Back

ⓘ Referate roli i gruas. Kosova e grat pas lufte e pas lufte referat. Te premten 23 nentor 2007, ne oren 20:30 te mbremjes Auditorium Casa Toniolo, Conegliano Ven ..




                                     

ⓘ Referate roli i gruas

Kosova e grat pas lufte e pas lufte referat.

Te premten 23 nentor 2007, ne oren 20:30 te mbremjes Auditorium Casa Toniolo, Conegliano Veneto u zhvillua nje konference importante ne takim me drejtuesen e organizates humanitare Vajzat ne Kastriot zonjen dr Luljeta Selimi e cila per nje kohe te gjate ndodhet ne Itali ne konferenca te ndryshme mbajtur ne disa qytete importante si Bolonja, Firence, Verona, Conegliano Koferenca e degjuar nga publiku me interes te veçante rreth ngjarjeve te dhembshme te luftes ne Kosove dhe pasojat e demet e medha qe kane pesuar mijera familje, gra dhe femije te mbetur jetim shoqeruar me filmime video dhe foto te ndryshme nga frontet e luftes e viktimat e saja, ku me shume gra femije e pleq, po edhe me librin qe Luljeta ka nxjerre ne shtyp para disa vitesh titulluar Rrefime Tronditese qe sot e shoqeron ate kudo, i perkthyer ne disa gjuhe te huaja.

Aktualiteti i gjendjes se ketyre familjeve, grave dhe femijeve te mbetur pa asnje mbeshtetje morale e ekonomike si edhe mundesia e kurimit te tyre fizikisht ne spitalet perkatese vendase eshte e pamundur te perballohet nga situata qe eshte ne Kosove. Prandaj thirrja e stafit te organizates Jeta ne Kastriot dhe e prezantimit direkt me publikun italian dhe perfaqesues politik kultural nga rrefimet e Luljetes arrijne te gjejne krah dhe mundesi te ndryshme per ndihma dhe mbeshtjetje materiale dhe morale si edhe mundesi te pranimit te pacienteve ne spitalet italiane. Kjo duhet arrire me nje pune te madhe se bashku te komuniteteve shqiptare ketu ne Itali edhe kudo, mbeshtetur ne komunat perkatese dhe ftesave per konferenca te tilla kesaj organizate.

Ftesa qe ju drejtua nga shoqata Iliria e zones Conegliano Veneto zonjes Selimi, koordinuar ne kete takim important nga Mardena Kelmendi ku me zonjen Luljeta Selimi eshte njohur nepermjet internetit dhe fakteve qe me vone u prezantua dhe ne nje takim ne Prishtine menjehere me pas u be anetare edhe ne forumin e gruplistes teutatshqiptare ne bote ku jane gra e vajza shqiptare nga te gjitha trevat dhe qe bejne pjese prej shatet vitesh te nje aktiviteti te madh te gruas edhe virtualisht duke koordinuar keshtu probleme aktuale shoqerore e civile si nga ana kulturore ashtu edhe ajo humanitare Deshira per te qene solidare dhe ndjere te njejtat emocione me nenat dhe motrat femijet jetime, te semuret qe gjinden here mbas here ne spitalet italiane apo gjetke bejne qe ky solidaritet dhe komunikim virtual te sjelle edhe mundesi te medha e fakte reale ne takime e vepra me sejcilen anetare te ketij forumi.

Fakt qe me kete koordinim komunikimesh e takimesh ardhja e zonjes Luljeta Selimi me ndihmen e Servitium ONLUS dhe njekohesisht ndihmen ANOLF ne Itali u bene edhe nje sere pershendetjesh e takimesh me keto anetare kudo qe ka ndaluar ne konferencat e saja sa domethenese aq edhe aktuale, Fatmira Musaj, Gentiana Marku, Ledia Selimi, Erin Suzuci, perfaqesuese te shoqates Iliria dhe AFIN krijuan kete konference ku moren pjese personalitete te politikes dhe kultures Me ndihmesen e veçante te perfaqesuesit komunal te Trevizos zotit prof Franco Marchuci, te ftuar kryetar i Sindikatave Bagliana, nenkryetari politik Da Ros, dhe nga Torino ftuar nga shoqata Iliria Dott Giovani Firera konsull i nderit te Shqiperise Mbas rrefimeve dhe prezantimit te zonjes Luljeta Selimi per aktualitetin e faktet jetike te motrave dhe femijeve jetim, gjendjen e jashtezakonshme qe ata kolojne ne situata jo te mira si ekonomike dhe shendetesore, fjalen e morri zoti Bagliana ku mes te gjithash shtoj:

- Ndihem teper i emocionuar per kete fakt ne te cilin çdo mashkull dhe njeri ndihet fajtor, sejcili duhet te ndjej brenda vehtes dhembjen dhe gjendjen e veshtire te ketyre femijeve jetim dhe ketyre grave pa mbrojtje. Mendoj qe ky projekt te mbeshtetet nga gjithe opinioni italian dhe te kerkojme se bashku nje bashkepunim me komunitetet shqiptare qe jane ketu per te dhene sa kemi mundesite tona ndihmen humane dhe mbeshtesim punen e stafit organizues Jeta ne Kastriot Zonjusha Erin Suzuci me pas kerkoj pyetje te ndryshme nga publiku prezent te cilet ishin kryesisht president shoqatash Italiane te karitasit, motrat e nderit, dhe shqiptare si edhe perfaqesues komunitetesh, nga te cilet zoti Gjergj Lleshaj si nenkryetare per Lidhjen Shqiptare Arbereshe ne Itali president i Grupit Ansambli Shqiponja morri fjalen duke sjelle pershendetjet dhe gadishmerine e komunitetit te Friulit Udine per kete fakt aktual dhe kerkoj edhe mundesine e ndihmave te vete komunitetit shqiptare kudo ne bote qofshin privat apo institucional. Pershendetje te shumta erdhen nga motrat Kosova, Maqedonia, Shqiperia, Çameria, Mal i Zi, Çameria qe ishin edhe pjesetare ne salle po keto pershendetje u dhane nga interneti, si edhe nga komunitete e grave Gjermani, France, Suedi, Belgjike, Stati Uniti anetare te forumit teutatshqiptarenebote dhe te forumeve te tjera!

Zoti Firera pasi pershendeti edhe ne emer te gjithe komuniteteve shqiptare ne te cilat merr pjese vazhdimisht, si nga ana kulturale dhe ajo shoqerore ekonomike, solli projektin e tij te nje takimi te ardhshem ne Piemonte mes komuniteteve italo-shqiptare te cilin do ta zhvilloj ne kete zone me perfaqesuesen dott Luljeta Selimi ne vazhdim te ketyre konferencave ne shkurtin e ardhshem 2008, gjithmone duke ju bazuar mbare organizates se gruas shqiptare per Italine ku jane edhe takuar ne festa e aktivitete te ndryshme.

Aktiviste, intelektuale humane dhe shtepijake qe kane dhene kudo gatishmerine e pa kursyer ne ndihme te çdo fakti te tille qe jane ballafaquar ketu ne emigracion mbeshtetur edhe Lidhjes Shqiptare Arbereshe me komunitetet e tyre jane keto nje pjese e mire te anetareve te forumit teutatshqiptarenebote qe me fjalen dhe kurajon gatishmerine e komunikimit arrijne edhe te tilla mrekulli realisht.

Shpirti i gruas eshte i kristalte, ajo qe lind krijesen me dashuri, perkund djepin dhe jep bekimin me qumeshtin e saj, nuk mund te pranoj dhembjen sjelle nga krijesa e saj, Gruaja shqiptare ne shekuj ka qendruar prane djepit pushkes edhe penes, ka qendruar ne historine mbare kombetare nje figure e rralle dhe e qendrueshme balle çdo situate Sot kjo figure pret vleresimin dhe mbrojtjen te drejtave te saja si morale dhe fizike Shpirti i çdo gruaje di te ringrihet dhe te jete solidare te jape ate qe mundet kudo ndodhet per tu ndjere nje dhe e pandare.

Ky shembull nuk u la pa u duartrokitur pasi edhe vete Luljeta pershendeti vecanerisht nje pjese te kesaj figure te bukur shpirterore teutatshqiptarenebote keto vajza dhe motra te cilat u bene nje shak i ketij takimi ne zonen e veriut te italise me keto vajza te cilat ka vite komunikim dhe mbeshtetje te plote shpirterore duke ofruar ndihmesen e tyre edhe keshtu: Gjate takimit ne Piemonte ne te cilin dott Firera organizon ne shkurt 2008 znj Luljeta do te jete e shoqeruar me te gjitha perfaqesueset e komunitetit shqiptare po edhe te komuniteteve te ndryshme te veriut dhe me pas keto gra se bashku organizojne festen e madhe te 8 marsit pikerisht me temen e ketij takimi, nje feste e cila do te jete madheshtore dhe me nje qellim te vecante ZEMRA E GRUAS SOLIDARE projekt i cili u tha ne mbyllje nga pjesmareset Zonjat Irena Lleshaj Najada Jasa Udine, zonjat Arta Mezini, Besnike, Nirvana Pistulli Rome, Albana Temali Bologna, Zonjat Ledia Selimi, Flutura Bejko, Vitorio Veneto, Zonjat Vitore Leka Stefa, Erina Karolina Geci, Guliana Jorganxhi Trieste, zonjusha Nazoralda Gjoshi Milano, Zonjusha Liri Mustafa Rimini Ne mbyllje u vizituan me interes librat shqip te perkthyer ne italisht gjermanisht, anglisht Rrefime Tronditese dhe shoqeruar me nje koktej mes gjithe te ftuarve dhe percjellja e zonjes Luljeta Selimi qe vazhdon udhetimin e saj per ne Gjermani!

Ne emer te zonjave Fatmira Musaj dhe Gentiana Seiti Marku perfaqesuese te gruas ne shoqaten Iliria, ju pershendes dhe falenderojme te gjithe pjesmarresit! I Urojme organizates Jeta ne Kastriot pune te mbare dhe mundesi te medha per te arritur qellimin e tyre human, qellim qe na takon te gjitheve!Zonjes Luljeta rruge te mbare dhe suksese kordinatore evenimentit dhe zedhenese per ju ne kete material

Autor arjan shoshi