Back

ⓘ Kalaja e Borshit ndodhet mbi nje koder te fshatit Borsh qe eshte 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k. ..




Kalaja e Borshit
                                     

ⓘ Kalaja e Borshit

Kalaja e Borshit ndodhet mbi nje koder te fshatit Borsh qe eshte 500 m mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.

                                     

1. Pershkrimi

Kodra e Sopotit, mbi te cilen ngrihet kalaja, ndodhet ne Veri te fshatit Borshi dhe ne perendim te Fterres. Siperfaqja e saj eshte shkembore.

Nga ana Perendimore mali formon disa tarraca natyrale, ku duken nje sere tepricash te godinave mesjetare. Mbeturina muresh te kohes antike duken ne anen jugperendimore ne nje gjatesi prej rreth 10 metra dhe nje lartesi prej 1.33 m. Ne siperfaqen e qytezes, jane gjetur fragmente enesh me vernik te zi, te shekullit te IV para eres sone periudha pare.

                                     

2. Periudha e dyte

Periudha e dyte, qe shkon nga mesi i shek. IV deri nga mesi i shekullit I p.e.s., shenon zhvillimin me te madh te qytetit.

Guret jane punuar ne forme te tille qe faqja e jashtme te jete e fryre, ndersa faqet e tjera te jene te rrafsheta qe e afron per nga teknika me muret e Butrintit

                                     

3. Historia

Ne kete kohe ai zhvillohet gradualisht si nje qytet i formuar dhe ze nje siperfaqe prej 57 ha. Ne shekullin IV-I p.e.s qyteti fillon te zgjerohet jo vetem ne pjesen e siperme te kodres, por dhe ne shpatet Perendimore dhe ne zonen Veriore te saj.

Ne fillim ai del jashte kontureve, duke u shtrire ne shpatin Perendimor dhe zbret me muret e tij rrethues deri ne mesin e kodres, duke mbyllur nje rrethim te plote. Linja e murit, ne dallim nga muret e fazes se pare, karakterizohet nga kthesa te vazhdueshme me kende te ngushta, qe i japin pamjen e dhembeve te sharres.

Ne perandorine e Bizantit, perandori Justiniani e vuri ate ne listen e fortifikimeve ne vitet 527-565. Ne vitin 1790 venecianet e humbasin kalane.

Periudha me e fundit dokumentohet me nje xhami te rrenuar qe duhet te jete e shekullit te 18. Kjo eshte xhamia e veteme e ruajtur ne bregdetin shqiptar.

                                     

4. Sopoti

Sopoti permendet me 1192 ne Kujtimet e Ana Komnenes vajzes se Perandorit te Bizantit Aleksi I Komnenai.

Kosmografi i mbretit Ruxher te Sicilise sikulo-arabi el-Idrizi, ben nje pershkrim te brigjeve te Shqiperise dhe ne veprene tij "Kitab Ruxher" kete vend e quan Sopot.

Ndersa ne vitin 1458 na shfaqet nen Despotatin e Epirit me emrin Arhonteja e Sopotit Arcontea Sopotu dhe ne vitin 1266, Sopoti gjendet ne pushtetin e Karlit I te Azhuineve franceze me pas ne duart e kaloresve gjermane me vone per shume kohe nen Republiken e Venedikut.

Ne periudhen e mesjetes ajo u pershtat per garnizon ushtarak dhe mori pamjen e plote te fortifikimit ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Xhamia ne kala eshte ndertuar nga haxhi Bendo, mbeshtetesi i Ali Pashe Tepelenes ne keto ane

Ne vitet 1913-1914 komandant ka qene patrioti Mehmet Selim Shahaj dorezuesi i Ultimatumit te Vlores

                                     
  • evropiane. Kalaja e Borshit Varrea e Fterrës Shpella e Haxhi Aliut Mishi në hell në Llogara Harapash Kalaja e Borshit Kalaja e Himares Kishat e Vunoit
  • lista e Kalave në Shqipëri : Kalaja e Badhrës Kalaja e Bashtovës Kalaja e Beratit Kalaja e Borshit Kalaja e Drishtit Kalaja e Durrësit Kalaja e Elbasanit
  • deti. Bregdeti i Rivierës Kalaja e Borshit Rrenojat e nje xhamie ne kala te Sopotit mbi Borsh Riviera shqiptare Kalaja e Borshit Borshi i Vjetër - fshat
  • natyrore: Kalaja e Butrintit apo Kalaja e Ali Pashës Kalaja e Borshit Kalaja e Kaninës Kalaja e Lëkurësit Kalaja e Porto Palermos Kështjella e Gjon Boçarit
  • Corraj, ne perendim me Borshi i Vjetër, si edhe kalaja e Sopotit apo kalaja e Borshit Gjatësia maksimale e territorit të saj është rreth 11 km. me orientim
  • bregdetin e detit Jon shumë herët. Ata vinin nga kalaja e Badhrës midis Borshit e Piqerasit nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit nga kalaja e Qeparoit
  • kështjellën e Sopotit apo si quhet sot Kështjella e Borshit nen këmbët e malit të Picakut rrjedh Lumi i Borshit me shume gjarpërime duke dale nga fundi i malit
  • nga kalaja e Sopotit ose Kalaja e Borshit nga kalaja e Qeparoit, kala që, siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, kanë qenë banuar qysh në kohën e bronzit