Back

ⓘ Sadik Ferati i lindur ne Prizren, Kosove, ka te perfunduar studimet post-diplomike, orientues Sportet Luftarake - Mundjen ne Universitetin e Prishtines prane Fa ..




                                     

ⓘ Sadik Ferati

Sadik Ferati i lindur ne Prizren, Kosove, ka te perfunduar studimet post-diplomike, orientues Sportet Luftarake - Mundjen ne Universitetin e Prishtines prane Fakultetit te Kultures Fizike dhe Sporteve.

                                     

1. Biografia

Sadik Ferati ka lindur ne Prizren. Me mundje ka filluar te mirret qysh ne moshen e re. Karriera sportive e Sadik Feratit filloi ne veren e vitit 1985, kur ai ishte nxenes i klases se trete ne shkollen ish-"17 nentori", ku filloi ti merre edhe bazat e para te mundjes. Aftesine e tij me kujdes e percjelli dhe e dalloi trajneri dhe pedagogu, prof. Sylejman Shala. Medalja e pare e tij ishte ajo ne Mitrovice, ku vetem me 3 muaj stervitje zuri vendin e dyte per pionier, ne Kampionatin e Kosoves. Kjo medalje pothuajse e shtyri Feratin te punoje me teper dhe te arrije rezultatet me te larta. Vlen te veçohet pjesemarrja e tij ne Kampionatin Boteror 1991 ne Alma te Kanadase, ku ky mundist shqiptar u stolis me medaljen e arte ne Stilin e Lire, kurse ne stilin Greko-Romak zuri vendin e trete, ku u stolis me medaljen e bronzte. Ishin te vetmit Sadik Ferati dhe kolegu i tij Agron Sulaj, shqiptaret qe perfaqesuan ish-Jugosllavine; te tjeret ishin te republikave te ndryshme ish-Jugosllave. Nga ky Kampionat Boteror, Ferati dhe Sulaj u stolisen me medalje, te tjeret u kthyen duarthate.

Sadik Ferati, ne kampionate te organizuara ne Kosove u shpall disa here si tekniku me i mire. Merita me e madhe e tij eshte kur ai shpallet nga Federata e Sporteve te Shqiperise si sportisti i vitit 1991 per mbare shqiptaret ne bote, pastaj ne Kosove poashtu si sportisti me i mire i vitit 1991.

Nje kohe Sadik Ferati ishte mundes ne klubin "SHKUP" ne Shkup, nen udheheqjen e trajnerit Shaban Sejdiu. Nje kohe ka qene ne stervitje edhe me sportistin e shekullit, mundistin Shaban Terstena. Poashtu ka marre keshilla edhe nga trajneri i mirenjohur Mentaz Allajbegu.

Pas luftes, Sadik Ferati nga udheheqesia e klubit u zgjodh si trajner i te rinjeve dhe ben organizimin te rinjeve neper shkolla dhe fillon karrieren si trajner i klubit te mundjes ne klubin "Prizreni" ne Prizren.

Me vone ai se bashku me kolegun e tij Hysen Terakaj, hapin klubin e ri te mundjes "LIRIA", por per shkak te kushteve teknike ky klub nuk u aktivizua.

Tani Sadik Ferati punon si profesor i lendes se Edukates Fizike dhe Sportive ne Kolegjin Mehmet Akif si dhe ne gjimnazin "Gjon Buzuku" ne Prizren.

Ky artikull qe ka te beje me nje biografi individi eshte i cunguar. Ju mund te ndihmoni Wikipedine duke e permiresuar ate.

                                     
  • Kosova Sadik Ferati 1975 mundës shqiptar Sadri Ferati 1957 politikan shqiptar Shtëpi Banimi në Mitrovicë Mirsad Ferati Ferati Surname
  • Arkitekturore Monument Ansambël X025 Shtëpi Banimi në Mitrovicë Mirsad Ferati Shek. XX Mitrovicë Trashëgimia Arkitekturore Monument Ansambël X026 Manastiri
  • Dalip Selimi - Dalipi 1925 742. Latif Ahmeti - Fejza 1915 743. Metush Ferati 744. Qahil S. Bajrami 1927 745. Ramadan Jetishi 1925 746. Rifat A