Back

ⓘ Xheladin Rumiu. Xhelaledin Muhamed Rumi ose Xheladin Rumiu, i njohur edhe si Mevlana, ishte nje poet, jurist, dijetar islam, teolog dhe mesues i sufzmit i sheku ..




Xheladin Rumiu
                                     

ⓘ Xheladin Rumiu

Xhelaledin Muhamed Rumi ose Xheladin Rumiu, i njohur edhe si Mevlana, ishte nje poet, jurist, dijetar islam, teolog dhe mesues i sufzmit i shekullit XIII. Ka lindur me 30 shtator 1207 ne Belh dhe ka vdekur me 17 dhjetor 1273 ne Konia.

Poezite e tij jane te shkruara ne persisht dhe te perkthyera ne shume gjuhe te botes. Rumi ka jetuar ne kohen e selxhukeve dhe ka shkruar, perveç se ne persisht, edhe ne arabisht, greqisht dhe ne turqisht. Poema Mathnawī, kompozuar ne Konia, mund te konsiderohet nje nga lavdet letrare me te pastra te gjuhes perse. Veprat e tij jane lexuar gjeresisht ne gjuhen e tyre origjinale ne gjithe Iranin e Madh dhe ne boten persisht-folese. Perkthimet e veprave te tij jane shume te njohura, sidomos ne Turqi, Azerbajxhan, Shtetet e Bashkuara, dhe Azine Jugore. Poezia e tij ka ndikuar ne letersine perse, por edhe turke, panxhabe, hindi, urdu si edhe ne literaturat e disa gjuheve indo-ariane perfshire gjuhet çagatai, pashto, dhe bengali.

                                     

1. Jeta

Rumi u lind nga prinder persisht-folese, me origjine nga Belh qyteti i Horasanit, sot Afganistani. Ai u lind ose ne Vahsh, nje fshat qe ndodhet ne lumin Vahsh ne rajonin me te madh ne Belh, qe sot njihet si Taxhikistan, ose ne qytetin e Belh, qe sot njihet si Afganistan.