Back

ⓘ Kolec Traboini. Traboini ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike Ndrec Ndue Gjoka ne Tirane. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth ..




Kolec Traboini
                                     

ⓘ Kolec Traboini

Traboini ka ndjekur per dy vjet shkollen Pedagogjike "Ndrec Ndue Gjoka" ne Tirane. Pas kryerjes se sherbimit ushtarak ne Tropoje, ka punuar rreth 4 vjet ne Kombinatin e Drurit ne Shkoder. Me pas ka vazhduar studimet ne Universitetin e Tiranes, dega Gazetari. Gjate kohes qe ishte student botoi librin me tregime "Petalet e bajames se hidhur" 1973, qe u vleresua me çmim inkurajues ne konkursin Kombetar te Letersise dhe Arteve.

Pas mbarimit te studimeve eshte emeruar redaktor-skenarist ne Kinostudio, Tirane, ku punoi 16 vjet ndersa per nje dekade drejtoi redaksine e filmit dokumentar. Eshte fitues i kupave per filmat dokumentare ne dy festivale kombetare te filmit shqiptar: "Asdreni" 1976, "Keshtjella e kengeve" 1990. Filmi "Deshmi nga Barleti" me skenar e regji te K. Traboinit u vleresua si filmi me i mire i Kinostudios per 1990. Eshte autor i mjaft filmave te vleresuar si "Kol Idromeno", "Hasan Prishtina", etj si dhe filmit dokumentar "Djaloshi me kitare" 2014 per Martirin e Demokracise Skender Daja 1950-1973. K.T. eshte skenarist edhe i disa filmave vizatimore nder te cilet "Portreti" me regjisor Artan Maku, "Simfonia e pyllit" me regjisor Xhovalin Delia dhe "Pushebardhi ne spital" me regjisor Vlash Droboniku.

                                     

1. Kontributet demokratike

Situaten e krijuar ne 1990 e priti me entuziazem dhe mori pjese gjallerisht ne veprimtarine demokratike. Ne 16 janar 1991 boton ne Gazeten "RD" shkrimin "Vlera e simboleve kombetare", ku kerkonte hapur heqjen e yllit komunist nga flamuri kombetar, po ne kete kohe nis dhe organizon tubimin e krijuesve dhe intelektualeve te Tiranes ne perkrahje te zhvillimeve demokratike qe u kthye ne nje demostrate te fuqishme antikomuniste.

                                     

2. Jeta ne mergim

Traboini u largua nga Shqiperia ne shkurt te vitit 1991 dhe u vendos si emigrant jo legal ne Athine. Kjo gjendje pasigurie nuk e pengoi ate qe me 10 prill 1993, te krijonte te shperndante nder emigrante, te paren gazete ne gjuhen shqipe ne Greqi" Egnatia". Ne Greqi bashkepunoi me presidentin e arvanitasve te Greqise, studiuesin e publiçistin Aristidh Kola1944-2000. Ne gusht 1995, K.T. me status legal emigroi ne SHBA dhe u vendos ne qytetin e Bostonit. Gjate viteve te jetes si emigrant ne Athine botoi tre libra:" Balada e largesive", Rapsodi ushtore", Gjurme ne histori". Ndersa kur ishte ne Amerike shkroi e botoi" Katerkendeshi i mundimeve" proze 2000," Mos vdis dashuri" poezi, Tirane 2002," Nokturn" lirika 2004," E verteta perveluese e Aristidh Kolias" esè 2005," Requiem per nje gjethe" poezi 2005," Lufta e Maleve-Palok Traboini" esè historike 2006, "Trinia ime" lirika 2006," Bukuri shkodrane" esè 2007," Koha e prostitutave" lirika&etyde 2007 si dhe "Itaka grua"lirika 2008. Per veprimtarine poetike dhe esèistike eshte vleresuar me çmimin e pervitshem letrar" Pena e Arte-Kadmus 2008” nga Klubi i Shkrimtareve" Drita" Athine. Ne vitin 1994 Kolec Traboini eshte pranuar anetar i Federates Nderkombetare te Gazetareve, me qender ne Bruksel, ndersa ne nentor 2001 nga Kongresi i Lidhjes Shqiptare ne Bote mbajtur ne Prizren, eshte zgjedhur anetar i keshillit drejtues te LSHB. Nga viti 2010 Traboini, ne krijimtari te lire me statusin e shqiptaro-amerikanit, jeton ne mes te Tiranes dhe Bostonit.

                                     

3. Esete, publicistika dhe shkrime te tjera

Padyshim se eseistika eshte pjese e pandare e krijimtarise se Traboinit si shkrimtar. Ate e levroi me se shumti ne vitet e emigracionit ne Greqi me botimet e shumta ne gazeten" Egnatia”. Por edhe me pas ka botuar shume shkrime ne gazetat shqiptare ne Amerike si ne" Illyria” dhe" Dielli” ne New York, ne botimin ne format te vogel" Lajmetari i Bostonit” qe nxirrte vete, por edhe ne gazetat e Tiranes. Eshte per tu shenuar se Traboini zbulon ne Boston nje fotografi te Faik Konices ne familjen e Sotir Panit nga Dardha, te cilen e botoi per here te pare ne libri me ese" Bukuri Shkodrane” Boston-Tirane 2007, ISBN 978-99943-53-48-4.

Traboini me shkrimin" Eliza shqiptare e Hollivudit” botuar ne vitin 2000 ne revisten" Klan” dhe gazeten" Bota sot” ben te njohur per here te para origjinen shqiptare te artistes se filmit Eliza Dushku, ne nje shkrim te vitit 2005 ben te njohur me nje shkrim per origjinen shqiptare te njerit nga personalitetet me te medha te televizionit ne Amerike Regis Filbi, i cili ne nje emision" Edhe une jam shqiptar” shkrim i botuar se pari ne gazeten" Illyria”, 6-8 dhjetor 2005. Nje seri e gjate shkrimesh i kushtohen shkrimtareve dhe artisteve si Kol Idromeno, Frederik Reshpja, Zef Zorba, Ndoc Gjetja, Drita Çomo, Edison Gjergo, Shen Maksimi shqiptar nga Arta, Martin Gjoka e tjere.

Nje vend te veçante zene shkrimet e Traboinit per jeten ne emigracion, shqiptaret e Greqise, Amerikes, eset per Aristidh Kolen ne dy libra" E verteta dritheruese e Aristidh Koles” Boston-Tirane 2005 si dhe libri" Aristidh Kola” per jeten e veprat e arvanitasit te madh, Pantheon Books 2014. Nder librat me ese" Gjurme ne histori” 1999," Lufta e Maleve” 2006," Bukuri shkodrane 2007," Zhgenjimi i Ambasadorit Amerikan” 2012," Libohovitet e Amerikes”, histori dhe tradita 2017," Miti i Hotit” 2017 e tjere.



                                     

4. Poezia e Traboinit, bashkudhetare ne rruget e mergimit

Traboini e ka nisur udhen e krijimtarise si nje letrar premtues, me tregime te botuara ne shtypin e kohes te cilat jane pritur mire nga kritika duke fituar çmim kombetar per librin e tij te pare me tregime" Petalet e bajames se hidhur” botuar ne vitin 1973 kur ishte ende student. Ne vitin 1985 perpiqet te debutoje me nje liber me lirika, por recensentet e pane se nuk ishte ne frymen e kohes ndaj e keshilluan ta ripunonte per ta sjelle me afer motiveve aktuale. Traboini zgjodhi rruge tjeter, librin e dogji dhe megjithese shkroi poezi per sirtar, nuk tentoi me te botonte libra. Pas vitit 1990, me shkuarjen ne mergim krahas punes me gazeten" Egnatia”, mbresat e jetes prej emigranti nisi ti hidhte ne vargje. Ne vitin 1995 pergatit dhe boton librin" Balada e largesive” me poezi te 32 krijuesve emigrante duke perfshire dhe poezite e veta. Antologjia u prit shume mire nga emigrantet. Madje per te shkroi dhe botoi ne revisten" Arvanon” studiuesi arvanitas Aristidh Kola" Ana tjeter e medaljes se emigracionit shqiptar” ku nder te tjera shkruan".Krijimtari e shkruar ne ato kushte qe vetem ata emigrantet mund ti pershkruajne me ato ndjenja poetike dhe te japin vepra qe prekin zemren tone”, ndersa shkrimtari grek Kostas Valeta botoi nje shenim kritik entuziast ne revisten e televizionit kombetar grek. Libri pati jehone edhe ne shtypin shqiptar ne atdhe. Ne vitin 2002 Traboini permbledh ne nje vellim gjitha poezite qe kishte shkruar ne Greqi dhe Amerike ne librin me titull" Mos vdis dashuri” per te cilin u folen e shkruan fjalet me te mira ne komunitetin shqiptar ne Amerike. Shkrimtari Naum Prifti shkruan" Stili origjinal dhe gjuha e bukur artistike, ja shtojne meritat vellimit." Mos vdis dashuri” eshte nje autoportret i shkelqyer poetik i mendimeve dhe ndjenjave qe ka perjetuar autori ne kete çerek shekulli te trazuar.” Poetja Zhuljana Jorganxhi shkruan" Tek poezite si" Flokearta e burgjeve”," Hirushja” dhe" Dilemat e Bardit” vargu rrjedh me nje ritem te brendshem dhe figurat megjithese ndjekin njera-tjetren nuk i marrin frymen poezise, por perkundrazi jane si xhevahire te nje gjerdani te bukur”. Shkrimtari Spiro Gjikondi shkruan" Here ndjenjat, here mendimet, e here-here menyra e ndertimit te figurave te befasojne. Ajo qe me ben te kujtoj Carl Sundberg kur lexoj poezite e Traboinit, me duket nje koncept i njejte i poezise si gjini, do te thosha, koncepti estetik.”Poezia e Traboinit nuk ka te reshtur, ne 2004 boton vellimin poetik" Nokturn” ne te cilin perjetimet shoqerohen me mendime te thella, poezia behet me e komplikuar, ka larmi tematike dhe stilistike, gjithnje me shume shfaqet mendimi metaforik brenda qelizes se krijimit. Vellimi" Requiem per nje gjethe” sjell nje pasuri motivesh me poezi mbreselenese. Pastaj do te vijne" Trinia ime” 2006," Koha e Prostitutave” 2007," Itaka grua” 2008 ne vazhdim" E kam Atdheun tek porta” 2013," Fajin e ka Hekuba” 2014," Orakujt kane zbritur ne ferr” poeme 2015," Odeon” 2016," Ofeli” 2019," Zogjte e Arlingtonit” 2020.

                                     

5. Disa mendime per poezine e Traboinit

Poezia e Kolec Traboinit vellimi" Itaka grua”eshte porsi eshke qe ne pikepjekje me lexuesin ndez nje zjarr te hidhur por joshes, te dhimbshem dhe ngrohes, intensiteti dhe kohezgjatja te cilit varet nga substanca dhe kapaciteti marres i ketij te fundit. Heroi lirik eshte ne dialog te perhershem me lexuesin model kurse therrmijat autobiografike aty-ketu vijne si tablo kujtimesh dhe jane shume te rendesishme per ta kuptuar emocionin themelor motivues.E kam ditur se Kolec Traboini e shkruan bukur poezine e dashurise. Me te lexuar doreshkrimin" Orakujt kane zbritur ne ferr", u binda se ai e" qan” edhe poezine satirike. Keto vargje jane me shume sesa thjesht satirike. Eshte lirike polemike par exellance. / Koha Javore Nr. 657 f. 19, Podgorice 9 prill 2015, Anton Gojçaj.

-Ajo qe me shtyu te veçoj ne shkrimin tim eshte detaji qe gjendet ne menyren e paraqitjes se poezise nga Traboini. Veç vlerave qe mbart ajo, veç vlerave origjinale poetike, poezia e Traboinit shkon tek syri i lexuesit e stolisur, dhe jo e mbingarkuar, e zbukuruar per te nuseruar, jo e masakruar, e peneluar me nje shije dhe nje dashuri te cilen nje njeri i dashuruar hershem me artin mund ta beje. Natyrshem, poezia e Traboinit kerkon vemendje me te madhe, dhe kete me kenaqesi duhet t’ia perkushtojme. / Fatmir Terziu, shkrimtar, Londer.

-Vellimi poetik" Mos vdis dashuri” nuk eshte asgje tjeter veç se nje kopje e rregjistrimeve jetesore ne hapesiren e bardhe te shpirtit te Kolec Traboinit. Ne dy anet e peshores se drejtesise se tij poetike gjenden te ekuilibruara dashuria per boten dhe shqetesimi qytetare per kohen qe jetojme. Koncepti filozofik i autorit shtrihet pertej dhimbjes qe krijoi gjuha e politikes moderne. Per te universi nuk eshte perfekt dhe kjo joperfektesi rritet ne nje laborator teper te komplikuar njerezor. / Gjek Marinaj, Dallas USA, 20 Janar, 2002

Nje hulli e bukur, e ndjere, befasuese sa spirituale aq dhe jetesore perplot nerv problematik. Nje nga arsyet qe na pelqen poezia e Traboinit eshte se ai nuk e kerkon ate, ajo vjen dhe ai s’mund ti rezistoje ngasjes hyjnore. E shoh pezull midis qiellit dhe tokes ne nje perpjekje per te perziere blune divine te qiellit me kafen e erret te dherave me heronj, deshtake dhe te vdekur. Dhe kjo kryhet natyrshem, pa sforcim, me lirizem, gjetje tronditese, figura te kthjelleta si ozoni pas shiut. Ajo qe te ben veçanerisht pershtypje eshte thjeshtesia. Traboini di te komunikoje me emocion. Le mbrese. Kuturisem te zbuloj gjendjen e tij shpirterore aspak te favorshme per ate si individ, por te lakmueshem si poet. Roland Gjoza, New York, 9 dhjetor 2007

Vellimi poetik i Kolec Traboinit i ngjan nje deti plot tallaze, ku shperthejne fortunate e shpirtit, ku lengon nje zemer e ndjeshme, qe vuan bashke me atdheun. Ne kufijte e ketij shkrimi eshte gati e pamundur qe te sjellim zberthimin e çdo njeres prej 88 poezive qe permban libri. Kenaqesia dhe kersheria shuhen duke lexuar librin. / Gazeta" Illyria”, New York nr.1184 Tetor 2002 D. Greca

Kolec Traboin eshte nje mjeshter i rimes. Lehtesia me te cilen e funksionalizon estetikisht rimen, por edhe figurat tingelluese dhe perseritese, frazeologjine shqipe, jane mahnitese."Koha javore" Podgorice, 6 shkurt 2014, nr. 602,

Kolec Traboini vjen me poezi, mjaft elegant, ndersa shpirti i madh dhe i bukur i poetit, shpalos te gjithe materialin e tij./ Gazeta" Shqiptarja.com”Online Tirane 15 shkurt 2014

.Lexohen me nje fryme.Permes poezive vizatohet me nje elegance te holle dhe teper i spikatur, portreti i tij, bota e tij, endrrat e tij dhe gjithçka qe permbart ne te teren poeti Kolec Traboini./ Gazeta"Telegraf" Tirane 3 prill 2014 f. 19. Vllasova Musta

                                     

6. Shqiperime poetike

Ne Athine, K.P. Traboini nisi te merret dhe me shqiperime te pjesshme. Keshtu ai perktheu per faqet e gazetes" Egnatia” tregimin" Billi” i shkrimtares amerikane Zona Geil, perktheu dhe botoi gjithashtu nje fragment nga libri" Dashuria dhe demone te tjere” te Gabriel Garcia Markez. Ndersa ne poezi shqiperoi krijime nga Kostis Pallamas, Odisea Elitis, Jorgos Seferis dhe Angelos Sikilianos. Edhe gjate qendrimit ne Amerike, qe u be atdheu i tij i dyte, nga pasioni per njohjen e krijimtarise se poeteve amerikane, por edhe nga bota, here, pas here shqiperonte poezi. Kur u bene nje sasi e madhe autoresh te shqiperuar, Traboini vendosi ti botonte e si rezultat i kesaj pune shumevjeçare dolen ne drite librat" Charles Bukovski” 160 poezi ne 280 faqe, Pantheon Books 2019, ISBN 978-9928-4-455-6;" World Poetika” 100 autore nga bota ne 280 faqe, Pantheon Books 2019, ISBN 978-9928-04-460-0;" American Poetica” 77 autore nga USA, 260 faqe, Pantheon Books 2020, ISBN 978-9928-04-601-7, si dhe" Emily Bronte & 100 poete nga bota”, qe eshte vazhdimi i botimit voluminoz World Poetica, 280 faqe, Pantheon Books, ISBN 978-9928-04-658-1. Padyshim ky aspekt i punes per shqiperimet e mbi 200 poeteve me te shquar nga bota e pasuron gamen e krijimtarise se Traboinit dhe pasionit te tij per poezine nga e cila nuk u nda kurre. Deri ne vitin 2020 Traboini ka botuar gjithsej 37 libra, nga keto 16 libra me krijimet e veta poetike.



                                     

7. Tituj te veprave

  • Charles Bukowski- poezi, shqiperime 2019 / ISBN 978-9928-04-455-6
  • U dashka te dal naten vone poezi 2012 / ISBN 978- 9928-14-066-1
  • Dashuri - 200 lirika dashurie 2013 / ISBN 978- 99956-15-66-6
  • Bukuri Shkodrane- ese 2007 / ISBN 978- 99943-53-48-4
  • Fajin e ka Hekuba- poezi 2014 / ISBN 978- 9928-04-222-4
  • American Poetica- poezi, shqiperime 2020 / ISBN 978-9928-04-601-7
  • Balada e largesive proze 1995
  • Katerkendeshi i mundimeve proze 2000 / ISBN 99927-44-19-7
  • World Poetica-poezi, shqiperime 2019 / ISBN 978-9928-04-460-0
  • Gjurme ne histori proze 1995
  • Aristidh Kola- esè 2014 / ISBN 978- 9928-04- 200-2
  • Koha e prostitutave lirika & etyde 2007 / ISBN 978- 99943-53-46-0
  • Odeon - poezi, 2016 / ISBN 978- 9928- 04- 313- 9
  • Flamuri ne Deçiq-Palok Traboini - historike 2012 / ISBN 978-9928-14-067-8
  • Lule pellazgjike poezi 2012 / ISBN 978-9928-14-065-4
  • 100 poete per dashurine -Album b/autor 2012 / ISBN 978-99956-99-85-7
  • Ode per Shkodren- poezi 2019 / ISBN 978-9928-04-454-9
  • Trinia ime - poezi 2006 / ISBN 978-99943- 36- 70-3
  • Requiem per nje gjethe poezi 2005 / ISBN 99943-36-00-2
  • Petalet e bajames se hidhur tregime 1973
  • Nokturn poezi 2004 / ISBN 99927-57-54-X
  • Zogjte e Arlingtonit- poezi 2020 / ISBN 978-9928-04-657-4
  • Kujto Poetin - Album me ba/autor, 2011 / ISBN 978-99956-99-66-6
  • Lufta e Maleve - Palok Traboini, 1911 ese 2006 / ISBN 99943-36- 65- 7
  • Djali nga Hoti - tregime per femije 2015 / ISBN 978-9928-04-259-0
  • Ofeli- poezi 2019 / ISBN 978- 9928-04- 457- 0
  • Zhgenjimi i Ambasadorit Amerikan - esè 2012 / ISBN 978-99956-99-69-7
  • Rapsodi ushtore ironi 1995
  • Emily Bronte & World poetica 2020 / ISBN 978-9928-04-658-1
  • Orakujt kane zbritur ne ferr- poezi 2015 / ISBN 978- 9928-04-253-8
  • Miti i Hotit - ese historike 2017 / ISBN 978- 9928-04-352 8
  • Itaka grua -lirika 2008 / ISBN 978- 999- 43-44-78-9
  • Mos vdis dashuri poezi 2002 / ISBN 99927-44-66-9
  • E kam Atdheun tek porta - poezi 2013 / ISBN 978- 99956-15-67-3
  • Libohovitet e Amerikes 2016 / ISBN 978- 9928-04-312-3
  • Çameri zemra ime - antologji, b/ashkautor 2014 / ISBN 978- 99956-15-72-7
  • E verteta perveluese e Aristidh Kolias ese 2005 / ISBN 99943-36-09-6
                                     
  • Skeda: Lufta e Maleve - Palok Traboini 1911.jpg Lufta e Maleve - Palok Traboini 1911 është libër nga Kolec Traboini Dokumentet dhe çdo gjë që botohet
  • Gjurmë në histori : Palok Traboini mësues, poet e luftëtar libër me autor Kolec Traboini Botuar Athens, Boston, në vitin 1995. Faqe 96.
  • së hidhur.jpg Petalet e bajames së hidhur është libër me tregime nga Kolec Traboini Është libri i parë i autorit, botuar kur ishte student në Universitetin
  • Çamëri zemra ime antologji poetike nga Fatime Kulli përg. Kolec Traboini përg. Botuar në Tiranë nga Pantheon në vitin 2014. Faqet e librit 216
  • Skeda: Trinia ime.JPG Trinia ime poezi, me Autor Kolec Traboini Botuar Globus R. Tiranë, 2006. Faqet e librit 136. ISBN 99943 - 36 - 70 - 3
  • Orakujt kanë zbritur në ferr Kolec Traboini poemë, Pantheon Books 2015, ISBN 978 - 9928 - 04 - 253 - 8
  • Skeda: Requiem për një gjethe.JPG Requiem për një gjethe poezi, me Autor Kolec Traboini Faqet e librit 250. Viti i botimit: 2005. ISBN 99943 - 36 - 00 - 2
  • Palok Traboinit me titullin FLAMURI NE DECIQ nën kujdesin e të birit Kolec Traboini U organizuan dy promovime, një në Prizren me 21 nëntor 2012 në qytetin
  • Kjo është lista e shkrimtarëve shqiptarë. Teki Dërvishi 1943 Teodor Keko Teodor Laço 1936 Traboini Kolec
  • Nokturn me Autor: Kolec Traboini Botuar: Globus R Faqet e librit 226. Tiranë, 2004. Vëllimi i dytë në krijimtarinë poetike të Kolec Traboinit, Nokturn