Back

ⓘ Sunaj Raça, eshte aktor dhe regjisor i mirenjohur shqiptar, i lindur me 25 gusht 1967 ne Prishtine. Debutoi ne Teatrin e Kosoves ne vitin 1979 ne moshen 12 vjeç ..




                                     

ⓘ Sunaj Raça

Sunaj Raça, eshte aktor dhe regjisor i mirenjohur shqiptar, i lindur me 25 gusht 1967 ne Prishtine. Debutoi ne Teatrin e Kosoves ne vitin 1979 ne moshen 12 vjeçare me shfaqjen "Prefekti" per te vazhduar pastaj me shfaqjet "Genci", "Trungu Ilir", "Ana Karenina", etj. Ne vitin 1997 punon si autor i nje emisioni per te rinje ne Radio Televizionin e Prishtines deri me largimin e dhunshem nga pushteti i Serbise.

Studimet I mbaroi per aktor ne Universitetin e Prishtines ne Degen e Artit Dramatik dhe ishte ne gjeneraten e pare ne Kosove ne klasen e prof. Faruk Begollit. Deri me tani ka realizuar shume role ne Teatrin Kombetar te Kosoves dhe ne Teatrin Dodona.

Si regjisor ka realizuar disa filma te zhanreve te ndryshme, ndersa vlen te veçohet filmi artistik i metrazhit te gjate i titulluar Etjet e Kosoves qe eshte bere ne vitin 2002 si projekti i pare kinematografik pas luftes ne Kosove. Ky film mori pjese ne shume festivale nderkombetare te filmit si ne: West Palm Beach, Kalkuta, Berlin – Black Box, Tirane, Bruksel etj. Ne kuader te krijimtarise se tij kinematografike ka realizuar edhe filma dokumentare si: "Masakrat e Rrezalles", "Te mbijetosh vdekjen", "Shitesit e vegjel", "Ciceroni" i prezantuar edhe ne festivalin nderkombetar ne Mediterranean Film Festival. Ne vitin 2008 ka realizuar serialin televiziv Familjet, serial ky i realizuar ne bashkepunim me Digitalb.

Sunaj Raça deri me tani ka bashkepunuar me figurat me te njohura te artit dhe te letersise ne vend dhe jashte: Vath Koreshi, Faruk Begolli, Reshat Arbana Artist I merituar, Tinka Kurti Artiste e merituar, Rajmonda Bulku aktore, Teki Dervishi Shkrimtar – Publicist, Haqif Mulliqi Dramaturg, Meto Jovanovski Aktor maqedonas, Fadil Hysaj, Maria Grazia Cucinotta Aktore etj. Jeton dhe vepron ne Kosove.

                                     
  • realizuar në vitin 1996 në Kosovë, regjinë dhe skenarin e ka bërë Sunaj Raça Sunaj Raça Anisa Ismaili Ilir Rexhepi Abdinaser Beka Blerim Destani Sevdai
  • merret me fate kolektive. Regjisori Raça është njëkohësisht edhe skenarist i serialit televiziv. Regjisor: Sunaj Raça Tinka Kurti, Maria Grazia Cucinotta
  • Fati i zi është film televiziv i realizuar në vitin 1997 nga regjisori Sunaj Raça
  • filmave të metrzhit të gjatë si: Filmit Etjet e Kosovës të regjisorit Sunaj Raça 2005 Filmit ANATEMA te regjisorit Agim sopi 2006 dhe Filmit Tri
  • Godanci aktore Drita Krasniqi aktore Ismet Azemi aktor MentorZymberaj aktor Sunaj Raça regjisor Sylejman Lokaj aktor Nimon Muqaj aktor autor Armond Morina aktor