Back

ⓘ Lulja e kripës. Romani me voluminoz ne letersine tone Lulja e Kripes i Jakov Xoxes, shtrirjen e gjere ne jete e fillon me pershkrimin e atmosferes dhe te njerez ..




                                     

ⓘ Lulja e kripës

Romani me voluminoz ne letersine tone "Lulja e Kripes" i Jakov Xoxes, shtrirjen e gjere ne jete e fillon me pershkrimin e atmosferes dhe te njerezve ne kolonine e kripores ne afersi te fshatit Nafore, ne vitin 1940. Lidhja e njerezve me zejen e kripes dhe kripen eshte njesoj si ajo me token, nje lidhje jetike ekzistenciale. Natyra dhe bota e njerezve te Nafores eshte e pleksur ne thellesi me ngjizjen mitologjike te liqenit te kripur te hyre si berryl ne det. Mbi kete vizion jetik gershetohen prirje, konflikte, drama te shumta motivesh dhe karakteresh. Duhet theksuar se romani i trete dhe i fundit i Jakov Xoxes si realizim artistik ngrihet perseri ne shkalle te romanit te pare, "Lumi i vdekur", kjo dhe per arsye se vendosia e ngjarjes ne fillim te viteve 40 i lejon autorit hapesire krijuese manovrami, per te shmangur pjeserisht frymen e parimeve te realizmit socialist.

Ne vellimin e pare te romanit "Lulja e Kripes", autori i pergatit personazhet e tij per nje ngjarje te madhe dhe, sa me prane saj jane ata, aq me i rrepte eshte sprovimi i tyre dhe me dramatik percaktimi.

Ne hapin e pare ata te lene pershtypje te caktuara, te veçanta dhe sa me shpesh qe takohemi, aq me saktesi e ndjejme zerin e tyre te brendshem, te veçante; fillojme ta ndjejme percaktimin e tyre te veçante. Pas disa qindra faqesh lexuesi nis e ndien rrjedhat e aferta te historise, por edhe ato me te largeta, shembellyeshem me natyren krijuese te romanit "Lumi i vdekur" dhe "Juga e bardhe".

Ky percaktim dhe profilizim i personazheve nuk arrihet permes deshmive te shpejta, por permes shtrirjes se gjere epike, qe realizohet shkalle-shkalle dhe qe merr me vere te gjitha jehonat e medha dhe te vogla se bashku.

Dy vatrat ame qe integrojne dhe vene ne levizje rrjedhat e rrefimit tek romani "Lulja e Kripes" jane familjet: e Dosarajve dhe Sopajve. Keto dy epiqendra qe se bashku shprehin teresine e botes shqiptare, gjithashtu kane degezimet e tyre jehonash te veçanta dhe karakteristike per kohen. Tre djemte e vellait te arhondit te madh, Grigor Dosarit, me formim, me nxitje, motive e bindje te ndryshme, perfaqesojne keto levizje: tek Peri pershtypje dhe ndikim te brendshem bejne librat; Llambroja karakterizohet nga te verejturit e mprehte te botes qe e rrethon, kurse Pavlo Dosari eshte besnik i pervojave dhe i konvencioneve te brendshme familjare. Cili prej tyre do te misherohet me natyrshem ne perputhje me boten dhe individualitetin e vet, por dhe me rrjedhat e ngjarjeve te kohes?

Kjo vater qendrore qe pergatitet per degezime individuale, ne degezimin e pare ngjiz embrionet e tri vatrave te reja fabulare per vellimin e dyte. Drama me ekspresive gjithesesi eshte ajo e bashkeshorteve Llabro dhe e Patra Dosarit. Brutaliteti i rrethanave ben qe Patra, nga nje grua e devotshme deri ne persosmeri shpirterore te shnderrohet ne nje shtrige qe e tmerron Naforen me mallkimet e saj per shterpesi. Sikur nga kjo hapesire epike e shtrire ne kete veper madhore te Xoxes, te veçohej vetem kjo jehone e personazhit Patra, do te mjaftonte qe te ndriçohei fuqishem nje hapesire shqiptare e Nafores. Por, nderhyrja flagrante e autorit do te ushtrohet tek vellezerit Sopi.

Milto Sopi, kryesori i kripores, nje intelektual qe ka marre pjese aktive dhe ne ngjarjet e qershorit te vitit 1924, qe ka jetuar ne qendra te ndryshme te Evropes dhe ne Rusi si emigrant komunist, pra intelektual i shkolluar, njesoj si shume intelektuale te asaj kohe ne Evrope me bindje majtiste, kthehet i zhgenjyer ne Shqiperi.

Çeshte ky zhgenjim dhe çfilozofi ka per mbeshtetje? Nga debatet e ashpra qe zhvillon me te vellane, me Petritin, me teknikun e kripores dhe njerin nga figurat kryesore te levizjes komuniste ne kete mjedis, del se percaktimi fillestar i Miltos per idealin e bindjet komuniste nuk paskeshin qene ne perputhje me boten, me kerkesat, me natyren dhe strukturen e tii shpirterore. Dhe ne vend qe kjo linje e intelektualit te zhgenjyer te zhvillohet ne perputhje me bindjet e fundit te tij, autori do te nderhyje duke u distancuar dhe duke e nxire Milton ne rrafshin etik. Keshtu, ndriçimi i drejte dhe i gjithanshem i ketij profili te intelektualit shqiptar te para luftes, ne letersine tone vazhdon te prese autorin e vet. Ne veprat e rrefimit epik, zakonisht, krahas rrafshit te drejtperdrejte te fabules, sajohet dhe boshti qe lidhet natyrshem me rrjedhen aktive te narracionit. Prandaj lexuesi ka nje perfytyrim te qarte per ecurine e rrjedhave pasive dhe mund ti kape lehte lidhjet brenda linjave te keputura. Te shkrimtari Jakov Xoxa kjo ligjshmeri e vetvetishme e natyres krijuese kultivohet dhe ngrihet ne parim te fuqishem shprehes.

Keshtu psh. ne kete roman voluminoz linja e personazheve maji dhe Arta, edhe pse shfaqet dhe eshte e pranishme vetem ne faqet e para dhe te fundit te romanit, kjo linje ndjehet si prani sugjestive e pashqiptuar gjate tere vepres. Ajo deperton si e tille ne vetedijen e lexuesit, ngulitet fuqishem gjate tere rrefimit me pranine e rrjedhes se saj ne heshtje. E fiksuar qe ne fillim vetem permes disa vijave te shkurtra dhe te fuqishme, linja ne fjale ndihet ne nje mije faqet e ardhshme, pa bere ze. Ajo imponohet njesoj krahas rrjedhave te percjella kemba kembes gjate tere rrefimit. Permes kesaj veçorie krijuese te Xoxes mund te shihet sublimimi mjeshteror i natyres se realizmit klasik dhe te realizmit bashkekohor, ku shquhet dhe talenti i romancierit te madh te letersise shqiptare.

                                     
  • dhe Juga e bardhë 1971 ndërsa romanin Lulja e kripës 1978 e shkroi gjatë viteve të qëndrimit në Ballsh, ku po ndiqte nga afër ndërtimin e Uzinës së
  • kishte shembur një shtëpi te tere Lulja me e madhe ne bote gjendet ne Brazil dhe është e gjate 341 m. Lulja me e madhe quhet Alfalfa. Disa njerez ne