Back

ⓘ Taktika dhe planifikimi. Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit, se kendejmi ruajtja e rendit dhe qetesise publike si objektiva ne fushen e sigurise jane syni ..




                                     

ⓘ Taktika dhe planifikimi

Parandalimi dhe luftimi i kriminalitetit, se kendejmi ruajtja e rendit dhe qetesise publike si objektiva ne fushen e sigurise jane synim primar i çdo policie bashkekohore ne shtetet demokratike. Gjate veprimeve te veta konform ligjit dhe kushtetutes policia ndermerr masa dhe veprime te caktuara konform situates konkrete per te realizuar objektivat e veta te percaktuara me plane strategjike gjithnje konform mandatit te vet formal. Siç u cek me lart te percaktuara me ligj dhe kushtetute. Nder ato veprime te shpeshta te operacioneve policore te karakterit kriminalistiko-procedural penal eshte edhe bastisja, veprim policor i percaktuar me dispozite konkrete ligjore. Edhe dispozitat e kodit tone penal dhe atij procedural e rregullojne decidivisht çeshtjen e bastisjes. Motivimi dhe orientimi im per temen bazohet ne rendesine e bastisjes si veprim kompleks dhe i shumellojshem penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili ndermerret me qellim te gjetjes se personit dhe arrestimit te tij. Me qellim te gjetjes se mjeteve te rendesishme per nevoja te procedures penale te cilat do te shikohen, do t`i nenshtrohen ekspertizes ose do te ekspozohen per tu njohur. Siç tregon vet titulli i punimit te diplomes permbajtja dhe analiza e tij eshte e kushtezuar dhe e bazuar ne diç qe ka rendesi jashtezakonisht te madhe per nje bastisje te suksesshme. Ne kete kontekst theksin gjate punimit do ta vejme ne planifikimin dhe taktiken e bastisjes posaçerisht ne rregullat te cilat jane te precizuara ne" Kodin e Procedures Penale te Kosoves”. Do te bazohemi ne literaturen nga lendet universitare te mbajtura gjate studimeve siç jane ”Hyrje ne Kriminalistike”," Taktika Kriminalistike”," E Drejta e Procedures Penale” te ligjeruara nga profesoret me eminent te ketyre fushave, siç jane: Doc. dr. Borislav Petrović, Doc. dr. Nedžad Korajlić, Prof. dr. Hajrija Sijerćić-Ćolić, Mr. sc. Haris Halilović, ligjerues te lendeve te lartcekura. Bastisja si nje nder temat me te perfolura ne publik dhe media, e cila perfolje pasqyron nje rivalitet ne mes te organizatave per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut ne njeren ane dhe organeve hetimore ne anen tjeter. Ketu bien ndesh pra efikasiteti me lirite dhe te drejtat e njeriut, te cilat vehen ne peshoje. Gjithmone organet hetimore akuzohen per mosrespektim te" Kodit te Procedures Penale” ne ndjekjen e procedures gjate kryerjes se bastisjes.

Pra bastisja e pa bazuar prek te drejtat e shtetasve te garantuara me kushtetute, siç jane paprekshmeria e baneses, fshehtesia e korrespodences. Prandaj bastisja zhvillohet vetem atehere kur ekziston dyshimi i bazuar se personi fsheh prova materiale ose sende ne trupin e tij, ne vende ose banesa dhe vetem me miratimin e gjykates. Gjykata vepron vete ose urdheron qe veprimi te kryhet nga zyrtaret e policise te caktuar me vendim.

Normalisht per keqperdorime te mundshme te organeve policore gjate bastisjes nuk kemi te dhena zyrtare apo ndonje raport te ndonje organizate joqeveritare, mirepo eshte nje qendrim i pergjithshem publik se shume pak respektohet procedura e rregullte ligjore per bastisje. Duke u nisur nga keto qe u tha dua te rikujtoj rendesine e bastisjes si mase operative, hetimore, kriminalistike e cila ne mbrendsine e vet eshte nje aktivitet shume kompleks dhe shume i rendesishem me te cilin arrihet deri tek provat dhe indicet materiale gjegjesisht deri tek objektet dhe gjurmet e vepres penale si dhe zbulimi dhe arrestimi i kryesit te vepres apo personave te cilet kerkohen.

Ne kuader te veprimeve hetimore" Kodi i Procedures Penale te Kosoves” njeh keto veprime:

  • 2. Marrja ne pyetje e deshmitarit ;
  • 5. Inspektimi i vendit te ngjarjes dhe rikonstruktimi dhe
  • 4. Kontrolli dhe konfiskimi i perkohshem ;
  • 1. Marrja ne pyetje te pandehurit ;
  • 3. Ekspertiza ;
  • 6. Identifikimi i personave dhe sendeve.

Ne shume shtete keto veprime me te drejte quhen veprime argumentuese.

Qellimi – Qellimi i ketij punimi te diplomes eshte shqyrtimi dhe elaborimi sa me i mire dhe me profesional ne menyre qe rezultatet e arritura t’u sherbejne te gjithe atyre qe kane interesime teorike nga kjo fushe si dhe t’u sherbeje edhe te gjithe atyre te cilet praktikisht ndeshen me kete problematike ne punen e tyre te perditshme.

                                     

1. Metodologjia e punimit te diplomes

Ne shtjellimin e kesaj teme jam sherbyer me metodat e pergjithshme relevante metodologjike siç jane:

  • Statistika.
  • Sinteza
  • Analiza
  • Deskripsioni
  • Krahasimi

Analiza - Metode studimi me te cilen e tera zberthehet ne pjeset e veta perberese, me qellim qe te zbulohet ndertimi i se teres dhe lidhjet ndermjet pjeseve. Ne procesin e njohurise shkencore alanila eshte e para dhe me themelorja. Sinteza - eshte metoda me tipike te ashtuquajturave metoda sintetike e cila drejtpersedrejti mbeshtetet ne proceduren e bashkimit-ngjitjes se elementeve te nje tersie. Pra kete metode e kemi perdorur duke analizuar e hulumtuar te gjitha tekstet universitare dhe te gjitha dispozitat ligjore te cilat percaktojne dhe definojne bastisjen si veprim kriminalistik. Me metoden e sintezes kemi bashkuar qe gjitha ato te dhena te duhura qe nje bastisje te jete efikase.

Deskripsioni - Me kete metode jam sherbyer per te pershkruar te gjitha masat dhe veprimet te cilat merren gjate bastisjes duke shfrytezuar te gjitha njohurite e mia te fituara gjate studimeve, tekstet universitare, dhe" Kodin e Procedures Penale te Kosoves”. Krahasimi - Meqenese bastisja eshte aktivitet operativ procedural-kriminalistik shume delikat kam bere nje krahasim ne mes te sistemit monist ku bastisja eshte bere ne menyre shume te vrazhde dhe te drejtat e njeriut po thuaj se nuk jane respektuar fare dhe nuk eshte marre leje nga gjykata dhe sistemet demokratike ku bastisja zhvillohet ne baze te situates te krijuar por gjithmone konform ligjit te procedures penale dhe me lejen e gjykates. Statistika – Po thuaj gjate gjithe punimit te diplomes me ka sherbyer kjo metode duke u bazuar ne disa statistika por jo zyrtare, kam vleresuar te gjitha leshimet dhe shkeljet qe behen gjate bastisjes.

                                     

2. Perkufizimi konceptual i bastisjes

Bastisja apo kontrolli siç e ka emertuar ligjvenesi eshte veprim penalo-procesor dhe kriminalistik, i cili njekohesisht merret me qellim te gjetjes se personit te dyshuar dhe arrestimit te tij ose me qellim te gjetjes se mjeteve te rendesishme per nevoja te procedures penale.

Bastisja ndahet ne:

  • a) Bastisje si veprim hetimor
  • b) Bastisja provizore per çeshtje sigurie

Bastisja per çeshtje sigurie eshte e rregulluar me nenin 204 te" KPPK Kodi i Procedures Penale te Kosoves” dhe perfshin kontrollin apo bastisjen personale kontrollin e personave dhe eshte kontroll te cilin mund ta beje policia kur ekziston rrezik qe personi te kete arme ose mjete tjera te rrezikshme qe mund te perdoren per sulm apo per veteplagosje. Bastisja provizore per çeshtje sigurie nuk perfshin bastisjen e personave ne kuptimin e veprimit hetimor, por eshte e kufizuar ne kontroll per arme ne rrobat e jashtme te personave e sidomos ne verifikimin provizor te valixheve ose automjeteve te cilat jane nen kontrollin direkt te personit te tille Neni 204 paragrafi.2 KPPK

Bastisja si veprim penalo-procesor gjithmone ka karakter represiv, nepermjet te cilit gjurmohet me ndihmen e shqisave si dhe te pajisjeve teknike. Per kete arsye, dyshimi per ekzistimin e vepres penale konkrete duhet te jete ne nivel te dyshimit te bazuar. Dallimi tjeter midis bastisjes si veprim hetimor dhe bastisjes provizore per çeshtje sigurie qendron edhe nga pikepamja e bazes ligjore. Keshtu, bastisja provizore per çeshtje sigurie e personave zbatohet ne menyre direkte, ne baze te normes ligjore Neni 204, KPPK, kurse bastisja si veprim hetimor behet ne baze te mandatit te gjykatesit, por ne raste te jashtezakonshme Neni 245, paragrafi 1 KPP edhe pa mandat te gjykatesit”. Ne nenin 240 paragrafi 1 te" KPPK Kodi Procedures Penale te Kosoves” si objekt i bastisjes paraqitet shtepia, lokalet tjera dhe te prones. Me nocion" lokalet tjera” nenkuptohen edhe mjetet e transportit, objektet publike. Gjithashtu mendojme se kjo perfshin edhe hapesirat e hapura si parkun, pyllin sheshin, shetitoren etj. Pra bastisja mund te jete:

  • Bastisje e hapesires se hapur ;
  • Bastisje e pasurise dhe
  • Bastisje e shtepise dhe lokaleve tjera ;
  • Bastisje e personave.

Per ndryshim nga" KPPK” ka raste ne shtete tjera qe" KPP” parasheh edhe bastisjen e zyrave te avokatit sipas procedures te percaktuar me pare.

Bastisja mund te behet ne baze te mandatit per bastisje te leshuar nga gjyqtari i procedures paraprake nenet 240-244 KPPK dhe pa mandat neni 245 KPPK.

                                     

3. Korniza juridike per bastisje

Duke u nisur nga ajo se bastisja eshte veprim hetimor proceduralo-kriminalistik do te ndaliemi tek procedurat dhe kushtet juridike te cilat ekzistojne dhe duhet te ndermerren gjate kryerjes se bastisjes." Kushtet per kontroll apo bastisje jane rregulluar me Nenin 240 te Ligjit, sipas te cilit gjyqtari i procedures paraprake mund ta urdheroj bastisjen e shtepise, lokaleve tjera dhe pasurise se personave te caktuar nese ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer veper penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare dhe nese ekziston mundesia reale qe rezultati i bastisjes te jete arrestimi i atij personi apo zbulimi dhe konfiskimi i provave te rendesishme per proceduren penale”. Pra krahas dyshimit te bazuarb kerkohet edhe ekzistimi i te ashtuquajtures" mundesi reale” qe rezultati i bastisjes te jete arrestimi i personit te dyshuar apo zbulimi dhe konfiskimi i provave te rendesishme per proceduren penale. Edhe ne rastet kur personi nuk eshte i dyshuar se ka kryer veper penale bastisja munde te urdherohet vetem nga gjyqtari i procedures paraprake ne dy raste:

  • Emertimin e vepres penale lidhur me te cilin leshohet urdhri ;
  • Pershkrimin e posaçem te personit, lokaleve dhe prones te cilat do te bastisen dhe informatat tjera te rendesishme per bastisje.
  • Kur realisht besohet se rezultat i bastisjes do te jete arrestimi i te pandehurit ose
  • Pershkrimin e objektit i cili kerkohet me bastisje ;
  • Kur eshte e domosdoshme te ruhet prova e vepes penale ose te konfiskohen objektet e caktuara te cilat nuk mund te ruhen apo te merren pa bastisje dhe kur ekziston mundesia reale qe provat apo objektet e tilla te gjenden ne lokalet apo pronen e cila duhet te kontrollohet. ”Autorizimin per dhenien e urdhrit per bastisje e ka ekskluzivisht gjyqtari i procedures paraprake”. Urdhri per bastisje jepet me aktvendim te formes se shkruar ne baze te kerkeses me shkrim te prokurorit publik ose ne rastet orgjente me kerkese policise gjyqesore, ky urdher permban
  • Identifikimin e personit kunder te cilit leshohet urdheresa ;
  • Arsyetimin e bazes per dyshim dhe mundesi reale, ne pajtim me nenin e 240 te" KPPK” Kodi i Procedures Penale te Kosoves ;

Urdherkontrollin e ekzekuton policia gjyqesore me ndihmen e nevojshmete zyrtareve te tjere te policise brenda dyzet e tete oreve nga leshimi i urdhrit”.

Per bastisje eshte i rendesishem edhe intervali kohor kur kryhet bastisja i cili eshte nga ora 06:00 deri ne ore 22:00 bastisja jashte ketij intervali kohor ndodh ne raste kur bastisja eshte filluar gjate ketij intervali kohor por nuk ka arrit te perfundohet dhe ne raste kur ka arsyje se vonesa mund te rezultoi me ate se personi ne kerkim mund te arratiset, gjurmet ose provat mund te asgjesohen, kjo lejon gjyqtarin e procedures paraprake te lejon fillimin e bastisjes edhe jashte ketij intervali kohor. Para fillimit te bastisjes policia gjyqesore duhet ti prezantoj personit te cilit i drejtohet urdhri dhe e njofton se ka te drejt te kontaktoj me avokatin e tij i cili ka te drejt te jete i pranishem gjate kryerjes se bastisjes. Ne raste kur personi kerkon qe avokati i tij te jete prezent gjate bastisjes policja gjyqesore shtyn kontrollin per bastisjen por jo me shume se 2 ore nga njoftimi i avokatit per bastisje. Por policja gjyqesore ndermerr masa per kufizimin e levizjes se personit ose personave qe gjenden ne lokalet ku do te behet bastisja. Ne raste te ngutshme mund te fillohet bastisja edhe pa perfundimin e kohes se ardhjes se avokatit. Para se te filloj bastisja policia gjyqesore i kerkon personit te dorezoj personin ose mjetet e kerkuara.

Mos informimi i personit per bastisje ndodh atehere kur pritet rezistence e armatosur nga personi ose kur ka dyshim se efekti i bastisjes mund te humbet po qe se nuk fillohet pa paralajmerim e sidomos kure bastisja behet ne lokale publike. Gjate bastisjes se shtepise apo lokaleve tjera pronari ka te drejt te jete prezent gjate bastisjes." Gjate bastisjes se personave, shtepise apo lokaleve tjera duhet te jene te pranishem dy persona te rritur si deshmitar”.

Duhet paralajmruar deshmitaret para fillimit te bastisjes qe te percjellin me vemendje se si po kryhet bastisja dhe njoftohen se kane te drejte te bejne verejtje nese ato do ti hasin ne procesverbalin te cilin do ta nenshkruajne. Pra per çdo bastisje te shtepise, lokaleve tjera duhet te perpilohet procesverbali i cili duhet te nenshkruhet nga personi te cilit i bastiset shtepija apo lokali. Ky procesverbal mund te nenshkruhet edhe nga avokati mbrojtes i personit te cilit i bastiset shtepija apo lokali ne qofte se eshte i pranishem, dhe nga personat pranija te cileve eshte e obliguar. Ne qofte se gjate bastisjes eshte hasur ne mjete apo prova te vepres penale per te cilen eshte zbatuar bastisja por qe tregojne nje veper penale e cila ndiqet sipas detyres zyrtare duhet te konfiskohen dhe te shenohen ne procesverbal dhe leshohet nje vertetim per gjerat e konfiskuara. Menjehere pas ketij veprimi njoftohet prokurori publike per fillimin e procedures se re. Gjerat e konfiskuara kthehen menjehere pasi qe prokurori publik zbulon se nuk ka baze per ndjekje penale e as ndonje baze tjeter per konfiskimin e mjeteve te cilat jane konfiskuar gjate bastisjes.

  • Bastisja pa urdherese te gjykates –" Ne raste te percaktuara qarte, policia mund te hyje ne shtepi apo ne hapesira te tjera dhe te beje bastisje pamandat, kur de fakto behet fjale per mandat gojor, i cili jepet ne vendin e ngjarjes”.
  • Bastisja me urdherese te gjykates - Duke u nisur nga ajo qe e drejta per privatesi, gjegjesisht respektimi i jetes familjare dhe shtepise eshte njera nder te drejtat themelore te njeriut, eshte e logjikshme se vetem gjatesi mund te urdheroj bastisjen, pra as nje organ tjeter shteteror, perveç gjykates nuk mund te urdheroj bastisjen as edhe prokurori, i cili udheheq procesin hetimor.

Sipas nenit 245 te" KPPK” policia munde te hyje ne shtepine, lokalin e personit pa mandat ne rastet kur: personi te cilit i bastiset shtepija apo lokali pajtohet me dije apo vullnet qe bastisja te behet ; kur ndonje person kerkon ndihme ; kur kryesi i kapur gjate kreyerjes se vepres duhet te arrestohet pas ndjekjes; kur e kerkojne kete si gurija e njerezve dhe pasurise ; dhe kur personi ndaj te cilit gjykata ka leshuar fletarrest gjendet ne shtepi apo ne lokale tjera.



                                     

4.1. Taktika Kriminalistike Kuptimi i Taktikes

Shprehja" taktike” vjen nga fjala greke" taktike – techne” qe do te thote shkathtesi veprimi”. Taktika kriminalistike eshte sistem metodash shkencore, te cilat zbatohen ne procesin e pergatitjes dhe te zhvillimit te veprimeve hetimore e gjyqesore me qellim qe veprat penale te zbulohen shpejt, te hetohen ne menyre te plote te gjithanshme dhe te parandalohen. Me zbatimin e tyre organi i procedures orientohet me shpejte dhe me lehte ne gjendjen e ngaterruar qe eshte krijuar nga kryerja e vepres penale, ne kuader te kesaj mund te permendimin metodot siç jane: Mbledh provat ne menyre operative, njeh menyrat, veprimet dhe qendrimet e fajtorit, zbulon shkaqet dhe motivet e verteta te vepres penale, krijon kushte per te dhene nje vendim te drejte te mbeshtetur ne ligj, merr masa per parandalimin e veprave penale.

Taktika kriminalistike studion si veprimtarine e atyre personave qe kane kryer vepren penale, ashtu edhe veprimtarine e subjekteve qe jane ngarkuar me ligj per zbulimin e mekanizmit te ngjarjes. Pra ne baze te kesaj qe u cek mund te themi se taktika kriminalistike eshte mjet i kriminalisteve per kunderveniet ndaj taktikes se krimineleve apo delikuenteve, te ashtuquajtures taktike e krimineleve.

Taktika kriminalistike i ofron modelet me optimale te veprimit kriminalistik te karakterit te pergjithshem, pra ato qe vazhdojne per te gjitha veprat penale. Ajo e ben lidhjen organike te menyres taktike dhe teknike te punes siç eshte e popullarizuar te thuhet, taktika ia jep shpirtin teknikes. Ne suaza te shkences se kriminalistikes nuk mund te ndermerret çfaredo mase apo veprimi taktik, teknik apo metodik pa zbatimin e rregullave dhe parimeve te taktikes kriminalistike”.

                                     

4.2. Taktika Kriminalistike Taktika e Bastisjes

Duke u nisur nga fjala taktike qe do te thote shkathtesi veprimi, do te fokusohemi ne ato veprime te cilat do te mirren ose parashihen se do te mirren gjate bastisjes. Pra ne kuadrin e taktikes se bastisjes eshte perpunuar aspekti kriminalistik i bastisjes se te gjitha objekteve. Taktika kriminalistike i perket strategjise kriminalistike si teresi gjate kryerjes se ketij veprimi hetimor. Ne te gjitha tekstet e kriminalistikes nje rendesi te veçant ka pergatitja per bastisje. Pra me kete nenkuptojme se kemi te bejme me nje segment te rendesishem gjate kryerjes se bastisjes. Shume autor tregojne elementet e pergatitjes per bastisje. Sipas tyre per kompletimin e nje bastisje qe ajo te kete rezultate te kenaqshme ata parashohin te nevojshme te percaktohet: Vendi ku do te kryhet bastisja, koha kur do te filloje bastisja, tiparet e personave qe do te bastisen, zgjedhja e drejt dhe numri i mjaftueshem i policeve qe do te marrin pjese ne bastisje. Nje rendesi tjeter eshte percaktimi i mjeteve apo paisjeve te nevojshme per bastisje. Si vazhdimesi e pergatitjeve duhet te percaktohet edhe mjeti i cili kerkohet per arsye se midis policeve apo personave te autorizuar per bastisje mund te kete te tille qe nuk jane ekspert te asaj fushe te ciles i perket mjeti i cili kerkohet,prandaj eshte e udhes qe ata te njoftohen me specifikat e mjetit qe kerkohet. Ne raste kur kemi bastisje urgjente te cilat behen praktikisht edhe pa pergatitje nga aspekti kriminalistik dallojme: Bastisjet me pergatitje dhe bastijse pa pergatitje.

Sipas mendimit te disa autoreve faza e pergatitjeve eshte nje prej momenteve vendimtare per suksesin e bastisjes, prandaj duhet qe ne te ardhmen bastisjet pa kurrfare pergatitje te jene shume te pakta ose te mos ndodhin fare. Pra edhe ne rastet me urgjente duhet te kemi disa pergatitje te improvizuara minimale pa te cilat po thuaj eshte e pamundur te behet bastisja.

                                     

5. Planifikimi

Planifikimi eshte funksioni kyq ne secilin nivel te menaxhimit. Ne nivelin e vijes se pare kjo eshte njera prej shkathtesive kryesore teknike e cila kerkohet. Secili aktivitet kriminalistik, ashtu edhe planifikimi i bastisjes e cili behet per arsye te kapjes se personit te dyshuar se ka kryer veper penale apo per qellim te konfiskimit te objekteve qe i takojne vepres penale nenkupton shpenzimin sa me pak te kohes, fuqise dhe mjeteve." Permbushja e ketij imperativi bazohet ne kryerjen paraprake te nje vargu te aktiviteteve te lidhura mire te karakterit ideor-krijues, keshtu qe procesi krijues i cili i paraprine realizimit te aktiviteteve te synuara quhet planifikim ndersa produkti i tij final plan”.

Ne pergjithesi, planifikimi eshte nje proces i vazhdueshem i pergatitjeve per aktivitetet ne disa prej pikave ne te ardhmen, pa marre parasysh se a behet fjale per gjysem oren e ardhshme apo disa vitet e ardhshme. Pavaresisht nga zona apo njesia perbrenda organizates, per te cilat menaxheri apo mbikeqyresi eshte pergjegjes. Te gjitha detyrat qe duhet te kryhen duhet t’i kene konsideratat e thella. Kjo perfshine ekzaminimet detale dhe sistemetike te gjitha aspekteve nga e cila faktikisht varet suksesi i ekipit si dhe i organizates”. Ne praktike, planifikimi nenkupton se mbikeqyresi, se bashku me punetoret e tij apo saj, percakton detyrat dhe menyren se si duhet arritur ato. Megjithate, planifikimi perfshin çeshtjet si ne vijim:

  • Kushtet e sigurise etj.
  • Marrja me çeshtjet e personelit,
  • Hapesire adekuate per pune,
  • Arritja me kohe e detyrave dhe objektivave,
  • Informimi me kohe i ekipeve tjera dhe nga ekipet tjera,
  • Benificionet, sherbimet,
  • Mirembajtja adekuate per pune,
  • Burimet materiale,

Kur mbikqyresit kane aftesi te krijojne nje hapesire te mire pune, punetoret mund te jene me efektiv.

Pergatitja e planit per bastisje

Per bastisje te shtepise apo lokaleve tjera eshte pothuaj e domosdoshme te hartohet plani perveç ne raste urgjente ku vonesa ne kohe do te rezultoje me mos kapjen e kryesit te vepres apo me mos gjetjen e mjetit i cili kerkohet. Por edhe ne raste urgjente nuk perjashtohet mundesia te bejme pergatitje te improvizuara dhe plani i shpejte me qellim te pershtatjes urgjente situates se krijuar taktike.

Ne kuader te pergatitjeve dhe planeve te bastisjes nder te tjera duhet te ndermerret:

  • Te definohet ke duhet kerkuar, gjegjesisht te behet lista ose plani operativ çka duhet kerkuar krejt, kurse paraprakisht te parashihet dhe definohet qka duhet kerkuar dhe cilat objekte mund te paraqiten perveç atyre qe kerkohen ;
  • Mbledhja e sa me shume te dhenave per objektin e bastisjes,
  • Te caktohen numri dhe struktura e ekipit operativ qe do ta kryeje bastisjen, percaktohet udheheqesi i ekipit, te behet ndarja e detyrave te punes mes tyre ”.
  • Te caktohet koha me e volitshme e bastisjes, te sigurohet pajisja e nevojshme per kryerjen e suksesshme te bastisjes ;
  • Te mblidhen dhe te analizohen informatat dhe shenimet per vetite e personit te i cili duhet te behet bastisja e baneses, ose lokaleve tjera dhe per sjelljen e mundshme te atij personi me qellim te zbatimit te masave adekuate te kujdesit te shtuar ;
  • Te definohet ku duhet kerkuar te gjitha mundesia e fshehjes dhe sa duhet shkuar larg ne çmontimin e mobileve, mihje, etj ;
  • Mbledhja e informatave per ate se kush krejt dhe ne çfare kohe gjendet ne banese apo ne objektin tjeter ku duhet te behet bastisja;
  • Te vleresohet dhe te definohet se tek kush duhet te behet ende bastisje e baneses dhe lokaleve tjera sinkronizimi i shume bastisjeve;
  • Sipas mundesise sigurimi i planit te nderteses shtepise, ose te behet skica e truallit te lokaleve ku kryhet bastisja;

Ne fund duhet paralajmeruar se te gjitha masat dhe aktivitetet te cilat duhet te ndermerren ne kuader te planifikimit dhe pergatitjeve per bastisje duhet te mbeten fshehtesi. Ne qofte se verejme se nuk eshte ruajtur fshehtesija atehere objekti i bastisjes mund te perjashtohet.

Ne praktike, shpesh lind nevoja per te bere kontrollime ne grup kur ka te dhena se sendet ose dokumentet e kerkuara ndodhen te persona, qe jane gjini, te afert, kur ne nje çeshtje penale ka disa bashkepunetore. Zakonisht, ky lloj kontrollimi kryhet kur ka vjedhje te pasurise.

Rruga me e pershtatshme ne keto raste eshte zhvillimi i kontrollimive ne te njejten kohe. Per kete qellim perpilohet nje plan operativ. Ky plan realizohet nga disa pjesetare te organit te procedues ne bashkepunim me organet e brendshme”.



                                     

6.1. Taktika dhe planifikimi i bastisjes se shtepise Taktika e bastisjes se shtepive

Bastisja e shtepise ose baneses ben pjese ne mesin e aktiviteteve me te rendesishme hetimore per shkak se kalohet ne privatesine e individit dhe duke pasur parasyshe laramanin e vendeve ku munde te fshihen gjerat apo personi, mvarsisht nga qellimi i bastisjes." Mendojme se shtepija, sipas dispozitave te" KPP”, nenkupton hapesiren e pergjithshme qe nje person e ka zgjedhur si vend te banimit te tij. Ne kete hapesire eshte i mbrojtur intimiteti privatesia dhe jane te lejuara sjelljet qe do te ishin te pa pranueshme per publikun. Kualiteti i hapesires qe konsiderohet shtepi ka rol te parendesishem. Per kete arsye, eshte e nevojshme marredhenia psikike dhe fizike e banorit ndaj hapesires ne te cilen banon, por nuk kerkon kualitet ndertimor te hapesires. Ne kete kuptim ne kushtet e permendura, personi mund te jetoje edhe ne hapesira te tjera qe i takojne atij, çfare mund te jene podrumi, çarraniku, qilari”. Tek bastisjet e shtepive krminalistet zbatojne nje rregull taktik: ta vesh veten ne poziten e personit shtepija te cilit bastiset te njohesh psikologjine e tij shprehite e tij dhe t’i pergjigjesh pyetjes se ku mund ta kete fshehur mjetin apo provat qe jane qellim i bastisjes. Duke u nisur nga parimi se te fshehesh eshte me lehte se sa te kerkosh, mund te themi se personi i cili po bastiset gjendet ne nje situate ku ka vetem nje te panjohur se si do te zhvillohet bastisja, ndersa policia gjyqesore e cila e ben bastisjen ndodhet para shume te panjohurash e versioneve, te cilat duhet te zgjidhen mbrenda nje kohe shume te shkurter." Ligji Penal nuk sakteson masat qe duhet aplikuar, as nuk precizon menyrat se si duhet mbledhur informatat. Keto masa dhe veprime kane karakter operativ e jo procesual dhe ato sipas natyres se vet jane ne perputhje te plote me detyren te vrejturit, kuptimit dhe zbulimit te fakteve te cilat arsyetojne dyshimin e bazuar se eshte kryer veper penal edhe se ndonje person eshte kryes i vepres penale”. Pra organi i procedures ve ne dispozicion te gjitha forcat e tij mendore e morale ngre versione te ndryshme te ndryshme hetimore per te ardh me lehte te zbulimi i shnjave qe fajtori ka lene gjate fshehjes se mjeteve qe eshte kryer vepra penale ose mjetet qe jane te ndaluara per mbajtje apo te personit-personave qe kerkohen. Fajtori per fshehjen e mjeteve perdor vendet te cilat sipas mendimit te tij nuk bijen ne sy. Ka raste kur ato vende ato vende vertet jane te fshehura por kjo nuk ben te dekoncentroj policine e cila e kryen bastisjen, nuk ka vend qe nuk mund te zbulohet i rendesishem eshte kocentrimi qe do te ken policia. Ka raste kur objektivi gjindet edhe ne vende shume te dukshme p.sh. mbi tavoline te kuzhines nder gazeten ditore dihet nga psikologjia gjerat me te dukshme nga nje here nuk verehen. Pra nje rol shume te rendesishem me rastin e bastisjes ka personi i autorizuar zyrtare i cili e vezhgon te dyshuarin gjate bastisjes." Vezhguesi duhet te bisedoj me personin tek i cili behet bastisja sepse frika, shqetesimi, relaksimi apo droja mund te percillen edhe me ngjyren e zerit, belbezimi, ngaterrimi i fjaleve. Vezhguesi i kujdesshem do t’i verej reagimet e personave te tille te pandergjegjshem gjate çdo mundesie te gjetjes se objektit te kerkuar. Pa marr parasysh qe personat e tille perpiqen ta aktrojne gjakftohtesine ata nuk mund ta fshehin shqetsimin kur vendi" i nxehte” eshte ne piken kritike, pra ku jane sendet e fshehura, por gjithashtu nuk mund ta fshehin edhe lehtesimin e tyre kur kontrolluesi i largohet vendit te tille gje qe te gjithe operativisteve me provoje do te mund t’u lehtesohej gjetja e objekteve te kerkuara”. Pra bastisja e shtepise gjithmone behet sistematikisht sipas nje rendi te caktuar, konform me planin e perpunuar paraprakisht me ndajre teqarte te roleve te anetareve te ekipit operativ i cili e ben bastisjen, nuk duhet te merren parasyshe te gjitha hollsit e planit sepse duhet vepruar konform situates, pra nuk duhet qe te gjitha rregullat e caktuara me plan te mirren si shabllon por sipas nevojes ato duhet permiresuara dhe duhet kerkuar menyrat me oportune te veprimit konkret. Pra ne kuptimin e njejt duhet kuptuar edhe ato rregulla taktike qe rekomandohen me rastin e bastisjes. Duke u nisur nga parimi i cekur taktik te befasise duhet pa u verejtur t’i afrohemi shtepise e cila eshte ne shenjester te bastisjes. Kontrolli paraprak duhet t’i paraprij bllokada e menjehershme dhe shume e shpejte me te cile sigurohet vezhgimi dhe kontrolli i levizjeve ne daljet ndihmese, dritareve, tavaneve, daljeve te pasme, bodrumeve etj. Nuk guxojme asesi qe ne te hyjme nja njera der dhe nga dera tjeter te arratiset personi qe kerkohet apo te hedh per dritare objektin qe kerkohet. Varshmerisht nga shkalla potenciale e rrezukut nga rezistenca, sulmi, arratia, fshehja ose hedhja e sendeve ose edhe nga vet kompleksiteti dhe pesha e vepres penale behet edhe bllokada me qellim te sigurimit te bastisjes se suksesshme. Duhet cekur se ne qofte se kemi dy deshmitar te moshes madhore te pranishem, nuk duhet te lejojme qe atyre tu kanoset rreziku i ndonje rezistence te armatosur te mundshme. Nese paraqitet rezistenc e armatosur apo sulm deshmitaret sillen vetem pas kryerjes se rezistences. Kur kemi te bejme me bastisjen e shtepive apo banesave te kriminaleve te rrezikshem dh e supozohet se do te kemi rezistence hyhet me kujdes te veçant, dhe bllokada e shtepise apo nderteses behet me plan te veçant. Pasi qe te hyjme ne shtepi ose banes se pari duhet te behet kontrolli i personave te dyshimte me qellim te konfiskimit te armeve a mjeteve qe jane te pershtatshme per sulm, si dhe me qellim te konfiskimit te mjetit qe kerkohet. Gjate bastisjes duhet pasur kujdes qe dyer dhe dritares e shtepies duhet mbyllur keshtu qe ju ne nje far mase ju pamundesohet hedha e sendeve. Nje rregull tjeter eshte qe askush te mos lejohet te dal nga banesa, ndersa hyrja nga jashte nuk ndalohet por personat qe hyn nga jashte duhet te legjitimohen dhe te jene nen kontroll. Ne qofte se dikush nga anetaret e familjes duhet te dal p.sh. femija ne shkolle ambulance, etj duhet qe ata te kontrollohen dhe njekohesisht tu sigurohet percjellja. Kjo ndodh per arsye se personi qe del nga shtepija mund te lajmeroi personat e tjet qe jane te bashkepjesemarres, qe te largohen nga vendi apo te fashhin provat te cilat jane te fshegura jashte shtepise. Pjeset e shtepise kontrollohen me radhe nje nga nje duke u nisur nga e majta ne te djatht ose e kunderta prej se larti poshte, duhet pasur kujdes qe bastisja te jete shume konstruktive dhe radhitja e si te kontrollohet nuk ka shume rendesi, rendesi ka qe te mos harrohet asgje pa u kontrolluar. Ne rastet e bastisjes kur e dijm se çka po kerkojme, duhet pasur kujdes edhe ne obekte te tjera qe tregojne per ekzistimin e ndonje vepre penale si dhe objektet qe sipas ligjit duhet konfiskuar. Gjate bastisjes duhet me kontrolluar gjithandej pa harruar asgje por nje ndihmes te madhe na jep edhe zanati i personit shtepija te cilit bastiset p.sh. muratori mundet qe objektin ta fsheh ne mur, zdrukthetari ne mobile e keshtu me radhe. Me gjithe ate bastisjen nuk duhet bazuar vetem ne ate te zanatit te personit por duhet me kujdes te kontrollohet e gjithe hapesira e shtepise. Ne bastisjet ku kemi informator dhe permes informatorit e kuptojme se ku gjinden objektet e fshehura, per shkaqe teknike nuk shkohet drejt nga vedi se ku ndodhen por bastisja fillon si zakonisht sipas planit te pergatitur ne menyre qe te mos zbulohet informatori. Bastisjen duhet zgjeruar ne rastet kur ka dyshim te bazuar dhe se objektet e vepres penale jane strehuar tek te afermit.

Me rastin e bastisjes duhet paur kujdes per mundesine e fshehjes se objekteve ne strehimet ekzistuese potenciale, zbrastesirat, etj, si dhe ne vendet e fshehta, speciale te pershtatura”. Mundesija e fshehjes ne shtepi apo banes eshte e madhe duke u nisur edhe nga madhsija e objetiktit sepse dihet se sa me i vogel te jete objekti mundesit per fshehje jane me te medha keshtu qe so ta cekim se ne çfare duhet pasur kujdes gjate bastisjes." Objektet e ndryshme varesisht prej veçorive, madhesise dhe struktures mund te fshihen prandaj duhet te kerkohen me kujdes te posaçem.

  • Ne vendet dhe zbrastesirat e TV, radioaparatit, magnetofonit, transistorit, frigoriferit, etj ;
  • Ne instrumentet muzikore ;
  • Ne bodrum, shupe, pleme, etj”.
  • Ne zbrastesirat e mobileve te punuara me gypa, zbrastesirat te kembeve te karrigeve, tavolinave, etj.
  • Ne legen te WC-se, ne gypat e ngrohjes qendrore, te plinit, luster dhe te qirinjeve, etj ;
  • Ne lodrat e femijeve ;
  • Ne pjeset e varseve, ne paradhome ose orman, ne zbrastesirat e varseve, ombrella, etj ;
  • Ne pjesen e poshtme te karriges, tavolines, etj, me ngjitje ;
  • Ne vende shume te dukshme, p.sh. mbi tavoline te kuzhines, nen gazeten ditore dihet nga psikologjia se gjerat me te dukshme shpesh nuk verehen ;
  • Ne vazo, tasa dhe sanduk lulesh ;
  • Ne mobile dhe ne orendi ;
  • Ne bombola dhe ene te kuzhines ;
  • Ne kornizat e fotografive dhe pikturave, pas pasqyrave, diplomave, pikturave te shenjteve, etj ;
  • Ne shporet, kamine, tymtar, hedhurina, hi, nen dru, ne gure, ne miell, pas tranit, etj ;
  • Ne libra ;
  • Ne mure dhe mbi mure
  • Ne trofe dhe rekuizita sportive ;
  • Ne rrobat e hekurosura, te papastera ne kofinin e rrobave ose ne lavatriçe, ne jastek, jogi, jorgan, dhe shtroja te tjera, etj ;
                                     

6.2. Taktika dhe planifikimi i bastisjes se shtepise Planifikimi i bastisjes se shtepive

Per çdo bastisje te shtepive duhet te behet nje pergaditje e kujdesshme per masat taktike me te rendesishme te cilat do te ndermerren gjate bastisjes siç jane caktimi i objekteve qe kerkohen, studimi i personalitetit te personit i cili do te bastiset, njohja sa me shume topografike e shtepise dhe mjediseve ku duhet bastisur ne qofte se kemi te bejme me bastisje te zgjeruara, paisjet te cilat jane te nevojshme gjate bastisjes, koha kur duhet filluar bastisja dhe caktimi i policve te cilet do te marrin pjese ne bastisje." Kontrollime" ne tym”," çfare te dale”, sipas parimi se" ne vend do te sqarohet gjithçka”, konsiderohen nga praktika hetimore boterore si te demshme dhe si shkelje te renda te ligjit. Prandaj ne çdo kontrollim caktohen sendet qe perbejne objektin e kontrollimit”. Pra kerkimi i ketyre apo atyre objekteve varet edhe nga lloji apo natyra e vepres penale dhe nga rrethanat konkrete te çeshtjes. Keshtu p.sh. tek vrasjet kerkohet arma e zjarrit, municionet, teshat me njolla gjaku etj, tek vjedhjet kerkohen gjerat e vjedhura, vlerat materiale monetare, dokumentet e llogaris etj. Tek bastisjet organi i procedures duhet te kete parasysh se duhet te marr gjerat te cilat e shfajesojne personin e dyshuar se ka kryer veper penale, por nuk duhet lene anash as objektet e tjera te dyshimta te cilat mund te tregojne per kryerjen e ndonje vepre tjeter e cila ndiqet zyrtarisht nga organi i procedures penale. Gjate kerkimit te objekteve duhet pasur parasysh se fajtori mund te ja ndryshon dukjen e jashtme objekteve te cilat kerkohen." Kur eshte fjala per zbulimin e sendeve individualisht te percaktuara, per shembull, teshat e viktimes se vjedhur me dhune, thirren ne kontrollim personat e afert qe i njohin keto sende”. Kur jemi te planifikimi i bastisjeve duhet pasur shume kujdes vendi ku ndodh bastisja, koha kur duhet fillohet, tiparet e personave qe bastisen, zgjedhja e drejte dhe numri i mjaftueshem i policeve dhe i paisjeve te nevojshme per bastisje. Policet qe do te marrin pjese ne bastisje duhet njoftuar me specifikat e mjetit qe kerkohet sepse mudet qe nga ata polic te mos jen ekspert te asaj fushe perkatese te ciles i takon mjeti. Edhe atehet kur kemi nguti dhe se vonesa eshte e demshme duhet bere ca perenditje minimale te improvizuara dhe te hartohet plani ideor, me qellim te pershtatjes urgjente te taktikes me situaten e krijuar." Prej pergatitjeve varet edhe planifikimi i punes, sepse puna e paplanifikuar kriminalistike munde te kete per pasoje humbjen e kohes per veprimet e nevojshme hetimore ose kriminalistike retroaktive, nepermjet te cilave do te duhej te korrigjoheshin leshimet paraprake te shkaktuara nga mungesa e pergatitjeve. Per kete arsye, konsiderojme se pergatitjet jane absolutisht pjese perberese te bastisjes”. Per pergatitjen e planit per bastisje duhet ndermerren edhe: mbledhja e sa me shume te dhenave per objektin e bastisjes p.sh. numri, kati sistemi i dhomave, bodrumi, tavani,mundesisht edhe informatat per objektet tjera qe e rrethojne shtepine, etj, sipas mundesise dhe sigurimi i planit te shtepise, mbledhja e informatave se kush ndodhet ne shtepi dhe ne çfare kohe, te mirren dhe te analizohen informatat ose vetit e personit i cili bastiset a munde te jete rezistent, te definohet se çfare kerkohet, arme, eksploziv, te holla te vjedhura, narkotike, pajisje per falsifikim, thika e pergjakur, veglat per thyerje, gjate bastisjes duhet pasur kujdes edhe te gjerat e tjera perveç atyre se kerkohen te cilat mund te tregojne per ndonje veper tjeter penale te pa zbuluar apo edhe te pa lajmeruar fare, te definhet vendi ku duhet kerkuar, duhet parashikuar edhe ku duhet behet bastisja pra sinkronizimi i shume bastisjeve, te caktohet koha me e pershtatshme kur duhet te fillon bastisja, te sigurohen paisjet per kryerjen e suksesshme te bastisjes (paisja pvr blombim, dritat, qeset, mbeshtjellesit dhe pajisja tjeter per paketimin e gjurmeve te tjera, te caktohet numri dhe struktura e ekipit operativ qe do te kryej bastisjen, te caktohet udheheqesi i ekipit, te behet ndarja e detyrave mes ekipit operativ, (bllokada e jashtme dhe e brendshme, vrojtimi i anetareve, te shtepise dhe kontrollimi i menjehershem etj.

                                     

7.1. Taktika dhe planifikimi i bastisjeve se lokaleve afariste Taktika e bastisjeve se lokaleve afariste

Bastisja e lokaleve afariste ben pjese ne mesin e aktiviteteve me te rendesishme hetimore me te cilen arrihet deri tek provat dhe indicet materiale objektet dhe gjurmet e vepres penale ose zbulohen dhe kapen kryesit e vepres penale apo persona te tjer qe kerkohen. Por nuk behet fjale vetem per provat dhe indicet e deliktit tashme te kryer gjate bastisjes mund te zbulohet gjurme dhe fakte per ndonje veper qe eshte duke ndodhur apo do te ndodh si dhe mund te zbulohen mjete te cilat duhet te konfiskohen sipas dispozitave ligjore. Pasi qe dihet se lokalet afariste jane publike ato mud te sherbejne edhe si vende ku behet tregtia ilegale me narkotik, fshehja dhe konsumimi i tyre, por edhe grumbullimi i krimineleve me qellim kembimin e informacioneve te karakterit kriminal." Pervojat e praktikes sone kriminalistike tregojne se shitja e droges me pakice shpesh behet ne lokale hoteliere dhe diskoteka ose ne afersi te tyre. Ne kryerjen e kesaj vepre penale marrin pjese se paku tre kriminele. Njeri prej tyre qe qendron brenda e ka drogen me veti ose diku brenda ne objekt, i dyti vendos kontakte me bleresit, merret vesh per kushtet e shit-blerjes e pastaj shkon te persoi qe e ka drogen qe ia shet bleresit.

Gjate kesaj kohe, se paku nje kriminel e ben sigurimin e transaksionit, per shkak te ardhjes eventuale te policise ose grupeve kriminale rivale.

Karakteristike e veçante per kete situate eshte se bleresi nuk ka fare kontakt me kriminelin qe e mban drogen. Kjo mase e vigjilences ndermerret me qellim qe, ne rast te aksionit rutine eventual te policise ne objektin publik, ai qe e mban drogen te mos zbulohet apo, ne rastin me te keq, ta fshehe, ta hedhe ose ta asgjesoje. Sidoqofte, kur merret vendimi pvr bastisjen e objektit te caktuar publik, gjate planifikimit te metodes se veprimit kriminalistik duhet te merren parasysh variante te ndryshme te taktikes dhe strategjise kriminale. Vetem ne kete menyre vshte e mundur te arrihen rezultatet e caktuara, pra te gjendet droga dhe dileret”. Tek lokalet afariste vemendje e veçante i kushtohet taktikes dhe sistematikies se bastisjes, per shkak te hapesires se madhe qe mund te kete lokali, dhe eshte shume me rendesi qe bastisja te jete e detajuar. Pra bastisja behet sipas nje rendi te caktuar ne pajtim me planin e perpunuar me ndarje te çart te roleve te anetareve te ekipit operativ i cili e ben bastisjen mirepo gjithmone duke ju pershtatur situates se krijuar konkrete çka do te thote se plani i bastisjes, rregullat e caktuara ne plan nuk duhet marrur si shabllon por gjithmone duhet vepruar si e kerkon situata e krijuar taktike. Per gjdo bastisje duhet te ekzistoj dyshimi i bazuar per ndryshe preken te drejtat e njeriut te garantuara me kushtetut sidomos kur kemi te bejme me bastisjen e lokaleve afariste ku munde te kete edhe qytetare te ndershem te cilet ndodhen ne lokalin afarist i cili eshte cak i bastisjes. Para fillimit te bastisjes se lokaleve afariste ekziston mundesija qe policia te pengohet ne qasjet ndaj lokalit mirepo ne ato raste policia eshte e autorizuar te perdor dhunen mirepo paraprakisht variante te tjera te mundshme.

                                     

7.2. Taktika dhe planifikimi i bastisjeve se lokaleve afariste Planifikimi i bastisjes se lokaleve afariste

Edhe tek bastisja e lokaleve afariste planifikimi eshte prmiar. Planifikimi i bastisjes se lokaleve afarist eshte i ngjashem me planifikimen e bastisjes se shtepive siç e kam pershkruar me larte. Bastisja duhet te filloj me nje forme te observimit special, vezhgimi i fsheht ilokalit afarist me qellim qe te verehen dukurite ose ngjarjet e pazakonta te papritura te cilat po qe se nuk verehen me kohe munde te ndikojne dukshem ne efikasitetin e bastisjes. Specifike e pergatitjeve te planit per bastisjen e lokaleve afariste eshte se duhet mbledhur informata shtes siç jane ndonje ekskursion i pa planifikuar, ndonje bllokim eventual i komunikacionit, vizite e ndonje delegacioni te caktuar, te gjitha keto mund te ndikojne ne fillimin e bastisjes pra mund te na ndryshojne kohen e fillimit te bastisjes. Pra te gjitha keto mund te ndikojne se udheheqesi i bastisjes te merr vendim per shtyrjen e bastisjes per nje kohe te caktuar." Ne qofte se gjate vezhgimit te fshhte nuk eshte vene re asgje qe, eventualisht, do te ndikonte ne bastisjen e planifikuar atehere, mu ne kohen e caktuar, ekipi niset nga stacioni ne drejtim te objektit qe do te bastiset. Me kete rast, duhet te respektohet drejtimi i caktuar i levizjes deri te objekti, duke zbatuar parimin e konspiracionit. Gjithsesi, konspiracioni eshte nje prej premisave kryesore per bastisjen qe do te behet”. Duke pasur parasysh destinimin e lokaleve afariste duhet kihet parasysh se ne momentin e bastisjes mbrenda lokalit ku do te behet bastisja mund te kete edhe shume qytetare mbrenda lokalit te cilet jane te ndershem pra per kete arsye eshte shume i rendesishem zbatimi i parimit te ligjshmerise, qe ne asnje menyre te mos shkilen te drejtat themelore te njeriut. Duke u nisur nga madhsija e objektit caktohet edhe ajo se ne sa grupe duhet bere bastisja. Ne raste te tilla ku bastisja behet ne dy apo me shume grupe duhet kujdesur te sigurohen nje numer me i madh i deshmitareve per secilin ekip nga dy ne menyre qe bastisja te zhvillohet sipas normave ligjore.



                                     

8. Perfundim

Si perfundim mund te themi se bastisja eshte nje veprim hetimor e gjyqesor, i cili ka per qellim te zbuloj ne nje vend, shtepi, lokal afariste apo edhe me ndonje hapesire tjeter, prova materiale, sendet ose dokumentet qe jane me rendesi per çeshtjen, ose edhe arrestimin e personit te dyshuar apo ndonje personi tjeter i cili veç eshte ne kerkim ose eshte ne listen e krimineleve. Te gjitha veprimet te cilat duhet te ndermirren gjate bastisjes duhet tu permbahen dispozitave ligjore te cilat e precizojne ate. Per arsyshmerin e bastisjes apo me mire te them per legjitimitetin e plot te bastisjes eshte e domosdoshme te ekzistoj dyshimi i bazuar sepse per ndryshe bastisja pa dyshim te bazuar prek te drejtat e shtetasve te garantuara me kushtetut siç jane paprekshmerija e shtepise apo baneses, fshehtesija e korrespodences, etj. Urdhri per bastisje i takon ekskluzivisht gjyqtarit te procedures paraprake, por ka raste kur ajo mund te behet edhe pa urdher te gjykates ne rastet kur personi eshte kapur ne kryerjen e siper te vepres penale kur ndonje person kerkon ndihme apo edhe ne raste kur vonesa per te marr urdhrin mud te rezultoje me fshehjen e gjurmeve, asgjesimin e tyre apo edhe me ikjen apo fshehjen e personit te dyshuar. Gjate punimit te temes jam munduar te bej nje elaborim te veçant te gjitha masave qe duhet te ndermirren gjate bastisjes posaçerisht TAKTIKES dhe PLANIFIKIMIT te bastisjes.

                                     

9. Literatura

  • 2) Sijerćić-Ćolić HAJRIJA, Halilović HARIS" E Drejta e Procedures Penale”, Me Veshtrim Te Posaçem Ne Proceduren Penale Te Kosoves Prishtine 2007
  • 3) Korajlić NEDŽAD" Taktika Kriminalistike” Sarajeve/Prishtine 2007
  • 4) Korajlić NEDŽAD" Kriminalistika Situacionale” Prishtine 2008
  • 5) Hanel BARBARA" Planifikimi” QKSEZH janar 2004
  • 1) Petroviq BORISLAV" Hyrje ne Kriminalistike Prishtine” FSK/S-06/06
  • 7) Kodi I Procedures Penale te Kosoves" KPPK”
  • 6) Begeja SKENDER" Kriminalistika" ribotim ISBN 99927-0-308-3
                                     
  • 1898 Engels qëndrim të hapur pranimin e graduale, evolucionare, dhe parlamentare taktika ndërsa duke pretenduar se e rrethana historike, nuk ishin në favor