Back

ⓘ Gjon Ndrejaj. Ka lindur ne Perlat Eper te rrethit Mirdites, me 9 Qershor 1950, ne nje familje me tradita patriotike. Babai ishte pjesemarres ne luften nacional ..




                                     

ⓘ Gjon Ndrejaj

Ka lindur ne Perlat Eper te rrethit Mirdites, me 9 Qershor 1950, ne nje familje me tradita patriotike. Babai ishte pjesemarres ne luften nacional çlirimtare dhe pas çlirimit punoi si oficer dhe nepunes i administrates shteterore.

Mesimet e para, Gjoni i mori ne shkollen fillore te fshatit, per t’i vazhduar ato me tej ne shkollen shtatevjeçare dhe te mesme ne Rreshen, te cilat i ka perfunduar me rezultatet shume te mira. Ne vitin 1968 pranohet ne fakultetin e ekonomise, ne Universitetin e Tiranes, ne degen ekonomist kontabel, te cilen e perfundoi me rezultatet te mira.

Pas mbarimit te studimeve universitare ka kryer kualifikime pasuniversitare ne Universitetin e Administrimit te Ndermarrjeve ne Poittiers France 1968, ne Ministrine e Financave te Holandes 2005 dhe ne Universitetin Politeknik te Tiranes inxhinieria ndertimi 2010.

Zoteron gjuhen ruse dhe angleze.

Profili i pergjithshem profesional

Profili profesional dhe karriera e tij shenojne nivele te tilla si; drejtues i njesive te auditimit, te finances dhe ndermarrjeve ekonomike 1972-2000, Anetar i Trupes se Nivelit Larte Drejtues TND ne Administraten Publike Shqiptare ne pozicionet Drejtor i Pergjithshem i Auditimit ne Ministrine e Financave 2000-2005 Drejtor i Pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes 2013-2015. Keshilltar i Ministrit te Mbrotjes 2015-2017, Keshilltar i Kryetarit te Keshillit te Larte te Prokurorise2019-2020, ekspert i jashtem ne Kontrollin e Larte te Shtetit 2011-2013 dhe 2018-2019, Anetar i Komitetit te Pranimit ne Departamentin e Administrates Publike2016-2018, anetar i bordit te revistes shkencore Auditimi Publik 2012-2013 Anetar i bordit te kompanise Insig.sha 2000-2004. Lektor i lendes Kosto Drejtim ne Albania University 2010-2013 dhe Hyrje ne Auditim ne, Tirana Busines University 2010. Ekspert i çertifikuar nga ITAP Instituti i Trainimit te Administrates Publike ne fushen e auditimit, te mbikeqyrjes, prokurimeve publike, hetimit administrativ dhe korrupsionit, vleresimit te pasurive te paluajtshme dhe konfliktin e interesave.

Trajnues i trajnereve, hartues dhe drejtues programesh trajnimi ne lidhje me auditimin, kontrollin e brendshem dhe institucionet e mbikeqyrjes. Ekspert i nivelit te larte senior i angazhuar ne projekte te financuara nga Bashkimi Europian, USAID Qeveria amerikane, Keshilli i Europes, Fondacioni Soros, etj. te implementuar brenda e jashte e Shqiperise si; Rule of Law project in Albania, Financed by USAID 2007-2010," Support to the Process of the Public Administration Reform by Improving Public Finance Management and Accountability in Kosovo”, Financed by European Commission January-February 2015; Strengthening Local Government Structures and Cooperation of Local Elected Representatives in Albania, Financed by Council of Europe May-October 2016.

Referues ne kongrese e konferenca shkencore nderkombetare e vendore. Autor i publikimit te manualeve mbi menaxhimin, auditimin, kontrollin e brendshem, financat publike, hetimin administrativ te korrupsionit dhe konfliktin e interesave. Publicist, autor i publikimit te qindra artikujve me karakter shkencor, metodologjik dhe problemor, ne medien e shkruar dhe elektronike. Trembedhjete tituj librash me karakter shkencor dhe profesional, mbajne emrin e tij si autor dhe bashkautor. Hartues projektesh per kontrollin e brendshem financiar publik dhe auditimin, drejtues i pales shqiptare per implementimin e tyre. Hartues projekt ligjesh, konsulent biznesi. Themelues i sistemit te kontrollit brendshem ne Shqiperi Robert De Koning PIFC Public Internal Financial Control" A European Commission initiative to build new structure of public internal control in applicant and third-party countries”, Belgium January 2007, page 181

                                     
  • të arratisët në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj i biri i Legjëndë se UÇk - së Mark Avdyli Ndrejaj i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër
  • Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan
  • ndryshime: Në vitin l95l sipas fshatrave kishte këta banorë: Zagora - Ndrejaj ....... 32l Zagorë - Isufaj.......... 380 Dedaj.................... 305