Back

ⓘ Kilogrami eshte njesi matese e Sistemit SI per Masen. Ne shume aspekte kilogrami eshte nje njesi e veçante. Keshtu madhesia e kilogramit ne Sistemin SI krahasoh ..




Kilogrami
                                     

ⓘ Kilogrami

Kilogrami eshte njesi matese e Sistemit SI per Masen.

Ne shume aspekte kilogrami eshte nje njesi e veçante. Keshtu madhesia e kilogramit ne Sistemin SI krahasohet me prototipin e kilogramit te vjeter. Po ashtu kilogrami eshte e vetmja madhesi e cila si njesi baze fillon me parashtresen kilo para prapashteses gram.

Ne nderkohe nga gjitha anet e botes punohet per te nxjerrur nje perkufizim per kilogramin i tille qe te rrjedhe nga nje konsonante baze e sistemit. Kjo iniciative mere hove edhe me te madh pas njohurive qe 40 kopjet e prototipit nenderkohe jane me te renda per 50 mikrogram se prototipi. Shkaqet per rritjen se peshese se kopjeve ende nuk jane gjetur. Pasi qe kopjet jane te perpunuara nga i njejti material sikurse prototipi supozohet se vete prototipi ka humbur ne peshe dhe se kopjet kane ende te njejten peshe.

Orientimet me te njohura ne iniciativen per ri-perkufizimin e kilogramit, jane:

  • Matja te behet me nje Vat-peshore, gjate te cilit proces do te behej krahasimi madhesise mekanike me ate elektrike. Kjo ndodhe ne dy hapa: Kalimi i rrymes ne nje bobine do te shkaktonte krijimin e fushes magnetike, me nje inezitet te caktuar 2) Levizja e bobines ne kete fushe magnetike do te krijonte rrymen induktive. Po ashtu duhet matur shpejtesia dhe nxitimi i levizjes se bobines dhe pesha qe krijon pesha e trupit qe duhet matur.
  • Konstruktimi i nje sfere nga nje numer i caktuar i atomeve te Siliciumi pater. Nje sfere e tille eshte prodhuar dhe perdoret per krahasime ne prodhim te nivelit nanometer. Ne praktike perdorimi i kesaj sfere ne kete nivel tregoj qe ka si pasoje diferenca shume te vogla. Kjo diference llogaritet te jete si pasoje e matjeve jo korrekte gjate vendosjes te izotopeve te siliciumit ne sfere. Siliciumi ne natyre munde te gjendet me tri izotope me masa te atomeve 28.29 dhe 30. Tani shikohet per prodhimin e sferes nga siliciumi me izotope te pastra Silicim-28, çka ne praktik do te thote nje pune e rende diturie si dhe financiare.
  • Matja e mases se nje atomi me ndihmen e rrezatuesit te joneve dhe mbledhja e joneve ne nje mase trup fizik. Duke matur intensitetin e rrymes se rrezatuesit te joneve dhe kohen mund te matet masa e atomit ne njesine kilogram.

Te gjitha keto ide e iniciativa jane ne zhvillim e disa nga to edhe praktikohen, por ende nuk eshte vendosur se cila nga keto apo ide te reja do te zevendesoj prototipin e tashem te kilogramit.

                                     

1. Perkufizimi i tanishem

Qe nga 1898 prototipi internacional i kilogramit ne Paris eshte vlera krahasuese nderkombetare e kilogramit. Masa e prototipit eshte e perkufizuar si 1 kg. Ruhet ne byron internacionale per masa dhe pesha Bureau International des Poids et Mesures BIPM) ne Sevres afer Parisit.

Prototipi eshte nje cilinder i konstruktuar nga legura 90 % platin dhe 10 % iridium me lartesi dhe rreze prej 39 mm. Vendet nenshkruese te kesaj marreveshje kane kopje nga ky prototip. Komiteti internacional per masa dhe pesha vendos se kur duhet krahasuar kopjet me prototipin. Deri me tani keso lloj krahasime te prototipit me kopjet ka pasur me 1950 dhe se fundi me 1990. Shteti anetare i ketij komiteti mund te krahasoj kopjen e vet me prototipin ne çdo kohe, kete krahasim zakonisht shtete e bejne çdo 10 vite.

                                     

2. Kilogrami dhe Sistemi SI

shiko Parashtesat e njesive ne Sistemit SI
  • miligrami = 0.000 001 kg - e milionta pjes e kilogramit
  • tonelata = 1000 kg
  • grami = 0.001 kg - e njemijta pjese e kilogramit
  • mikrogrami = 10 -9 kg
                                     

3. Permasa krahasuese ne natyre

Masat me te vogla se 1 µg

< 1 10 -9 kg

  • < 4 10 -36 kg - Masa e nje Neutroni
  • 9.11 10 -31 kg - Masa e nje Elektroni
  • 1.67 10 -27 kg - Masa e nje Protoni

1 µg deri 10 µg

≡ 1 10 -9 kg deri 1 10 -8 kg

  • < 1 µg - sasia e substancave me helmuese vdekjepruese - Botulinumtoxin LD50 = 0.03 µg/100kg und Tetanustoxin LD50 = 0.01 µg/100kg

10 µg deri 100 µg

≡ 1 10 -8 kg deri 1 10 -7 kg

  • 21 µg - plankmasa

100 µg deri 1 mg

≡ 1 10 -7 kg deri 1 10 -6 kg

  • 100–1000 µg - sasia Nikotinit ne nje cigare

1 mg deri 10 mg

≡ 1 10 -6 kg deri 1 10 -5 kg

  • ≈10 mg - Masa e nje milingonje buberecit

10 mg deri 100 mg

≡ 1 10 -5 kg deri 1 10 -4 kg

  • 35–70 mg - sasia vedekjepruese e Nikotinit per njeriun me peshe prej 70 kg


                                     

4. Masat mbi nje gram

1 g deri 10 g

≡ 1 10 -3 kg deri 1 10 -2 kg

  • 2 g - shpendi me i vogel i njohu ne natyre
  • 2 g - gjitari me i vogel i njohu ne natyre

10 g deri 100 g

≡ 1 10 -2 kg deri 1 10 -1 kg

  • 15–16 g - Masa e nje CD-je pa kopertine

100 g deri 1 kg

≡ 1 10 -1 kg deri 1 10 0 kg

  • 453.59237 g - funta
  • 110 g - Pesha e insektit me te rende te njohur ne natyre.
                                     

5. Masat mbi nje kilogram

1 kg deri 10 kg

≡ 1 10 0 kg deri 1 10 1 kg

  • ca. 1300 g - Masa mesatare e trurit te njeriut te rritur.

100 kg deri 1000 kg 1 t

≡ 1 10 2 kg deri 1 10 3 kg

  • ca. 250 kg - Luani i rritur
  • ca. 700 kg - Lopa
  • 907.18474 kg = 1 Tonelate amerikane
                                     

6. Masat mbi nje tonelate

1 t deri 10 t

≡ 1 10 3 kg deri 1 10 4 kg

  • 1095 kg - Masa e nje Mercedesi A140
  • 3–7 t - Masa e nje Elefantit te rritur
  • 1016.0469088 kg = 1 Tonelata britanike
  • 1 t - Masa e 1 m 3 1000 Litra Uji ne temperature 20 °C

10 t deri 100 t

≡ 1 10 4 kg deri 1 10 5 kg

  • 12 t - Elefanti me i madhe te njohur
  • 14 t - Kambana e kulles Big Ben ne Londer
  • 78.7 t - Masa e nje aeroplani te tipit Concorde

100 t deri 1000 t

≡ 1 10 5 kg deri 1 10 6 kg

  • 185 t - pesha maksimale e lejueshme per startim e nje aeroplani te tipit Concorde
  • 397 t - pesha maksimale e lejueshme per startim e nje aeroplani te tipit Jumbo-Jet Boeing 747-400
  • 181 t - aeroplani Jumbo-Jet Boeing 747-400
                                     

7. Masat e nivelit planetar dhe me te medha

Masat mbi 1000 t

> 1 10 6 kg

  • 1.99 10 30 kg - Dielli
  • 1.9 10 27 kg - Jupiteri
  • 564.736 t ˜ 5.65 10 8 kg - anija me e madhe e botes, Naftembajtsja Jahre Viking e mbushur plot
  • 7.35 10 22 kg - Hena
  • 5.98 10 24 kg - Toka
  • 1.5 10 18 kg - pesha e atmosferes se Tokes
  • 2900 t ≡ 2.9 10 6 kg - Pesha startuese e Saturn V, raketes startuese te Apollos - misioni ne hene 2550 t nga kjo ishin lende djegese
  • ≈ 10 53 kg - Gjithesia
  • 3.3 10 20 kg - sasia e ujit te gjitha Oqeaneve
  • 3.6 10 41 kg - Udha e kulloshtes
                                     

8. Lidhje te jashtme

  • More on the NIST Watt Balance
  • Le Bureau International des Poids et Mesures
  • More on the Avogadro project
  • National Physical Laboratory FAQ on kilogram definition, the need for a new definition, and some alternatives
  • Conversion Calculator for Units of MASS & Weight
  • Attogram Detection
  • Conversion: Units of Weight
                                     
  • cili është i kundërt me sublimimin.Energjia e cila lirohet gjatë kondensimit te lendes prej një kilogrami quhet energji specifike e kondensimit Vesa
  • njësi sasioe e inercisë së trupave. Njësia për matjen e forcës është kilogrami kg Në rast se shpejtësia e trupave është e vogël në krahasim me shpejtësinë
  • shpargel fillon kultivimi i saj. Ajo është bimë që ka shumë minerale dhe kilogrami i saj kushton afër 6 Shparga është shumë e shëndetshme. Vitamina B
  • ripërcaktimit të vitit 2019 të njësive bazë të SI, në të cilat amperi dhe kilogrami u ripërcaktuan për sa i përket konstantave themelore, ohm tani është përcaktuar
  • janë shënuar duke marrë për bazë gramin, kështu që një e milionta e një kilogrami është miligrami, njo mikrokilogrami. BIPM Bureau International des Poids
  • temperaturës dhe për madhësitë elektrike. Etaloni i gjatësisë metri dhe peshës kilogrami ruhen në Byronë ndërkombëtare të peshave dhe masave në Serves, Francë
  • objekti fizik të veçantë i cili shërben si standard pa artikuj ndërsa kilogrami është akoma i mishëruar në një objekt i cili prehet në selinë e Byrosë