Back

ⓘ Për shoqërinë civile. Per shoqerine civile eshte vepra e dyte vellimit mbi krijimtarine e Fehmi Aganit. Kjo veper i dedikohet studimeve dhe studiuesve te kesaj ..




                                               

LOG

LOG, program ne RTSH eshte programuar te jete nje emision i perjavshem politik duke u fokusuar ne zhvillimet me te fundit te jetes shqiptare, si edhe ne ngjarjet te shkuares qe ne rrethana te caktuara rikthehen ne vemendjen e qytetareve. Pra, jo vetem politike, por edhe ekonomi dhe çeshtje te tjera qe ndikojne ne marredheniet e qytetarit me shtetin dhe me shoqerine. Duke qene ne nje vit elektoral, LOG synon te hape ekranin per promovimin e ideve dhe njerezve te rinj duke orientuar debatin drejt interesit te publikut. Personazhe nuk do te jene vetem lideret politike, por edhe eksperte te fo ...

Për shoqërinë civile
                                     

ⓘ Për shoqërinë civile

Per shoqerine civile eshte vepra e dyte vellimit mbi krijimtarine e Fehmi Aganit. Kjo veper i dedikohet studimeve dhe studiuesve te kesaj fushe dhe nga kritiket merret si veper e perkryer ne kete lemi. Ajo eshte si teresi e mendimit sociologjik, libri i dyte" Per shoqerine civile ” eshte nje nga veprat me te suksesshme qe e ka shkruar profesor Agani ne fushen e sociologjise. Ky liber eshte i pajisur me shenimet perkatese te cilat ne fund te faqes regjistrohen ne forme te fusnotave dhe e plotesojne edhe me shume anen shkencore te librit. Libri i ka 410 faqe.

Per shoqerine civile apo vepra e dyte e profesor Aganit, niset me dy shkrime te kesaj natyre. I pari eshte" Veshtrim rreth shoqerise civile ”, qe eshte botuar ne revisten" Thema” nr. 14, Prishtine 1996, dhe shkrimi i dyte" Toleranca dhe konfliktet shoqerore ”, i botuar nje vit me vone, po ashtu ne revisten" Thema” ne Prishtine.

Ne kapitullin" Nga mendimi socio-logjik ” jane perfshire shkrimet" Universaliteti i lirise dhe individualiteti si begati e zhvillim te Xhon Stjuart Mill ”," Tomas Mori, utopia, utopizmi ”," Marksi dhe sociologjia politike ” dhe studimi" Ideologjite e reja konservatore te djathta ”.

Ne kapitullin" Per politiken dhe dijen ” jane perfshire studimet:" Rreth lendes se sociologjise politike ”," Veshtrim rreth ideologjise dhe politikes ”," Politika e kultures dhe kultura politike ” si dhe studimi" Politika dhe shkenca e politikes ”.

Ne vazhdim te librit eshte botuar" Sociologjia ”, tekst per shkolla te mesme hartuar nga dr. Fehmi Agani dhe dr. Agim Hyseni, qe e ka botuar Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mesimore i Kosoves ne Prishtine ne vitin 1996 dhe eshte ribotuar ne vitin 2001, liber ky qe eshte perdorur si tekst baze per mesimin e lendes se sociologjise neper shkollat e Kosoves, kurse ne fund te saj kane dhene faksimilet e doreshkrimit te programit te ri te lendes se sociologjise per shkollat e mesme qe e kishte hartuar per te gjalle Fehmi Agani, i gjetur ne dokumente te tjera, por gjithsesi per shkak te rrethanave nuk eshte publikuar per te gjalle te tij.