Back

ⓘ PAL SOKOLI -Lindur ne Qeshor te vitit 1959, ne Radoniq, Gjakove. Shkollimin fillore e kreu ne Radoniq dhe ne Cermjan ndersa gjimnazin e shkencave natyrorore ne ..




                                     

ⓘ Pal Sokoli

PAL SOKOLI -Lindur ne Qeshor te vitit 1959, ne Radoniq, Gjakove. Shkollimin fillore e kreu ne Radoniq dhe ne Cermjan ndersa gjimnazin e shkencave natyrorore ne Gjakove. Me 1985, diplomon ne Universitetin e Prishtines, Fakulteti Filozofik ne degen Filozofi - Sociologji. Poezi shkruan qe nga rinia e hershme dhe boton ne periodikun letrare qe nga vitet tetedhjeta, ne revisten studentore "Bota e re", "Zeri i rinise", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi ne revisten letrare, "Shtigje" te vitit 1983/ 84/ dhe /86 te Klubit letrare, "Gjon Nikolle Kazazi" te Gjakoves. Pal Sokoli ka qene edhe aktivist politik qe nga vitet 80-ta, ka shperndare literature te ndaluar neper Shkolla dhe Universitete dhe ne bashkepunim me disa grupe ilegale ka shkruar parulla te ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave me pseudonime te ndryshme si psh. "Alberti", "Lumi", "H. Hoxha",etj. si edhe ka shperndare se bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismail Dinen e Shevqet Gashin pothuaj te gjithe numrat e "Zeri i Kosoves" dhe literature tjeter te ndaluar neper njerez te besueshem, student, nxenes dhe punonjes te ndryshem. Pas legalizimit te LDK-se, ka udhehequr nje nendege ne KK. Gjakoves. Me veprimtarine e vet ra ne sy te UDB-se me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht, disa here, u bastis dhe ju dogj shtepia ne vitin 1991, po ashtu nga agjent te UDB-se. Ne nentor te vitit 1993 burgoset me grupin prej tete intelektualesh, grup i ashtuquajtur "Grupi i priftit" se bashku me priftin katolik Pater Ambroz Ukaj dhe kusheririn Prof. Gjergj Sokoli, Dr. Tome Komani, Prof. Gjon Komani, Mesuesin Luz Berisha, aktivistin Hazyr Prushi, ne ç´rast me intervenimin e Papes Gjon Pali II ju pezullohet aktpadia me qellim te lirimit nga aktakuza te Pater Ambroz Ukajt i cili edhe pas intervenimit te Papa Gjom Palit te dyte nuk kishte pranuar te lirohet pa u liruar i gjithe grupi. Pali vetem nje ore pas lirimit kerkohet prap nga policia per ta burgosur serish. Pali detyrohet te arratiset ne Shqiperi me ndihmen e z. Zef Ndrejaj i cili mori persiper dorezimin e tij ne Shkoder. Jetoj 6 muaj neper disa qytete te Shqiperise, ku takoj udheheqes te ndryshem politik te asaj kohe ne Tirane, derisa ne qershor te 1994 shkoj ne Gjemani ku jeton edhe sot. Qe nga viti 1998 kur fillon pushka e pare eshte i depolitizuar dhe merret vetem me shkrime. Poezi dhe shkrime te ndryshme ju grabiten ne doreshkrim disa here gjate bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/ 92/ dhe /93. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon ne Gjermani. Permbledhja poetike; "Kambane e pelcitur dhembja" poezi eshte libri i tij i pare te cilin e ka promovuar me 06.05.06 ne Gjermani. Eshte bashkautor i Antologjise me titull; Asht e gjak arberie se bashku me Shkrimtarin dhe Luftetarin per Liri z. Martin Çuni, botuar dhe promovuar ne Hanover-Gjermani maj 2007. Ne shtator te vitit 2008 boton permbledhjen me poezi; Unaze Gjaku ". Ne vitin 2010 boton "Gjaku i Dashurise" ne dy gjuhe ne Bukuresht. Ne vitin 2017 ka botuar Monografine ; Zef Sokoli". Ka shkruar recensione te disa librave me poezi dhe proze dhe disa shkrime nga lemi i Sociologjise dhe e Filozofise. Ka doreshkrime edhe permbledhje tjera ne proze dhe poezi. Poezi te Pal Sokolit jane te perkthyera dhe te botuara ne disa Revista ne gjuhen italiane, ne gjuhen gjermane dhe ate turke. Eshte anetar i disa redaksive kulturore-informative virtuale dhe i Revistes, Muza Shqiptare" organ i Lidhjes se Shkrimtareve, Artisteve dhe Krijuesve Shqiptar ne Gjermani. Pal Sokoli ne luften e fundit ne prill te 1999 ne Gjakove, ka humbur 6 anetare te familjes prej moshes 17-44 vjeçare e ata jane: Vellai; Filip Sokoli, Motra; Pashke Sokoli, Kusheri; Gjergj Sokoli, Vellai; Simon Sokoli perkrahes dhe aktivist i Luftes se fundit, Vellain; Kriste Sokoli, mbeshtetes dhe furnizues i UÇK-se derisa rrezikoj edhe jeten si dhe Nipi; Kastriot Pashk Sokoli ne moshen 17 vjeçare. Kufomat e tyre u gjeten ne Varrezat masive te Batajnices ne Beograd. Faqe private e Pal Sokolit ne internet jan; www.guri.cabanova.de, ose www.pal-sokoli.npage.de. palsokoli.de.to

                                     
  • Skeda: Pal Mëlyshi.jpg Pal Mëlyshi Serrisht, 15 prill 1926 - Ujë - Lurth, 12 prill 1950 ka qenë veprimtar i LANÇ - it, partizan me çetën Pukë - Mirditë dhe
  • Mic Sokoli 1839 - 1881 është i një figurë nacionaliste shqiptare, luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, lëvizjes prej së cilës ra dëshmor. U lind
  • Beqir Balluku Branko Kadia Bule Naipi Çelo Sinani Çerçiz Topulli Çybra Sokoli Dedë Gjo Luli Dervish Hekali Dile Marku Dino Kalenja Emin Duraku Emine Metaj
  • Tusha Bardhok Biba Branko Kadia Bule Naipi Çelo Sinani Çerçiz Topulli Çybra Sokoli Dedë Gjo Luli Dervish Hekali Dile Marku Dino Kalenja Dylbere Bylykbashi
  • Sokoli një i ri pasi merr hak për të vuajturit bashkohet me trupat e Bajram Currit në Revolucionin Demokratik të 1924 - s. Petrit Malaj........ Sokoli Bruno
  • gjakut rridhte nga një familje e shquar bajraktare e veriut. Babai i tij, Pal Biba, ishte nacionalist dhe udhëheqës i çetave kundër sllavokomunizmit në
  • Aktrojnë: Abdurrahman Shala, Bislim Muçaj, Lumnije Muçaj, Teuta Rrahmani. Sokoli është një mesoburrë shqiptar kosovar i cili, së bashku me familjen e tij
  • Polici i rendit Agim Shuke.........Shefi i Policise Ilir Bezhani........... Sokoli Fatmir Xhelili Met Bega.............Turisti Merita Dabulla.....Gruaja e
  • Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Pultinasve : Princat Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit