Back

ⓘ Bektesh Bekteshi u lind ne Zheger te Gjilanit, me 1 janar te vitit 1943, ne nje familje te nderuar ne Malesine e Karadakut. Shkollen fillore e kreu ne vendlindj ..




                                     

ⓘ Bektesh Bekteshi

Bektesh Bekteshi u lind ne Zheger te Gjilanit, me 1 janar te vitit 1943, ne nje familje te nderuar ne Malesine e Karadakut. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje, ndersa ate te mesme Normalen, ne Gjilan, ne vitin shkollor 1963/64. Nje kohe Bektesh Bekteshi ishte mesues ne Shkollen fillore te Pidiqit. Me vone punoi arsimtar i ciklit te larte ne Shkollen fillore, tash" Agim Ramadani” ne Zheger. Si mesimdhenes ka punuara punuar edhe ne Shurdhan e Pasjan.

Ne vitin akademik 1964/65 regjistrohet ne Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjise ne Prishtine, te cilin fakultet e kryen ne vitin 1969. Pas studimeve, nje vit punoi ne Qender per Pune Sociale ne Prishtine, e pastaj filloi te punoje si profesor ne Gjimnazin" Sami Frasheri” dhe ne ate te Lipjanit. Ne vitin 1972, Bektesh Bekteshi zgjidhet asistent ne Degen e Pedagogjise te Fakultetit Filozofik te Prishtines per lenden" Metodologjia e pedagogjise me statistike”.

Studimet pasuniversitare i regjistroi dhe i mbaroi ne Fakultetin Filozofik te Universitetit te Zagrebit, ku ne qershor te vitit 1976 magjistroi ne temen" Ndryshimet e ngarkeses se nxenesve te shkollave fillore ne kalim nga mesimi klasor ne ate lendor”. Kete materie studimore, pas pak kohe e ka botuar si liber te kesaj natyre. Bektesh Bekteshi ka doktoruar ne temen" Komponenta kohore dhe permbajtesore e ngarkeses se nxenesve te shkollave fillore”.

Nderkohe merr titullin e ligjeruesit, pastaj, pas mbrojtjes e doktorates, ne ate te docentit 1987 e pastaj ne titullin e profesorit inordinar 1994 dhe me 1999 ne ate te profesorit ordinar per lenden e permendur me pare. Ai disa vjet ishte ligjerues i lendeve:" Metodika e dituri natyre dhe shoqerie” ne SHLP" Skenderbeu” ne Gjilan; ligjerues i Pedagogjise ne Fakultetin Filozofik – Dega e Historise dhe Filozofi – Sociologjise te Universitetit te Prishtines, ligjerues i lendes Metodologji e hulumtimeve shkencore me statistike ne Fakultetin e Kultures Fizike dhe ne shkallen e trete te ketij fakulteti. Ligjeroi edhe ne Universitetin e Tetoves. Ishte anetar dhe kryetar i Kolegjiumit te shkalles se trete ne Fakultetin e Filozofise – Dega e Pedagogjise etj.

                                     

1. Vepra

Profesor Bektesh Bekteshi vazhdimisht eshte marre me publikimin e punimeve shkencore neper revista dhe gazeta, si jane:" Shkendija”," Libri shkollor”," Per prinderit”," Zeri i rinise”," Rilindja”," Pionieri”, "Dija" ne revista te tjera. Ka botuar me dhjetera punime profesionale – shkencore si dhe ka bere disa recensione te teksteve shkollore. Bashkepunoi per pergatitjen e shume emisioneve arsimore ne RTV te Prishtines. Perveç veprave ne doreshkrim deri me tani ka publikuar edhe keto vepra:

  • Statistika elementare - 2006 Libri shkollor
  • Ngarkimi i nxenesve ne mesim dhe obligime te tjera shkollore - 1989, OCLC 443876689
  • Mbingarkimi i nxenesve me mesim ne shkolle - 2009
                                     
  • përdorur Karl Pearson në vitin 1895. Mesi aritmetik Mediana Statistika Bekteshi Bektesh 2006 Statistika elementare. Prishtinë: Libri shkollor. f. 134
  • burg. Daja tjetër Shyqyri Kopliku, i dënuar me 10 vjet burg. Kushërinjtë Bektesh e Bexhet Kazazi, 5 vjet burg. Po kështu edhe fisi i bashkëshortes së Jupit
  • Tasimi 431. Alush Shaban - Tërnovci 432. Bajrush Veseli 18 V 433. Bektesh Rudhani 434. Bislim Bislimi - Grainca 29 V 435. Bislim M. Namoni 21 V