Back

ⓘ Skënder Xhiku. Prof. Dr. Skender Xhiku u lind me 16 janar 1928 ne Gjirokaster e vdiq me 21 shkurt 2011 ne Tirane. Shkollen e mesme e perfundoi ne gjimnazin e Gj ..




Skënder Xhiku
                                     

ⓘ Skënder Xhiku

Prof. Dr. Skender Xhiku u lind me 16 janar 1928 ne Gjirokaster e vdiq me 21 shkurt 2011 ne Tirane. Shkollen e mesme e perfundoi ne gjimnazin e Gjirokastres, ndersa studimet e larta i kryeu ne fakultetin e agronomise ne Budapest, Hungari. Nga viti 1951-1957 punoi si kryeagronom ne NB Kuçove dhe NB Sukth. Ne vitin 1957 deri ne 1961 ishte pedagog dhe dekan i Fakultetit te Agronomise ne Institutin e Larte Bujqesor sot, Universiteti Bujqesor i Tiranes. Prej vitit 1961 deri me 1966 punon ne Ambasaden shqiptare ne Rome, Itali, i ngarkuar me problemet e bujqesise. Ne vitin 1966 kthehet ne atdhe dhe punon si pergjegjes i Katedres se Bujqesise se Pergjithshme dhe si Dekan i Fakultetit te Agronomise. Ne maj 1981 u akuzua per mungese vigjilence dhe pikpamje armiqsore ne bujqesine socialiste. Shkarkohet nga detyrat e siperpermendura dhe emerohet si agronom ne kooperativen bujqesore te Zall-Bastarit, ku punoi deri ne pension.

                                     

1. Veprimtaria

Gjate periudhes se punes se tij si dekan, Fakulteti i Agronomise shenoi disa arritje. Keshtu, u vijezuan dhe strukturuan hap pas hapi elementet e drejtimit dhe te organizimit te punes mesimore-shkencore dhe u modeluan karakteristikat e specialisteve te ardhshem. Ne kete kohe u hapen dhe u promovuan me sukses dege te reja specializimi, si p.sh. dega e Perimtarise, Pemtarise dhe e Mbrotjes se bimeve. Rendesi te veçante merr edhe kualifikimi shkencor i pedagogeve. Permiresimi i nivelit shkencor te tyre solli si rrjedhoje ne menyre te natyrshme edhe rritjen e cilesise se punes mesimore. Si pedagog dhe themelues i Katedres se Bujqesise se Pergjithshme ai pergatiti breza te tere agronomesh duke kontribuar ne formimin e gjithanshem te tyre. Hulumtimet, kerkimet dhe puna e tij si agronom u perqendruan ne lidhjen e pergjithesimin e njohurive per token me teknikat e kultivimit dhe rritjen e rendimenteve te kulturave bujqesore. Per rreth 10 vjet ai punoi intensivisht per qarkullimet bujqesore. Skema te ndryshme qarkullimi u rekomanduan dhe zbatuan ne disa ekonomi bujqesore ate kohe dhe jane baze edhe per kohen e sotme. Dr. Xhiku zoteronte gjuhet hungarisht, italisht, frengjisht dhe rusisht.

Vepren e tij e vijojne me qindra agronome shqiptare qe punojne mbare Shqiperise si edhe ne vende te ndryshme te botes.

                                     

2. Tituj e dekorata

Skender Xhiku mban titullin Profesor 1995, Doktor i shkencave agronomike 1992 dhe Docent 1970. Per veprimtari te shquar si pedagog, shkencetar dhe drejtues ne fushen e arsimit te larte bujqesor eshte dekoruar me Urdhrin "Naim Frasheri" i Klasit te II 1971 dhe Urdhrin "Naim Frasheri" i Arte 2001.

                                     

3. Veprat

Prof. Xhiku ka udhehequr 68 diploma studentesh dhe disertacione per shkallen e pare te kualifikimit. Nen drejtimin dhe me pjesmarrjen e tij jane kryer disa studime te emerteses se qeverise, dikasterit etj. Ai ka mbajtur disa referate e kumtesa shkencore ne aktivitete kombetare, e nderkombetare. Ka botuar 5 tekste mesimore per shkollat e larta, 4 monografi, 21 artikuj shkencore e 114 artikuj problematike. Disa prej tyre jane:

Tekste e monografi

1966 – Bujqesia e pergjithshme. Tirane, 320 faqe S. Xhiku 1979 – Bujqesia e pergjithshme. Tirane, 384 faqe 1971 – Ujitja e bimeve bujqesore. Tirane, 45 faqe S. Xhiku 1971 – Manual mbi perdorimin e herbicideve. Tirane, 116 faqe S. Xhiku, E. Konomi 1972 – Sistemi i tokave bujqesore. Tirane, 110 faqe S. Xhiku 1973 – Renditja e kulturave bujqesore: studime e konsiderata. Tirane, 130 faqe S. Xhiku, J. Thanati 1973 – Mbi disa probleme organizative dhe ekonomike te ekonomive bujqesore. Tirane, 98 faqe S. Xhiku, A. Kallapolli 1975 – Manual i bujqesise se pergjithshme. Tirane, 141 faqe S. Xhiku 1977 – Praktikumi i Bujqesise se pergjithshme. Tirane, 187 faqe S. Xhiku, A. Deljallisi 1980 – Problemet teorike dhe praktike te ndertimit dhe pervetesimit te qarkullimeve bujqesore. Tirane, 415 faqe S. Xhiku


                                     
  • shtator - Shqipëria shpallet monarki dhe Ahmet Zogu mbret. 16 Janar - Skënder Xhiku agronomë shqiptarë 25 Gusht - Enver Gjerqeku, shkrimtarë shqiptarë
  • për një ansamle kushtetuese e cila e shpalli atë Mbret. 16 janar - Skënder Xhiku agronom 1 korrik - Esma Agolli, aktore - Ali Hadri, historian dhe
  • politikan gjerman 1959 - Sade Adu, këngëtare nigerio britanike 1928 - Skënder Xhiku agronom shqiptar 1929 - Jashar Rexhepagiq, shkrimtar shqiptar 1961