Back

ⓘ Sura LII. 1. Betohem per malin Tur 2. dhe Librin e shkruar ne rreshta, 3. ne pergamene te shpalosur 4. dhe Shtepine plot vizitore 5. dhe kupen e ngritur te qiel ..




                                     

ⓘ Sura LII

1. Betohem per malin Tur

2. dhe Librin e shkruar ne rreshta,

3. ne pergamene te shpalosur

4. dhe Shtepine plot vizitore

5. dhe kupen e ngritur te qiellit

6. dhe detin e mbushur,

7. se, me te vertete, denimi i Zotit tend do te ndodhe

8. dhe askush nuk mund ta pengoje.

9. Ate Dite qielli do te lekundet fuqishem

10. e malet do te lekunden me te madhe nga vendi!

11. Ate Dite, mjere per jobesimtaret,

12. qe, te zhytur ne genjeshtra, argetoheshin!

13. Ate Dite, ata do te hidhen me force ne zjarrin e Xhehenemit.

14. Do t’u thuhet:" Ky eshte zjarri qe e keni mohuar!

15. A eshte kjo magji apo nuk shihni?

16. Percellohuni ne te! E duroni apo nuk e duroni, njesoj eshte per ju. Ne te vertete, ky eshte" shperblimi” i vetem per ate qe keni bere”.

17. Vertet, besimtaret e devotshem do te gjenden ne kopshtet e Xhenetit dhe ne lumturi,

18. duke u kenaqur me ate qe u ka dhene Zoti i tyre, sepse Ai i ka ruajtur prej denimit te Zjarrit flakerues.

19. Do t’u thuhet:" Hani e pini me kenaqesi, si shperblim per ate qe keni bere!”

20. Te mbeshtetur ne divane te renditura, ata do te martohen me hyri sybukura.

21. Ne do t’i bashkojme besimtaret e vertete me ata pasardhes te tyre qe i ndjekin ne besim dhe nuk do t’u pakesojme asgje nga shperblimi per veprat e tyre. Çdo njeri eshte peng i veprave te veta.

22. Dhe do t’ua zgjerojme dhuntite atyre me fruta dhe mish, si ua ka enda.

23. Atje do t’ia kalojne njeri-tjetrit gotat e mbushura e nuk do te kete biseda te kota e as gjynahe.

24. Rreth tyre do te sillen sherbyes, djelmosha si margaritare te fshehur.

25. Ata do te afrohen, duke biseduar me njeri-tjetrin

26. e duke thene:" Me pare, Ne kemi pasur frike ne familjet tona nga gjykimi i Allahut,

27. por, Allahu na ka dhuruar meshire dhe na ka ruajtur nga era percelluese e Zjarrit.

28. Ne qysh me pare i jemi falur Atij. Ai eshte vertet Bamires dhe Meshireplote”.

29. Pra, paralajmero o Muhamed, sepse ti, per dhuntine e Zotit tend, nuk je as fallxhi, as i çmendur!

30. Vertet thone ata:" Ai eshte vjershetar, te presim derisa ta zhduke vdekja”?!

31. Thuaju:" Prisni, se edhe une po pres bashke me ju!”

32. A mos u vjen kjo nga mendja e tyre apo ata jane popull i nderkryer?

33. Vertet thone ata:" Ai e ka trilluar ate”?! Nuk eshte keshtu, por ata nuk besojne.

34. Atehere le te sjellin nje liber te ngjashem me te, nese ajo qe thone eshte e vertete!

35. A mos valle, ata jane krijuar nga hiçi apo mos jane ata krijues te vetvetes?!

36. A mos valle ata kane krijuar qiejt dhe Token?! Nuk eshte keshtu, por ata nuk jane aspak te bindur.

37. A mos zoterojne thesaret e Zotit tend?! Apo mos jane ata sunduesit e gjithçkaje?!

38. A mos kane ndonje shkalle per ne qiell e pergjojne Ate?! Atehere, le te sjelle pergjuesi i tyre deshmi te qarte!

39. Valle, per Ate jane vajzat e per ju djemte?!

40. A mos po kerkon ti shperblim prej tyre, qe te kene frike se mos po ngarkohen me detyrim?!

41. A mos zoterojne te padukshmen, keshtu qe mund ta pershkruajne?!

42. A mos duan te ngrene kurthe kunder teje? Ta dine se vetem mohuesit do te bien ne kurthe!

43. A mos ata kane zot tjeter, veç Allahut?! Allahu eshte i Lartesuar mbi gjithçka qe ia veshin Atij!

44. Edhe sikur te shihnin se po bie nje cope nga qielli, ata do te thoshin:" Eshte veç nje grumbull resh”!

45. Prandaj, leri ata te vazhdojne keshtu, derisa te takohen me Diten, ne te cilen, do te zalisen nga frika,

46. me Diten, ne te cilen, dinakerite tyre nuk do t’u bejne asnje dobi dhe kur ata nuk do t’i ndihmoje askush.

47. Ne te vertete, per keqberesit ka edhe nje denim tjeter para ketij; por shumica e tyre nuk e dine.

48. Prandaj, duro per gjykimin e Zotit tend se, me te vertete, ti je nen Syte Tane! Lavderoje duke e falenderuar Zotin tend kur te ngrihesh;

49. edhe gjate nates lavderoje Ate, si dhe pas perendimit te yjeve!