Back

ⓘ Anna Bolena eshte opere tragjike ne dy akte kompozuar nga Gaetano Donizetti. Felice Romani shkroi libretin italian sipas Ippolito Pindemonte Enrico VIII ossia A ..




Anna Bolena
                                     

ⓘ Anna Bolena

Anna Bolena eshte opere tragjike ne dy akte kompozuar nga Gaetano Donizetti. Felice Romani shkroi libretin italian sipas Ippolito Pindemonte Enrico VIII ossia Anna Bolena dhe Alessandro Pepoli Anna Bolena, te dyja rrefejne jeten e Anne Boleyn, e cila kishte qene bashkeshortja e dyte te Anglise Mbretit Henry VIII.

Anna Bolena u dha premiere me 26 dhjetor 1830 ne Teatro Carcano ne Milano, me nje "sukses te jashtezakonshem". Weinstock thekson se vetem pas ketij suksesi mesuesi i Donizetti-t, Johann Simon Mayr, "iu drejtua ish-nxenesit te tij si Maestro". Kompozitori kishte filluar "te dale si nje nga tre emrat me te ndritshem ne boten e operes italiane", se bashku me Bellini dhe Rossini.

Pas premieres se shfaqjes ne Itali me 1830, Anna Bolena u dha per here te pare ne Londer ne Teatrin Kings Theatre me 8 korrik 1831. Performanca e saj e pare ne SHBA u dha ne frengjisht si Anne de Boulen ne New Orleans, ne Théâtre dOrléans me 12 nentor 1839. Premiera ne New York e operes dhe prezantimi i pare italian i vepres ne Shtetet e Bashkuara u zhvillua ne Shtepine e Operes Astor me 7 janar 1850 me dirigjent Max Maretzek dhe Apollonia Bertucca ne rolin kryesor. Si duket eshte paraqitur ne Evrope deri me 1850, ne 25 qytete dhe me pas perseri ne vitin 1881 ne Livorno. Pas ngritjes se verizmit, ajo eshte inskenuar me rralle.

Koha: 1536 Vendi: Windsor dhe London

Skena Nje: Londer. Paradhoma e apartamenteve te Mbretereshes

Rojet verejne se edhe Jane Seymour ka qendruar larg Annas. Anna hyn me grate e Oborrit Mbreteror,te cilat i thone asaj te vendose besimin e saj ne parajse. Hervey hyn dhe thote se Keshilli i Kolegeve ka ftuar zonjat te largohen. Zonja largohet me Hervey. Jane paraqitet dhe thote se Anna mund te shmange vuajtjen duke e pranuar fajin. Anna thote se nuk do ta bleje jeten e saj me turperim. Ajo shpreh mllefin e saj dhe uron qe pasardhesja e saj te ve nje kurore me gjemba. Jane pranon se ajo do te jete pasardhesi. Anna i thote asaj te largohet, por thote qe vetem Henry VIII eshte fajtori. Jane largohet, e merzitur thellesisht.

Skena Dy: Paradhoma qe çon ne sallen ku po takohet Keshilli i Kolegeve

Hervey u thote gjykatesve se Anna eshte e humbur, sepse Smeaton ka folur dhe ka zbuluar nje krim. Hyn Henry VIII, te cilit Hervey i thote se Smeaton ka rene ne gracke. Henry VIII i thote Herveyit te vazhdoje ta lejoje Smeaton te besoje se ai i ka shpetuar jeten Anna-s. Anna dhe Percy jane sjelle ne Paradhome, veçmas. Henry VIII thote se Anna ka bere dashuri me Smeaton dhe se ka deshmitare. Ai thote se edhe Anna dhe Percy do te vdesin. Percy thote se eshte e shkruar ne qiell qe ai dhe Anna jane martuar. Ata largohen te percjellur nga rojet.

Hyn Jane. Ajo thote se nuk deshiron te jete shkaku i vdekjes se Annas. Henry VIII thote se ajo nuk do ta shpetoje Anen duke ikur. Hervey hyn dhe thote se Keshilli ka prishur divorcuar martesen mbreterore dhe ka denuar Anen dhe bashkepunetoret e saj me denim me vdekje. Oborrtaret dhe Jane kerkojne nga mbreti te jete i meshirshem. Ai u thote atyre te largohen.

Skena tre: Kulla e Londres

Percy dhe Rochefort jane se bashku ne qeline e tyre. Hervey hyn dhe thote se mbreti i ka falur. Ata pyesin per Anen. Duke degjuar se ajo do te ekzekutohet, ata zgjedhin te ekzekutohen gjithashtu. Ata largohen, te rrethuar nga roje.

Ne qeline e Annas, kori i zonjave komenton çmendurine dhe pikellimin e saj. Hyn Anna, ajo imagjinon qe eshte dita e saj e dasmes me mbretin. Atehere ajo imagjinon qe e sheh Percy dhe ajo i kerkon qe ta çoje perseri ne shtepine e femijerise Donizetti e perdori temen nga kenga angleze / amerikane Home Sweet Home, si pjese e Skenes se çmendurise te Annas per te nenvizuar deshiren e saj. Percy, Rochefort dhe Smeaton sjellen brenda. Smeaton e hedh veten tek kembet e Anes dhe thote se e akuzoi ate me bindjen se ai po i shpetonte jeten. Ne deliriumin e saj, Anna e pyet ate pse nuk po luan lahuten e tij. Degjohet tingulli i topave. Anna kthehet ne realitet. Asaj i eshte thene se Jane dhe Henry VIII po vleresohen nga popullsia ne diten e tyre te marteses. Anna thote se nuk kerkon hakmarrje ndaj çiftit te lig. Ajo alivanoset dhe rojet hyjne per te çuar te burgosurit ne bllok. Smeaton, Percy dhe Rochefort thone se nje viktime tashme eshte sakrifikuar.

Opera Anna Bolena ne aspektin vokal eshte veper tejet virtuoze dhe kerkon persosmeri te teknikes vokale, sidomos asaj te rolit te Anna-s Sopran ku Donizetti me nje mjeshteri unike te kompozimit vokal ka arritur te ve ne pah nje tingull tejet te veçante duke ngjyruar te gjitha emocionet njerezore, dramatike dhe ato sentimentale me hollesi teknike. Opera Anna Bolena tashme ze vend ne repertorin e thuajse çdo Shtepije Operistike ne Bote.

                                     
  • Në librin e studiuesit italian Eucardio Momigliano, Anna Bolena mbretëresha e Anglisë e veçanërisht nëpërmjet mendimeve të disa studiuesve që shoqërojnë