Back

ⓘ Ferhat bej Draga. Ferhat ose Ferat bej Draga ka qene veprimtar politik i çeshtjes kombetare ne dekadat e fundme te Perandorise Osmane se bashku me vellezerit Aj ..




Ferhat bej Draga
                                     

ⓘ Ferhat bej Draga

Ferhat ose Ferat bej Draga ka qene veprimtar politik i çeshtjes kombetare ne dekadat e fundme te Perandorise Osmane se bashku me vellezerit Ajdin dhe Nexhip beun si dhe politikan shqiptar ne Mbreterine Jugosllave.

                                     

1. Biografia

U lind me 1880 ne Mitrovice, i biri i Ali pashe Drages qe kishte sherbyer ne Luften Osmano-Ruse me çrast ishte graduar pashe, ndersa gjyshi i tij Ali Ferhat beu kishte themeluar nje xhami ne Novi Pazar. Dragajt i perkisnin fisit Kelmend dhe ishin familje me shume ndikim; Ferhat beu kishte edhe dy vellezer te tjere qe u shquan ne levizjen kombetare, Ajdin dhe Nexhip beun.

U shkollua ne Stamboll, dhe ne levizjen per arsimin shqip mbeshteti alfabetin latin per shqipen. Gjate Revolucionit Xhonturk, se bashku me te vellain Nexhibin dhe Bajram Currin, Hasan Prishtinen dhe ylema e parine shqiptare u mblodhen per te perkrahur rikthimin e kushtetutes dhe ishte pikenisja e Revolucionit Xhonturk nen thirrjen e Galip beut. Me 1912 ishte mytesarif i sanxhakut te Prishtines.

Me 27 shkurt deri me 6 mars 1913 mori pjese ne punimet e Kongresit te Trieshtit, ku patriotet shqiptare dhe arumune u dakordesuan per sovranitetin, kufijte dhe pavaresine social-ekonomike te shtetit shqiptar. Gjate Luftes se Pare Boterore bashkepunoi me austro-hungarezet, qe kontrollonin pjesen me te madhe te Kosoves. Me 1915 ngriti ne kembe 1.000 vullnetare per tiu bashkuar austro-hungarezeve ne Frontin Lindor.

Ferat beu ishte me shume se krah i djathte i te vellait, Nexhibit, ne perpjekjet per shkollen shqipe dhe per alfabetin latin per gjuhen shqipe, ne fillim te shekullit XX, mandej ne lemenj te politikes dhe te diplomacise deri ne Luften e Pare Boterore. Me 1915 ndihmoi Hasan Prishtinen ne ngritjen e Organizates legale kulturore e arsimore" Bashkimi” te Mitrovices dhe brenda saj" Komitetin e Kosoves”, organizem politik e ushtarak ilegal per çlirimin e tokave shqiptare nga pushtuesit austro-hungareze e bullgare dhe ribashkimin e Shqiperise Etnike nen flamurin e ngritur ne Vlore, me 28 nentor 1912.

Me 1919 Ferat be Draga ndihmoi Nexhibin ne ngritjen e organizates politike legale" Xhemiet”. Kjo ishte Organizate politike kombetare shqiptare e veshur me petkun fetar islam, mundesi e vetme per organizimin politik shqiptar legal jashte partive politike serbe. Ne anen tjeter, permes te vellait, Hajdinit ne Shkoder, mbante lidhje veprimi ilegal me Komitetin" Mbrojtja Kombetare e Kosoves”. Me 1920 perfaqesoi" Xhemietin” ne kontaktet me qeverine e Nikolle Pashiqit ne Beograd.

Mbledhja themeluese e" Xhemjetit”, si Organizate politike e Myslimaneve per te ashtuquajturen" Serbine Jugore”, u mbajt ne gushtin e vitit 1919 ne Sallen e filmit afer Ures se Gurit, ne Shkup. Ne themelimin e saj, perpos Nexhib be Drages, rol madhor pati shqiptari zemerluan, Ferat Be Draga. Realisht, ky ishte aktivisti dhe veprimtari me i shquar i" Xhemjetit”, ne njefare dore ishte organizatori dhe drejtuesi i kuvendit themelues, pasi i vellai, Nexhibi, me shendet te lige, nuk kishte aftesi, as force fizike te perballonte pune te renda organizative. Nexhibi urtak per Feratin trim dhe energjik atomik, ishte drita qe e udhehiqte shtigjeve plote rreziqe. Perpos Ferat be Drages rol te rendesishem ne ngritjen e" Xhemjetit” lozi Kenan Zija i Manastirit, Sheh Mehmeti - Sezai dhe Nazim Gafurri, te Prishtines, Shaban ef. Mustafa i Mitovices, Haqif Blyta i Tregut te Ri, te tjere. Ne nje dokument te proveniences se UDB-es, diku te pas vitit 1948, midis te tjerash, thuhej:" Nexhib Draga ishte njeri nder personalitetet me te popullarizuara te Kosoves dhe Dukagjinit. Pas Luftes se Pare Boterore, Nexhibi e ka formuar organizaten" Xhemjet” qe do te thote Bashkesi. Nexhib Draga me organizaten" Xhemjet” ka pasur per qellim kryesor qe Kosoven e Dukagjinin, Maqedonine dhe Sanxhakun t’ia bashkoje Shqiperise. Nexhibi para Pashiqit e ka paraqitur kete organizate kinse ka qellim t’i mbronte qytetaret shqiptare. Me 1920 Pashiqi zyrtarisht lejoi punen e kesaj organizate, me qellim te siguronte shumicen e deputeteve ne parlament dhe qe permes Nexhibit t’i lidhte shqiptaret per vete. Xhemijeti ka pasur 14 deputet te cilet e mbeshtetnin Pashiqin dhe politiken e tij ne parlament d.m.th., Partite radikale. Me 1920 ne Kongresin e Shkupit, kur u formua Xhemjeti, Nexhibi u zgjodh per kryetar. Me 1921 Nexhibi u semur dhe vdiq ne Vjene. Per kryetar te Xhemjetit u emerua Ferat be Draga…”, i cili shquhej nga Nexhibi jo me kulture dhe dije, por me guxim dhe vetiniciative politike dhe te veprimit.

Patrioti i pakursyeshem, Ferat be Draga nuk e pranoi asnje dite te pushtetit komunist jugosllav. Ne moshen 64 vjeç e zevendesoi lapsin me pushken dhe, duke shkele mbi ferkemet e Ibrahim Lutfiut, nga Mitrovica kaloi ne Llapushe, per t’ju bashkuar Çetes se profesor Imer Berishes - Uke Sadikut. Me 2 dhjetor 1944, vdiq ne Krelan te Gjakoves, me nemen e fundit ne goje:" Komunistat …, ne qafe i paqin Kosove e Shqypni…!” Shoqeruesit e nxoren ne lindje te Drinit dhe e varrosen ne arealin e Valjakes, prane nje lisi.

Partizanet jugosllavo-shqiptare nuk i besuan informates qe" rrodhi” per vdekjen e Ferat be Drages. I shkuan te murana, ia zbuluan varrin dhe, ia plaçkiten dhembet e arit, per trofe. Ky ishte moral i çlirimtarit kominternist te Kosoves. Vdekja misterioze burrerore, krahas vepres, Ferat be Dragen e ngriti ne Shenjt i kombit.

                                     
  • e fundit të Perandorisë Osmane së bashku me vëllezërit e tij Ferhat dhe Nexhip bej Draga Më 28 nëntor 1912 ishte përfaqësues i Mitrovicës në Kuvendin
  • Nexhip bej Draga Mitrovicë, 1851 1867 - Vjenë, 21 korrik 1921 ka qenë veprimtar politik i çështjes shqiptare dekadave të fundit të Perandorisë Osmane