Back

ⓘ Gjeografia e fshatit Fterra. Fterra shtrihet ne jug-jug-perendim te Kurveleshit. Ndodhet i kufizuar me fshatrat ne juglindje meGolemin ne veri pereendim me Corr ..




                                     

ⓘ Gjeografia e fshatit Fterra

Fterra shtrihet ne jug-jug-perendim te Kurveleshit. Ndodhet i kufizuar me fshatrat ne juglindje meGolemin ne veri pereendim me Corraj, ne perendim me Borshi i Vjeter, si edhe kalaja e Sopotit apo kalaja e Borshit

Gjatesia maksimale e territorit te saj eshte rreth 11 km. me orientim Veriperedim-Juglindje dhe gjeresia maksimale 4.4 km., me gjeresi mesatare rreth 3.6 km. Siperfaqja e pergjithshme e territorit te fshatit Fterre eshte rreth 37 km2.

Territori i Fterres, sipas morfologjise, shtrihet ne dy lugina: ajo e Fterres ne perendim dhe ajo e Galishtit ne lindje. Territori eshte malor dhe me pak kodrinor. Kuota me e larte eshte maja e Lepjetes ne lindje 1596 m. mbi nivelin e detit dhe me e ulet ne jug-perendim ne bashkimin e perroit te Langadhes me lumin e Fterres 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

Pergjat lugines se Fterres kalon rruga automobilistike Borshi- Fterre -Kuçi Vlore me gjatesi rreth 23 km. prej te cilave 9.5 km. brenda territorit. Nga qendra e Fterres dalin disa rruge kembesoresh, si rruga Fterre -Çorraj, Fterre -Qafa e Rremulles-Gurre dhe Galisht si dhe Fterre -Lug ne drejtim te Golemit.

Dy luginat e permendura me siper ndahen nga njera-tjetra nga vargmali Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Ne te dy luginat ka burime te shumta uji, qe sipas rrjedhshmerise klasifikohen ne burime dhe kroje. Me kryesore jane burimi i Ixorit, i Ngurrezes, i Gjezhdanices dhe ai i Langadhes ne luginen e Fterres, i Gurres ne luginen Gurre-Galisht si dhe ai i Vidhezes ne Galisht. Ujrat jane karstike dhe dalin ne kontaktet e flishit te paleogenit si shtrese ekranizuese me gelqeroret. Te gjitha ujrat dalin ne faqet lindore te luginave. Sasia e ujrave varion mesatarisht ne vit nga disa litra ne sekond deri ne rreth 600 litra/sek qe ka burimi i Gjezhdanices.

Siperfaqja prej 25 km2. eshte e mbuluar nga pemetaria, pyjet dhe shkurret me gjelberim gjithevjetor.

Klima eshte mesdhetare me nje ekuiliber te lageshtires, freskise dhe temperatures. Ne vartesi te relievit dhe lartesise se tij mbi nivelin e detit, dallohen mikrozona klimatike, te cilat ndikojne ne larmine e llojin e bimesise dhe te gjallesave. Temperaturat ne dimer jane 8o-9oC dhe ne vere 20o- 30o C. Zoterojne ereret nga jugu me shpejtesi mesatare 3-5 m/sek., ne mesdite haset puhia detare, ndersa gjate nates vepron puhia tokesore. Bien mesatarishte mbi 1200 mm. reshje ne vit. Ne dimer bien edhe reshje debore, te cilat ne zonen e ulet nuk qendrojne me shume se 1-2 dite, ndersa ne kuota te larta qendrojne disa muaj dhe rralle e kalojne muajin prill. Per sqarime me te plota, me poshte jepet harta e territorit te fshatit Fterre ne shkallen 1: 40 000 e karakterit topografik-gjeografik e shoqeruar me listen e elementeve morfologjike te terrenit, si maja, qafa, brigje, shpate, burime, kroje, ara etj.

                                     

1.1. Pasurite e nentokes Ujrat nentokesore

Ne territorin e Fterres dalin 42 burime uji, te grupuara ne burime uji me prurje me te medha dhe me prurje te vogla. Burimet kryesore jane Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Ne luginen e Galishtit jane burimi i Gurres dhe ai i Vidhezes me prurje te vogla. Karakteristike e ketyre ujrave eshte prurje e tyre gjithevjetore me ndryshime te vogla.

Cilesia e ujrave eshte e mire. Fortesia rreth 8 grade; temperatura e ujit leviz nga burimi ne burim nga 9o -12o C.

Minerali i fosforiteve, del ne horizontin e kretakut te siperm. Per kete jane kryer punime kerkimi nga Ndermarrja Gjeologjike e Gjirokastres ne vitet 1976-1985, nga te cilat jane percaktuar sasia dhe cilesia e mineralit.

Studime te plota te horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjanikerkohet citim!!! dhe shume studjues te tjere, duke filluar qe nga vitet 1970 e deri ne vitin 1985. Nga punimet dhe studimet ka rezultuar qe permbajtja e P2 O5 luhatet nga 5% - 15% dhe trashesia leviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. per shtresen me te pasur.

Minerali i dolomitit, lidhet me depozitimet e triasikut te siperm me nje permbajtje te larte qe leviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me veshtiresi nga gelqeroret. Ne Fterre del ne rrugen automobilistike prane burimit te Ngurrezes ne formen e nje gelqerori te shkrifet si dhe ne qafen e Qishes te Hamuriqes. Per kete mineral studime me te plota ka kryer Prof. Serjani te paraqitur ne temen" Rreth perberjes kimike te shkembenjve ne brezat antiklinale te Kurveleshit, te Çikes”.Bot. shk.gjeol. N2, 1986.

Shistet bituminoze vanadium mbajtese, qe dalin ne kontaktin midis dolomiteve te triasit te siperm dhe gelqerorit masive te triasit te poshtem te mesem. Keto shiste peteza te qymyr gurit qe mund te digjen dalin ne Vranare, ne Hallamema, ne Boke, ne Borshin e vjeter, ne Derrasen e Lugut gropat e Qerimit. Permbajtja e vanadiumit eshte relativisht e larte, por duke qene se rezervat gjeologjike jane te pakta te pakten per thellesine e studiuar, tani per tani mbeten pa vlera praktike. 5. Ne kuptimin gjeologjike edhe praktik shkembinjte gelqerore jane pasuri, por meqenese jane shume te perhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

                                     

2. Harta e Fterres

Te dhenat kryesore:

  • Shtrirja gjatesore Veri Perendim - Juge Lindje
  • Gjatesia maksimale rreth 11 km
  • Gjeresia mesatare rreth 3.56 km
  • Gjeresia maksimale rreth 4.4 km
  • Kuota me e ulet mbi nivelin e detit eshte Perroi Langadhes 130 m.
  • Siperfaqja gjithesej 39.56 km2
  • Kuota me e larte mbi nivelin e detit eshte Maja e Lepjetes 1596 m.
  • Gjatesia e rruges automobilistike brenda kufirit te fshatit eshte 9.5 km
  • Burime ne kuoten me te larte me nivelin e detit jane Ngurreza 400m dhe Ixori 385 m. Ne luginen e Galishtit eshte Kroi i Hundes se Drerit 1230 m.
                                     

3. Toponimet

Burimet dhe krojet Burimi i Ixorit, Burimi i Ngurrezes, Burimi i Ujit te Pak, Burimi i Gjezhdanices, Burimi i Konde, Burimi i Lone, Burimi i Langadhes, Burimi i Lugut te Thelle, Burimi i Dedecit, Burimi i Gurres, Burimi i Hejazit, Kroi i Çetes, Kroi i Çerrices, Kroi i Mertilagjes, Kroi i Gjishtires, Kroi i Mustos, Kroi i Bedrinit, Kroi i Gerthit, Kroi i Dardhave, Kroi i Moqilave, Kroi i Moçalit te Avdiut, Kroi i Moçalit te Çokes, Kroi i Shelqit, Kroi i Gerbenit, Kroi i Hauzeve, Kroi i Poriut, Kroi i Kretes, Kroi i Qytezes, Kroi i Vidhezes, Kroi i Xhame, Kroi i Grykes se Lale, Kroi i Sheshit te Madh, Kroi i Rreze se Shkalles, Kroi i Mere, Kroi i Gede, Kroi i Çike, Kroi i Asllane, Kroi i Hundes se Drerit, Kroi Qafes se Rremulles, Kroi i Krenerit Lugu, Kroi i Perroit te Zi, Kroi i Brodanit Qafat Qafa e Shethanasit, Qafa e Hamuriqes, Qafa e Qishes, Qafa e Pirgut, Qafa e Pjetre, Qafa e Veize, Qafa e Fonices, Qafa e Kopecit, Qafa e Gjokaçes, Qafa e Martezes, Qafa e Rremulles, Qafa e Gargullit, Qafa e Arqise, Qafa e Lepjetes, Qafa e Hejazit, Qafa e Drerit, Qafa e Peshtanilit, Qafa e Zhuphasanes, Qafa e Kumaroves, Qafa e Mehmete, Qafa e Lleshe, Qafa e Arres Majat - Dhe kuota mbi nivelin e detit ml Maja e Berdes- 439, Maja e Lekes- 415, Maja e Varrit- 350, Maja e Gragullit- 1215, Maja e Martezes- 1161, Maja e Balashit- 1275, Maja e Gjokaçes- 1255, Maja e Lajthise- 1418, Maja e Fonices- 1428, Maja e Lazre- 1162, Maja e Gjothanases- 1341, Maja e Gjeshnikoshit- 1478, Maja e Peshtanlit- 771, Maja e Lepjetes- 1596, Maja e Thomalleshit- 1353 Arat e Fonices, Arat e Zhulit, Arat e Kopecir, Arat e Gjokaçes, Arat e Martezes, Arat e Rremulles, Arat e Qafes Arres, Arat e Sheshit Cfitit, Arat e Hejazit, Arat e Murrizes, Arat e Hanise, Arat e Lukshtave, Arat e Rrahut, Arat e Gurres, Arat e Sheshit Xhanit, Arat Gropat e Golemit, Arat e Gjozenikut, Arat e Kanacelezes, Arat e Alikos, Arat e Sheshit Madh, Arat e Vidhezes, Arat e Quteces, Arat e Arqise, Arat me Avlli, Arat e Kretes, Arat e Kushtbabes, Arat e Lugut Fterres, Arat e Qerimit, Arat e Langadhes, Arat e Gjovizhdes, Arat e Berdes, Arat e Dardhave, Arat e Vreshtave, Arat e Gomarezes, Arat e Sheshezes, Arat e Mortovices, Arat e Gjolige, Arat e Gjoplakes, Arat e Gjolagje, Arat e Gjilazrit, Arat e Gjinalise, Arat e Gjipogave, Arat e Gjezhdanices, Arat e Gjishtires, Arat e Kumaroves, Arat e Ngurrezes, Arat e Dellenjes, Arat e Argelifdhezes, Arat e Laluces, Arat e Konjilleshit, Arat e Lumrave, Arat e Lugut te Thelle, Arat e Çerrices, Arat e Korjepes, Arat e Skomoranjet, Arat e Xhinges, Arat e Kikes, Arat e Janjerit, Arat e Hupit Hundat Hunda e Zabelit, Hunda e Miut, Hunda e Laluces, Hunda e Gurres, Hunda e Gjozenikut, Hunda e Madhe, Hunda e haske, Hunda e Drerit Harcat Harca e Poge, Harca e Hupit, Harca e Purriut, Harca e Ushakthit Brigjet Bregu i Korjepes, Bregu i Poges, Bregu i Plepes, Bregu i Lleshe, Bregu i Mesem, Bregu i Madh, Bregu i Gjilazrit Shpellat Shpella e Kazhanit, Shpella e Buçke, Shpella e Soroit, Shpella e Guvave, Shpella e Gjolekes, Shpella e Zane Lumenjte e perrenjte Lumi i Fterres, Lumi i Gjezhdanices, Lumi i Dukhiles, Perroi i Langadhes, Perroi i Lugut, Perroi i Xhinges, Perroi i Lugut Thelle, Perroi i Gjoplakes, Perroi i Gomarezes, Perroi i Brodanit, Perroi i Gurres, Perroi i Lepushes, Peroi i Rremulles, Perroi i Progrit, Perroi i Kancelzes, Perroi i Kanes, Perroi i Hasibese, Perroi i Kopilit, Perroi Zi Guret e lemenjte Guri i Dardhes, Guri i Çokes, Guri i Cjapit, Guri i Gjiknoves, Guri i Shqipes, Guret e Lon, Guret e Rare, Guret e Hatos, Lemi i Leke, Lemi i Terhoit, Lemi i Lugut, Lemi i Ri, Lemi i Hatos, Lemi i Avrece Te ndryshme Derrasa e Lugutk, Derrasa e Mullirit, Shtegu i Menkshit, Shtegu i Dhimes, Shegu i Ponxhes, Buza e Poriut, Buza e Kurprit, Shkembi i Kuq, Shkembi i Hamzos, Shkembi i Leke, Gropa e Bufit, Honi i Zane, Honi i Janjerit, Honi i Hupit


                                     
  • Fterra është një fshat në komunën Lukovë në rrethin e Sarandës të Shqipërisë. Fterra shtrihet në jug - jug - perëndim të Kurveleshit. Gjatësia maksimale e
  • fshatin Fterrë. Lumi Ixor ndodhet në qendër te fshatit Fterra në një lartesi 200 m mbi nivelin e detit. Prurjet e tij vijnë nga burime karstike ujore. Prurjet
  • këto lagje: Bigor lagja e Kallapodhëve dhe Rusani. Toponimet të fshatit Rusan: Baçeja Aguridhe - sot kullotë, në JP. Balt e Kuqe - vend ku dheu është