Back

ⓘ Sefer Neziri i njohur si Sefer Kleçka, lindi ne Kleçke, me 1853. Ai njihej si atdhetar, patriot dhe legjenda e qendreses se Drenices se jugut. Mbiemrin Neziri e ..




Sefer Neziri
                                     

ⓘ Sefer Neziri

Sefer Neziri i njohur si Sefer Kleçka, lindi ne Kleçke, me 1853. Ai njihej si atdhetar, patriot dhe legjenda e qendreses se Drenices se jugut. Mbiemrin Neziri e mbante si nje simbol dhe kujtese per gjyshin e tij, Nezirin. Sefer Kleçka ishte i biri i Hysen Kleçkes, i njohur ne Drenicen e jugut per besnikeri dhe mikpritje. Familja Shala tashme kishte zene vend dhe kishte hedhur rrenje ne fshatin Kleçke dhe kishte filluar ndertimin e jetes malsore. Kjo familje vazhdoi traditat e lashta te familjeve te medha, te cilat jetonin dhe qeverisnin me vete rregullat dhe zakonet e tyre. Rreth mesit, gjithmone mbante nje brez kuqezi ashtu te forte sikur edhe muskujt dhe karakteri i tij. Babai e la te ri, por gjate gjithe jetes Seferi ruajti edhe mbante mend per besnikerine dhe bujarine e trashegimit te tij familjar dhe krahinor.

Ne moshen 25 vjeçare, keto cilesi Seferi filloi t`i deshmoje me pushke ne dore, si pjesemarres ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, per te cilen luftoi dhe e mbajti ne zemer deri ne fund te jetes se tij. Qe ri ra ne kontakt me njerez te njohur dhe burra te permendur per mbrojtjen e vendit nga pushtuesit e ndryshem. Mori pjese ne shume kuvende popullore te Drenices se jugut dhe me gjere. Si bashkepuntor i ngushte i Isa Boletinit dhe Xhem Luzhnices, tregoi nje trimeri te rralle duke u aktivizuar me shume burra te tjere te Drenices se jugut ne luften e Boletinit ne muajin maj te vitit 1895. Duke treguar dhe duke e bindur opinionin patriotik te asaj kohe per ndjenjat e tij kombetare, ai e perfaqesoi Drenicen e jugut pothuajse ne te gjitha kuvendet dhe tubimet popullore te cilat kishin nje karakter kombetar dhe qellimi i tyre i vetem ishte çlirimi nga zgjedha turke.

Ne gusht te vitit 1897, kur ne Manastir erdhi konsulli i pergjithshem serb Todor Stankoviç me synim per te shtrire pushtetin serb edhe ne keto troje shqiptare, ai mori pergjigjen e merituar nga prijesi I Drenices, Sefer Kleçka. Sefer Kleçka njeheresh ishte edhe njeri prej organizatoreve kryesore te kryengritjes se Drenices me 1903. Kurse ne vitin 1906 organizoi kuvendin e fisit Shale ne gjithe Drenicen. Per organizimin gjithepopullore Sefer Kleçka dha nje kontribut te madh sidomos ne fisin Shala duke realizuar pajtime te gjaqeve dhe duke bere bashkimin e familjeve ne lufte te perbashket kunder çdo kujt qe perpiqej te sulmonte trojet shqiptare. Vendosmeria e familjes Shala, shfaqej edhe ne martesat e tyre te cilat i benin vetem me familjet patriotike te asaj kohe dhe me familjet te cilat ishin te njohura si kundvrshare te pushtuesve turq.

Kjo beri qe Sefer Kleçka te jete edhe me I forte, me I perkrahur dhe me I qendueshem ne idete e tij patriotike. Sidomos pajtimet e gjaqeve kishin nje jehone te madhe dhe nje rezultat te dukshem. Keshtu ai arriti ti dhe ti pajtoje shume familje te gjakosura dhe te beje bashkimin kombetar te Drenices se jugut. Per mjeshterine e pleqerimit te Sefer Kleçkes flet edhe Anton Çetta ne" Prozen popullore” me titull:" Gjaksori ne shtepi te hasmit me duar te lidhura”.

Duke pasur bindjen se vetem te bashkuar mund te luftohet kunder çdo pushtuesi dhe duke e pare se pajtimi ndermjet dorasit Zenun Hotit dhe hasmit Syle Salihut ishte veshtire te arrihej, pleqnari dhe luftetari Sefer Kleçka e lidhi dorasin dhe ashtu te lidhur e çoi tek hasmi duke thene:" Ja ku ke vraje”. Pas kesaj hasmi ishte pergjigjur:" Jo sote, e nje mije vjet”. Ky ishte dhe njeri prej pajtimeve me te medha te tij.

Vlen te permendet se pas pajtimit ata lidhen edhe miqesi, ku Zenun Hoti ia dha vajzen per djalin te vrarit. Keshtu beri lidhjen kombetare te Drenices se jugut dhe burrat e kesaj ane u organizuan mire dhe nen udheheqjen e Sefer Kleçkes ata ishin te gatshem te vepronin kudo qe ishte nevoja.

Sefer Kleçka ishte pjesemarres ne mbledhjen e njhohur te mbajtur ne Ferizaj me 1908. Ne kete veprimtari ai qendroi krahperkrah me patriotin Isa Boletini, ne kundershtim te hapur me xhonturqit. Disa vite para vdekjes se Hysenit, babai i tij, Sefer Kleçka u martua me Nailen, nje bije nga Varigovci, me te cilen Sefei kishte gjashte femije: djemte, Bardhin dhe Halilin dhe vajzat, Isma, Suna, Xhemajlia dhe Fetija. E tere ngjarja qe Sefer Kleçken e beri te madhe dhe te njohur ne tere Drenicen e jugut lidhjet pikerisht me miqte e tij dhe me fshatrat qe shtrihen perreth Kleçkes.

Per deshmite patriotike dhe luftarake u degjua shume shpejte dhe jo veten ne Drenicen ejugut por edhe ne tere Kosoven. Kishin kaluar shume vite nga kryengritja e pare e Drenices dhe ne vjeshten e vitit 1909, kur Sefer Kleçka ne bashkepunim me Sefer Pirrakun, organizuan kryengritjen e dyte popullore te Drenices se jugut, duke marre aksione si rezultat I te cilave u rrafshuan shume kulla te armiqve, sidomos ne gryken e Kosoves. Ne kryengritjen e majit 1910 kulla e Sefer Kleçkes u be nje qender e madhe strehimi per pjestare te kryengritjes dhe aty u vendosen here pas here edhe komanda te kesaj levizje qe udhehiqej nga Isa Boletini.

Ne muajin maj 1910 ne luften e Carraleves ishte njeri nder organizatoret dhe luftetaret e dalluar. Mori pjese gjithashtu edhe ne mbledhjen e fshatit Shale qe u organizua nga luftetari Hasan Prishtina dhe njeheresh Sefer Kleçka ishte nder te paret qe propozoi mbylljen e shkolles turke dhe zevendesimin e saj me nje shkolle ne gjuhen shqipe. Me qe perfaqesonte Drenicen e jugut ne te gjitha kuvendet popullore, Sefer Kleçka mori pjese edhe kuvendin e Junikut ne maj te vitit 1912. Pastaj mori pjese edhe ne mbledhjet e mevonshme te mbajtura ne fshatin Sankovc dhe Halilaç. Keto mbledhje ishin te kryesuara nga Hasan Prishtina dhe Bajram Curri. Ketu shihet edhe bashkepunimi i ngushte qe ishte ne mes te Sefer Kleçkes dhe luftetareve te dalluar te kesaj periudhe historike si: Bajram Curri, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Xhem Lluzhnica e shume e shume te tjere. Edhe pse me 1912 u shpall pavaresia e Shqiperise, kjo nuk ishte nje garanci e mjaftueshme per lirine e pjeseve tjera, te cilat mbeten te shperndara neper shtetet fqinje te Shqiperise.

Edhe pas perfundimit te luftes se pare boterore Sefer Kleçken e gjejme me arme ne dore, duke rezistuar dhe duke mos qen i kenaqur me vendimet e marra nga fuqite e medha, sipas te cilave Kosova mbeti nen okupimin e mbreterise serbe-kroate dhe sllovene. Dhe pikerishte me iniciativen e shovenizmit serb u arrestuan dhe u vrane, Sefer Kleçka dhe biri I tij Bardhec Kleçka u vrane ne fund te muajit korrik 1928.

                                     
  • kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Nuri Seferi Kreshnik Qato Dardan Zenunaj Sefer Seferi Elvir Muriqi Meriton Karaxha Armand Cullhaj Xhuljo Vrenozi Altin
  • Axhiu 36. Avni Buxheli 37. Asllan Ibrahimi 38. Astrit Kallapodhi 39. Amali Neziri 40. Alush Shahini 41. Asllan Kelmezo 42. Ali Dalani 43. Aqif Gozhida 44