Back

ⓘ Rendi Aranea eshte grup i shtazeve te cilar kane disa veti te ngjashme. Ky rend eshte me i pasuri me lloje, gjer me tani jane pershkruar rreth 40.000 lloje. Sht ..




                                     

ⓘ Rendi Aranea

Rendi Aranea eshte grup i shtazeve te cilar kane disa veti te ngjashme. Ky rend eshte me i pasuri me lloje, gjer me tani jane pershkruar rreth 40.000 lloje.

Shtazet e rendit Aranea jane shtaze shume te perhapura ne natyre, nga bregu i detit gjer ne male me te latra, nga kenetat me uje te embel gjer ne shkretetirat me te thata, ne toke, ne rere, ne pyje, ne ambiente barishtore ku mund te jene disa qindra mijera individ ne nje hektar, ne breg te detit, neper banesa etj. Gati te gjitha jane forma tokesore. Te medha jane me madhesi nga 0.4mm gjer ne 10cm.

Trupi merimangave ndahet ne prozome dhe opistozome, mirepo eshte karakteristike te ky rend se keto dy pjese jane te lidhura ane te nje doreze te ngushte qe quhet pedicelus. Format e prozomes dhe opistozomes ndryshojne shume te llojet e ndryshme. Keshtu opistozoma mund te jete vezake, sferike, konike,ne forme te trekendshi, e zhveshur ose me gjemba. Ne prozome nuk verehet segmentimi. Integumenti i forte e formon ne anen dorzale mburojen e forte e cila quhet karapaks. Ne pjesen e perparme te prozomes ndodhen syte dhe goja. Syte kane ndertim te thjeshte, i ngjajne oceleve te insekteve. Disa merimanga kane shume sy te shperdara ne siperfaqen e prozomes. Me shpesh i kane 8 sy, por ka edhe lloje me dy, 4 ose 6 sy, kurse llojet qe jetojne ne shpella jane pa sy. me shpesh syte jane te renditura ne dy reshta terthore me nga 4 sy. Numri dhe renditja e syve jane karakteristike taksonomike.

                                     
  • Stampa: Autorësia Merimangat janë grabitqare jokërbishtore këmbënyjore të Rendit Aranea Trupi i merimangave ndahet në prozomë dhe opistozomë, mirëpo është karakteristike