Back

ⓘ Indi, organ. Indi eshte teresia e qelizave qe kane strukture te ngjashme dhe qe kryejne funksione te njejta. Qelizat qe krijojne organizmin tone jane kater lloj ..




Indi (organ)
                                     

ⓘ Indi (organ)

Indi eshte teresia e qelizave qe kane strukture te ngjashme dhe qe kryejne funksione te njejta. Qelizat qe krijojne organizmin tone jane kater llojesh: epiteliale, lidhore, muskulore dhe nervore.

Trupi i gjallesave shumeqelizore perbehet nga nje numer i madh i qelizave. Gjate procesit evolutiv qelizat jane specializuar per kryerjen e funksioneve te ndryshme, e kjo gje ka ndikuar ne ndertimin e tyre. Ne kete menyre jane krijuar indet. Me ind nenkuptojme grupin e qelizave, qe kane ndertim te njejte, te cilat jane specializuar per kryerjen e nje funksioni te caktuar. Shkenca qe studion indet quhet histologji. Gjallesat shtazore perbehen nga keto lloje indesh: indi epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor.

                                     

1. Indi epitelial siperfaqesor

Qelizat e ketij indi jane te mbeshtetura njera me tjetren. Ato formojne nje ose disa shtresa qelizore kompakte qe sherbejne si kufi me indet qe vendosen me thelle.Ky ind mund te jete i sheshte ose gjendrror.Indi i sheshte mund te jete njeshtresor edhe shumshtresor ndersa indi gjendrror mund te jete njeqelizorendrokrine edhe shumeqelizor ekzokrine. Format e qelizave jane pllakore, kubike, cilindrike. Qelizat e ketij indi, ne anen e jashtme, ne te shumten e rasteve jane te pajisura me qerpike, qe kane funksion mbrojtes, apo me rrudha te shumta qe rrisin siperfaqen thithese. Kjo veçanerisht ne siperfaqet mukoze. Funksioni themelor i indit epitelial eshte mbrojtja, sepse ky mbeshtjell tere siperfaqen e trupit, siperfaqen e organeve zgavrore te brendshme, siperfaqen e sistemit te zorreve, gypthat e organeve te frymemarrjes, te urinimit, te eneve te gjakut, gypthat e gjendrrave ekskretuese e sekretuese etj.

                                     

2. Indi muskulor

Indi muskulor perbehet nga qelizat muskulore qe ndryshe quhen fije muskulore te cilat nen veprimin e ngacmimeve te ndryshme kane aftesi te tkurren dhe te zgjaten. Me tkurrjen dhe zgjatjen e fijeve muskulore e bashke me to edhe te muskujve, mundesohet levizja e eshtrave si dhe kryerja e shume proceseve te tjera ne organizem. Gjate tkurrjes muskulore prodhohet nxehtesi. Muskuj e insekteve dhe te kembenyjetuareve te tjere jane te afte per tkurrje te shpejta. Ne saje te kesaj cilesie disa flutura i levizin krahet e tyre deri ne 18 mije here ne minute. Fija muskulore eshte rreth 5 here me e holle se fija e flokut, ndersa gjatesia e saj sillet prej 10cm deri 12cm. Te njeriu dallohen tri lloje indesh muskulore, qe kane ndertim dhe funksion te ndryshem: indi muskulor i vijezuar, indi muskujor i lemuar dhe indi muskulor i zemres. Indi muskulor i lemuar merr pjese ne ndertimin e muskujve te organeve te brendshme si ne zorre, organe urogjenitale, ne paretet e eneve te gjakut etj. Indi muskulor i vijezuar mbeshtjell skeletin, ndersa ai i zemres eshte i ndertuar nga dy indet e para i lemuar dhe i vijezuar. Muskulatura e shume parruazoreve perbehet prej muskujve te lemuar.

                                     

3. Indi Nervor

Indi nervor perbehet prej qelizave nervore, te cilat kane zgjatime te shumta. Qelizat nervore permes ketyre zgjatimeve mbajne lidhje njera me tjetren, duke formuar rrjet te vertete. Qelizat e indit nervor quhen neurone. Neuronet jane me specializim te larte, te cilat i marrin ngacmimet nga periferia dhe i bartin deri te truri. Po ashtu, keto qeliza i tejçojne urdheresat nga truri ne pjeset e tjera te trupit. Indi nervor formon trurin, palcen kurrizore etj. Truri i njeriut ndertohet prej disa miliarda qelizash nervore.

Qelizat nervore permbajne nje cilesi shume karakteristike; ato te personat e rritur e humbin aftesine e ndarjes dhe nuk mund te riperterihen. Prandaj nese demtohen si pasoje e ndonje semundje apo e lendimit, ato nuk mund te riperterihen.

                                     
  • lindjen dhe vdekjen. Pankreas Buza Dora Ezofagu Goja Gishtat e dorës Hunda Indi organ Kapilare Koka Lëkura Mushkëria Mëlçia Qafa Truri Vena Veshi Zemra Syri
  • dërgoheshin në burg ose të vriteshin. Shumica e këtyre vendeve kishin një organ legjislativ për të bërë ligje. Por zakonisht gjatë legjislaturës nuk kishte
  • siperfaqesore ka edhe rol mbrojtes per trupin. INDI i cili lidh pjeset ne nje trup eshte inidi lidhore, ne bimet haset indi bartes dhe ka rol te barte ne materie
  • ndahet ne lobula te ndryshme me ane te disa rripave indi lidhor. Pankreasi eshte kryesisht nje organ ekzokrin dhe me ane te duktit pankreatik dukti i Wirsung - ut
  • Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi
  • britanikët për të ndarë rajonin në dy pjesë: Pakistan, një shumicë muslimane, dhe Indi një shumicë hindu. Nga 14 gushti 1947 deri në vitin 1971, kombi u formua
  • del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcelli është organ vegjetativ cili mundëson lëvizjen e materieve ushqyese nga rrënja deri tek
  • britanikët për të ndarë rajonin në dy pjesë: Pakistan, një shumicë muslimane, dhe Indi një shumicë hindu. Nga 14 gushti 1947 deri në vitin 1971, kombi u formua
  • dhe bimët kacavjerrëse janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të vogla se pemët. Pos shumimit me farë disa bimë
  • Zemra është një organ muskulor jo te të gjitha organizmat e gjalla, që pompon gjak nëpër enët e gjakut të sistemit të qarkullimit të gjakut. Gjaku furnizon
  • gjaku. Mëlçia e njeriut peshon përafërsisht 1500 deri 2000 g. Është një organ i butë me strukturë të njëtrajtshme dhe gjendet kryesisht në anën e djathë
  • bëhet në zorrën e hollë e cila është pjesa më e gjatë e traktit GI. Një organ kryesor tretës është stomaku. Brenda mukozës së saj ndodhen miliona gjëndra