Back

ⓘ Faik Krasniqi lindi me 25 janar te vitit 1956 ne Prishtine, eshte dizajnues grafik shqiptar. Shkollen fillore e kreu ne Prishtine ndersa te mesmen e Artit e kre ..




Faik Krasniqi
                                     

ⓘ Faik Krasniqi

Faik Krasniqi lindi me 25 janar te vitit 1956 ne Prishtine, eshte dizajnues grafik shqiptar.

Shkollen fillore e kreu ne Prishtine ndersa te mesmen e Artit e kreu ne Peje ne vitin 1975. Studioi ne Akademine e Arteve te Universitetit te Prishtines ne degen e Dizajnit Grafik, ku diplomoi ne vitin 1980. Menjehere, ne vitin 1981 pranohet anetar i Shoqates se Artisteve Aplikative te Kosoves dhe qe nga ajo kohe, Faik Krasniqi merr pjese ne ekspozitat e organizuara nga Shoqata e Artisteve Figurative dhe Aplikative e Kosoves. Prej vitit 1981 deri me 1992 punon si dizajnues ne shtypshkronjen Rilindja, e cila ne ate kohe shtypte pothuajse te gjitha botimet e Kosoves. Gjate kesaj kohe, Faik Krasniqi dizajnon me dhjetera kopertina te librave te autoreve shqiptare dhe te huaj. Ne vitin 1993 ai angazhohet si ligjerues ne degen e Dizajnit Grafik te Akademise se Arteve ne lenden Grafika reklamuese. Ka magjistruar ne vitin 2005 ne Degen e Piktures te Akademise se Arteve, dhe po kete vit zgjidhet Profesor i Asocuar per lenden Grafika reklamuese. Eshte autor i qindra pikturave te punuara ne tekniken tempere ne leter. Ne fushen e dizajnit grafik, perveç perkujdesjes artistike dhe grafike ne botimin e librave ka realizuar me qindra logo te kompanive, institucioneve dhe organizatave ne Kosove. Per punen e tij Faik Krasniqi eshte shperblyer disa here. Jeton dhe punon ne Prishtine.

                                     

1. Ekspozita kolektive

  • Pllakati i angazhuar jugosllav, Prishtine, 1982
  • Revolucioni ne veprat e artisteve figurative dhe aplikative te Kosoves, 81
  • Diploma" 80”
  • Fjale dhe vizionet, 1987
  • Salloni i XIII Pranveror i Kosoves, 1986
  • Grafika e krijuesve kosovare, Stuttgart, Stolberg, Tubingen, Filderstadt, 1986
  • Salloni i XXV i Kosoves, 1998
  • Salloni i te rinjve, 1985
  • Ekspozita e SHAFK, 1985
  • Bienali XI i vizatimit i Kosoves, 2000
  • Fjale dhe vizionet, 1986
  • Krijuesit e rinj kosovare, 1983
  • TOÇ, Crikvenice, Kroaci, 1986
  • Ekspozita vjeshtore ’81, SHAFK, 1981
  • Ekspozita vjeshtore e SHAFK, Prishtine 1982
  • Artistet aplikative te Kosoves, 1984
  • Salloni i XIV Pranveror i Kosoves, 1987
  • Salloni i XII Pranveror i Kosoves, 1985
                                     

2. Ekspozita personale

  • Caffe Galeria" Hani i 2 Roberteve”, Prishtine, 2000
  • Hollenstedter Galerie, Hollenstedt, Gjermani, 2005
  • Galeria IFIAS, Bruksel, 2002
  • Caffe Pizzeria" Amê”, Prishtine, 1997
                                     

3. Shperblimet

  • Diploma nga SHAFK dhe SHAAK me rastin e 30-vjetorit, gjegjesisht 15-vjetorit te shoqatave dhe shperblimi per ilustrim nga te dy shoqatat
  • Salloni i XIV i SHAFK dhe SHAAK, 1987 – shperblimi per dizajn
  • Diploma 80”, 1980 – shperblimi per dizajn
  • Salloni i XXV i Kosoves, 1998 – shperblimi per pikture
  • Festivali Boteror i Karikaktures – KOSOVA 2007 – çmimi i trete
                                     
  • Skeda: Faik Krasniqi publicist jpg Faik Krasniqi ka lindur më 21.10.1978 në Prishtinë. Është anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar tek ALEANCA KUQ
  • Sabri 2002 Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica. Krasniqi Nysret 2019 A Z STUDIME: Revistë për studime filologjike
  • Prishtinë: Faik Konica. Krasniqi Nysret 2019 A Z STUDIME: Revistë për studime filologjike, numër 25. Prishtinë: ASHAK. Krasniqi Nysret 2019
  • përkthyer edhe në gjuhën frënge. Sadik Krasniqi jeton në Hesia, Gjenrmani. OFSHAMË NË URNË poezi, botoi Shtëpia Botuese FAIK KONICA Prishtinë 2008.
  • Sabri 2002 Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica. Krasniqi Nysret 2019 A Z STUDIME: Revistë për studime filologjike
  • Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica. Aliu, Ali 2012 Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK. Krasniqi Nysret 2019 A Z STUDIME: Revistë
  • shfaqje interpretuan dhe animuan aktorët: Violeta Ajazi, Violeta Krasniqi Valdet Rama, Faik Gashi, Avni Hoti, Magbule Kelmendi dhe Donika Gashi. Përmbajtja
  • Hamiti, Sabri 2002 Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica. Shehri, Dhurata Marashi, Adrian Isufaj, Viola 2018 Letërsia
  • MEHMET KRAJA: Sëmundja e ëndrrave Ex Libris, nr.105: 1, 5. 14 nëntor 2020. Krasniqi Nysret 2016 Letërsia e Kosovës 1953 - 2000. Prishtinë: AIKD. Hamiti