Back

ⓘ Ibrahim Guri - Pas leçitjes se nje antologjie poetike me kopertina te bukura qe ta perkujtojne Hazbi Shaqirin me flamur ne dore, duke shfletuar pastaj shenimet ..




                                     

ⓘ Ibrahim Guri

Ibrahim Guri - Pas leçitjes se nje antologjie poetike me kopertina te bukura qe ta perkujtojne Hazbi Shaqirin me flamur ne dore, duke shfletuar pastaj shenimet e shkeputura nga ditari, kuptojme se autori i librit Mergimtari, Ibrahim Guri, ka lindur ne Shipkovice, me 20 mars te vitit 1949. Nuk e dime ne do na hidherohet po qe se themi te verteten, se ka lindur ne Izerishte, eshte shkolluar ne Puçalen, dhe ka vajtur per te siguruar ekzistencen, se pari ne fshatrat vllehe te Maqedonise, pastaj ne Istri, Suedi, dhe me ne fund, ne Hamburg te Gjermanise. E mbajme mend si nxenes i klases se katert. Rrinte ne nje bange, duke pasur per roje menjane, Habibin e las Shuip, ndersa ne anen tjeter, Reshatin e rojtarit te pyllit. I kishte qejf shakate dhe ato nuk i ka braktisur as tani, kur kane filluar t’i thinjen floket. Shkrimtari qe e braktis humorin, me mire e ka ta theje penden, thote nje fjale e urte. Dhe ka te drejte, autori ne fjale, kur i perqesh ata qe i harrojne eterit e vet, qe i rriten duke shitur krande, te Xhamia e Pashes. Mergimtari i Hamburgut shqiptar Ibrahim Guri, veprimtar i dalluar i Shoqates Shqiptare" Verrat e Llukes”, merr guximin dhe shkruan vjersha patriotike, per t’i permbledhur ato ne nje vellim simpatik, qe t’i perkujtojne veprat e para te rilindesve tane. Librin e boton ne kuadrin e Editures Konica, qe funksiononte ne Tetove, ne kohen kur ajo drejtohej nga ish-kryetari i Shoqates se te persekutuarve politike shqiptare, Xhevat Ademi. Eshte fjala pra, per vellimin poetik Mergimtari, e shkruar ne nje gjuhe te kuptueshme, e ngarkuar me motive fshatarake, ku predominojne ato te atdhedashurise.

Bere Zemren Gur, si Shqipja mbi Flamur! E preferojme kete loje fjalesh, duke i shenuar emrat me shkronje te madhe. Tekefundit, keshtu veprojne edhe gjermanet, qe ua dhane shansin prinderve tane, ti perjetojne ca vite, ne kuadrin e Shqiperise Reale 1941-1945. Pastaj, pse mos t’i respektojme me shkronje te madhe, do emra me domethenie te madhe: Zemra, Zoti, Guri, Qielli, Shqipja, Dielli, Flamuri…Vepra ne fjale, ngerthen ne vete rreth dyzet poezi, permes te cilavet, gjate kohe para vitit te botimit 1998, autori e parandjen te verteten se Do te na çliroje Amerika, duke ia ngritur moralin shqiptarit permes sintagmave lirike Bere zemren gure/ si shqipja mbi flamur/…ti tregojme botes mbare/ se jemi gjak shqiptar. Shqiptare sipas tij, jane trima krenare, te forte, te urte, te dashur, zemer-bardhe. Jane sokola malesh, te gatshem per ta derdhur gjakun si ar, per bashkimin kombetar. Frymezimet lirike te autorit, nderlidhen ngushte me kontributet e tij konkrete, qe ka dhene per themelimin e nje varg shoqatash shqiptare ne Suedi dhe Gjermani: Verrat e Llukes, Ibe Palikuqi, Bashkimi, Hasan Prishtina, Jusuf Gervalla, etj. Ne kuadrin e tyre, ka pasur fatin te njohe intelektuale e atdhetare te deshmuar: Adem Demaçin, Ramadan Osmanin, Ajdin Abazin, etj. Amaneti i nenes, Dashuria per femijet, Flamuri Shqiptar, fshati im i dashur, Liria, Gjuha Shqipe, Mergimtari, O Atdhe i dashur, Populli i ndaluar, Porosia, Shekujt po kalojne, Simbolet kombetare, Universiteti i Tetoves, Zeri i shqiptarit – ja vetem disa nga titujt e vjershave te tij, qe tingellojne si nje poezi ne vete. Po ndalemi vetem te njera prej tyre, titulli i se ciles nderlidhet me emrin e katundit ku kemi pare per here te pare, driten e diellit shqiptar:

Shipkovica

Shipkovica toke shqiptare. Me shekuj su trembe fare. Neper perpjekje ke qene: Gjithmone krenare. Ne lufte me pushtuesit, Dole fitimtare. Dhe kurre s’u perkule: As nga osmanet, As nga krajlet. Gjithmone Marshon perpara, Ti Shipkovice e kuqe, Do te mbetesh krenare Deri ne fitore.

Defilon ketu pra, historia e fshatit shqiptar, dhe e shpirtit te tij, perhere fitimtar. Per t’u bere anetar i Shoqates te Shkrimtareve te Shipkovices, duhet te kesh se paku dy libra te botuar. Te mireseardhur per nje shoqate te ketille te imagjinuar, jane edhe Sadudini, edhe Lazimi, edhe Ibrahimi, edhe Jetmiri, edhe ndonje autor tjeter, qe mund te kete vetem nje liber te botuar, apo nje doreshkrim libri te pabotuar, siç eshte rasti i Lazim Rexhepit. Ibrahim Guri, qe e braktisi nga trojet e mbiemrit nje mbiemer me konotacione te pushtuesit osman, eshte nje poet ri shqiptar, me pak shkolle dhe me shume shpirt. Eshte shqiptari qe zhurritet nga malli i mergimtarit, per t’i pare shtepite tona, me flamur mbuluar, per ta pare flamurin e ngritur, permbi maje te Sharrit, ne qender te Shkupit, dhe kudo qe shqiptaret, keto simbole te shenjta, i mbajne me krenari, per te luftuar per Shqiperi.

                                     
  • Kinostudioja Shqipëria e Re në vitin 1983. Regjia: Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj Skenari: Peçi Dado, Nexhati Tafa Operator: Saim Kokona Producent:
  • Shqipëria e re Muzika Kujtim Laro. Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi gjashtë nga shokët e tij të luftës, mësues Thomai, Arifi, Alma
  • në V. Grava e Krrakuraqorshisë shpellë, në L. Gur i math gur, në V. Guri me Jastëk - shkëmb i madh, në V. Një gur në formën e jastëkut është i ngjitur
  • Hoxha.jpg Ibrahim Daut Hoxha 15 prill 1923 - 26 tetor 2020 ishte historian, folklorist dhe publicist shqiptar. Lindur në Konispol, Ibrahim Daut Hoxha
  • Koreshi, Jusuf Gërvalla, Guri Madhi, Ibrahim Madhi, Fan Noli, Odhise Paskali, Drita Pelingu, Matie Logoreci, Kristaq Rama, Ibrahim Rugova, Kadri Roshi, Alfred
  • qëndrimit të gjatë, guri mori formën e këmbëve të Ibrahimit. Që atë herë, guri njihet me emrin vendqëndrimi i Ibrahimit mekam Ibrahim Më parë, ky gur
  • Kopilit, Suravaci, Guri i Gjyrishecit, Ara e Kodrës, Sherekica, Përroni i Alisë, Dardhishta, Roga e Dredhëzave, Ara e Bunarit, Te Guri Guri i Nrikllës, Kroni
  • haxhit dhe umres, muslimanët sillen rreth Qabes shtatë herë. Tavafi bëhet nga guri i zi. Myslimanët mund ta puthin ose ta prekin atë, nëse është e mundur. Por
  • zjarri dhe më 931 guri i zi u morr me vete nga ndjekësit e sektit shiito - ismailit të karmatëve për në Bahrain vetëm pas vitit 951 guri u kthye me ndërmjetësimin
  • të mëdha. 5 familjet më të njohura jetonin në kulla të mëdha me mure prej guri dhe çarje të holla të dritareve, në katin e dytë. Vatrat e mëdha familjare