Back

ⓘ Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Prishtinës. Ne vitin shkollor 196364 institucioneve te pakta te shkollimit te larte dhe superior ne Kosove iu shtu ..




Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Prishtinës
                                     

ⓘ Departamenti i Gjeografisë i Universitetit të Prishtinës

Ne vitin shkollor 1963/64 institucioneve te pakta te shkollimit te larte dhe superior ne Kosove iu shtua edhe nje fushe e dijes dhe edukimit – Katedra e Gjeografise. Katedra e Gjeografise u themelua ne kuader te Fakultetit Filozofik, i cili kishte filluar punen me 1960 me keto katedra: Katedra e Albanologjise, Katedra e Serbokroatishtes, Katedra e Kimise, Katedra e Biologjise, Katedren e Matematikes dhe Katedren e Fizikes. Ne vitin shkollor 1972/1973, me vendim te Keshillit Mesimoro-Shkencor, Fakulteti Filozofik ndahet ne dy fakultete: ne Fakultetin Filozofik dhe ne Fakultetin e Shkencave Matemetike - Ntyrore. Seksioni i Gjeografise se bashku me Seksionin e Matematikes, Seksionin e Kimise, seksionin e Biologjise dhe Seksionin e Fizikes hyne ne perberje te FSHMN-se.

Seksioni i Gjeografise u be qendra e pare e edukimit dhe e shkences gjeografike ne hallken e themelatave te tjera te pakta te shkollimit te larte, qe qonin drejt kosolidimit te institucioneve kombetare te shkollimitte late, perkatesisht themelimit te Universitetit te Prishtines me 15 shkurt 1971.

Katedra e Gjeografise filloi punen ne vitin shkollor 1963/1964. Drejtues i pare i emeruar i saj ishte akademik Anatasie Uroshevici. Ndersa nga pala shqiptare u pranua si sekretar mr. Musa Gashi

Pas A. Uroshevicqit shef i Katedres se Gjeografise ne vitin 1972 u emrua mr. M.Gashi, kurse nga viti 1972 kjo detyre iu besua prof. Mark Krasniqit, i cili njekohesisht ushtronte edhe detyren e Dekanit te Fakultetit Ekonomiko-Juridik te Universitetit te Prishtines.

Ne fillim te punes se Katedres se Gjeografise pedagoget e pare u angazhuan nga Universiteti i Beogradit dhe Universiteti i Shkupit.

Duke filluar nga regjistrimi i gjenerates se pare ne vitin shkollor 1963/1964 e deri tani ne Departamentin e Gjeografise jane diplomuar rreth 750 studente.

Siç dihet, ne fillim ligjeratat dhe ushtrimet jane mbajtur ne gjuhen serbokroate per studente shqiptare, serbe dhe pe rata te bashkesive tjera etnike. Pedagoget dhe asistentet e pare shqiptare atehere kan mbajtur mesimin dhe ushtrimet vetem ne gjuhen serbokroate.

Pas demostratave te studenteve ne nentor te viti 1969 filloi nje process i rendesishem ne avancimin e mesidhenies ne gjuhen amtare edhe ne Seksionin e Gjeografise dhe ne seksionet tjera te fakulteteve te Prishtines.

Pas demostratave shefi i Seksionit, prof A Urosheviq dhe disa pedagoe te tjere jane larguar pa u verejtur. Me angazhimin e prof. Dr. Mark Krasniqit fillojne ligjeratat e para ne gjuhen shqipe. Ligjerues te pare ishin mr. Musa Gashi dhe prof. dr. Mark Kraniqi. Pastaj filloi procesi i pershpejtimit te zgjedhjes se pedagogeve shqiptare. Keshtu, u zgjodhen: mr. Qazim Lleshi, prof. Zeqir Bajrami, prof. Riza Çavolli etj.

Asistentet e rinj nga gjeneratat e par te diplomuara ne Prishtine dhe ne qendrat tjera universitare ishin zgjedhur: Asllan Pushka, Ibrahim Ahmetaj, Valdet Pruthi, Muharrem Cerabregu, Ruzhdi Pllana, Hivzi Islami dhe Tefik Basha.