Back

ⓘ Nicolas Sarkozy, sqt. Nikolla Sarkozi ; i lindur me 28 janar 1955 eshte politikan francez dhe ishte kryetar i Republikes se Frances prej 16 maj 2007 deri me 15 ..




Nicolas Sarkozy
                                     

ⓘ Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy, sqt. Nikolla Sarkozi ; i lindur me 28 janar 1955) eshte politikan francez dhe ishte kryetar i Republikes se Frances prej 16 maj 2007 deri me 15 maj 2012.

Para presidences se tij, ai ishte kryetar i partise Bashkimit per Levizje te Popullit UMP. Gjate mandatit te dyte se Jacques Chirac si presidente, Nicolas ishte Minister i Puneve te Brendshme perveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte minister i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, nje nga komunat me te pasura te Frances, prej vitit 1983 deri me 2002.

Me 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 kunder socialistit François Hollande me vetem 3.2 per qind diference te votave.

                                     

1. Biografia

Nicolas Sarkozy eshte djali i dyte i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nenes franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ema ka qene Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqise. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nen ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fene katolike. Jetuan ne Lion te Frances dhe kan pasur dy vajza Suzanen dhe Andrene, e cila pra eshte e ema e kryetarit te Frances.

Sarkozi shkollen fillore Chaptal de Neuilly e kreu ne Paris. Ne vitin 1967 kishte perseritur klasen e gjashte, pas se ciles ishte regjistruar ne shkollen private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marre mesimet e mesme. Nje vit me vone anetaresohet ne partine" Unioni Demokrat per Republike”.

Studimet per avokature i kreu ne Universitetin e Parisit ne Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin per politike te jashtme per arsye te mosnjohjes se mjaftueshme te gjuhes angleze.

Sarkozi per here te pare u martua me 23 shtator te vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemte Pierre dhe Jean. Ne vitin 1996 formalisht u shkurorezuan.

Ne vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorezua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila ne te vertete ishte gruaja e nji miku te tij. Ne tetor te vitit 2007 u shkurorezuan.

Sarkozy me 2 shkurt te vitit 2008 u martua ne Paris me kengetaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e pare qe nje kryetar i Frances gjate mandatit presidencial u martua.

Pas humbjes kunder François Hollande ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 do ta mbylle mandatin e tij me 15 maj 2012.

                                     

2. Lidhje te jashtme

  • Faqja zyrtare ne Instagram
  • Faqja zyrtare ne Facebook
  • Faqja zyrtare ne Youtube
  • Faqja zyrtare ne Twitter
  • Shenimi ne database-in e Parlamentit Evropian anglisht dhe gjuhe te tjere te BE-se
                                     
  • djali i ish - presidentit francezë Nicolas Sarkozy Ai u bë aktivistë i partisë UMP. Jean është djali i Nicolas Sarkozy dhe Marie - Dominique Culioli. Ai ka
  • francez Nicolas Sarkozy Nga viti 1995 deri në vitin 1997 ishte kryeministër nën presidentin Jacques Chirac, kurse nën presidentin Nicolas Sarkozy shërbeu
  • Nicolas Sarkozy UMP Francë, sprovat e vështira të Hollande në: Top Channel më 8 maj 2012, e kërkuar për herë të fundit më 9 maj 2012 Sarkozy - Hollande
  • bashkuan atyre. Në vitin 2012, rival i presidentit të djathtë në pushtet Nicolas Sarkozy de Villepin - i ishte njëri nga kandidatët e së djathtës për president
  • themeluar në Paris 13 korrik 2008 me propozim të presidentit francez Nicolas Sarkozy Pas përvojave të ndryshme të bashkëpunimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane
  • shkrimtar shqiptar 1940 - Carlos Slim, biznesmen meksikan 1955 - Nicolas Sarkozy politikan francez 1967 - Zef Gjeta, agronom shqiptar realizues i
  • të kandidojë përsëri, por nuk zgjodhi për të. Ai ishte i pasuar nga Nicolas Sarkozy më 16 Maj 2007. Pas një mëtejshëm të ndryshuar, të drejtën kushtetuese
  • burgosur nga qeveria e Muammar Gaddafi në Libi. Presidenti francez Nicolas Sarkozy siguroi lëshimin në këmbim të disa marrëveshjeve të biznesit. Në nëntor
  • 2006 2008 Lamberto Zannier 2008 2011 Andorra Princat - Princi Francez - Nicolas Sarkozy Presidenti i Francës 2007 2012 Princi Peshkop - Joan Enric Vives
  • Princi Francez - Jacques Chirac, Presidenti i Francës 1995 2007 Nicolas Sarkozy Presidenti i Francës 2007 2012 Princi Peshkop - Joan Enric Vives