Back

ⓘ Bajo Topulli. Bajram Fehmi Topulli, i njohur me se shumti Bajo Topulli ka qene veprimtar i çeshtjes kombetare, arsimtar ne periudhen e fundme te Perandorise Osm ..




Bajo Topulli
                                     

ⓘ Bajo Topulli

Bajram Fehmi Topulli, i njohur me se shumti Bajo Topulli ka qene veprimtar i çeshtjes kombetare, arsimtar ne periudhen e fundme te Perandorise Osmane, dhe me tej kryetar i bashkise Gjirokaster pas pavaresise se shtetit shqiptar.

                                     

1. Biografia

Pinjoll i nje familjeje nga paria gjinokastrite, i biri i Ago Topullit dhe i Hasijes se Laze Mullait nga Kardhiqi. Me 23 gusht te 1884, ne moshen 11 vjeç, i shoqeruar nga vellai i tij dhe te rinj te tjere gjirokastrite u nis drejt Stambollit; ku nisi studimet e tija ne nje ryzhdije ushtarake te kryeqytetit. Gjate viteve te shkollimit ra ne kontakt me Jani Vreton. Me tej vijoi studimet ne idadije dhe perfundoi degen e shkencave te shkolles normale. Me 1893 u emerua mesues i kimise, kozmografise dhe "i mbajtjes se regjistrave" ne idadijen e Trabzonit. Dy vite me pas u transferua ne idadijen e Erzurumit, si nendrejtor dhe profesor i gjeografise dhe shkencave natyrore. Gjate kesaj periudhe ra ne kontakt me nje perfaqesues lokal te Bible Society, qe u be shkak ti nxiste zellin e veprimit per shqiptarizmen. Armeni i Shoqerise Biblike i kishte folur per misionaret protestante shqiptare, pastaj i kishte dhene disa libra te Naim Frasherit, te cilin me pas e njohu kur gjate nje riemerimi kaloi nga kryeqyteti. Naimi e perfshiu ne rrjetin e veprimtareve shqiptare, duke e rekomanduar te Rauf bej Leskoviku, me te cilin te bashkepunonte ne Selanik.

Kur u emerua profesor i idadijes se Selanikut, mbante ne dhomen e tij gazeta dhe libra ne shqip, asokohe te ndaluar ne Perandori; dhe vellai i tij, nxenes i shkolles, i lexonte pernate. Pasi u transferua ne idadijen e Manastirit me 1904, Bajua e beri zakon te takonte nxenesit e tij pas oreve mesimore, dhe tu fliste per shkrimtaret "patriote" e ti nxiste ata te lexonin veprat e tyre. Gjate qendrimit te Bajos ne Manastir solli ngritjen e" Komitetit per Lirine e Shqiperise” 1905, ku mblodhi rreth vetes patriote shqiptare. Ne nyjen nenin e pare te Kanonizmes se komitetit thuhej se" qellimi i ketij komiteti eshte te ngjallurit e Shqiperise, duke mbjelle vellazerimin, dashurine, bashkimin, duke perhapur udhen e qyteterimit me anen e librave qe do te shtypen, duke derguar njerez ne te gjithe anet e Shqiperise te mbjellin keto mendime… per mbrothesinekombit dhe te shpetuarin nga zgjedha dhe erresira ne te cilen gjendet sot ”. Disa muaj me pas do te ishte vullnetari i pare, ne te paren çete çlirimtare, duke u quajtur" Garibaldi i Shqiperise”.

Pas aktivitetit ne Jug te Shqiperise dhe vrasjes se Dhespotit te Korçes, per te lare gjakun e Papa Kristo Negovanit, Bajo Topulli e pati shume te veshtire qendrimin ne Shqiperi, ndaj dhe ne fund te nentorit, Bajo i shoqeruar nga Çerçizi dhe Zeman Haskua udhetojne drejt Sofjes, ku e priti nje grup shqiptaresh me ne krye Shahin Kolonjen. Aty gjejne nje situate po aq te ndezur patriotike, ne Sofje e Bukuresht u njohen me figura te njohura, mes te cileve dhe Mihal Gramenon kronikanin e betejave. Ai ndikoi ne formimin dhe idete e veprimtarit Çerçiz Topulli deri ne fund. Bajo ndermerr nje udhetim te gjate ne kryeqendra te Evropes dhe ne Amerike ku u shoqerua nga Fan Noli, per te gjetur mbeshtetje per çeshtjen shqiptare. Mori pjese ne Kongresin e Manastirit, madje ai u zgjodh ne komisionin e ngushte te Alfabetit, prej 11 vetesh, ku nder te tjere benin pjese edhe At Fishta, Dom Mjeda, Mit’hat Frasheri, Sotir Peci, etj. Bajo Topulli ishte perkrahes i variantit te alfabetit me germa latine, i cili u pranua si nje nga dy variantet, bashke me alfabetin e Stambollit, qe te perdoreshin mes shqiptareve. Kjo ngjarje e madhe u pasua me hapjen e shkollave dhe klubeve te gjuhes shqipe.

Te dhenat jane te pakta per aktivitetin e Bajo Topullit pas shpalljes se Pavaresise. Mesohet se per 15 vjet jetoi e punoi ne Turqi, ku pati poste te larta drejtuese ne kohen e Mustafa Qemal Ataturkut. Thuhet se sherbeu si vali e prefekt. Ne vitin 1925 ai kthehet ne Gjirokaster. Gjirokastritet shenuan kandidaturen e tij si kryetar bashkie, edhe pse Bajo, tashme i semure nuk e deshironte nje gje te tille. Megjithe fushaten e shkurter, Bajo Topulli zgjidhet kryetar Bashkie, te cilen e drejtoi per tri vjet. Gjate kohes se drejtimit ndermori nje sere reformash. E nisi qe me pritjen e popullit ne zyrat e bashkise, pastertia e qytetit, tregjeve, kontrolli ushqimor, ndriçimi, marrja nen kontroll e rendit publik, perkrahja e familjeve te varfera, caktimi i ndihmave sociale, ngritja e shkollave, regjistrimi i te gjitha femijeve, heqja e ferexheve tek grate, shpallja zyrtarisht se dieles dite pushimi, etj. Gjithashtu ai u be nismetar i ngritjes te se pares shoqeri aksionere tregtare ne Shqiperi, e cila u quajt" Dele”, me sekretar te riun Hasan Dosti.

I semure rende, Bajo Topulli u nda nga jeta ne 24 korrik te vitit 1930, ne shtepine te vellait ne Sarande. Nje ceremoni lamtumire madheshtore u organizua qe nga Saranda deri ne Gjirokaster." Ne emer te djalerise vijne t’i them Bajo Topullit lamtumiren e fundit. Jo me lot grarie do ta varrosim, se sot nuk eshte dite per zi. Ne do ta varrosim si burra. Sikunder thote i madhi Leonardo da Vinçi:" Sikur njeriu gezon muzgun e mbremjes pas nje dite me pune plot, ashtu dhe vdekja eshte lumturi ne fundin e jetes pas nje jete te perdorur mire”, ashtu edhe ti o shpirt bujar, derdhe tere gazin e jetes per kete Shqiperi dhe tani, hero re dhe do flesh ne kete toke qe t’i e deshe gjithe jeten me teper sesa shpirtin”. Keshtu do te shprehej per Bajo Topullin, Eqrem Çabej ne fjalen e lamtumires.

                                     
  • Artikulli kryesor: Bajo Topulli Artikulli kryesor: Çerçiz Topulli
  • Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit.jpg Topullarët e Gjirokastrës, Bajo e Çerçizi. Pararendësit dhe pasardhësit me Autor Bajo Topulli Shtëpia
  • Shqipërisë. Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë
  • Hoxhi Omer Nishani Reiz Malile Sevo Tarifa Vasil Bilushi Hysni Babameto Bajo Topulli Rasim Babameto Vasil Vaso - aktor, inxhinier mekanik Xhanfise Keko
  • Mithat Frashëri Sekretar : Luigj Gurakuqi Anëtarë : 1. Ndre Mjeda, 2. Bajo Topulli 3. Sotir Peci, 4. Gjergj Qiriazi, 5. Shahin Kolonja . a b c d e
  • të shquar të historisë së Shqipërisë, Andon Zako Çajupi, Çerçiz dhe Bajo Topulli Pandeli Sotiri dhe Koto Hoxhi. Pesë patriotët e rilindësit e shquar
  • janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli Bajo Topulli Mihal Grameno, Ahmet Njazi Bej Resnja me krerët e rezistencës maqedonase
  • Rustemi Avni Rustemi Bajo Topulli Bajram Curri Bajram Tusha Bardhok Biba Beqir Balluku Branko Kadia Bule Naipi Çelo Sinani Çerçiz Topulli Çybra Sokoli Dedë
  • u hap më 1969, në banesën e lagjes Dunavat ku lindën vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli U kushtohet ngjarjeve dhe figurave historike të periudhës 1839 - 1939