walter Zenga te vendosur ne edicionin e vitit 1990. Golat e vetem qe pesoi nuk i pesoi ne loje te hapur; nje autogol i shoket te skuadres Cristian Zaccardo pas nje goditje denimi ne ndeshjen kunder Shteteve te Bashkuara dhe nje penallti e shenuar nga Zinedine Zidane ne finale kunder Frances, e cila u dhurua pas nje kontakti te dyshimte midis mbrojtesit Materazzi dhe sulmuesit Malouda. Buffon beri nje pritje te shquar ne kohen shtese ndaj nje gjuatje me koke e fituesit te Topit te Arte Zidane. Pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllen ne barazim 1–1, u deshen gjuajtjet e penallive per te marre vesh kampionin, ku ne keto gjuajtje as Buffon e as Fabien Barthez nuk bene ndonje pritje. Momenti vendimtar qe vendosi finalen ishte penalltia e humbur nga David Trezeguet, i cili gjuajti topin fort, duke bere qe topi te shkonte ne travere te dilte jashte, duke lejuar Fabio Grosson qe te shenonte Golin e fitores per Italine. Buffon fitoi çmimin Yashin duke u shpallur portieri me te mire i turnamentit, per paraqitjet e tij te mira gjate kompedicionit, ku arriti te kryente 40 pritje. Perveç kesaj, ai ishte edhe ne formacionin me te mire te turnamentit. Buffon e ruajti porten e paprekur pese here gjate turnamentit, duke arritur keshtu ne kuoten e gjashte ndeshjeve pa pesuar Gol ne Kupen e Botes. Buffon perfundoi i dyti ne garen per te fituar Topin e Arte mbrapa partiotit te tij Cannavaro dhe i teti ne garen per Lojtarin Boteror i Vitit, kurse per performancat e tij gjate vitit 2006, ai u zgjodh ne 2006 FIFPro World XI dhe ne 2006 UEFA Skuadren e vitit.



                                     

2.4. Karriera nderkombetare Pas fitores se Kupes se Botes: Donadoni dhe rikthimi i Lippit

Buffon u emerua kapiteni i kombetares nen drejtimin e trajnerit Roberto Donadoni per Euro 2008 per shkak te mungeses se Fabio Cannavaros i cili nuk ishte thirrur per shkak te nje demtimi. Ne ndeshjen e dyte te fazes se grupeve kunder Rumanise, Buffon priti nje penallti nga Adrian Mutu, me ndeshjen qe ne fund u mbyll me rezultatin 1–1 duke mbajtur shpresat gjate te Italise per nje kualifikim per ne raundin tjeter. Buffon e mbajti porten e paprekur ne ndeshjen e fundit te fazes se grupeve kunder Frances, duke ndihmuar Italine te fitonte ndeshjen me rezultatin 2–0, duke i lejuar atyre per te shkuar ne çerek–finale. Italia u eleminua ne çerek–finale nente dite me vone, pasi barazimi 0–0 ne kohen e rregullt dhe shtese, beri qe Italia te humbiste 4–2 ne gjuajtjet e penalltive nga fituesit e mevonshem te turnamentit, Spanja. Buffon priti nje penallti, dhe ne fund ishte ne skuadren me te mire te turnamentit.

Pas rikthimit te Lippit, Buffon u konfirmua si portieri titullar. Ai luajti ne te tre ndeshjet e fushates zhgenjyese te Italise ne Kupen e Konfederatave 2009 qe u zhvillua ne Afriken e Jugut, ku ata e perfunduan grupin me tre pike sebashku me dy skuadra te tjera te grupit, por Italia u eleminua pasi kishte golavarazh me negativ. Megjithate, ai serisht e ruajti pozicionin e tij dhe luajti ndeshjen e 100 me kombetaren me 14 nentor 2009 ne nje ndeshje miqesore kunder Hollandes. Ai ishte nje lojtar kyç i Italise ne kualifikueset e Kupes se Botes 2010 me Italine qe u kualifikua per ne finalet e kompedicionit si e pamposhtur.

Ne Kupen e Botes 2010, Buffon u zevendesua ne fund te pjeses se pare ne ndeshjen hapese te Italise kunder Paraguajit pasi kishte nje problem me nervin statik. Pas kesaj, ai nuk luajti asnje ndeshje ne turnament dhe zevendesuesi i tij ishte Federico Marchetti. Italia zhgenjeu dhe deshtoi te fitonte ndeshjen. Ai u eleminuan nga Kupa e Botes qe ne fazen e grupeve duke e mbyllur ate ne vendin e fundit me dy pike. Kjo gje solli edhe shkarkimin e Lippit.

                                     

2.5. Karriera nderkombetare Epoka Prandelli: Kapiten i Italise dhe finalist i Euro 2012

Pasi Cannavaro u terhoq nga futbolli nderkombetar, Buffon u be kapiteni ri i Italise nen drejtimin e trajnerit te ri Cesare Prandelli. Me 9 shkurt 2011, pasi u rikthye pas nje demtimi, Buffon luajti ndeshjen e tij te pare zyrtare si kapiten ne nje ndeshje miqesore kunder Gjermanise qe u luajt ne Dortmund. Me 6 shtator 2011, pas fitores 1–0 kunder Sllovenise, Buffon vendosi rekordin per numrin me te madhe te minutave pa pesuar Gol ne kualifikueset e nje Europiani, duke arritur shifren 644 minuta pa pesuar. Italia u kualifikua per ne finalet e Euro 2012 dy ndeshje para mbarimit te kualifikueseve. Me 15 nentor 2011, ne nje ndeshje miqesore kunder Uruguajit, Buffon kaloi Dino Zoff per numrin e ndeshjeve me Italine, duke u bere lojtari i trete ne histori me shume ndeshje pas mbrojtesve Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini me 112 ndeshje. Ai ishte zgjedhur serisht si portieri titullar i Italise ne Euro 2012, sebashku me gjashte lojtare te tjere te Juventus, duke udhehequr Italine qe u kualifikua per ne Europian si e pamposhtur, me Buffon qe pesoi vetem dy Gola gjate kualifikueseve.

Ne Euro 2012, Buffon luajti si kapiten gjate gjithe turnamentit. Ai e majti porten e paprekur ne ndeshjen e trete dhe te fundit te fazes se grupeve kunder Republikes se Irlandes, dhe ne çerek–finale kunder Anglise, ai beri nje pritje te shquar kunder Ashley Cole ne gjuajtjet e penallive, duke bere qe ai te zgjidhej lojtari i ndeshjes. Ne ndeshjen gjysme–finale kunder Gjermanise, Buffon beri disa pritje te rendesishme, duke u mposhtur vetem nga penalltia e Mesut Özil ne minuten e 92. Italia fitoi ndeshjen me rezultatin 2–1 duke u kualifikuar per ne finale kunder kampioneve europian dhe boteror te Spanjes, me Italine e cila kishte barazuar me ta ne ndeshjen e pare te fazes se grupeve. Fitorja ne gjysme–finale e kualifikoi Italine direkt per ne Kupen e Konfederatave 2013. Italia u mposht nga Spanja me rezultatin 4–0 ne finale duke bere qe Spanja te fitonte titullin e trete madhor rresht. Buffon u zgjodh serisht ne skuadren e turnamentit fale performancave te tij.

                                     

3. Lidhjet e jashtme

  • Gianluigi Buffon Player Profile and Stats at Footbalistic
  • Profile on Juventus official website
  • Career timeline, photo gallery, and detailed statistics at footballdatabase.com
  • Official site Stampa:It Stampa:En
  • ESPN Profile
  • Gianluigi BUFFON Fan Club