Back

ⓘ Biblioteka publike Shevqet Musaraj” e qytetit te Vlores daton e themeluar ne 22 gusht te vitit 1946. Tradita e bibliotekave ne rrethin e Vlores eshte e hershme. ..




                                     

ⓘ Biblioteka publike Shevqet Musaraj

Biblioteka publike" Shevqet Musaraj” e qytetit te Vlores daton e themeluar ne 22 gusht te vitit 1946. Tradita e bibliotekave ne rrethin e Vlores eshte e hershme. Ajo ze fill qysh me kodiket dhe doreshkrimet e rralla te Vlores dhe Himares ne shek. XIII-XVI, biblioteken e Mekatit, ate te familjes Vlora, biblioteken e Manastirit te Zvernecit, ate te Kishes Ortodokse, te Odes se Tregtise, etj.

Me vone si baze per krijimin e kesaj biblioteke sherbyen fondi i librave te" Bibliotekes se Arsimtareve” 1939 dhe Librarise" Shpresa” prone e arsimdashesit Ibrahim Shyti te asaj kohe te qytetit, i cila numeronte rreth 5156 libra. Me pas ne pasurimin e ketij fondi kontribuuan me dhurime librash dhe materiale te ndryshme informative familjet dhe intelektualet e shquar te qytetit si: Ibrahim Shyti arsimtar, Ali Asllani poet dhe ish Kryetar i Bashkise Vlore, Musa Jonuzi Jurist, Nexhat Hakiu, Sheref Dano, Ali Mihali mjek, Jani Minga arsimtar ; familja Bezhani themeluese te pares banke private ne Shqiperi ne vitin 1856, te quajtur" Banca di Napoli”, familja Karbunara, etj.

Fillimisht biblioteka u vendos ne mjediset e familjes Haxhi, prane Sheshit te Flamurit. Me pas dhe deri ne vitin 1974 kjo biblioteke e kreu funksionin e saj ne godinen e shtepise se Eqerem bej Vlores. Po kete vit ajo zhvendoset ne nje tjeter godine, ne ate te familjes hebreje Matathia, ne qender te qytetit.

Pas vitit 90’, me ndryshimin e sistemit politik ne Shqiperi, i cili pasoi me procesin e kthimit te pronave ish-pronareve, kjo biblioteke vendoset ne ambientet e Pallatit te Kultures" Laberia”. Ne vitin 1998 kjo biblioteke vendoset ne nje godine te re, ne ish-ambientet e Bankes Agrare te qytetit, godine ku ndodhet edhe sot. Po kete vit biblioteka j’u nenshtrua nje rikonstruksioni te plote fale dhe ndihmes dhe financimit te Fondacionit SOROS ne Shqiperi.

Sot kjo biblioteke, e ristrukturuar dhe e pershtatur sipas standardeve bashkekohore, eshte nen varesise e Bashkise Vlore dhe e perfshire ne Qendren Kulturore te qytetit. Fondi i BibliotekeS" Sh.Musaraj” perfshin rreth 120 mije ekzemplare librash, te autoreve shqiptar dhe te huaj, ne fusha te ndryshme si: albano-balkanogjik, historik, shkencor, artistik, etnografik, ekonomik, mjekesor, agrar, etj.

Ne ambientet e kesaj ndertese prej dy katesh ndodhen disa salla leximi si: Salla e Librit per Femije, Salla e Konferencave, Salla e Librit Politik si dhe Liberlidhja. Se fundi, ne shtator 2004, ketij institucioni publik i eshte shtuar edhe Kendi Amerikan i Librit, nje dhurate dhe financim i Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Ky kend perfshin rreth 500 libra ne gjuhen angleze ne fusha te ndryshme Aktualisht kjo biblioteke i sherben gjithe komunitetit te qytetit prej 125 mije banoresh, si dhe numeron rreth 4.000 anetare, te cilet qarkullojne, ne nje vit kalendarik, rreth 35 mije libra te ndryshem. Ky institucion gjithashtu ka lidhje dhe bashkepunon me mjaft biblioteka analoge dhe institucione te rendesishme, brenda dhe jashte Shqiperise, si; Biblioteken Kombetare Tirane, bibliotekat e Shkupit Maqedoni, bibliotekat ne Kosove, Universitetin Teknologjik Ismail Qemali” Vlore, Universitetin e Lecces-Itali, etj.

Se fundi, mjaft personalitete te fushes se librit i kane dhuruar bibliotekes libra dhe koleksione te ndryshme me vlere, te cilat kane pasuruar fondin e kesaj biblioteke. Te tille mund te permendim: akademikun vlonjat Shaban Demiraj, poetin Fatos Arapi, familjen e shkrimtarit Petro Marko, familjen e patriotit Ibrahim Shyti. Gjithashtu libra jane dhuruar edhe nga botuesi Fatmir Koçi – pronar i Shtepise botuese" Toena”, si dhe Biblioteka e Lecces- Itali. Biblioteka Publike: Sh. Musaraj” zhvillon nje veprimtari te gjere ne sherbim te lexuesit per dhenien e nje informacioni te gjere kulturor, artistik dhe shkencor. Ajo ofron sherbime me fonde te hapura ne te gjithe sektoret e saj. Drejtimi kryesor i veprimtarise se kesaj biblioteke eshte pasurimi i vazhdueshem i fondit te saj, perpunimi tekniko-shkencor, diskutimi dhe promovimi i librave te autoreve te letersise shqipe dhe asaj boterore.

Se fundi ajo eshte e pajisur me nje rrjet kompjuterik informacioni si dhe ofron sherbimin e internetit per te rinjte ne veçanti, por dhe gjithe komunitetin ne pergjithesi.

                                     

1. Shiko dhe kete

Theksojme, se Biblioteka Publike" Shevqet Musaraj” e qytetit te Vlores eshte krijuar ne vitin 1936 nga nje grup arsimtaresh dhe me kontributin e Familjes Vlora.