Back

ⓘ Nexhat Latifi eshte veprimtar i njohur i arsimit shqip ne Maqedonine e Veriut. Ai eshte babai i profesorit te njohur universitar Prof.dr. Veton Latifi, si dhe d ..




                                     

ⓘ Nexhat latifi

Nexhat Latifi eshte veprimtar i njohur i arsimit shqip ne Maqedonine e Veriut. Ai eshte babai i profesorit te njohur universitar Prof.dr. Veton Latifi, si dhe dy gazetareve te njohura shqiptare: Arta Latifi-Tahiri dhe Venera Latifi- Azizi.

Nexhat Latifi ka lindur me 19 shtator 1949 ne Kumanove ne nje familje te njohur arsimdashese ne kete qytet qe kishte prejardhjen nga fshati malor Shtraze ne Malesine e Kumanoves. Ne vitin 1953 familja e tij kthehet serish ne vendlindjen te pareve ku shkolla fillore mundesonte vetem ciklin e ulet te shkollimit. Qe te perfundonin shkollen fillore femijeve te Shtrazes u duhej qe te udhetonin ne fshatrat me te afert te Kumanoves qe ishin ne largesi nga 2-3 ore. Eshte e njohur sakrifica e Nexhat Latifit per t’u shkolluar duke udhetuar me ore te tera neper bore e shi per kater vjet me rradhe si femije deri te shkolla me e afert e minieres se fshatit Llojan, duke mos hjekur dore per shkollim ne asnje çast.

Profesori Nexhat Latifi ka merita te vecanta ne edukimin dhe ngritjen e brezave te shumta te rinjve shqiptare gjate veprimtarise se tij arsimore 40 vjecare ne rrethin e Kumanoves. Me rastin e 128 vjetorit te dites se arsimit shqip, Shoqata e arsimtareve shqiptare" Naim Frasheri” Kumanove-Likove me 7 mars 2015 i ndau Nexhat Latifit Mirenjohjen e" Mesuesit te dalluar post-mortum”.

Nexhat Latifi ishte mesimdhenes i gjeografise ne shkollen fillore" Bajram Shabani” ne Kumanove. Qe nga vitit 1974 kur perfundon studimet per gjeografi dhe histori, e deri ne fund te jetes se tij me 17 janar 2015, ai i mbeti besnik mesimdhenies ne kete shkolle. Ai ishte njohes i jashtezakonshem i gjeografise dhe astronomise.

Me 21 shtator te vitit 2019 me rastin e shenimit te 70 vjetorit te lindjes se profesorit Nexhat Latifi u shpalos shtatorja e tij ne Malesine e Kumanoves ne fshatin Shtraze, ne trekendeshin kufitar me Kosoven dhe Luginen e Presheves. Ne pranine e veprimtareve te shumte te arsimit e kultures, diplomateve, familjeve te njohura atdhetare nga te gjitha trevat shqiptare, ish nxenesit e tij dhe familjaret e perkujtuan kontributin e tij ne arsim, urtesine, tolerancen dhe qendrimin e tij stoik perballe ndryshimeve te kohes. Njekohesisht, prane bustit te profesor Nexhat Latifit, nga ana e djalit te tij, u ringrit edhe kulla e dikurshme te pareve te familjes mbi themelet e vjetra te shtepise se dikurshme, ne shenje kujtimi te sakrifices dhe qendrimit te tij per shkollim, edhe perskaj udhetimeve te gjata e kushteve tejet te veshtira.

                                     
  • Leonit Abazi Mulla Kujtim Ibrahimi Dr. Kujtim Latifi Pilot Neshat Ibrahimi Int. Jur. Shpend Ibrahimi Prof. Nexhat Ibrahimi Prof. Naim Ibrahimi Mirvete Bajrami