Back

ⓘ Kalaja e Tujanit eshte e vendosur midis fshatit Brar dhe malit te Dajtit. E rindertuar ne shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrese e koridorit Diber-Tirane-Durres ..




                                     

ⓘ Kalaja e Tujanit

Kalaja e Tujanit eshte e vendosur midis fshatit Brar dhe malit te Dajtit. E rindertuar ne shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrese e koridorit Diber-Tirane-Durres.

Prej saj kontrollohet mjaft mire shkalla e Tujanit’’, ngushtica qe ndan malin e Brrarit nga ai i Tujanit, nepermjet te ciles kalonte rruga tradicionale per ne Diber.

Kodra ka forme konike dhe shpate mjaft te pjerrta. Veten ne veri ajo lidhet me kodren fqinje me nje qafe te ulet. Ana lindore qe eshte me e larta perbehet nga nje brez shkembor, duke krijuar nje mbrojtie natyrore, qe ulet gradualisht drejt perendimit. Ndertuesit e kalase kane shfrytezuar veçorite mbrojtese te terrenit duke lene anen lindore te pa rrethuar, ndersa ne veri dhe ne jug muret jane ndertuar mbi brezin shkembor.

Fortifikimi ka planimetri drejtkendore me permasa 160 x 190 m, i cili ndahet ne tre pjese prej muresh gjatesore qe kane drejtim veri-jug. Autoret, duke u nisur nga drejtimi i mureve si dhe nga terreni pjerret, mendojne se muret e brendshme mund te kene sherbyer si mure taracimi.

Ne brendesi te mureve rrethuese te fortifikimit jane verejtur gjurme banesash me mure 0.8 m te gjera si dhe nje stere uji me diameter 3 m. Nga rrenimi i plote i murit i cili ka ndodhur per shkak te cilesise se dobet te llaçit, nuk u be i mundur evidentimi i kullave.

                                     
  • Rodonit Kalaja e Shkodrës Kalaja e Shtëpëzës Kalaja e Skelës Kalaja e Skraparit Kalaja e Tepelenës Kalaja e Tiranës Kalaja e Tujanit Kalaja e Vokopolës
  • e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës. Kalaja e Tujanit një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e
  • Kalaja e Shëngjergjit ndodhet në afërsi të fshatit Shëngjin të krahinës së Shëngjergjit, në anën lindore të vargut të Dajtit. Pikërisht këtu rrjedha e
  • e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelës. Kalaja e Tujanit një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e