Back

ⓘ Aleko Prodani, eshte nje aktor shqiptar. Thone se endrra e çdo aktori eshte te vdese ne skene. Nese kjo eshte e vertete, mund te thuhet Aleko Prodani e realizoi ..




                                     

ⓘ Aleko Prodani

Aleko Prodani, eshte nje aktor shqiptar. Thone se endrra e çdo aktori eshte te vdese ne skene. Nese kjo eshte e vertete, mund te thuhet Aleko Prodani e realizoi kete enderr. Ai nderroi jete ne skenen e Teatrit" A. Z. Çajupi” te Korçes, ndersa luante ne premieren me te re te ketij teatri.

Prej me shume se 30 vjetesh, Prodani ishe nje nga yjet me te medhenj te teatrit shqiptar, i shquar sidomos ne zhanrin e komedise. Ne vitin 1961 ai u be bashkethemelues i Estrades se Ushtarit, ku edhe u formua si aktor, gjate nje stazhi gjashte vjeçar. Me pas u emerua aktor ne Estraden e Korçes, ku u be menjehere margaritari i kurores. Per shkak te" biografise se keqe” e largojne nga Estrada, pas Plenumit IV dhe e dergojne per" riedukim ne prodhim”. Por burokratet komuniste u bene shpejt te vetedijshem se zbrazetia qe ai kishte lene pas vetes ne Estraden e Korçes, nuk mund te mbushej kurrsesi. Pas rikthimit ne Estrade, fillon per te nje periudhe e arte. Interpreton ne rreth 60 premiera te Estrades se Korçes, ku shquhet per aftesi te rralla ne te gjitha zhanret. Per 15 vjet 1980 – 1995 behet njeriu kyç i kesaj trupe. Eshte autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor ne 30 premiera, e dhjetra skeçe e komedi me nje akt qe shfaqen edhe ne TVSH ne programet e Vitit te Ri. Nen drejtimin e Prodanit, ne vitet ’80, Estrada e Korçes behet me e mira ne vend.

Cilesite e tij te rralla behen te kerkuara edhe ne Teatrin" A. Z. Çajupi”, ku interpreton rreth 20 role ne komedi. Pas sukseseve ne teater, arrin te tjera ne kinematografi, ku interpreton ne tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton ne nje seri spektaklesh dhe telekomedish. Keto arritje i japin, me 1992, titullin" Artist i Merituar”. Ka fituar tri here rresht, ne tri pjesemarrje, çmimin per aktorin joprotagonist ne Festivalin e Aktrimit ne Fier, ne edicionet 2003, 2004 e 2005.

                                     

1. Filmografia

  • Dy here mat - 1986. shoku Kopi
  • Borxhliu - 1999 TV
  • Kronike provinciale 2009 i xhiruar ne 2005 para se te vdiste
  • Dashuri ne krisma - 1997
  • Zevendesi i grave - 1987. shoku Miti