Back

ⓘ Shkolla Shqipe në Kantonin VAUD të Zvicrës. Shkollat me mesim plotesues ne gjuhen shqipe, ne Kantonin VAUD, ku ne kete pjese te Zvicres flitet gjuha frenge, kan ..




                                     

ⓘ Shkolla Shqipe në Kantonin VAUD të Zvicrës

Shkollat me mesim plotesues ne gjuhen shqipe, ne Kantonin VAUD, ku ne kete pjese te Zvicres flitet gjuha frenge, kane funksionuar edhe para pavaresimit te kesaj shkolle prej asaj jugosllave. Ajo deri ne fund te vitit shkollor 1989/1990 veproi ne kuader te shkolles se ashtuquajtur jugosllave. Prej vitit 1990 e tutje, ishte koha kur Kosoven, pa i llogaritur viset tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, e braktisen 45 mije e 530 nxenes dhe me se 1.150 arsimtare.

Edhe ne kete kanton mberriten nje numer i madh i ketyre arsimtareve dhe nxenesve te cilet nga dhuna dhe represioni serb u detyruan ti braktisin vatrat te pareve tane.

Pas vitit 1990 e tutje, shkolla shqipe ne Kantonin VAUD, u shkurorezua nga e ashtuquajtura shkolle jugosllave dhe u pavaresua e u organizua mbi parimet e shkolles se mirefillte kombetare shqiptare.

Prandaj aktivistet ne diaspore u vune ne veprim edhe ate sa me te shpejte sepse situata diktonte se duhej vepruar qe te evitohej dhe pengohej asimilimi gjuhesor e kombetar i moshave te reja te femijeve qe arriten me shumice ne emigracion.

Puna e aktivisteve ishte shume e rendesishme dhe specifike. Ne kete drejtim u dalluan mesuesit sepse ata e dinin me se miri se misioni i tyre eshte i shenjte dhe i çmuar per situaten. Vlen te permendet se para formimit te Lidhjes te Prinderve Shqiptare per Kantonin VAUD, pjesa me e madhe e arsimtareve jane angazhuar pa konkurs dhe pa pelqimin dhe rekomandimin Ministrise se Arsimit te Republikes se Kosoves.

Ata u angazhuan ne procesin edukativo arsimor shpesh nga organizatat joprofesionale, nga klubet, shoqatat, partite politike, bashkesite e prinderve e asociacionet tjera.

Shkolla Shqipe me mesim plotesues e arriti kulmin e vet, ne Kantonin VAUD, me formimin e Lidhjes se Prinderve Shqiptare ne nivel te kantonit.

Kuvendi themelues i kesaj lidhjeje u mbajt me 07.11.1993 ne LozaneLausanne. Iniciativen per kete e moren dy arsimtaret Miftar Selimi dhe Musa Pali.

Kjo gje hapi rrugen qe shkolla shqipe me mesim plotesues ne gjuhen shqipe ne kete kanton te vihet ne binaret institucionale.

Ne kete faze kohore fillimisht mesuesit e pare ishin: Lule Arsllani, Miftar Selimi, Mitat Sinani, Musa Pali etj. Ne mbeshtetje te ketyre u vune nje numer i konsiderueshem i prinderve si: Isa Bytyçi, Mustafe Rrahmani

Keta mesues kontribuuan ne menyra te ndryshme per ecjen perpara te mesimit plotesues dhe aktivitetit te pergjithshem te shkolles shqipe ne kete kanton.

Keshtu ne vitet 1997-2000 Vaudi kishte 28 klase ne kuader te 17 shkollave komunale, duke perfshire ketu 500 nxenes e 13 arsimtare.

Mesues me te dalluar atehere u shpallen, Musa Pali dhe Burbuqe Ahmetaj.

Sot si dhe ne tere Zvicren nga te gjithe aktiviste e LAPSH-es behen perpjekje per integrimin e mesimit plotesues ne shkollen Zvicerane, me qellim qe kjo do te sjell pjesemarrje me te madhe te femijeve tane ne kete shkolle dhe ne menyre qe te permiresohet kualiteti i mesimdhenies. Prej themelimit te shkolles shqipe ne kantonin VAUD te Zvicres e gjere me sot, Musa Pali ishte ne pozita te ndryshme udheheqese si here kryetar i LAPSH kantonal, here sekretar dhe prej vitit 2006 e gjere ne shkurt 2010 ishte koordinator. Pozita e koordinatorit kantonal perveç qe koordinonte punen ne tere keshillat komunale luante edhe rolin e udheheqesit te shkolles shqipe. Perveç pozites kantonale, ne strukturen udheheqese te shkolles shqipe, Musa Pali eshte pergjegjes prej vitit 1990, dhe punon ne tri paralele, ne komunat e kantonit VAUD, Vevey Montreux dhe Villeneuve. Ne keto tri paralele numri i nxenesve sillet rreth pesedhjete nxenes per çdo vit shkollor. Shkolla e mesimit plotesues ne gjuhen shqipe ne Vevey, Montreux dhe Villeneuve, arsimoi dhe edukoi ne frymen kombetare prej themelimit te saj qindra te rinj te reja. Ne kete shkolle moren dituri ne gjuhen shqipe, jo vetem nxenesit e moshes shkollore por edhe te rriturit qofshin zvicerane apo te tjere, te cilet ishin te interesuar ta mesojne gjuhen shqipe.

Gjithashtu nje paralele e shkolles shqipe eshte hapur ne wattwil kantoni st gallenit

Angazhim i vazhdueshem per veprimtaret e shkolles shqipe ka qene hapja e paraleleve ne gjuhen shqipe me qellim qe te perfshihen sa me shume femije shqiptare ne mesimin plotesues. Nje perpjekje e tille rezultoi me suksese nga ana e prinderve qe jetojne dhe punojne ne Wattwil te St. Gallenit.

14 maji i vitit 2016, ne kete qyteze piktoreske zvicerane ishte shnderruar ne feste per familjet shqiptare. Pas shume viteve rifilloi mesimi ne kete pike shkollore ne gjuhen shqipe. Ne fytyrat e prinderve shihej nje dite e rendesishme per femijet e tyre. Edhe pse ne kurbet, ata tani jane me afer gjuhes dhe kultures shqiptare. Per nxenesit e shkolles shqipe, Aulonen, Auroren, Fionen, Eronen, Erikun, Arlindin, Florentin, Emirin, Saren, Kaltrinen, Medinen, Drianen, Arbnorin, Tringen, Almiren, Azren, Omerin, Sufjanin, Altinen etj., po fillonte nje dite e re.

Ne fillim kryetari i Keshillit Iniciues te prinderve, Taip Ibraimi, falenderoi prinderit, duke thene se nje mirenjohje e veçante iu takon atyre qe jane angazhuar gjate ketyre diteve, si Dritan Bajrami, Orhan Abazi, Arben Selmanaj, Haki Dautaj, Shaban Halilaj, Avni Jahmurtaj, Fehmi Aliu, Amir Ebibi, Rexhep Ajeti, Demirali Alija, Agim Hamdiu, Gafur Emini, Resul Sherifi, Ramadan Sherifi, Alush Maliqi, Agron Sherifi dhe Valdet Hoxha, per angazhimin e tyre ne hapjen e kesaj pike shkollore, si dhe po ashtu falenderoi mesuesin dhe kryetarin e Keshillit te Arsimtareve per Kantonin e St. Gallenit, z. Vaxhid Sejdiu, i cili se bashku me ta u angazhua ne realizimin e ketyre perpjekjeve. Ai njoftoi prinderit se mesimi do te mbahet ne shkollen Wis, ku sot kishin ardhur bashkerisht prinder, femije, nxenes dhe aktiviste e dashamire te mesimit plotesues te shkolles shqipe.

Dr. Vaxhid Sejdiu, kryetar i Keshillit te Arsimtareve te Kantonit te St. Gallenit, iu shperndau tekstet shkollore nxenesve te shkolles shqipe.

Pas tij fjalen e mori Dr.Vaxhid Sejdiu, i cili ne fjalen hyrese i informoi prinderit e kesaj pike shkollore per rendesine e gjuhes shqipe, planprogramin mesimor dhe tekstet shkollore me te cilat punojne nxenesit ne mergaten shqiptare. Ai mes tjerash iu tha prinderve se emrat e bukur shqip nuk kane kuptim pa gjuhen shqipe, se femijet shqiptare nuk guxojne te mbesin analfabete sa i perket njohurive ne gjuhen e nenes." Per kete arsye te angazhohemi qe femijet shqiptare, perveç gjuhes se vendit, duhet ta mesojne dhe gjuhen amtare, sepse kjo gjuhe eshte gjuha jone, gjuha qe ruan identitetin tone kombetar.”, tha Sejdiu

Ne si shkolle shqipe jemi te angazhuar ne te gjitha pikepamjet qe t`iu bejme apel prinderve shqiptare qe ta ruajne gjuhen dhe shkollen shqipe, nje pike shkollore do te thote nje rreze drite. Pastaj te gjithe nxenesve iu uroi suksese, duke ua shperndare edhe tekstet shkollore”, tha mes tjerash Vaxhid Sejdiu

Suksese nxenesve te kesaj pike shkollore iu deshiruan edhe veterani i arsimit, mesuesi Shaban Halilaj dhe mesuesi ri Evzal Selmani, te cilet po ashtu theksuan rendesine dhe nevojen per ruajtjen e gjuhes amtare.

Dhe, ne fund Keshilli i prinderve ftoi te pranishmit te shijojne ushqimet nga kuzhina shqiptare, te pergatitura enkas per kete dite.

L.A.P.Sh." Naim Frasheri” i Kantonit te St. Gallenit Keshilli per informim