Back

ⓘ Juga e bardhë. Romani voluminoz Juga e bardhe nga autori Jakov Xoxa u botua ne vitin 1971 dhe trajton problematiken e fshatit myzeqar ne kohen e kooperativave d ..




                                     

ⓘ Juga e bardhë

Romani voluminoz Juga e bardhe nga autori Jakov Xoxa u botua ne vitin 1971 dhe trajton problematiken e fshatit myzeqar ne kohen e kooperativave dhe te transformimeve ne fshatin shqiptar te pasluftes. Eshte menduar edhe si vazhdim i romanit "Lumi i vdekur" ne projektin ciklik prej pese romanesh te autorit. Ndonje prej personazheve nga Lumi i vdekur do te vazhdoje te jete bartes i ngjarjeve dhe ne kete roman.

Dukurine e deformimeve ne administrimin e atehershem te fshatit, qe eshte shtylle kryesore e ngjarjes, Jakov Xoxa do ta paraqese permes personazhit negativ Kiu Koroziut, kryetar i kooperatives. Eshte po ajo fuqi treguese e autorit te madh qe u shqua tek romani i pare "Lumi i vdekur", por nderhyrja e tij tani ne rrjedhat e ngjarjes, ne ndertimin dhe veprimet e personazheve, ne zgjidhjet fabulare etj. eshte me e pranishme dhe njesoj si te shumica e romanciereve te kohes. Edhe Jakov Xoxa, deformimet e atehershme te sistemit do ti zbrese ne shkalle te drejtoreve te vegjel apo shume-shume te ndonje drejtor me i madh me i rendesishem. Perjashtim me vone do te beje guximi i Dritero Agollit qe tek romani Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, do te arrije te fokusoje personazh nga radhet e ministrave.

                                     
  • Skeda: Juga e bardhë vëll 2.JPG Juga e bardhë vëll 2 roman, me Autor: Jakov Xoxa. Faqet e librit 287.
  • 1965 dhe Juga e bardhë 1971 ndërsa romanin Lulja e kripës 1978 e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës