Back

ⓘ Vrasja e Martin Luther King Jr.. Martin Luther King Jr., nje klerik Amerikan dhe drejtues i Levizjes per te Drejtat Civile, u qellua per vdekje ne Motelin Lorre ..




Vrasja e Martin Luther King Jr.
                                     

ⓘ Vrasja e Martin Luther King Jr.

Martin Luther King Jr., nje klerik Amerikan dhe drejtues i Levizjes per te Drejtat Civile, u qellua per vdekje ne Motelin Lorrene ne Memfis, Tenesi, me 4 Prill 1968, ne 6:01 pm CST. Ai u çua ne Spitalin e Shen Jozefit, ku vdiq ne 07:05 pasdite Ai ishte nje drejtues i shquar i Levizjes per te Drejtat Civile dhe laureat i Prmimit Nobel per Paqen, i cili njihej per drejtimin e Levizjes me filozofine e Jo Dhunes dhe asaj te Mosbindjes Civile.

James Earl Ray, nje i arratisur nga Burgu i Shtetit te Misurit, u arrestua ne 8 qershor 1968, ne Londer ne aeroportin Heathrow, ekstraduar ne Shtetet e Bashkuara dhe u akuzua per krimin. Me 10 mars 1969, ai u deklarua fajtor dhe u denua me 99 vjet ne Burgun e Shtetit Tenesi. Mai e vone beri shume perpjekje per te terhequr deklaraten e pranimit te fajit dhe kerkoi te gjykohej nga nje juri, por kjo nuk ndodhi a; ai vdiq ne burg ne 1998.

Familja King dhe te tjere besojne se atentati ishte rezultat i nje komploti qe perfshinte qeverine amerikane, Mafian dhe policine e Memfis, Loyd Jowers thoshte ne 1993. Ata besojne se Ray ishte vetem nje "koke turku". Ne vitin 1999, familja ngriti nje proces gjyqesor kunder Jowers per vdekjen e shkaktuar duke kerkuar shumen prej 10 milion dollare. Gjate argumentimit ne mbyllje avokati i tyre i kerkoi jurise te shperbleje demet prej 100 dollare, duke thene se "Padia nuk u be per parate". Gjate gjyqit, te dy palet paraqiten prova qe hidhnin dzshime per nje komplot qeveritar. Agjensite qeveritare te akuzuara nuk mund te mbroheshin ose te pergjigjeshin sepse nuk u thirren si te pandehura. Bazuar ne provat, juria konkludoi se Jowers dhe te tjere ishin "pjese e nje komploti per te vrare King" dhe i dha familjes demshperblimin prej 100 dollare. Akuzat dhe perfundmet e jurise se Memfis u hodhen poshte ne vitin 2000 nga Departamenti i Drejtesise i Shteteve te Bashkuara per shkak te mungeses se provave.

                                     

1.1. Sfondi historik Kercenimet me vdekje

Qe nga mesi i viteve 50, King kishte pasur disa kercenime me vdekje per shkak te rrolit te tij te rendesishem ne Levizjen per te Drejtat Civile. Ai ishte perballur me rrezikun e vdekjes, perfshire edhe nje goditje me thike gati fatale ne 1958, dhe te jetuarit me te u be pjese te filozofise se tij. Ai thoshte se vrasja nuk duhet te ndalonte luften per te drejta te barabarta. Pas vrasjes se Presidentit Kennedy ne 1963, King i tha gruas se tij, Coretta Scott King, "Kjo eshte ajo qe do te ndodhe edhe me mua. Ta kam thene, kjo eshte nje shoqeri e semure.

                                     

1.2. Sfondi historik Memfis

King beri njje ushetim ne Memfis, Tenesi, ne mbeshtetje te goditjes se punonjesve te kanalizimeve te qytetit afrikano-amerikan. Punetoret kishin organizuar nje marshim ne 11 shkurt 1968, per te protestuar ndaj pagave te pabarabarta dhe kushteve te punes te vendosura nga kryetari i atehershem i komunes Henry Loeb. Ne ate kohe, ne Memfisi punetoret zezake paguaheshin paga shume me te uleta se punetoret e bardhe. Nuk kishte per ta uniforma te ofruara nga bashkia, banja, sindikata te ligjshme dhe asnje procedure ankese per rastet e shumta ne te cilat ata ishin te paguar shume pak. Gjate mandatit te Loeb si Kryetar i Komunes, kushtet nuk u permiresuan ndjeshem, dhe vdekjet famekeqe te dy punetoreve ne nje kamion kompaktues te plehrave ne Shkurt 1968 e shnderroi acarimin in ne rritje ne greve.

King mori pjese ne nje marshim masiv ne Memfis me 28 Mars 1968, qe perfundoi ne perplasje. Me 3 prill, King u kthye ne Memfis per te organizuar nje marshim te ri te suksesshem gjate asaj jave. Avioni me te cilin do te fluturonte per Memfis u vonua per shkak te nje lajmerimi nje per bombe. Megjithate King arriti ne kohe per te mbajtur nje fjalim te planifikuar per nje mbledhje ne tempullin Mason Selia Boterore e Kishes se Zotit ne Krishtin.

Atje, King mbajti fjalimin, i njohur tani si Une kam Qene ne Majen e Malit ". Ne te, ai foli tentativen per vrasje kunder tij te vitit 1958, duke vene ne dukje se mjeku qe e trajtoi tha se per shkak se thika e perdorur ishte aq afer aortes se tij, çdo levizje e papritur, madje edhe teshtime, mund te kishte qene fatale. Ai iu referua nje letre, shkruar nga nje vajze e vogel, e cila i thoshte se ishte e lumtur qe ai nuk e kishte teshtitur. Ai e perdori ate reference per te thene,

Edhe une jam i lumtur qe nuk teshtiva. Nese do ta kisha bere kete nuk do te isha ketu ne 1960.

Ai perseriti frazen, "Nese do te kisha teshtitur", disa here, duke kujtuar shume ngjarje dhe akte te tjera te mosbindjes civile te disa viteve te meparshme: Levizja Albany 1962, Marshimi ne Uashington per Pune dhe Liri ne 1963, dhe Selma ne Marshimin e Montgomery 1965.

Nga fundi i fjalimit, si ne menyre profetike ai iu referua kercenimit me bombe:

Te enjten, me 4 Prill 1968, King po qendronte ne dhomen 306 ne Motelin Lorrene ne Memfis. Moteli ishte ne pronesi te biznesmenit Walter Bailey dhe mbante emrin e gruas se tij. Hiresia e tij Ralph Abernathy, nje koleg dhe mik i tij, me vone i rrefeu Shtepise se Komitetit te Zgjedhur per Vrasje se ai dhe King kishin ndenjur ne dhomen 306 ne Motelin Lorrene aq shpesh saqe ajo njihej si "Suite King-Abernathy".

Sipas shkrimtarit te biografise se King Taylor Branch, fjalet e fundit te tij ishin per muzikantin Ben Branch, i cili ishte planifikuar te performonte nate ne nje event te planifikuar. King tha: "Ben, luaj patjeter Ma Mbaj Doren, Zot i Larte sonte ne takim. Luaje bukur."

King kishte dale ne ballkon dhe po qendronte prane dhomes se tij kur u godit ne fytyre ne oren 6:01 pasdite nga nje plumb i vetem.30-06 qelloi nga nje pushke Remington Model 760. Plumbi hyri neper faqen e djathte, duke i thyer nofullen dhe disa vartebra teksa pershkoi shtyllen kurrizore e duke çare vena dhe arterie kryesore, perpara se te ngecej ne shpatull. Forca e goditjes i grisi kravaten. King ra mbrapsh pa ndjenja.

Menjehere pas goditjes deshmitaret pane nje burre, qe besohet s ishte James Earl Ray, duke vrapuar nga nje godine perballe Motelit Lorrene. Ray kishte marre aty nje dhome me qira. Policia gjeti nje pakete te hedhur prane vendit, ne te cilen ishte nje pushke dhe nje dylbi te dyja me shenjat e gishterinjve te Ray. Ray e kishte blere pushken gjashte dite me pare. Menjehere u shpall nje kerkim ne mbare boten i cili perfundoi ne arrestimin e Ray ne Londer s aeroportin Heathrow dy muaj me vone.

Ne ate kohe, Abernathy degjoi gjuajtjen nga brenda ne dhomen e motelit dhe vrapoi drejt ballkonit ku gjeti King te mbytur ne gjak prej plages ne faqe. Jesse Jackson deklaroi pas te shtenave se ai i mbante koken King teksa ishte i shtrire ne ballkon.

                                     

2.1. Pergjigje Coretta Scott King

E veja e King, Coretta, e kishte te veshtire tu jepte femijeve lajmin se babai i tyre kishte vdekur. Ajo mori nje numer te madh telegramesh, madje edhe nje prej nenes se Lee Harvey Oswald, leter e cila, sipas Coretta ishte ajo qe e preku me shume nga te gjitha.

                                     

2.2. Pergjigje Brenda levizjes

Per shumekend, vrasja e King shenonte fundin e strategjise se Mos-Dhunes. Te tjere brenda Levizjes riafirmuan nevojen per te vazhduar me tej punen e King dhe te Levizjes. Drejtuesit brenda SCLC konfirmuan se ata do te vazhdonin fushaten e Njerezve te varfer ate vit pavaresisht humbjes se tij. Disa udheheqes afro-amerikane shprehen nevojen per te vazhduar Levizjen me filozofine e Mos-Dhunes.

Ate nate, senatori Robert F. Kennedy, ne gare per te fituar nominimin presidencial per te perfaqesuar Partine Demokratike, foli per vrasjen. Kennedy kishte folur me heret ate dite ne Indiana dhe mesoi per te shtenat para se te hipte me avion ne Indianapolis. Ai mbajti nje fjalim te planifikuar atje ne nje lagje kryesisht afro-amerikane te qytetit. Sekretari i tij i shtypit Frank Mankiewicz sugjeroi qe ai ti kerkoje audiences te lutet per familjen King dhe te ndiqnin folozofine e tij te Jo-dhunes.

Kennedy anuloi te gjitha takimet e planifikuara te fushates dhe u terhoq ne dhomen e tij te hotelit. Disa biseda telefonike me drejtuesit e komunitetit afro-amerikan e binden ate te flase kunder reagimieve te dhunshme qe filluan te shfaqeshin ne te gjithe vendin. Te nesermen, Kennedy dha nje pergjigje te pergatitur, Mbi Kercenimin e Pamenduar te Dhunes ", ne Cleveland, Ohio.



                                     

2.3. Pergjigje Presidenti Lyndon B. Johnson

Presidenti Lyndon B. Johnson ishte ne Zyren Oval ate mbremje, duke planifikuar nje takim ne Hawaii me komandantet ushtarake te Luftes ne Vietnam. Pasi sekretari i shtypit George Christian e njoftoi ate ne 8:20 per vrasjen, Johnson e anuloi udhetimin per tu perqendruar ne ngjarjet ne vend Ai caktoi Prokurorin e Pergjithshem Ramsey Clark per te hetuar atentatin ne Memfis. Ai i beri nje telefonate personale te vese se King, Coretta Scott King, dhe e shpalli 7 Prillin dite kombetare zie, ne te cilen flamuri amerikan do te ngrihej ne gjysme shtize.

                                     

2.4. Pergjigje Trazirat

Koleget e King ne Levizjen per te Drejtat Civile kerkuan nje reagim jo te dhunshem ndaj vrasjes, per te nderuar parimet e tij me themelore.

Sidoqofte, me militante e Levizjes, Stokely Carmichael, beri thirrje reagim te fuqishem.

Megjithe nxitjen per qetesi nga shume udheheqesve, nje vale mbarekombetare trazirash shpertheu ne me shume se 100 qytete. Pas vrasjes, Komuna e Memfis nxitoi te bente marreveshje me kushte te favorshme per punonjesit e kanalizimeve.per greven e tyre.

                                     

2.5. Pergjigje Reagimet

Te nesermen, ne qytetin e tij te lindjes, Atlanta, Xhorxhia, u mbajten ritet e funeralit te King. Sherbimi ne Kishen Baptiste Ebenezer u transmetua nga televizion kombetar. Po ashtu edhe ngjarjet e tjera. Nje procesion funerali transportoi trupin e King per 3 1 ⁄ 2 mile 5.6 km neper rruget e Atlanta, i ndjekur nga me shume se 100.000 zi, nga kisha deri tek kolegji ku kishte studiuar King, College Morehouse. Atje u mbajt nje sherbim i dyte para varrosjes.

Pas vrasjes se King, u raportuan disa reagime te shkeputursa armiqesore prej disa te bardheve Amerikane veçanerisht ne Jug. David Halberstam.

Por, ne pergjithesi gazetaret raportonin se shume te bardhet ndiheshin te pikelluar nga vdekja e udheheqesit afro-amerikan. Ne disa raste, madje, tronditja prej e ngjarjes se dhunshme, ua ndryshoi mendimet atyre. Nje studim i mevonshem nga nje grupi besimtaresh te kolegjit, shprehet se konsiderata e tyre per King ishte rritur pas vrasjes se tij. New York Times e vleresoi King ne nje editorial, duke e quajtur vrasjen e tij nje "katastrofe kombetare" dhe kauzen e tij "te drejte".



                                     
  • segregacionit Martin Luther King Jr dhe bashkëpunëtorët e tij të prodhuar një dokument në vitin 1962 duke i bërë thirrje Presidentit të ndjekin në gjurmët e Abraham
  • bë një përkrahëse e zgjedhjeve kundër luftës presidenciale në nominim e demokrat Eugene McCarthy. Pas. vrasja e Martin Luther King Jr Rodham organizuan