Back

ⓘ Mbreti Zogu I. Ahmed Muhtar bej Zogolli, formalisht Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarevet njohur para 1922 me formen e mbiemrit Zogolli, ka qene ush ..




Mbreti Zogu I
                                     

ⓘ Mbreti Zogu I

Ahmed Muhtar bej Zogolli, formalisht Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarevet njohur para 1922 me formen e mbiemrit Zogolli, ka qene ushtarak dhe politikan shqiptar qe sherbeu ne vitin 1920 si minister i brendshem, me pas si kryeminister, President dhe Mbret.

                                     

1. Jeteshkrimi

Mbi familjen e Zogut ka pak te dhena. Eqerem bej Vlora pohon se ne Stamboll ka gjetur nje dokument ne te cilin thuhet se" ne vitet 1631-1632 fiset e Matit u nisen per lufte, plaçkiten tregun e Shijakut dhe shkuan deri ne Durres, por aty u ndalen nga muret e qytetit”. Prijesi i sulmit, - shkruan Eqerem Vlora, - quhej Zog. Gjithnje sipas Eqerem Vlores, ne arkivin e Stambollit ndodhet urdhri i Sulltanit, drejtuar sanxhakbejlereve te Ohrit, te Shkodres dhe te Elbasanit, qe me ushtrite e tyre te sulmojne Matin dhe" ta zene tradhtarin Zog gjalle a vdekur”. Kronistet njoftojne se me 1633 Zogut dhe dy njerezve te tij iu pre koka ne sheshin e keshtjelles se Ohrit, ndresa familja e tij u konvertua ne myslimane. I biri i Zogut, ne turqisht Zog-oglu, per here te pare permendet ne vitin 1707 ne nje ferman te sulltanit si kapedan rrogetaresh te armatosur te ngarkuar per te ruajtur rendin ne nje treve te caktuar. Per te luftuar nje cub te quajtur Bejtullah qe plaçkiste qytetin e Manastirit, sipas fermanit, ishin emeruar tre banda martallozesh nga Mati te drejtuara nga Hyseni biri i Allamanit Allaman Ogllu Hysejin, i biri i Zogut Zog-ogllu, i treti Kurti biri i Tanushit Tanush-ogllu Kurt. Por keta ne vend qe te shpetonin Manastirin nga plaçkitesi Bejdullah, u bene vete plaçkites te qyteti dhe te fshatrave. Pasi e plaçkiten Manastirin dy here dhe para se te ktheheshin per here te trete se bashku me rebele nga Mali i Zi, sulltani ngarkoi sanxhakbejleret e Ohrit, Vlores dhe Elbasanit ti ndeshkonin. Nga trajta Zog-ogllu, u be trajta shqipe Zogolli. Me pas kreret e familjes se Zogolli, sherbyen si derbej qe rekrutonin bashibozuke me pagese kur i duheshin Perandorise Osmane. Si i tille permendet gjyshi Ahmet Zogolit, Xhelal pashe Zogolli.

                                     

1.1. Jeteshkrimi Jeta e hershme

Ahmet Zogolli u lind ne fshatin Burgajet te Matit. Si date e lindjes eshte dhene 8 tetori, kurse si vit i lindjes jane dhene 3 vite te ndryshme: 1891, 1895 ose 1898. Zogu konsideronte te sakte daten 8 tetor 1895. Qe djali i dyte i Xhemal pashe Zogollit, dhe djali i pare nga gruaja e dyte e Xhemalit, Sadije hanem Toptani. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i derebejve te Matit. Nga ana e nenes vinte nga Toptanet e Pishes, dege e Toptanve, bejleret e plotfuqishem te Krujes dhe Tiranes.

Mesimet e para i mori ne vendlindje nga mesuesit private Hysen efendi Çeka nga Elbasani per gjuhen shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra per gjuhen turke, deri ne moshen 13 vjeçare. Me 1903, u largua per ne Stamboll me vetem nje shoqerues, Lale Krosin, dhe filloi studimet ne "Numenu Tereki", me pas vazhdoi shkollen e oficereve. Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj ne kryeqytetin perandorak. Qendroi ne Stamboll deri ne fund te pranveres te vitit 1912, kur mesimet shkollore u mbyllen per pushimet verore. Kur u kthye ne vendlindje, me 17 gusht 1912, menjanoi me ngadale vellain, Xhelal beun, dhe i siguroi vetes paresine e krahines se Matit duke marre titullin Myhtar.

                                     

1.2. Jeteshkrimi Lider i oxhakut Zogolli

Ne fillim te Luftes Ballkanike, Ahmet Zogu ishte sipas ditelindjes se dhene prej tij, vetem 17 vjeç, megjithate per shkak te gjyshit dhe te babait ai respektohej si kreu i familjes Zogolli te Burgajetit te Matit, prandaj ishte njeri nder 3 perfaqesuesit e Matit qe moren ftese per te perfaqesuar krahinen e tyre ne Kuvendin e Vlores, se bashku me Riza Çelen dhe Kurt Kadine. Asnjeri prej tyre nuk arriti ne Vlore. Zogu dhe delegatet e Matit arriten ne Elbasan me 1 dhjetor, tri dite pasi ishte shpallur pavaresia, kurse me 2 dhjetor arriten ne Lushnje. Aty degjuan per mizorite e serbeve ne Lume dhe afrimin e ushtrive serbe ne Mat, prandaj e nderprene udhetimin drejt Vlores dhe u kthyen ne Mat. Nga Lushnja, Ahmet Zogu i dergoi nje telegram Ismail Qemalit dhe e porositi te nenshkruante deklaraten e pavaresise ne emer te tij, gje qe Qemali nuk e beri. Gjate Luftes se Pare Ballkanike organizoi forcat e tij ne Kakarriq kunder forcave serbo-malazeze.

Ne vitin 1913, ndermori nje vizite per ne Vlore per t’u takuar me Ismail Qemalin, kryetarin e qeverise shqiptare, por mbeti i zhgenjyer nga plani i Qeverise per reformat administrative moderne qe do te zbatoheshin ne tere Shqiperine, perfshire dhe Matin. Per Zogun, reforma te tilla nenkuptonin humbjen e pushtetit personal qe derebejte si oxhaku i Zogolleve ushtronin prej shekujsh ne krahinat e tyre. Prandaj u bashkua me kusheririn e tij, Esat pashe Toptanin, i cili ishte kundershtar i rrepte i Ismail Qemalit. Zogu nuk pranoi qe autoriteti i Qeverise se Vlores te shtrihej ne Mat. Me te formuar Esati, Pleqesine e Durresit, u solidarizua me te, sepse Pleqesia njihte pushtetet lokale te qeveritareve krahinore.

Shtatorin e 1914 ndihmoi kusheririn e tij, Esad pashe Toptanin, me 1500 matjane, te kryesuar nga i vellai, Xhelal beu, per te luftuar rebelet ne Kryengritjen e Shqiperise se Mesme, por pesuan disfate prane Krujes dhe u kthyen ne Durres. Me 1916 ndermori nismen qe te organizonte nje kongres kombetar ne Elbasan me ndihmen e ushtrise bullgare te vendosur ne qytet me Aqif pashe Elbasanin. Perhapi lajmin ne parine shqiptare, duke synuar te perterinte punen e Kuvendit te Vlores, te pohonte besnikerine ndaj Princ Vidit dhe te rivendoste administraten shqiptare ne shpresen qe do ti njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze qe ishin vendosur ne Shkoder. Nga karantina e vendosur ne qytet per shkak te shperthimit te murtajes, u terhoq ne Mat. Administrata austro-hungareze e bindi te rekrutonte dhe komandonte vullnetare kunder italianeve me graden e kolonelit te ushtrise mbreterore e perandorake. Por Zogu vijoi planet e tij per ndezjen e fuqise ushtarake dhe administrative per autonomine shqiptare, autoritetet austro-hungareze kesodore e merguan ne Austri ne janarin e 1917. Duke qene pjese e delegacionit ceremonial shqiptar, si perfaqesues i Matit, i ofroi nderimet kurorezimit te perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit ne degjese nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Ne Vjene u paraqit edhe si udheheqes politik qe kryesonte nje force te armatosur prej disa mijera vetesh. Mashtroi administraten ushtarake te Vjenes duke paraqitur lista sikur paguante rroga per 10.000 ushtare kur nuk kishte as 5000. Vjena i lidhi rrogen e nje koloneli rezerve derisa zbuloi mashtrimin me numrin e ushtareve me çrast Zogu u internua per disa kohe. Qendroi deri ne dhjetor 1919 ne Vjene, ku fitoi pervoje te veçante ne oborrin perandorak austro-hungarez, dhe u kthye duke zoteruar gjermanishten.



                                     

1.3. Jeteshkrimi Minister i brendshem

Ne Kongresin e Lushnjes u ftua te merrte pjese si delegat i Matit. Ndryshe nga delegatet e tjere te cilet shkuan atje me revolver ne brez ose me 2-3 trima te armatosur, Zogu mori me vete ne Lushnje 100 matjane kurse 200 te tjere i la ne Tirane. Kongresin e garantoi me matjanet e tij besnike. U caktua Minister i Brendshem, per arsye se, e kishte te mundur ta krijonte brenda disa diteve xhandarmerine duke rekrutuar "vullnetaret" e tij. Xhandarmeria me te cilen kishte lidhje personale, qe nga ky moment, u be pikenisje e forcimit te pushtetit te tij personal. Ai shtoi radhet e saj me ane te miqve te vet. Pati suksese ne vendosjen e rendit publik dhe ne organizimin brenda disa javeve te administrates shteterore ne gjithe vendin. Me 20 shkurt 1920 beri ti dorezohen arkivat nga Qeveria e Durresit dhe marsin vijues, hyri ne Shkoder me Hoxha Kadrine, duke e marre ne dorezim te qeverise se dale nga Kongresi i Lushnjes. Si Minister i Brendshem dhe komandant i fuqive shteterore, u angazhua ne Luften e Koplikut.

Me 5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partise Popullore ne Keshillin Kombetar. Me 4 nentor 1921, u emerua nga qeveria e Pandeli Evangjelit komandant i operacioneve ushtarake per te shtypur rebelimin e Mirdites. Emerimi i tij pa lejen e Keshillit te Larte shkaktoi krize politike ne dhjetor 1921. Me 14 dhjetor 1921, pas tejkalimit te krizes u kthye ne Tirane. Me 25 dhjetor 1921 u emerua serish minister i Puneve te Brendshme ne qeverine e Xhafer bej Ypit.

                                     

1.4. Jeteshkrimi Kryeminister

Me 2 dhjetor 1922, Zogu u emerua kryeminister duke mbajtur ne te njejten kohe postin e ministrit te brendshem. Ate muaj e hoqi prapashtesen osmane "-olli" nga mbiemri, duke e ndryshuar mbiemrin nga Zogolli ne Zogu.

Zogu perkrahu orvatjet e Beogradit per te eliminuar Zonen Neutrale te Junikut ne Kosove ne fillim te vitit 1923, vend ku ishin strehuar udheheqesit e rezistences çlirimtare te shqiptareve te Kosoves. Me 9 janar 1923, Ministria e Puneve te Brendshme e Shqiperise leshoi urdhrin qe Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhe Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udheheqesit e çetave kaçake te vriteshin. Me 30 janar, me udher te Zogut, u hodhen nga Shqiperia ne Zonen Neutrale te Junikut forcat ushtarake shqiptare. Per te shmangur vellavrasjen, Hasan Prishtina, i keshilloi drejtuesit e çetave kryengritese shqiptare te terhiqeshin. Qe nga kjo kohe levizja kaçake ne Kosove shkoi duke rene, per shkak se nuk kishte as mbeshtetje morale nga Tirana, as vend ku te strehoheshin kaçaket.

Gjate viteve si kryeminister dhe minister i brendshem, me ane te lidhjeve qe krijoi me kreret e institucioneve administrative te emeruara nga ai, vuri nen kontroll te tij mbare vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte te vendoste pushtetin personal. Zogu i kushtoi rendesi vendosjes se rendit publik, duke mos kursyer asnje mjet. Gjithashtu ndermori edhe nje fushate çarmatimi, e cila u shoqerua me dhune, gjithashtu shtypi revoltat qe shperthyen ne kete periudhe.

Kriza politike e qeverise se Zogut u pershkallezua gjate fushates per zgjedhjet parlamentare qe u mbajten me 27 dhjetor 1923, kur Zogu, duke parandier humbjen, perdori falsifikimin e votave, korrupsion dhe terror ndaj zgjedhesve.

Me tej dha doreheqjen, dhe, pas vrasjes se Rrustemit, gjendja u acarua. Ne maj–qershor 1924 opozita organizoi Revolucionin e qershorit. Qeveria Vrioni qe u rrezua me 10 qershor 1924 e kishte emeruar ditet e fundit te saj, komandant per shtypjen e grushtit te shtetit ne veri.

Ne qershor 1924, Zogu u largua per ne Jugosllavi me qindra perkrahes te tij. Gjykata politike e kundershtareve te tij politike e denoi me vdekje ne mungese me 10 nentor te po atij viti.

                                     

1.5. Jeteshkrimi Rikthimi ne pushtet

Zogu me ane te emisareve te tij u premtoi italianeve se po te rikthehej ne pushtet do te ndiqte nje politike te orientimit drejt Italise. Ne gusht beri marreveshje me Nikolla Pashiqin sipas se ciles ne kembim te ndihmes ushtarake serbe per tu kthyer ne pushtet, do ti bente disa leshime territorial Jugosllavise. Ne fillim te dhjetorit 1924, Zogu erdhi nga Beogradi ne afersi te kufirit me Shqiperine. Hyri ne Shqiperi me perkrahjen e trupave jugosllave, atyre bjellogardiste te gjeneralit Vrangel, te drejtuar nga Sergei Ulagaj dhe me vullnetare shqiptare te rekrutuar ne viset shqiptare te zonave te ndikimit te Begollajve te Pejes, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesen me te madhe te parise dibrane. Pjesa me e madhe e 4000 trupave qe iu vune ne dispozicion ishin serbe, malazeze dhe bjelloruse. Armatimet dhe shpenzimet ushtarake u mbuluan nga Beogradi. Nderhyrja u krye nga toka jugosllave dhe greke. Ne dispozicion te Zogut ishin fillimisht edhe dy batalione te rregullta te ushtrise jugosllave te pajisura me arme te renda, topa dhe mitraloza. Me 24 dhjetor Zogu hyri ne Tirane.

Disfata e Revolucionit te qershorit i dha fund perpjekjeve per konsolidimin e demokracise dhe i hapi rrugen forcave qe deshironin vendosjen e nje pushteti autoritar ne Shqiperi. Me tu kthyer ne Shqiperi, u rivendos qeveria e Iljaz bej Vrionit dhe u shpall Triumfi i Legalitetit ". U vendos gjendja e jashtezakonshme, u hoq liria e fjales dhe e shtypit, u shperndane organizatat politike, u perndoqen kundershtaret e qeverise, u internuan familjet te arratisurve dhe te atyre qe i strehonin. Me 6 janar 1925, Zogu qe kishte marre ne duar tere pushtetin u emerua prape kryeminister.

Me 21 janar 1925 e shpalli Shqiperine republike. Dhjete dite me vone, Asambleja e shpalli kryetar te republikes, duke qene ne te njejten kohe edhe kreu i qeverise. Republika e shpallur nuk ishte as demokratike, as parlamentare, por despotike sepse gjithe fijet e pushtetit i kishte ne duar Zogu.



                                     

1.6. Jeteshkrimi President

Ne dhjetor 1924, pasi u rikthye ne pushtet me parate dhe armet e serbeve, i duheshin para dhe krahe te forte per ta ruajtur dhe per te qendruar gjate ne pushtet. Midis Italise dhe Jugosllavise, zgjodhi Italine, e cila ishte me e forte dhe me e pasur se Jugosllavia. Gjate konsolidimit te pushtetit te Zogut ne vitet 1925-1928, kishte shume pragmatizem e shume pak kujdes per te mbrojtur interesin kombetar. Ne kembim te ndihmave financiare italiane, Zogu i dha Musolinit bazen juridike te kontrollit te ekonomise shqiptare, te kufizimit te sovranitetit ne politiken e jashtme dhe te drejten per te ruajtur integritetin territorial te Shqiperise. Traktatet e vitit 1926 dhe vitit 1927 per Aleancen mbrojtese, shenuan fillimin e proteksionizmit italian.

                                     

1.7. Jeteshkrimi Mbret i Shqiptarve

Shiko edhe: Ushtria Mbreterore Shqiptare ; Pershendetja zogiste; Hymni i Mbretnise; Monarkia Shqiptare

Per te siguruar vazhdimesine e sundimit te tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe per kete siguroi perkrahjen e Italise dhe Britanise se Madhe. Per te hequr pengesat e brendshme, gjate viteve 1925-1927 eliminoi kundershtaret e brendshem nga kampi i artistokracise çifligare. Ne prag te shpalljes se mbreterise u sajuan disa rrethana te cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtaret e tij "zbuluan" ne disa qytete te Shqiperise persona te cilet gjoja kishin pergatitur atentate ndaj Zogut, te cilat me pas u ekzekutuan. Me 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizane zogiste e shpalli Shqiperine mbreteri dhe Ahmet Zogun mbret. Mbreteria shqiptare fale ndihmes se dhene nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeverite e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavise, por qeveria e Turqise nuk pranoi ta njihte dhe marredheniet mes dy vendeve u ftohen.

Zogu betimin e beri mbi Kuranin dhe Biblen:

Une Zogu, Mbret i Shqiptareve, ne çastin ne te cilin po hudh kamben mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr ne duer Pushtetin Mbretnuer, betohem perpara fuqise se Zotit me mbajte Bashkimin Kombetar, Independencen e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe te mbahem besnik ndaj Statutit dhe te veproj mbas pikave te tij dhe mbas ligjeve qe ndodhen ne zbatim, duke pas parasysh kurdohere te miren e popullit. Zoti me ndihmofte ”.

Pas shpalljes se mbreterise, me 5 shtator u krijua qeveria e pare e Mbreterise Shqiptare. Gjate viteve te monarkise administrata shteterore u forcua me teper megjithese jo me rruge demokratike, por me mjete autoritare. Pluralizmi politik u asgjesua. Pati perndjekje politike, burgosje dhe internime. Vendi u shoqerua me trazira te brendshme. Ne vitin 1932 ndodhi levizja e Vlores, me 1935 Kryengritja e Fierit, me 1937 rebelimi i Delvines.

Shtypja e kryengritjes se Fierit me 1935 u shoqerua me arrestimin me shume se 1000 vetave dhe krijimin e gjyqeve politike. Ne gjyqin politik te Fierit, kaluan 533 veta prej te cileve 51 u denuan me vdekje, kurse pjesa tjeter me denime te ndryshme. Te arrestuarit qendruan te vendosur perballe torturave. Masat e ashpra dhe denimet me vdekje ndaj pjesemarresve ne levizje shkaktuan protesta ne Shqiperi dhe ne mergate.

                                     

1.8. Jeteshkrimi Pushtimi i Shqiperise

Ne vitet e para te mbreterise, Shqiperia u ndodh ne veshtiresi financiare te cilat u thelluan per shkak te krizes ekonomike. Ne vitet 1931-1935 Zogu vu ne presion per te paguar borxhet dhe per te shlyer kamatat. Ne vitin 1931 kur mbaroi afati i kredise prej 10 milione franga, Zogu u detyrua te bente leshime tjera per te zgjatur afatin e huase. Musolini u orvat ta shfrytezonte situaten per te detyruar Zogun te pranonte nje varg kerkesash politike, financiare dhe ushtarake te cilat do ta shnderronin Zogun ne vartes te Romes por mbreti nuk pranoi. Ai manovroi, beri diplomaci dhe kerkoi aleanca te reja por nuk pati sukses. Qeveria italiane u bind qe per te realizuar interesat e saj duhej te pushtonte ushtarakisht Shqiperine.

Per te zvogeluar mundesine e rezistences se armatosur, ministri i jashtem italian Galeazzo Ciano, hartoi nje plan per te rritur shpejt dhe substancialisht kontrollin mbi çdo aspekt te jetes ne Shqiperi. U rrit numri i instruktoreve italiane ne ushtrine shqiptare me qellim qe te krijonin celula pro-italiane brenda ushtrise. Me tej do te rritej infiltrimi i Italise ne kulture dhe ne ekonomi, personalitetet me te rendesishme dhe bajraktaret duhej te bliheshin me para. Giovanni Giro, zyrtari fashist i derguar ne Shqiperi, raportonte ne qershor 1938 qe kishte elemente te konsiderueshem te shtetit shqiptar nen kontroll. Ushtria shqiptare me pak perjashtime ishte pro-italiane, italianet kryenin trajnimin dhe furnizimin e saj.

                                     

1.9. Jeteshkrimi Arratisja

Mengjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kunder Shqiperise. Nje ore e gjysme para sulmit, mbreti e nisi mbretereshen me te birin per ne Greqi. Mengjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur ne shtepi. Nga aty i dha udhezimet e fundit perfaqesuesit qe u nis per te biseduar me gjeneralin italian Guxoni ne Durres. Me pas Zogu urdheroi te hartohej nje thirrje drejtuar shqiptareve e cila u transmetua ne Radio Tirane afer drekes, pasi kishin arritur njoftimet per pushtimin e Durresit, Vlores, Sarandes dhe Shengjinit. Thirrja akuzonte Italine se kishte shkelur traktatet ne fuqi, marredheniet miqesore midis dy vendeve dhe pavaresine e Shqiperise. Mbreti ftonte popullin te bashkohej per shpetimin e atdheut dhe pavaresise, per tu mbrojtur deri ne piken e fundit te gjakut. Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Te gjithe menduan se do te vihej ne krye te rezistences, apo do te dilte ne male per ta udhehequr luften kunder pushtuesve, siç e kishte deklaruar, mirepo tri ore pasi u kishte bere thirrje qytetareve per te luftuar dhe ishte betuar qe qeveria do te luftonte per çdo pellembe toke, mbreti Zog u largua nga Tirana ne krye te nje karvani te madh qeveritar. Naten arriti ne Zemblak ku qendroi per te pushuar dhe mesditen e 8 prillit kaloi kufirin ne Kapshtice.

Eshte e dokumentuar zyrtarisht qe mengjesin e 7 prillit para se te largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit nje shume te madhe ne ar dhe monedha ari qe arrinin ne 183kg ar. Mbi shumen e sakte ka pasur gjithnje debate. Sipas italianeve mori 550 mije franga ari, te tjere flasin per 18 arka me flori, ndersa burime tjera flasin qe mori me vete 50 mije sterlina por kishte depozituar jashte shtetit edhe 2 milione dollare.

Arratisja e Zogut krijoi ne Shqiperi vakuum institucional, i cili i dha mundesi Benito Musolinit per te manipuluar statusin politik te Shqiperise sipas interesave te Italise fashiste. Me 12 prill nje Asamble Kombetare e perbere nga kolaboracioniste te rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste ne emigracion shpalli se ne Shqiperi nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetem nderrim i kreut te shtetit. Ne mergim mbajti qendrim te rezervuar ndaj rezistences antifashiste shqiptare.



                                     

1.10. Jeteshkrimi Mergimi

Sapo kaloi kufirin e shperndau qeverine duke e lene Shqiperine pa qeveri antifashiste ne mergim. Mberriten ne Follorine dhe ndenjten tri jave ne menyre qe Mbreteresha Geraldine te merrte veten nga lindja. Me 2 maj ia mbajten per ne Stamboll me 115 mergimtare, ku qendruan dy muajt e ardhshem. Me 15 qershor lajmerohet qe i ishte siguruar azil politik ne Britanine e Madhe, per ku u nis me 30 qershor me 19 shoqerues nga Stambolli per ne Konstance. Nga Konstanca per ne Varshave, Gdinja, Rige, Stokholm, Oslo, Anverse dhe Paris ku mberriten me 8 gusht. U vendosen ne Château de la Maille ne Versaje, ku qendruan deri kur shpertheu Lufta e Dyte Boterore, ne shtator dhe me pas u vendosen ne Bretanje. Me avancimin e trupave gjermane, Zogu me tashme 35 shoqeruesit e tij u larguan me veture drejt Bordose, ku u ndihmuan te iknin me anije nga komandanti Ian Fleming, i sherbimit sekret te marines britanike dhe mberriten ne Britani me 26 qershor 1940. Ne mesin e 1940 Mbreti Zog mberriti ne Britanine e Madhe me eskorten e vet te perbere nga 35 vete, u vendos ne hotelin "Ritz".

Para largimit, Zogu nuk i shpalli lufte Italise dhe kjo çoi ne trajtimin e Zogut ne Perendim si emigrant i zakonshem dhe jo si kryetar i nje shteti demokratik. Ne mergim Zogu u perball me problemin e legjitimitetit. Asnje qeveri nuk e njihte si lider te nje qeverie ne ekzil ose lider te shqiptareve. Njohja e tij si sovran ne mergim kundershtohej nga Moska dhe Uashingtoni.

Me kalimin e viteve intrigat e Zogut per tu kthyer ne pushtet u bene gjithnje me te deshperuara. Ne nje interviste te dhene ne janar 1944 Shoqerise Ango-Hebraike, Zogu premtonte qe do te sponzorizonte nje plan per vendosjen e hebrenjve ne Shqiperi ne shkembim te ndihmes per tu kthyer ne fron.

Me 12 shkurt 1946, u nis ne Egjipt mbasi merr nje ftese nga ambasadori egjiptian ne Mbreti Faruk i Egjiptit. Ne qendrimin e tij nga shkurti i 1946 e deri ne veren e 1955, organizoi Levizjen e Legalitetit dhe u perpoq te fitonte mbeshtetjen e shqiptareve antikomuniste ne mergim. Ne kete hulli me 25 korrik 1951 udhetoi per ne New York me Princ Tatin me ftese te sherbimeve sekrete amerikane, me çrast edhe bleu nje prone ne Long Island, por iu pamundesua nga autoritetet e emigracionit ne Amerike per shkak te shqiptareve qe donte te merrte me vete. Asokohe, i semure nga kanceri ne mushkeri, donte te levizte nga Egjipti qe kishte ardhur duke u bere i paqendrueshem politikisht. Korrikun e 1955 oborri mbreteror i organizuar nga mbreteresha u zhvendos per ne France, ku u vendosen ne Ville St Blaise ne Kane, buze Rivieres.

Ahmet Zogu nderroi jete me 9 prill 1961 ne spitalin Foche ne Suresnes, prane Parisit. U shti ne dhé ne varrezat ne Thiais. I biri, Princ Leka, u shpall mbret i shqiptareve ne nje ceremoni ne mergim ne hotelin Bristol ne Paris.

                                     

2.1. Trashegimia Politike

Politika autoritare e Zogut 1925-1939 solli njefare stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shteteror dhe luajtur rol te rendesishem ne formesimin e ndergjegjes kombetare shqiptare. Te tjere e kane hedhur poshte argumentin e stablitetit duke vene ne pah se vendi u trondit disa here nga trazira dhe kryengritje. Qershorin e 1925 organizoi ne Namazgjah te Tiranes pritjen e 540 krereve tradicionale te bajrakeve e maleve, edhe armiq te betuar te Presidentit te ri, dhe u kerkoi besen qe te rronin paqesisht me njeri-tjetrin, te dorezonin armet, te mos benin vetegjyqesi, por tia linin shtetit tagret se drejtes, duke arritur keshtu stabilitetin duke u ujdisur me kreret e tjere vendore, si bejleret dhe shehleret; i perkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtes kundrejt bolshevizmit. Rikthimi i tij ne pushtet dhjetorin e 1924 eshte konsideruar nga ndonje historian si "pengesa me serioze per perhapjen e komunizmit ne Shqiperi". Zgjedhja President u shoqerua me nje amnisti te gjere per shume te arratisur dhe te burgosur, duke u perpjekur te pajtonte te kaluaren me te tashmen. Vazhdimi i amnistive me 1927, 1932 qe baza e asaj qe Zogu quante "pajtim kombetar"; me 10-vjetorin e Mbreterise Shqiptare ne shtator 1928, u shpall falja e pergjithshme per te arratisur politike.

Zogu de facto e shnderroi Shqiperine ne monarki absolute. Ai perqendroi ne duart e veta, diku haptazi e diku terthorazi, pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqesore. Gjate sundimit te tij, Shqiperia u be koloni ekonomike e Italise dhe kjo e fundit kishte edhe ndikim politik. Ne vije te pergjithshme, historiani amerikan B.Fischer e quan te deshtuar misionin historik qe Ahmet Zogu pati per ta shnderruar Shqiperine ne nje vend evropian dhe perendimor.

Arratisja e Zogut ne prill 1939 pas sulmit te Italise Fashiste eshte kritikuar ashper dhe eshte quajtuar dezertim. Ikja e tij e pazakonte e demtoi popullaritetin e tij te mbetur. Sipas historianit Bernd Jurgen Fischer, po te kishte qendruar mbreti Zog ne Shqiperi dhe po te kishte organizuar rezistence do ti kishte bashkuar shqiptaret dhe do te kishte lene pershtypje me te mire ne histori, mirepo pas zbarkimit te italianeve dhe ikjes se mbretit pothuajse tere shqiptaret iu dorezuan fatit te pashmangshem. Zhdukja e Zogut dhe kolapsi i rezistences u mundesoi italianeve qe me 8 prill ta marrin Tiranen pa u shkrepur asnje plumb i vetem. Arratisja e Zogut eshte denuar edhe nga lidere te se djathtes shqiptare, te cilet e akuzojne per prerje ne bese te shqiptareve. Po te kishte qendruar, thote Abas Ermenji, forcat e reja do tishin mbledhur rreth Zogut, do tishte krijuar nje tjeter bosht perqendrimi dhe do ti ishte prere Udha komunizmit.

Pasditen e 7 prillit i gjithe shteti i Zogut ra si nje ndertese prej kartoni.

                                     

2.2. Trashegimia Socio-ekonomike

Ne vitin 1939, kur mbreti Zog iku ne mergim, Shqiperia mbetej vendi me i varfer, me i izoluar dhe me i prapambetur ne Evrope. Mungesa e talentit konstruktiv te Zogut, paaftesia e tij per te kuptuar ekonomine moderne ose per te gjetur keshilltare qe e kuptonin dhe deshtimi i tij per te zgjidhur çeshtjen e bujqeve e lane Shqiperine shume prapa vendeve tjera evropiane. Me shume se 80% e popullsise merrej me bujqesi dhe blegtori ne nje vend ku vetem 11% e tokave ishin te punueshme. Bujqesia dhe blegtoria ishin ne nivel mesjetar. Perpjekjet e pasuksesshme te Zogut per te bere reforma agrare e lane pjesen derrmuese te tokave ne duart e feudaleve myslimane dhe urdhrave fetare. 60% e tokave te punueshme ne Shqiperi ishin ne duart e vetem 150 pronareve te medhenj. Te pakten 40% e fshatareve ishin pa toke dhe jetonin ne varferi te skajshme.

Edhe kushtet shoqerore mbeten ne nivel primitiv. Ne veri ende bente kerdine gjakmarrja. Ne jug, tosket e varfer trajtoheshin si bujkrober nga feudalet myslimane. 15% e popullsise jetonte ne qytete. Vetem Durresi, Vlora dhe Tirana dukeshin si qytete evropiane, sidomos kjo e fundit ishte rritur shume shpejt pasi u caktua kryeqytet i Shqiperise dhe ne vitin 1939 numeronte 30 mije banore. Ne qender te Tiranes ishin ngritur nga italianet disa ndertesa qeveritare dhe Hotel Dajti. Parate e huave italiane nuk u shpenzuan ne menyre te duhur; udhet dhe urat e konstruktuara i sherbenin ne radhe te pare qellimeve ushtarake italiane; godinat e ndertuara nuk ishin te domosdoshme duke perfshire godina qeveritare fashiste mburravece dhe nje pallat per mbretin Zog. Nuk u investua ne kanalet e ujitjes dhe ne kanalizime, te cilat ishin nevojat kryesore.

Kushtet e jeteses ishin te mjera. Te ushqyerit ishte i dobet, sherbimet e shendetit publik nuk ekzistonin, njerezit ishin te rrezikuar nga semundjet. Zija e bukes ishte dukuri kronike ne Shqiperi. Ne vitin 1935 mori permasa me te medha. Me mijera burra, gra dhe femije te uritur dhe te zhveshur grumbulloheshin para dyerve te prefekturave dhe kerkonin miser. Rruget mbusheshin me turma femijesh te uritur qe lypnin buke. Si pasoje e keqesimit te gjendjes ekonomike te popullit, te mungeses se ushqimit dhe te gjendjes se rende sanitare ne vend u perhapen tuberkulozi, malarja, skarlatina, fruthi, sifilizi etj. U rrit vdekshmeria e femijeve. Edukimi ishte i manget. Shqiperia kishte shkallen me te larte te analfabeteve ne tere Evropen, me 85%. Ne Shqiperi nuk kishte universtet dhe kishte fare pak shkolla te larta. Per arsimin dhe kulturen shpenzoheshin shuma te vogla te buxhetit te cilat per shkak te krizes ekonomike u shkurtuan edhe me shume per te mbuluar deficitin buxhetor.

                                     

2.3. Trashegimia Censura

Shtypi ishte nen kontrollin e Ministrise se Brendshme. Ne shtyp mund te kritikoheshin nepunesit e vegjel por jo Mbreti, Qeveria, parlameni apo gjykatat. Zogu nuk lejoi te krijohen parti politike opozitare.

                                     

2.4. Trashegimia Korrupsioni

Ish-bashkepunetori i ngushte i Zogut, Çatin Saraçi shkruan:

"Perveç mites ryshfetit qe Zogu kishte marre nga italianet 700.000 paunde 8.750.000 franga ari per Traktatin e Tiranes, me 1927 ai i kishte vene edhe nje kusht tjeter Musolinit: qe te mbeshteste kurorezimin e tij mbret”." Ne ishim nje Triumvirat. Jak Koçi kishte nje fete prej 20 per qind, duke qene se ishte me i madhi dhe gjithashtu qe i martuar me femije, nderkohe qe une si me ri kisha 10 per qind, ndersa gjithe pjesa tjeter i perkiste Zogut”."

                                     

2.5. Trashegimia Kosova

Pasi Komiteti i Çlirimit te Kosoves doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional me 1930, kreret e KÇK-se kthehen ne atdhe dhe Zogu kerkoi te zgjedhe rrugen e marreveshjes me ta. Nepermjet njerezve te tij te besuar, si Salih Vuçiterni dhe Dom Gjon Bisaku, Zogu e futi çeshtjen e Kosoves ne tabanin kombetar, perkrahu perkujtesen "Gjendja e pakices shqiptare ne Jugosllavi" qe kleriket katolike D. Bisaku, D. Shtjefen Kurti dhe D. Luigj Gashi ua nisen sekretarit te Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve, Erik Drymund. Zogu perkrahu gjithashtu te perkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin, qe shtypej ne Rumani, qe sherbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit te Kosoves.

Ndonese e quante veten Mbret i Shqiptareve, Zogu nuk ndoqi asnjehere politike irridentiste ndaj Kosoves. Prijesit kosovare ishin rivalet me te rrezikshem te Zogut. Madje sipas historianit Bernd Fisher, ne vitin 1924 mund te jete marre vesh me jugosllavet qe tua linte Kosoven atyre, ne shkembim te mbeshtetjes qe ata i dhane per tu kthyer me force ne krye te Shqiperise. Figurat politike kosovare si Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Hysni Curri e akuzonin Zogun si filoserb. Ne vitin 1933 organizoi vrasjen e rivalit te tij kosovar, Hasan Prishtines ne Selanik. Ne nje leter sekrete te Musolinit paditet Zogu si organizator i atentatit. Rolin e Zogut ne vrasjen e Prishtines dhe te patrioteve tjere do ta denonconte edhe i njohuri i Zogut, Catin Saraçi:

"Ti e fillove mbreterimin tend duke vrare masivisht atdhetare dhe duke shitur drejtpersedrejti ose terthorazi atdheun tend. Alessandro Lessona, atehere miku im, te ka paguar me shume se 4 milione paunde angleze nga gushti 1925 deri me 1931. Ndonese e kisha te drejten, une asnjehere nuk ta kerkova pjesen time. Ato para, sikurse e di çdokush ne Shqiperi dhe jashte saj, jane lare me gjakun e atdhetareve me te mire shqiptare, si Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina. Dhe qindra te tjere."

                                     

2.6. Trashegimia Hebrenjte

Nga 1932 u bene perpjekje diplomatike disapaleshe per nisjen e strehimit te hebrenjve perpjestimisht me territorin dhe popullaten shqiptare. Qindra hebrenj hyne ne territorin shqiptar gjate periudhes 1932-1939 me viza te rregullta te leshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administrates se Zogut vijoi edhe ne mergimin e tij perfundimtar, ku pati premtuar se, po te rikthehej ne pushtet, ne kembim te mbeshtetjes dhe simpatise britanike do te mundesonte strehimin e mbi 25 mije familjeve hebraike ne vendin e tij ".

                                     

2.7. Trashegimia Mergimi

Ne Perendim si emigrant i zakonshem dhe jo si kryetar i nje shteti demokratik. U largua nga Shqiperia pa bere asnje deklarate dhe sapo kaloi kufirin e shperndau qeverine duke e lene Shqiperine pa qeveri antifashiste ne mergim. Ikja e tij krijoi ne Shqiperi vakuum institucional, i cili i dha mundesi Musolinit per te manipuluar statusin politik te Shqiperise sipas interesave te Italise fashiste. Me 12 prill nje Asamble Kombetare e perbere nga kolaboracioniste te rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogiste ne emigracion shpalli se ne Shqiperi nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetem nderrim i kreut te shtetit. Qe mjaftueshem aktiv ne shtypin perendimor, ne te cilin numeroheshin dhjetera intervista dhe shkrime per te ne gazetat me te njohura britanike. Ne nje interviste per gazeten Manchester Guardian me 12 shtator 1942, lakoi mundesine per nje Federate Ballkanike. Njohja e tij si sovran ne mergim kundershtohej nga Moska dhe Uashingtoni.

                                     

2.8. Trashegimia Komiteti i Fshehte i Stambollit

Ne vjeshten e 1940 disa perkrahes te Zogut ne Stamboll formuan Komitetin e Fshehte, te organizuar nga kol. Sterling me pjesemarres Konicen, Merxhanin, H. Delvinen, A. Sylen dhe Dibren. Detyra e tij ishin te merreshin me çeshtjet shqiptare si dhe anglezet te kishin nje organ informativ. Per komitetin kishte dijeni Musa Juka. Komiteti paguhej nga nje zyre angleze qe quhej EAC Economic Advisory Committee.

                                     

3. Atentatet

Me 23 shkurt 1924 per shkak se Zogu me ane te nje koalicioni me independentistet siguroi nje shumice te re, iu organizua nje atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjate hyrjes i beri prite Beqir Valteri. Dorasesi qelloi tri here e Zogu mori dy plumba kalimthi, njeri ne kofshe dhe tjetri ne baqth. Plaget iu lidhen perkohesisht nga dr. Simonidhi. Pasi atentatori mori garancine personale, doli perzierja e Avni Rustemit ne atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vete dhe u burgosen nder organizatoret Sali Hoxhe Elbasani Hidri, Sejfulla Maleshova, Omer Nishani, etj.

Me 1927 deshton ne embrion nje atentat i organizuar nga jugosllavet.

Me 20 shkurt 1931 ne nje vizite ne Viene, pasi ndoqi operen "Der Bajazzo" "Pagliacci" i behet nje atentat nga A. Çami e N. Gjeloshi. Atentatoret qelluan nente here mbi mbretin dhe suiten e tij, duke vrare majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohoven, te dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe qe ndihmoheshin nga "Bashkimi Kombetar".

Me 1933 Ibrahim Çelo i beri atentat Hasan Prishtines. Mars 1939 deshton plani italian per nje atentat kunder tij.

                                     

3.1. Atentatet Bashkekohesit

Kur u kurorezua, Noli e denoncoi si" nje krim i urryeshem ndaj shqiptareve ” nga Viena. Monarkia zogiste ishte nje" nje farse e pergatitur ne Rome dhe e vene ne jete ne Tirane ”. Bejleret e debuar ne levizjen rivale" Bashkimi Kombetar” ishin po aq te indinjuar.

                                     

3.2. Atentatet Historiografia

Duke perfituar nga mungesa e burimeve dokumentare, lajkataret e mbretit Zog vune ne qarkullim tregime me natyre folklorike, te cilat e çojne origjinen familjare te Zogut deri ne kohen e Skenderbeut. Dy shkrime apologjetike te miratuara nga vete mbreti Zog jane: njeri i perfshire ne vellimin kushtuar dhjetevjetorit te shpalljes se monarkise zogiste botuar me titullin" 10 vjet mbretni, 1928-1938”, pergatitur nga Dr. Zoi Xoxa, Tirane shtator 1938. Tjetri permban jeteshkrimin e A. Zogut diktuar prej tij adjutantit te vet kolonel Hysen Selmanit kur ishte ne mergim, botuar me titull" Nga notimet e Zogut I Mbretit te shqiptareve”. Keto punime permbajne sajesa te lajkatareve te mbretit Zog pa asnje baze dokumentare, sidomos kur flasin per origjinen e familjes Zogolli ose per rinine e Zogut. Pas Kongresit te Lushnjes, lajkataret e Ahmet Zogut, perhapen tezen se ai ishte pasardhes gjenetik i Skenderbeut, ndersa familija Toptani, e nenes se tij, pinjolle e familjes mesjetare Topia.

Mergimi i tij ne Vjene erdhi si pasoje e cilesimit te tij si element i demshem per politiken austro-hungareze ne Shqiperi gjate Luftes se Pare Boterore.

Perkunder pasaktesive te perhapura nga lajkataret e tij sikur Kongresi i Lushnjes qe fund e krye veper e tij, Zogu u ftua thjesht si perfaqesues i Matit. Sipas disa historianeve, me 7 prill 1939 grabiti arken e finances shteterore. Mbi shumen e sakte ka pasur gjithnje debate. Sipas disa historianeve, thesari i Shqiperise gjate mbreterimit te Zogut ndodhej ne Rome, ndersa sasia e arit e terhequr ishte e barazvlefshme me rrogen vjetore duke i shtuar perfitimin e shitjes se nje pylli ne vendlindje. Sipas italianeve mori 550 mije franga ari, te tjere flasin per 18 arka me flori, ndersa burime tjera flasin qe mori me vete 50 mije sterlina por kishte depozituar jashte shtetit edhe 2 milione dollare. Eshte e dokumentuar zyrtarisht qe mengjesin e 7 prillit para se te largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit nje shume te madhe ne ar dhe monedha ari qe arrinin ne 183kg ar.

Ne librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime te tilla te gabuara si "Esat Pasha ishte daje i Ahmet Zogut". Ne te vertete gjyshi i Zogut nga e ema ishte kusheri i dyte me Esad Pashen. Neper librat e historiografise komuniste do te permendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u permendur se kush e beri sepse Valteri qe nder te denuarit me vdekje nga Gjyqi Special.

                                     

4. Jeta private

Megjithese kishte lindur si aristokrat dhe bej i trashegueshem?, mbreti Zog u injorua disi nga monarket e tjere ne Evrope sepse ishte nje monark i veteshpallur qe nuk kishte lidhje me asnje familje tjeter mbreterore evropiane. Sidoqofte, ai kishte lidhje te forta me familjet mbreterore myslimane te botes arabe, sidomos ne Egjipt, dinastia mbreterore te cilit kishte origjine shqiptare. Si mbret, Zogu u nderua nga qeverite e Italise, Luksemburgut, Egjiptit, Jugosllavise, Frances, Rumanise, Greqise, Belgjikes, Bullgarise, Hungarise, Polonise, Çekosllovakise dhe Austrise.

Zogu ishte i fejuar me te bijen e Shefqet bej Verlacit para se te behej mbret. Sidoqofte, pasi u be mbret ai nderpreu lidhjen qe kishte.

Me 27 prill 1938 martohet me konteshen hungareze Geraldina Appony me martese civile. Femija i tyre i vetem Princi i Kurores Leka, lindi ne Shqiperi me 5 prill 1939. Lindja u lajmerua me te shtena topash.

Pergjithesisht nuk merrte pjese ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave.

                                     

4.1. Jeta private Karakteri

Ambasadori i Shqiperise ne Uashington gjate viteve te monarkise, Faik Konica gjate kohes sa Zogu qe gjalle ka lene nje portret te tij:

Une ndiej perbuzjen me te madhe per karakterin e tij.E perbuz mbretin per keto arsye: e kam ndjekur qe kur ishte tetembedhjetevjeçar, por s’e kam degjuar nje here te thote te verteten. S’e ka mbajtur kurre fjalen e dhene. Nuk ka kurrfare ndjenje pergjegjesie. Eshte i pangopur, egoist, zemergur, i pandershem. I urren te gjithe ata qe kane diçka, qofte kjo kulture, prejardhje familjare, pasuri, ndonje aftesi ne çfaredo fushe, ose vetem e vetem pse jane atdhetare te ndershem. Ai nuk i vlereson gjerat kryesore, por u jep rendesi disa puneve boshe. Perpara, Shqiperia eshte njohur gjithmone si nje komb me njefare dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqiperine deri ne nivelin e nje farse muzikore pa vlere”.E gjithe mbreteria e Zogut nuk qe gje tjeter veçse nje feste e gjate karnavalesh, me nje perfundim tragjik. ”.
                                     

5. Referimet

Akademike

  • Fischer, Bernd Jürgen 1999. Albania at War, 1939-1945. C. Hurst & Co. Publishers. ISBN 978-1-85065-531-2.
  • Fischer, Bernd 1996. Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi. Cabej.
  • Milo, Paskal 2014. Shqiptaret ne luften e dyte boterore. Toena.
  • Akademia e Shkencave te Shqiperise 2007. Historia e popullit shqiptar: vellimi i trete. Tirane: Toena.
  • Frasheri, Kristo 2014. Ahmet Zogu: Veshtrim historik. Tirane: M & B.

Kujtime dhe publicistike

  • Vlora, Eqrem bej 2003. Kujtime 1885-1925. Perkthyer nga Afrim Koçi. Tirane: IDK. ISBN 99927-780-6-7.
  • Kelcyra, Ali 2012. Frasheri, Tanush red. Shkrime per historine e Shqiperise. Tirane: Onufri. ff. nb. ISBN 978-99956-87-81-6.
                                     
  • 2011, Tiranë ishte djali i vetëm i Mbreti Zogu I dhe Mbretëreshës Geraldina. La trashgimtar një djalë të vetëm Leka Zogu II pretendet për Fronin Mbretëror
  • Pashe Zogu qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve, me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan i ralle
  • Skeda: Ahmet Zogu mbreti shqiptar mes dy luftërave.JPG Ahmet Zogu mbreti shqiptar mes dy luftërave Autori: Bernd J. Fischer. Përkthyesi: Virgjil Muçi. Viti i botimit:
  • Princi Xhelal Zogu më përpara Xhelal bej Zogolli Burgajet, 14 maj 1881 Stamboll, 26 shkurt 1944 ka qenë avokat dhe jurist, gjyqtari i çështjes që dënoi
  • me dy motrat e tjera më të mëdha, Adile Zogu dhe Nafije Zogut, të cilat janë parë rrallë në publik, mbreti i dha katër motrave të tija të rinj role zyrtare
  • lartë. Numri i personave me origjinë shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 6. Mbreti Zogu I dhe Mbreti Leka I ja kanë akorduar
  • Vlorës dhe Beratit. U hap Banka Shtetërore Shqiptare. Shqipëria filloi me të ec ne rrugën e ndërtimit dhe te përparimit të kohës. Shqipëria Mbreti Zogu I
  • Ahmet Zogu 1925 - 1928 Presidenti i Shqipërisë George V 1910 - 1936 Mbreti i Britanisë së Madhe, Perandori i Indisë Gaston Doumergue 1924 - 1931 Presidenti i Francës
  • Mbret i Shqiptarëve: Ahmet Zogu deri më 7 prill Viktor Emanueli III prej më 16 prill Kryetar i Shtetit: Xhafer Ypi, Kryetar provizor i Komitetit
  • 1 Frang Ari monedhë kjo e emetuar nga Mbreti shqiptar Ahmet Zogu Viti i emetimit është viti 1935. Monedhat sipas viteve Monedha nga Banka e Shqipërisë
  • standardi i kohës: Mbretnija Shqiptare, Shqipja standarde e tanishme Mbretëria Shqiptare në vitin 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall