Back

ⓘ Banja, Burim. Banje ose Banja e Pejes Banja e Istogut eshte nje vendbanim ne komunen e Burimit, Kosove. Pas vitit 1999 fshati eshte i njohur edhe me emrin Baje ..




Banja (Burim)
                                     

ⓘ Banja (Burim)

Banje ose Banja e Pejes / Banja e Istogut eshte nje vendbanim ne komunen e Burimit, Kosove. Pas vitit 1999 fshati eshte i njohur edhe me emrin Baje. Banja e Pejes posedon kanalizim, ujesjelles, PTK, kopsht te femijeve, shkolle fillore, dyqane, restaurante, parqe, etj. gje qe i jep edhe imazhin e nje qytetese solide.

                                     

1. Gjeografia

Fshati Banje ndodhet ne perendim te Dukagjinit. Gjendet 80 km larg Prishtines dhe 12 km larg Pejes, rreze masivit malor te Alpeve Shqiptare. Ne afersi rrjedh lumi Drini i Bardhe dhe lumi i Burimit. Lartesia mbidetare e Banjes se Pejes eshte 560 m.

                                     

2. Historiku

Karakteristikat sheruese te kesaj banje ilixhe jane perdorur edhe nga iliret. Kete e tregojne reliktet arkeologjike te gjetura ne afersi. Per me teper, u gjeten edhe zbulime te banjave te ndryshme dhe tubave te ndryshem te ujit te ndertuara nga iliret. Ne burimin kryesor te ujit, ka pishina te vjetra te gurit natyror qe jane perdorur nga Iliret.

Historia arkeologjike e Banjes se Pejes ze fill ne vitin 1974, permes zbulimit te disa relikteve arkeologjike te zbuluara fare rastesisht gjate ndertimit te hotelit. Ky lokacion tani njihet si "Tumat e ilixhes". Ketu eshte gjetur nje perkrenare tipike e ushtrise ilire. Ne te njejtin vit, u bene me shume germime arkeologjike qe rezultuan me gjetje te reja, mes te cilave ishin dy varre te nje çifti te famshem, i cili sot quhet varri mbreteror. Varri kishte nje baze te ndertuar drejtkendeshe te mbuluar me gure qe duket se ishin nxjerre diku aty prane. Njeri nga varret ishte dokumentuar me nje inventar te denje siç ishin gjilperat ne forme omega, unaza dhe bizhuteri te punuara prej bronzi dhe argjendi gje qe çoi ne supozimin se ishte varri i nje femre. Varri tjeter qe i perkiste mashkullit kishte arme, pllaka prej argjendi dhe bronzi dhe nje unaze. Ky inventar i pasur arkeologjik i perket periudhes se vone te hekurit, shekullit VI ose IV p.e.s.

                                     

3. Banja e Pejes

Banja e Pejes eshte nje burim karstik me vetederdhje burim artezian i ujit termomineral, banje llixhe e njohur dhe i perdorur edhe nga iliret dhe me vone nga romaket. Per shkak te karakteristikave te mira sheruese Banja e Pejes eshte perdorur edhe ne kohen e Perandorise Osmane prej kur ka mbetur termi osman ilixhe ose llixhe. Ujerat termominerale burojne pergjate çarjeve tektonike, te lidhura ne thellesi me shkembinj karbonik te mesozoikut. Prurjet ujore te burimeve jane 17.5 lit/sek, me temperature 46 - 48 C. Burimi i ujit termomineral eshte i kaptuar me punime ujemarrese dhe sherben per nevojat e banjes llixhes, e cila ka edhe qendren mjekesore stacionare per mjekesi fizikale dhe per rehabilitim me tre hotele te tjera. Banja e Pejes disponon edhe hapesira te gjelberuara dhe parkun, i cili shfrytezohet per pushim dhe rekreacion.

Sipas raporteve te hulumtimeve te bera me pare eshte konstatuar se uji termo mineral i Banjes se Pejes ka efekte sheruese. Dobite e ujit termo mineral mund te perdoren duke e pire ate, duke qendruar ne pishinat e mbushura me te, duke pretenduar se sheron keto semundje:

  • Semundjet gjinekologjike
  • Lendime ne muskuj dhe kocka
  • Plaget
  • Ulcerat
  • Semundjet reumatike p.sh. artriti
  • Semundjet e lekures.
  • Çrregullimet e nervave


                                     

4. Demografia

Popullsia e ketij vendi nuk eshte ne numer shume te larte pasi qe ky eshte vend i formuar nga banore te vendeve te ndryshme, p.sh. kryesisht nga komuna dhe rajoni i Pejes.

                                     
  • Banja e Pejës Ilixha është një monument i trashëgimisë kulturore në Banjë, Istog, Kosovë. Ky monument është i kategorisë Arkitekturor Banja Burim
  • Burimit, Kosovë. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka
  • me emrin Grunajë. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka
  • Lugmirë dhe Verrisht. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka
  • tij një burim natyror me temperaturë të ujit më të lartë se temperatura e trupit normale ndërmjet 36.5 dhe 37.5 C 97.7 dhe 99.5 F Spa Banja e Kllokotit
  • rrëzë Gllamës ndodhet një burim me një liqe të vogël, me ujin e ngrohtë shërues termal, nga i cili formohet lumi i quajtur Banja uji i tij rrjedh nëpër
  • është i njohur edhe me emrin Burim vendndodhja Komuna e Malishevës Qyteza: Malisheva dhe fshatrat: Astrazupi Balinca Banja Bellanica Berisha Bubaveci
  • Burimit, Kosovë. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka
  • Burimit, Kosovë. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka
  • Burimit, Kosovë. Lista e ardhacakëve - Burim vendndodhja Komuna e Burimit Qyteza: Burimi dhe fshatrat: Banja Banjica Belica Bellopoja Caralluka