Back

ⓘ Parga. Qyteza e Parges gjendet ne nje gji idiliak te Detit Jon, buze maleve te Epirit. Nga veriperendimi Parga kufizohet me Rrapezen, nga juglindja me Shenedjel ..




Parga
                                     

ⓘ Parga

Qyteza e Parges gjendet ne nje gji idiliak te Detit Jon, buze maleve te Epirit. Nga veriperendimi Parga kufizohet me Rrapezen, nga juglindja me Shenedjellen, nga lindja me Livadharin dhe nga perendimi me detin Jon. Parga eshte nje qyteze bregdetar qe ndodhet ne pjesen veriperendimore te qarkut te Prevezes. Ajo eshte e ndertuar si nje amfiteater rreze brigjeve te detit Jon, me malin Bexhevoli gr: Πετζοβολίος/Petzovolíos ne sfond, i cili eshte 139 m i larte. Parga ka nje popullsi prej 2.415 banoresh. Qyteti eshte selia historike e komunes se Parges, e cila ka nje popullsi prej 3.904 banoresh sipas Regjistrimit te Popullsise 2011. Sot selia e komunes eshte ne Kanallaq, por qyteti i Parges eshte qendra me e rendesishme ekonomike, tregtare dhe turistike e komunes me te njejtin emer. Vendbanimet e tjera te komunes jane Agjia, Rrapeza dhe Livadhari.

Komuna e Parges i takon qarkut te Prevezes, megjithese ajo kufizohet territorialisht nga qarku i Çamerise dhe eshte e vendosur ne jugperendim te Epirit, prane lumit Gliqia. Parga eshte rreth 68 km larg nga Preveza dhe 40 km nga Gumenica dhe ndodhet perballe ishujve piktoreske Pakso dhe Antipakso.

Nga vitet 1950, ne Parge ka nje gjykate, zyre tatimor, zyre pyjetarie, dogana, dhome agronomesh, gjimnaz dhe shkolla fillore. Parga ka dhe disa kisha. Qyteza i ka ruajtur relativisht mire fortifikimet historike, ndersa, ne anen e djathte, qendron keshtjella mesjetare e Parges me shume ndertesa brenda mureve te saj, e cila mbron anen jugperendimore te qytezes. Sot, Parga eshte vendpushim turistik nga me te njohurit ne rajon. Prane jane plazhet Krioneri, Pezo Krioneri brenda vendbanimit Parge, Vallto dhe Saraqini ne perendim, Lihno dhe Ajanaq ne lindje. Perballe qytezes, ne anen e jugut, eshte nje ishull piktoresk ku ndodhet Klisha e Shenmerise dhe ka ndertesa mesjetare te periudhes venedikase dhe asaj franceze. Parga eshte nje nga destinacionet me popullare e turistike ne Epirin qe i perket Greqise dhe eshte ndertuar ne rrezen te nje keshtjelle venedikase. Gjate muajve te veres, Parga eshte e lidhur çdo dite nga nje anije me Pakson dhe Andipakson. Ajo ka gjithashtu edhe sherbime traget per ne Spllance, Korfuz dhe Santa Maura sot: Λευκάδα/Lefkádha. Nga çdo ciceron turistik Parga pershkruhet si nje nder vendet me te bukura te Greqise. Sidomos ne muajin gusht ne Parge pushojne mijera turiste nga Italia, Gjermania, Britania e Madhe, por edhe nga vendet e Ballkanit. Qyteza e Parges ka tri plazhe te mrekullueshme: Lihno, Vallto dhe plazhin prane portit. Fale zhvillimit te turizmit shume banore te Parges jane kthyer nga mergimi, kryesisht nga Gjermania, ku kishin shkuar si punetore krahu ne vitet 50-te dhe 60-te, kur Greqia ishte nje vend i varfer. Ata ne vendlindjen e tyre kane hapur taverna dhe kane ndertuar shtepi, te cilat i japin me qira gjate sezones turistike. Para Luftes se Dyte Boterore, Parge kishte keto lagje: Korkocaqi, Krioneri, Pazar i Vjeter, Trafa dhe Turko-pazari lagjet prane kalase.

Toponimet te qytezes Parge: Para Luftes se Dyte Boterore

  • Brinj’ e Shefqetit - ullishte, ne V.
  • Breba - mal qe ndan Paramithine nga Karbunari.
  • Bogonja - vresht me ullinj, ne JL.
  • Bakçej e Qitrave - baçe me qitro, ne J.
  • Burimet e Neromanit - burim, ne V.
  • Ajaleni - mal i veshur me mare, merete, argelidha etj, ne J.
  • Burim i Valltos - burim, ne V.
  • Burim i Zivolit – burim, ne L.
  • Bexhevoli - mal i Parges, ne L.
  • Bajramela - kullote, ne L.
  • Budrumet e All Pashes – budrume ne kalane e Parges.
  • Di Rrepet - dy rrepe te medhenj ne Turkopazar. Aty Ali Pasha Tepelena kish sjelle ujet nga Neromani.
  • Grav’ e Zigolit - shpelle, ne V.
  • Cengona - ara, ne L.
  • Grav’ e Zagonjit - shpelle qe nxe deri ne 500 koke bageti, ne V.
  • Gremo - bokerrime qe zbret ne Turkopazar, ne P.
  • Gremoj’ e Valltos - bokerrime qe zbret nga kalaja ne Vallto, ne P.
  • Fllaro - ullishte, ne JL.
  • Delviçi - kullote, ne L.
  • Ganela - are, ne L.
  • Kalaj’ e Parges - kala, ne P. Aty ndodhen topa dhe gjyle te kohes se Ali Pasha Tepelenes.
  • Krioneri - fushe me ullinj, ne JL.
  • Kanali - koder me ullinj, ne P.
  • Kroi i Qiperit - krua, ne L.
  • Hamam’ i Ali Pashes - banjat e ndertuara prej Ali Pashes, ne kala.
  • Koroboli - ullishte, ne VL.
  • Kroi Nerenxulles - krua, ne L.
  • Klish’ e Shenmerise - kishe ne nje ishull, ne J.
  • Klish’ e Ajalenit - kishe, ne J.
  • Klish’ e Nisise - kishe ne nje ishull te vogel, ne P. Ne kete kishe te ndertuar ne nje bregore te madhe, shkonin te krishteret shqiptare te qytezes, per te kremtuar per çdo vit nje feste te tyre.
  • Korkocaqi - vend grope me ullinj, midis kodrave, ne P.
  • Shtepit e Beut - shtepit’ e Mustafa Beut, ne qender.
  • Stralli - livadh, ne L.
  • Rrap i Math - rrap shekullor me nje krua prane, ne lagjen Turkopazar.
  • Trifoni - gurre e ftohte uji e baçe me ullinj, ne V.
  • Paloparga - germadhat e qytezes te vjeter te Parges, ne V.
  • Qaf’ e Zherrit - qafe qe ndan Pargen nga Shenedjella, ne JL.
  • Rrethi - are e shkemb, ne V.
  • Moli i Parges - skela, ne P.
  • Mehri/a - are qe mbillej oriz, ne L.
  • Shandervani - ujrat e mulinjve te Parges, ne P.
  • Shenelena - kish ne nje bregore, ne L.
  • Qimadhia e Klishes - kullote, ne V.
  • Ranishtj’ e Valltos - vend me rere, ne P.
  • Liturvia e Shuaipenjet – màqine vaji, ne qender.
  • Marai - kodra e perrenj te veshur me ullinj, ne VP.
  • Kroi Trifonit - krua, ne V.
  • Qimadhia e Xhamise - kullote, ne V.
  • Shtrung’ e Murat Trakos - shtrunge e gurte, ne V.
  • Sinanela - are, ne L.
  • Mendra e Ramedanit - baçe, ne L.
  • Lum i Shadervanit - lume i vogel, ne L. Ky lume vjen nga Rrapeza, me ujet e tij bluajne te gjithe mullinjte dhe vaditen baçat me agrume e ullinj te Parges.
  • Shkall’ e Zherrit - rruge mes shkembinj, ne JL.
  • Neromana - burim, ne V.
  • Manastiri - germadhat e nje manastiri ne buzen e detit, ne P.
  • Mulliri Priftet - muli drithi, ne P.
  • Qaf’ e Taburrit - qafe, ne JL.
  • Mol i Shandrivanit - vendi ku ankoroheshin varkat, ne P.
  • Lajthia - are, ne L.
  • Shenikolli - shkemb i madh ne det, mbi te cilin ndodhet nje kish, ne J.
  • Pandelejmoni - germadha e ullishte, ne P.
  • Llakat e Dushit - vend gryke ku ndodhet nje vakef muhamedanesh, ne V.
  • Mulliri Bardhe - mulli qe bluante drithe, ne P.
  • Mulliri Maçes - mulli qe bluante drithe, ne P.
  • Shenthanasi - koder buze detit, mbi te cilen ndodhte nje kish, ne L.
  • Llaka e Haxhi Nurit - ullishte, ne V.
  • Lithica - koder e madhe e veshur me ullinj, mbi skelen e Parges, ne L.
  • Qiperi - baçe me ullinj, ne L.
  • Sterrat e Kalase - sterra dhe puse ne kala, ne P.
  • Pezulet - ullishte, ne L.
  • Zhivoli - koder me ullinj, ne VL.
  • Zagani - mal i Parges, ne L.
  • Turkopazari - lagje dhe qendra e qytezes.
  • Vidhi - are, ne L.
  • Valltua - baçe me ullinj, ne JP.
  • Ur’ e Suloteve - ure me hark ne qendren e qytezes, rreth 200 m. e gjate. Nen kete ure kalojne ujerat e perrojve te cilet derdhen ne det.
  • Ur’ e Trapos - ure me hark, ne L.
  • Vathi - are, ne L.
  • Ur’ e Pazarit - ure e gurte me hark, ne qender.
  • Valca - koder, ne L.
                                     

1. Demografia

Shumica e banoreve te Parges jane arvanite, domethene vendas, autoktone, shqiptare," alvanite”, siç thone. Kane qendruar ketu perkunder stuhive te historise. Shumica e banoreve jane asimiluar, deklarohen si greke, por flasin shqip ende, sidomos gjenerata e mesme dhe e moshuara.

Familjet ne qytezen Parge: Para Luftes se Dyte Boterore

Akshihenjte fis vendas, Banegenjte vllehe nga Zagoria, Beqirate, Bexheleqet fis i ardhur nga Zagori, Binjenj fis i shuar, Bombejte fis i krishtere shqiptar, i ardhur nga Shenica, Bozot, Bubeqenj, Burllucenj te ardhur nga Margelliçi, Çorraj, Çukarenj, Dallapenj, Durrenj fis i ardhur nga Margelliçi, Duzenj fis vendas Dhrakenj fis i krishtere shqiptar i ardhur nga Rrapeza, Garenjte fis i krishtere shqiptar i ardhur nga Spllanca e Margelliçit, Gjonerit fis i krishtere shqiptar, i ardhur nga Labove e Gjirokastres, ldrizenj i ardhur nga Luarati, fis i shuar nga masakrat e vitit 1944, Jurgenjte fis i krishtere shqiptar, i ardhur nga Luca e Prevezes, Kanalenj sot ne Turqi, Patulenj, Prasenjte, Resulenj te ardhur nga fshatrat e Sulit, Shqitenjte, Shuaipenj, Vervelenjte, Xhemalenjte, Xhurrenjte fis i ardhur nga MargeIliçi, Zoterit nga Rrapeza, Zherenjte fis i krishtere, i ardhur nga Paramithia.

                                     

2. Ekonomia dhe Kultura

Para vitit 1819, ekonomia e Parges perbehej nga bujqesia dhe lundrimi. Shume Parganjote migronin ne Itali dhe themeluan veten si kafexhinj, ose si kameriere ne kafene. Vera ishte prodhuar gjithashtu dhe eksportuar ne Ishujt Jon, se bashku me fruta te ndryshme. Miser dhe fije liri rriturish per konsum vendore, ndersa duhani ekspohej. Kane qene rreth dhjete mullinj, te cilet bluanin grure vendor dhe nga banoret e ishullit Pakso. Parga gjithashtu eksportonte uje ne ishullin Pakso sepse ne vere, uji i pijshem behej i paket ne ishull. Parganjotet benin pak peshkim sepse nuk ishte produktiv ne bregdetin e tyre. Pjesa me e madhe e peshkut qe ata konsumonin, ishte importuar nga fshatrat bregdetare pergjate fushes se Frarit.

Historikisht, Parga ishte e njohur edhe per rritje te nje agrumi endemik qe eshte nje varietet i qitros lat: Citrus decumana ne rajonin perreth dhe mbjellur ne luginen kryesore te Parges ne mes te dy kodrave me pamjen te valezuar. Fruta qitro ishte quajtur ne fillim te shekullit te 19-te si etrog qitro e korfuzit", sepse Korfuzi drejtonte tregtine e qitros nga Adriatiku Osmane deri ne Trieste. Hebrejte e kishin perdorur ate frut per sherbimet e tyre fetare dhe hebrenjte e Splitit ishin bleresit kryesore te frutit, sasi te cilit pastaj ua shisnin bleresve hebrej ne Triestes ose hebrejve nga Polonia. Parga gjate epokes osmane ishte gjithashtu nje qender eksporti per mallrat qe vinin nga trevat e Margelliçit dhe te Paramithise Ajdonatit. Kurse te gjitha kodrinat perreth jane te mbuluara nga druri i ullirit. Mesatarisht prej çdo rrenje parganjotet vjelin deri ne 300 kilograme ullinj. Neper oborret e shtepive dhe ne kodrinat perreth banoret vjelin edhe limona e portokaj. Sot, forma te tjera te ardhurave ne Parges vijne nga turizmi i veres, ku plazhet e saj dhe ndertesat historike vizitohen nga turistet.

Çdo vit ne mes te gushtit, ngjarje kulturore zhvillohen ne komunen e Parges. Festimet kane karakter fetar dhe historik. Naten e kremtimit te Zojes, Parganjotet shkojne me anije ne ishullin e Shenmerise qe eshte perballe qytezes se Parges. Ne naten tjeter, ne diten e Virgjereshes gusht 15 turmat mblidhen rreze limanit qe te marrin pjese ne "varkarolla", nje festim qe paraqet kthimin e Parganjoteve dhe te relikave fetare nga Korfuzi ne Parge, kthim qe ndodhi rreth vitit 1913. Ne 1817 britaniket ia kishin shiten Pargen Ali Pasha Tepelenes. Pothuajse qe nga nje shekull me pare, kur Parganjotet u kthyen ne Parge, kjo ngjarje eshte shnderruar ne festim. Dy rreshtat anijesh, te dekoruar me fenere venedikas, shkojne ne port dhe mirepriten me fishekzjarre. Ne perendim te qytezes eshte nje manastir i vjeter mesjetar, me nje kambanore te gjate, e cila sipas tradites vendase, kishte nente zile qe kur tingellonin, degjoheshin nga nje distance prej 12 miljesh. Te dukshem gjithashtu jane kisha e Shenkollit mbrojtesi i Parges, qe eshte me e madhja ne qyteze, kisha e Shenelenes ne nje breg ne lindje, kisha e Shenthanasit mbi nje koder buze detit, ne lindje afer Krionerit, kisha e Shenmerise ne nje ishull ne jug, dhe kisha te tjera. Xhamite jane ndertuar pas vitit 1819. Pas Luftes se Dyte Boterore, me spastrimin etnik te shqiptareve myslimane nga Parga, nuk ka mbetur asnje xhami.

                                     

2.1. Ekonomia dhe Kultura Kalaja e Parges

Kalaja gjendet ne majen e nje kodre me pamje mbi qyteze dhe eshte perdorur per te mbrojtur Pargen nga tokat e brendshme te Epirit dhe nga deti Jon. Kalaja u ndertua fillimisht ne shekullin e 11-te nga banoret e Parges me ndihmen e normaneve per te mbrojtur qytezen e tyre nga piratet. Ne shekullin e 13-te, kur kontrolli i tyre ne rajon perreth u rrit, venedikasit rindertuan keshtjellen per te perforcuar zonen. Ne 1452, Parga dhe kalaja u pushtuan prej forcave osmane te udhehequr nga Haxhi Beu per dy vjet, kohe gjate se ciles u rrenuae nj pjese e kalase. Ne 1537 osmanet, te udhehequr nga admirali Hajredin Pasha Barbarosa, dogjen dhe shkaterruan keshtjellen dhe shtepite brenda saj. Venedikasit rindertuan per nje kohe te trete dhe te fundit nje kala te forte qe qendroi e pathyeshme deri ne 1819, pavaresisht sulmeve te Ali Pashes, i cili e kishte rrethuar Pargen ne menyre te perseritur nga keshtjella e Agjise-Rrapezes.

Venedikasit krijuan nje plan mbrojtjeje, i cili kombinoi fortifikimet natyrore me ndertesat mbrojtese dhe e beri kalane te forte. Jashte kalase tete kulla jane te vendosura ne pozita te ndryshme qe perforcojne mbrojtjen. Brenda, ne hapesiren e ngushte te kalase ka pasur 400 shtepi, te vendosura ne nje menyre qe te zinin vetem nje hapesire te vogel, larg nga bregdeti. Nga rakordi "Gremo", sternat e Kalase dhe shtepite ishin siguruar me uje. Kalaja per furnizimet e saj perdorte dy gjire, Valltone dhe Bogonjen. Kur Parga iu shit osmaneve ne 1819, Ali Pasha e zgjeroi kalane kur ndertoi edhe nje harem dhe hamam, qe permiresoi dhomat e kalase. Ne porten e harkuar te hyrjes, ne mur, mund te shihet luani venedikas me krahe i Shen Markut, emri "Antonio Bervas 1764", emblemat e Ali Pashes, shqiponja me dy koka dhe mbishkrimet relative. Gjithashtu shihen shtylla te harkuara, dhoma e vendqendrimit te armes, lozhat e furnizimit, bastionet e forta me kuti te sigurta te armes, kuti te sigurta per armeve te vogla, nje korridor i fshehte per ne det, barakat, burgjet, magazina dhe dy shtepi-ndaluese ne vijen e fundit te mbrojtjes, te cila perfundonin planin e mbrojtjes, se bashku me fortifikimet natyrore qe e bene kalane pamposhtur.



                                     

3.1. Historia Koha mesjetare dhe origjina e Parges

Ne kohet e lashta, qyteti Torini ishte vendosur ne vend te Parges e sotme. Qyteti Torini ishte pershkruar qe kishte nje "port nxjerr para me forme", dhe u perdor nga Oktaviani, i cili kishte bazuar floten e tij atje per shkak te portit e saj te mire, gjate luftes me Mark Antonin, qe kishte floten ne Aktium. Sipas dijetareve si Max Wasmar, origjina e Parges mund te jete sllave per shkak te etimologjise te emrit. Per shembull, ne gjuhe te ndryshme sllave fjale per traun i siperm te deres eshte prag ". Fjala ekziston edhe ne gjuhen shqipe, se ajo eshte nje huamarrje nga gjuha sllave. Ndersa operativi britanik ushtarak i Luftes e Dyte Boterore ne Epir dhe udhetari Arthur Foss, thote se Parga u themelua "ndoshta" nga "shqiptare te krishtere" ne mesin te shekullit 14. Nje legjende qe ka ekzistuar ne mesin e Parganjoteve u dokumentua ne fillim te shekullit 19 per themelimin e Parges: Nje bari, ndersa kerkonte delet e humbura ne vendin ku tani qendron Parga, gjeti rastesisht, ne hyrje te nje shpelle, nje imazh te vogel te Virgjereshes. Ai menjehere informoi fshataret, te cilet, pas shqyrtimit te se vertetes se tregimit te tij, kishin shkuar tu tregonin prifterinjve, dhe e shpune prape ikonen me nderim te madh ne Pargen e vjeter. Pas disa ditesh, imazhi i padukshem u kthye perseri ne shpelle. Disa Parganjote e interpretuan kete ngjarje si nje mrekulli e vullnetit te Zotit dhe ndertuan nje kishe ne vend, rreth te ciles ata ndertuan vendbanimet e tyre ne bregun e detit, ku Parga tani qendron. Parga ishte ndertuar fillimisht ne maje te malit te quajtur: Bexhevoli, ne verilindje te Parges e sotme. Vendi ku Parga i vjeter ishte, eshte sot e kesaj dite quajtur nga populli vendas si: Paloparga. Ne 1360 ose 1365, Parganjotet per te shmangur sulmet e pushtueseve dhe pirateve, e transferuan fshatin ne vendin ku Parga gjendet sot.

Rreth vitit 1370, popullsia e qytezes u rrit sepse vendasit nga rajoni Vurg perballe Korfuzit u vendosen ne Parge. Parga historike ka ekzistuar si nje vendbanim prej epokes mesjetare. Permendja e pare me kete emer, Parga, eshte e vitit 1320, kur kont Nikolla Orsini i ofroi Venedikut territorin e Parges ne kembim te mbeshtetjes ushtarake, nje oferte qe republika Venedikase nuk e pranoi. Ne vitin 1339, Jani Kantakuzeno listoi Pargen si nje nga vendet e mbetura besnike ndaj Perandorise Bizantine dhe nje nga vendbanimet kryesore te Epirit. Kantakuzeno gjithashtu i referohet gjendjes fluide politike per rajonin e gjere te Epirit ne mes te sundimtareve shqiptare, greke, serbe dhe te tjere. Per shkak te kesaj gjendje te paqendrueshme ne kete periudhe, me ndihmen e normanet qe zoteronin ishullin Korfuz, keshtjella e Parges ishte ndertuar.

                                     

3.2. Historia Koha mesjetare nen Venedikas

Ne kete kohe, Venediku kishte floten me te forte ne detin Adriatiku dhe Jon. Parganjotet kerkuan sigurim dhe mbrojtjen e Venedikut. Ne vitin 1401, nje traktat u nenshkrua me Venedikasit, dhe sundimi i Ishujve Jon dhe Parga i kaloi atyre. Venedikasit respektuan menyren e jeteses te Parganjoteve, te cilet dhane ndihme te paçmuar ne floten e venedikasve. Venedikasit instaluan nje guvernator Korfjat i cili i lejoi Parganjotet te mbajne keshillin e tyre te perbere nga 32 perfaqesues, te cile emeronin gjykatesit e tyre dhe popullsia kishte perjashtim nga tatimit. Parganjotet ishin vetem pergjegjes per sherbimin ushtarak ne trevat e tyre. Ushtare venedikas, mercenare italiane ose sllave mbeten nen komanden e guvernatorit, por renditja e tij nuk e mbronte ate nese ishte i korruptuar nga zemerimi e banoreve, te cilet me shume se ne nje rast arrestuan administratore te keqij. Ne fillim te sundimit Venedikas, plantacionet e sheqerit ne Parge nuk ishin te zbatueshme financiarisht dhe Venediku sugjeroi qe banoret vendas te shkonin ne ishullin Andipakso ku toka prodhonte vere te mire, ose per ne Korfuz, qe kishte toke ne dispozicion per ta. Parganjotet kembengulen te mbeten aty ku ishin. Historiani William Miller shkroi per Parganjotet se "ata treguan nje lidhje emocionale normale per vendlindjen e tyre te lashte, e cila ishte vendosur mire per qellime piraterie, dhe ata, se bashku me perkushtimin per Venedikun nga i cili moren marreveshje te shkelqyera per trafikun fitimprures te shitblerjet e armeve, te derguara per mbrojtjen e tyre tek osmaneve fqinje". Ne te njejten kohe Parganjotet luftuan me rebelet e tjere ne Çameri kunder Perandorise Osmane. Edhe pse Parga ishte fshat i vetem ne rajonin jashte kontrollin i Perandorise Osmane, ajo ishte nje strehe per luftetaret kunder osmanet dhe familjet e tyre. Gjate periudhes venedikase, Parga kishte privilegje te rendesishme, begatine ekonomike dhe u be nje ure midis trojeve evropiane te Perandorise Osmane dhe Venedikut. Ne 1496, nje komunitet i vogel hebraike ishte permendur te kete jetuar ne Parge.

Rajoni perreth gjate mesjetes duroi shume sulme dhe bastisje nga piratet dhe banditet. Ne vitin 1452, 1475 dhe 1499, perforcimet venedikase qe erdhen nga Korfuzi parandaluan Pargen nga kapja prej ushtrise osmane. Ne 1537, admirali Hajredin Pasha Barbarosa e pushtoi Pargen dhe e dogji, shkaterroi keshtjellen dhe shtepite brenda saj, pas deshtimit per te kapur Korfuzin. Banoret vendas u larguan ne malet prane Parges deri osmanet u terhoqen dhe Venedikasit ndihmuan ata te rindertojne shtepite te tyre. Ne 1657, osmanet gjate nje periudhe tre-vjeçare u perpoqen ta kapnin Pargen, por deshtuan. Korfuzi Venedikas pastaj i zgjeroi trevat e tij, qe, veç Parges, perfshinte vendbanimet Sajadhe, Butrint, disa keshtjella pergjate bregdetit te Çamerise dhe per nje kohe, fushen e Frarit, rajonin e Margelliçit dhe Paramithine. Per shkak te ketyre lufterave, kufiri midis Parges Venedikase dhe Perandorise Osmane ishte i papercaktuar sepse nuk kishte asnje akord per demarkacionin e linjes kufitare, dhe, si te tilla, vendbanimet prane Parges here pas here ndryshonin administrate qeveritare. Nga fundi i shekullit 16, deri ne fund te shekullit 18, situata u stabilizua. Gjate administrates se Venedikut, Parga ishte ndertuar si nje keshtjelle e fortifikuar me privilegje dhe qeveri vendore qe u zhvillua ekonomikisht si nje qender tregtare me shtepine doganore ne Vallto ne bregdet. Nderkohe, venedikasit urdheruan mbjelljen e ullishtave, qe rezultoi ne nje pjese te konsiderueshme e Parganjoteve te jene marre ne pune me prodhimin e ullinjve dhe vajit. Ne Parge, si ne Preveze, kishte liturvi mullinj dhe u prodhua sapun. Gjate kesaj periudhe, nje levizje te rendesishme arsimore ekzistonte nga mesuesit e njohur si murgu Filotheu, Anastas Mospinjoti, Andrea Idromeno, Kristofor Perajko, Agapio Leonardo, etj. Gjate periudhes osmane, disa Suliote kaluan nga Parga per ne Ishujt Jon.

                                     

3.3. Historia Paqendrueshmeria gjeopolitike e fundit te shekullit 18 dhe ne fillim te 19-te

Ne vitin 1797 zona perreth, se bashku me ishujt e Jonit dhe Pargen, shkoi nga kontrolli venedikas ne ate te francezeve, te cilet ne vitin 1800 e shpallen Pargen me statusin e lire te qytetit dhe autoritet te gjere nen mbrojtjen e Portes se Larte. Deri me 1800, Parga ishte nen kontrollin e ruseve dhe osmaneve te cilet kishin bashkuar forcat per te debuar francezet nga Ishujt Jon. Kishte nje agjent, banor i Perandorise Osmane, qe u mbeshtet nga ushtaret ruse qe mbrojten qytezen nga Ali Pasha. Qeveria tradicional komunale e Parganjoteve vazhdoi e pandryshuar nga sundimtaret e rinj. Udhetari britanik William Martin Leake ne 1806, e pershkroi Pargen, "dhe lartesite prapa saj", si "te mbuluara me ullishte dhe kopshte" dhe qe ka "nje pamje shume te kenaqshme nga deti". Parga ishte "e vendosur ne anen e pjerret te nje shkembi konik, qe ndan nje gropore te vogel te bregdetit ne dy gjiret, te dy te ekspozuar te ndritura te kenaqura, kostumet me te mira" ne rajon dhe ullinjte e Parges ishin "thene te jene me te mira ne Adriatik" dhe Ishujt Jon. Ne 1880, udhetari britanik Valentine Chirol verejti se popullsia e Parges ishte "e perbere ne pjese pothuajse te barabarta nga myslimane dhe te krishtere" qe jetonin "ne miqesi te mire te zbutuar". "Tregtia" ishte "e begate" dhe "anije te vogla greke dhe italiane" moren prodhimet agrume te Parges dhe "ngarkesat e bollekut te ullinjve per ne Pakso", ku "vaporet austriake" do te "mbartnin ata per ne Trieste dhe Brindizi edhe ne tregjet e Evropes qendrore dhe jugore". Chirol e pershkroi "keshtjellen" e Parges si "nje fortese piktoreske venedikase me mure te shperndara, qe shtrihen drejt lart shpatit te kodres", por "mezi" te kishte ne kohen e tij "ndonje perdorim strategjik". Ne fillim te shekullit 20, popullsia e Parges ishte perbere nga 4.000 greqishtfoles dhe shqipfoles ortodokse dhe 1.400 shqiptare myslimane. Me 23 shkurt 1913, Parga u be pjese e shtetit grek dhe shume nga pasardhesit e Parganjoteve ne Korfuz u rikthyen.



                                     

3.4. Historia Sundimi greke gjate periudhes midis dy lufterave

Vetem disa vjet pasi u be pjese e Greqise ne 1913, Parga dhe disa vendbanime perreth u hoqen administrativisht nga Thesprotia shqip: Çameria dhe u perfshine ne qarkun e Prevezes. Kjo iniciative ishte marre nga deputeti i atehershem dhe Ministri i Luftes, Theodoro Havini ne dy ndryshime administrative te qeverise per Pargen ne vitin 1928 dhe ne 1946 gjate qeverisjes se Sofuli. Parga dhe vendbanimet fqinje iu bashkangjiten qarkut te Prevezes: Agjia, Rrapeza, Spllanca, Tabani, Kastria, Koroni, Lekuresi, Stanova dhe Trikopallku. Se bashku me keto fshatrat fqinje te gjitha mbeten te ndare gjeografikisht nga pjesa tjeter e qarkut te Prevezes. Arsyet kryesore te qeverise greke ishin qe Parga te ndahej nga qarku i Thesprotise per lidhjet historike-kulturore dhe gjeografike, si dhe per aresye politike, ekonomike dhe praktike aresyet per shkak te turizmit, pra qe Parga te mos humbiste autonomine e saj administrative dhe te mbetet komune. Se fundmi, per aresye historike Parga ishte e veçante nga pjesa tjeter e Çamerise.

Gjate lufterave ballkanike dhe gjate shkembimit te popullsive midis Turqise dhe Greqise, shteti grek ka perdorur taktika te ngacmimit qe ishin te kryera nga grupe paramilitare vendore per te vene presion mbi myslimanet shqiptare vendas qe te emigrojne ne Turqi. Ne Parge, ata detyruan njerezit te largohen nga vendi, pas dorezimit te ultimatumit dhe klasifikimit te shqiptareve myslimane te Parges si "me prejardhje turke" ne 1923 dhe duke perfshire ato ne shkembimin e popullsive. Ne kete menyre rreth 1.000 njerez nga Parga dhe Konica, u derguan ne Turqi, qe ne prag te shkembimit e popullsise, Parga kishte ndermjet 1.000 deri 1.500 shqiptare myslimane. Gjithashtu disa shqiptare myslimane ne Parge ende kishin shtetesi osmane ne 1913, por ne kohen e shkembimit te popullsive, ata kishin braktisur shtetesine osmane e tyre. Qeveria greke ndonese kishte konsideruar ata te jene "turq" dhe beri thirrje atyre qe te largohen nga vendi. Nepermjet nje peticioni nga personalitete te njohura vendase ne emer te 20 familjeve te prekura dhe ndermjetesimin e Lidhjes se Komitetit te Kombeve, qeveria greke i dha ankuesve statusin e "jo-shkembyeshem" dhe me pas shtetesine greke. Keto shqiptare formuan komunitetin mysliman shqiptar te mbetur ne Parge gjate periudhes midis dy lufterave. Ka pasur edhe mosmarreveshjet mbi pronat fetare me autoritetet greke rreth kufizimeve te imponuara mbi pronat e vakefit lidhur me xhamine dhe pronat e vakefit te aneksuar, qe i perkisnin disa myslimaneve te mbetur. Ajo eshte themeluar me vone nga nje komitet i Lidhjes se Kombeve ne 1932 se pronat e vakefit ishte de fakto nen kontrollin e komunitetit vendor dhe nje imam qe administronte xhamine. Nje pjese e popullsise myslimane shqiptare ne Parge ishin pronare te medhenj tokash dhe ata ishin te detyruar te shesin disa nga tokat e tyre.

                                     

3.5. Historia Lufta e Dyte Boterore dhe shperngulja e Çameve Myslimane

Me 12 gusht 1943, fshati i krishtere shqipofoles Spllanca, qe eshte fqinje e Parges u dogj dhe plaçki nga gjermanet dhe, si pasoje, banoret u larguan nga fshati dhe shkuan ne Parge. Kur gjermanet u terhoqen nga rajoni ne 1944, batalione luftetaresh te EDES-it qelluan dhe masakruan jo vetem forcat e armatosura te çameve myslimane qe u dorezuan, por edhe gra e femije, nje praktike qe ata miratuan pergjithesisht kur hynin ne vendbanimet myslimane. Per shembull, kur forcat e EDES-it hyne ne Parge me 28 gusht 1944, forcat e Zerves vrane 49 burra dhe 8 gra.

                                     

3.6. Historia Parga sot

Pas luftes, perberja e popullsise ne Parge u ndryshua perseri ne dy deri tre dhjetevjete, kur familjet nga zonat perreth, si te Sulit, u zhvendosen ne Parge. Disa shqiptare myslimane ende gjendeshin brenda dhe perreth Parges deri viteve 1960-te, kur ata u larguan. Gjate kesaj kohe, ekonomia ishte e bazuar kryesisht me bujqesi dhe tregtine e jashtme. Pas rrjedhojat e luftes, Parga, si pjesa tjeter e Greqise ishte ne nje situate te veshtire ekonomike. Shume banore vendas shkuan te kerkojne pune dhe kushte te mira dhe migruan ne vende si Gjermania ne vitet 1950-te. Siç ishte rasti ne shumicen e qyteteve bregdetare dhe ishujt e Greqise, punetoret qe u rikthyen mbrapsht ne keto vende investuan ne industrine e turizmit, qe ishte ne zhvillim ate kohe. Ne fund te viteve 1950-te, me vendosjen e nje dege te Club Méditerranée nje kompani pushimesh turistike ne Korfuz gjate vitit 1958, i pari vend turistik ne kete rajon filloi te veproje ne plazhin Vallto. Keto ndertesa dhe sherbimet turistike ne Vallto, lejuan per nje kapacitet per 600 njerez, te paret te cileve ishin pushuesit franceze. Zhvillimi i turizmit filloi me ndihmen e shtetit per ndertimin e rrugeve dhe permiresimin e rrjetit te transportit publik dhe ka punuar si nje bashkepunetor me bizneset vendase dhe investitoret e vegjel vendore, kryesisht emigrantet, qe financonin sherbimet dhe ndertesat hoteliere.

Disa vjet me vone, ne 1962, Parga eshte shpallur me Dekret Mbreteror, si nje destinacion turistik dhe E.O.T ndertoi hotelin Ksenia gr. Ξένια/Xénia dhe filloi te jape huadhenie per ndertimin e hoteleve. Keshtu, gjate kesaj kohe, ekonomia vendore e rajonit ndryshoi nga te qenit kryesisht bujqesor, ne nje te turizmit. Nga vitet 1970-te, u hodhen themelet e nje industrie te vogel turistike me hotele private ne kufijte e qytezes dhe zonat rezidenciale u zgjeruan, me shtepi te reja dhe banesa e vogla turistike. Ne fillim te ketyre viteve, udhetari britanik Arthur Foss e pershkroi Pargen si nje vend ku "apartamentet dhe vilat ishin ndertuar ne terren ne mes te qytezes dhe malit", qe nuk e prishin "karakterin" te qytezes. "Ka pasur nje apo dy hotele te thjeshta, dhoma me qira ne shtepite private dhe disa restorante" me "ullishte dhe peme agrume". Ne viteve 1980-te, Parga u be nje destinacion per shume agjenci turistike evropiane dhe Operatore Turistike me autobuse çarter e rriten kerkesen e strehimit dhe rriten industrine e turizmit me tej.

Parga eshte tani nje nga destinacionet me popullore ne Epir dhe nje atraksion kryesor turistik, i cili merr 70% te turisteve qe vizitojne qarkun e Prevezes. Ne kohet e fundit, ekonomia e Parges eshte e larmishme me banoret qe punesohen ne bujqesi, blegtori, peshkim dhe turizem. Shume banore kane kthyer shtepite e tyre ne dyqane suveniresh, dhoma, kafe-bare dhe restorante dhe nje pjese e popullsise vendase ka zhvilluar ndermarrje te vogla familjare. Turistet franceze ishin te paret qe filluan te levizin neper Parge dhe shoqerizonin me banoret, duke blere kryesisht ushqime. Me kalimin e kohes, disa martesa te perziera kane ndodhur gjithashtu mes turisteve dhe Parganjoteve vendore, qe e ka shnderruar Pargen ne nje qyteze kozmopolite. Popullsia e tanishme te Parges luhatet gjate stineve. Gjate veres, shume turiste mberrijne dhe zgjerojne popullsine e qytetit. Ne vitet e fundit, banoret nga fshatrat perreth brenda komunes se Parges kane blere shtepi ne qyteze dhe shkojne ne Parge gjate dimrit.

                                     
  • Zonja nga Parga novelë me autor Enver Kushi. Libër kushtuar Çamërisë, vuajtjeve dhe masakrimit të popullatës shqiptare së kësaj krahine dhe pasojave të
  • dhe urbane i qarkut është Preveza. Qarku është ndarë midis në tre komuna: Parga Preveza dhe Ziroi. Qarku i Prevezës kufizohet në veriperëndim me qarkun
  • mars te vitit 1536 pas vdekjes se paraardhesit te tij, Ibrahim Pashes nga Parga Ne kete detyre ai qendron deri ne vdekjen e tij me 13 korrik te vitin 1539
  • Mazreku Minina Mitika Morfati Muzhaka Muzhakati Nista Nënshati Njihori Parga Pavla Petrovica Picari Pjadhuli Pleshavica Pllotareja Podgora Popova Preveza
  • Perëndimore, të cilët vazhdojnë rrugëtimin drejt rivierës greke. Jo pak nga këta turistë ndalen në Parga Pargë rreth 50 kilometra larg Gumenicës.
  • negocioi, për Ali Pashën, me britanikët, dorëzimin e qytetit bregdetar Parga Po atë vit ai gjeti në Kukël, Shkolla Qendrore e Zagorit Gjatë konflikteve
  • veneciane. Me të shpejtë ai pushtoi Prevezën, Vonicën e Butrintin, kurse Parga ra ne duart e rusëve. Në vitin 1799 iu dha grada e vezirit për ta hedhur
  • and Parga 1823. f. 189. Gherardini & Perrhaibos. History of Suli and Parga 1823. f. 189 - 190. Gherardini & Perrhaibos. History of Suli and Parga 1823
  • Plaku Gjikë - nga Senica e Rrëzomës, Pollo Ndreko - nga Parga Psatha Shefqet - nga Parga dhe i ardhur më 1909, Preja Shaban - nga Përmeti dhe i ardhur
  • të Hapi Paxos dhe Antipasso Antipaxos dhe qytetet e fortifikuara e Parga dhe të Butrintit, të vendosura në kontinent. Pas një periudhe të shkurtër
  • Esaun, u shtensionuan, por Murqi humbi përkrahjen e feudalëve shqiptarë nga Parga Paramithia, Margëllëçi dhe Janina, të cilëve me anë të dhuratave u prishi