Back

ⓘ Liqeni i Butrintit. Liqeni ndodhet ne juglindje te Sarandes dhe ne afersi te Parkut Kombetar te Butrintit ne rrethin e Sarandes. Liqeni ka nje siperfaqe prej rr ..




Liqeni i Butrintit
                                     

ⓘ Liqeni i Butrintit

Liqeni ndodhet ne juglindje te Sarandes dhe ne afersi te Parkut Kombetar te Butrintit ne rrethin e Sarandes. Liqeni ka nje siperfaqe prej rreth 16.3 kilometra katrore, thellesia mesatare arrin rreth 14 metra, kurse thellesia maksimale arrin deri ne 21 metra. Liqeni eshte 7.1 kilometra i gjate dhe deri ne 3.3 kilometra i gjere. Sasia e permbajtjes se kripes te ujit luat ne varesi te kohes kur krijohet batica ose zbatica.

Laguna ne fundin jugor te saj eshte i lidhur me detin Jon me ane te kanalit Vivar, qe ka nje gjatesi prej rreth 2.5 kilometrash. Liqeni dhe rrethinat e tij u formuan ne formen e nje kuaternari. Para rreth 3000 vitesh zona ishte nje gji detar. Pellgu ne jug te kanalit te sotem para shume kohesh permbytej nga ujerat e detit Jon, si dhe nga prurjet e vazhdueshme te lumenjve Bistrica dhe Pavlla. Diku nga viti 100 zona fushore ishte zgjeruar aq shume, sa qe romaket filluan ti perqendronin trupat e tyre aty prane.

Ne veri te kananlit liqeni ndahet me detin nga nje koder me lartesi prej 240 metrash, e cila deperton per se gjati ne brendesi te tij. Ne bregun lindor liqeni arrin deri ne rreze te malit te Miles, i cili ka nje lartesi prej 695 metrash. Laguna deri ne vitin 1958 furnizohej me ujerat e lumit Bistrica, por rrjedha e lumit pak para fundit verior eshte devijuar artificialisht per ne det, pas ndertimit te kanalit Çuka. Ne fundin e liqenit kane percipituar shtresa te pajeta e pa oksigjen te hipolimnionit, te cilat jane krijuar nga temperaturat, ndersa shtresa e siperme e liqenit deri ne nje thellesi prej rreth tete metrash eshte e pasur me oksigjen.

                                     

1. Flora dhe fauna

Veçanerisht ne fundin verior dhe ate jugor liqeni eshte i rrethuar nga zona shume te lageshta, qe perkohesisht mund te ndodhen edhe te tera nen uje. Brigjet jane zona me kallamishte, te cilat bejne dhe pastrimin e ujit qe rrjedh per ne liqen. Keto zona jane dhe vendi ku jetojne disa lloje shpendesh, prej te cilave nga me tipiket jane pulat e pellgjeve "Gallinula", disa zogj kengetare si gardelinat dhe kanerinat "Acrocephalus arundinaceus", si dhe zogu i rrezikuar "Ixobrychus minutus". Ndryshe nga fundi jugor i liqenit qe ka ujera te kripura qe depertojne nga deti, zonat me lageshti te fundit verior permbajne uje te embel.

Ne juglindje te liqenit te Butrintit gjendet dhe nje liqen me i vogel me emrin liqeni i Bufit, forma te cilit i perngjan nje trekendeshi te tejzgjatur. Liqeni i Bufit, i quajtur ndryshe edhe liqeni i Rrezes, ka nje gjatesi prej gati dy kilometra dhe nje thellesi mesatare prej gati nje meter. Tokat bujqesore ne bregun e tij lindor kalojne gradualisht ne nje zone kodrinore qe shtrihet ne rreze te malit te Miles. Deri ne vitet 60-te liqeni kishte uje te ndenjur. Liqeni i Bufit dikur ishte ne fundin e pjeses jugperendimore i lidhur me liqenin e Butrintit, kurse sot lidhja e tij behet me te nepermjet nje kanali qe gjendet ne veri te tij. Qysh prej asaj kohe uji ka ne permbajtjen e tij sasira te konsiderueshme te kripes. Zona midis dy liqeneve jane te lageshta, qe perkohesisht mund te ndodhen te mbuluara nga uji. Ne tokat moçalore midis dy liqeneve ngrihet kodra Kalivo me lartesi 81 metra. Karakteristike per kete koder eshte se ajo ne epoken e bronxit ka qene e banueshme, kurse ne shekullin e 6-te para Krishtit ishte e rrethuar me nje murr mbrojtes, qe arrinte deri ne 1300 metra gjatesi.

Liqeni i Butrintit dhe zonat e lageshta perreth saj mbrohen nga Konventa Ramsar. Fundi jugor i kesaj zone eshte pjese e Parkut Kombetar Butrinti. Ne zonat perreth liqenit te Butrintit jetojne 14 lloje kafshesh qe jane vleresuar si te rrezikuara nga shfarrosja. Ne asnje zone tjeter te Shqiperise nuk jane gjetur kaq shume lloje kafshesh. Numri i zogjve arrin ne 246, jane numeruar rreth 25 lloje reptilesh e 10 lloje amfibesh. Krahas tyre eshte vertetuar qe jetojne dhe rreth 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitaresh.

Bretkosa epirjote rana epeirotica, breshka testudo marginata, boa e reres eryx jaculus dhe zhapiku podarcis taurica jonica jane disa nga kafshet tipike qe jetojne ne menyre te vazhdueshme ne zonat perreth liqenit te Butrintit. Edhe per shpendet shtegetare, sie disa lloje zogjsh, rosat "Aythya ferina", "Podiceps cristatus" dhe "Tachybaptus ruficollis", apo pula "Gallinula chloropus" etj. liqeni ofron kushte te favorshme per tu ushqyer dhe shumuar.

Edhe Breshka e detit "Caretta caretta", qenie e rralle e rrezikuar nga shfarrosja, eshte pare nga peshkataret te notoje ne ujerat e liqenit te Butrintit. Foka mesdhetare monachus ne dokumente te ndryshme figuron si banore e liqenit te Butrintit, por kesaj hipoteze sot mund ti vihet me te drejte nje pikepyetje, pasi gjurmet e fundit te ekzistences se saj, sipas shkencetareve shqiptare, datojne me vitin 1999. Atehere ajo u verejt dhe u vertetua se jetonte prane gadishullit te Karaburunit. E megjithate mendohet qe foka mesdhetare here pas here te braktise zonat e saj te jeteses ne Greqine veriore dhe ti afrohet per shkaqe te ndryshme bregdetit shqiptar.

Furnizimi i pamjaftueshem i liqenit te Butrintit me uje te embel do te kishte si rrjedhoje rritjen e eutrofise, d.m.th. te mungeses se oksigjenit ne uje, nga ku mund te çliroheshin edhe gaze helmuese nga fundi i liqenit. Per te parandaluar kete proçes, qe rrezikon barazpeshen dhe faunen e liqenit jane marre masa per rritjen e furnizimit te liqenit me uje te fresket, gje qe ka çuar ne permiresimin e dukshem te kualitetit te ujit.

Qysh prej vitit 1968 ne liqenin e Butrintit kultivohet rritja artificiale e midhjeve te zeza te detit Mytilus galloprovincialis, sasia e grumbullimit te cilave shkon nga 2000 deri ne 7000 kilogram ne vit. Me grumbullimin e midhjeve ne periudha te caktuara arrijne te punesohen deri ne 250 persona njeheresh.

                                     
  • Shqipëri. Liqeni i Shkodrës Liqeni i Ohrit Liqeni i Ohrit Liqeni i Prespës Liqeni i Fierzës Laguna e Karavastasë Liqeni i Butrintit Liqeni i Butrintit dhe Fshati
  • fshatin Manastir, por nga ana tjeter ndodhet qyteti antik i Butrintit liqeni i Butrintit si dhe ishujt e saj. Shoqata e komunave Arkivuar nga origjinali
  • duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden
  • se liqeni dhe masa ujore e saj vazhdimisht përzihet. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës
  • Butrintit - liqeni i Butrintit në J. Hon i Lepurave - vend shkëmbor me një hon, me një pyll pranë, në JP. Hund e Kuqe - hundë buzë detit e cila i takon
  • Megjithëse Liqeni i Butrintit u njoh më tej si një ligatinë me rëndësi ndërkombëtare i përcaktuar sipas Konventës Ramsar. Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet