Back

ⓘ Talini eshte kryeqyteti dhe qyteti me i madh i Estonise me siperfaqe prej 159.2 km² dhe popullsi prej 444 085 banoresh. Gjendjet ne pjesen veriperendimore te Es ..




Talini
                                     

ⓘ Talini

Talini eshte kryeqyteti dhe qyteti me i madh i Estonise me siperfaqe prej 159.2 km² dhe popullsi prej 444 085 banoresh. Gjendjet ne pjesen veriperendimore te Estonise, 80 km me ne jug se Helsinki. Qyteti i vjeter i Talinit eshte nje nder qytetet e vjetra me te ruajtura ne Evrope, dhe vizitohet nga me shume se 1.5 milion turiste çdo vit.

                                     

1. Pak histori

Gjurmet e para te vendbanimeve te hershme datojne rreth 5000 vjet me pare. Ne 1050-en u ndertua fortesa ne Toompea, pika me e larte e Talinit. Duke qene nje pike kyçe per tregtine mes Rusise dhe Skandinavise, Talini ra pre e pushtimeve nga kaloresit Teutonike, Danimarka, dhe Lidhja Hansaetike. Nga 1561-1710, Talini ishte nen pushtetin suedez. Nga 1710-1918, Talini ruajti autonomine ekonomike nen Perandorine Ruse. Me marrjen e pavaresise se Estonise me 24 shkurt 1918, Talini u be kryeqyteti i Estonise. Qyteti vuajti gjate luftimeve te Luftes se Dyte Boterore, ku nje pjese e mire e tij u bombardua nga avionet sovjetike, te cilet shkaktuar qindra te vrare. Gjate viteve 70 popullsia e Talinit u dyfishua nga ardhja e shume qytetareve te Bashkimit Sovjetik, kryesisht nga Rusia, Ukraina etj.

                                     

2. Gjeografia

Talini ka nje siperfaqe prej 159.2 km². Talini gjendet ne buze te Gjirit te Finlandes, ne veriperendim te Estonise. Talini ka dy liqene brenda vijes administative te qytetit, Liqeni Ülemiste sq.Liqeni i Siperm dhe Liqeni Harku, si dhe ishullin Aegna. Talini furnizohet me uje te pijshem nga Liqeni Ülemiste i cili ka nje siperfaqe prej 9.6 km². Talini pershkohet nga Lumi Pirita ne pjesen veriore te qytetit. Pika me e larte e qytetit eshte 64 m mbi nivelin e detit dhe gjendet ne pjesen jugore te qytetit, ne Nõmme. Nõmme eshte dhe pjesa me e gjelberuar e qytetit, me kodra te veshura dendur me pisha, meshtekna e panja. Talini ka nje numer te madh parqesh, dhe eshte nje nder kryeqytetet me ajrin me te paster ne Evrope. Parqe per te permendur jane Kadriorg, ku gjendet dhe kopshti japonez dhe pallati veror i careshes Katerina, kopshti botanik, dhe Muzeumi i hapur estonez. Qyteti ka nje mori parqesh me te vegjel te shperndare ne te gjithe qytetin. Ne plazhin publik te Stroomit gjendet Merimets Pylli i detit, nje pyll prej 2 km i gjate e 1.5 km i gjere. Bregdeti i Talinit ka nje sere gjiresh, gadishujsh dhe plazhesh me rere. Talini ka 3 plazhe publike brenda vijes administrative te qytetit.

                                     

3. Ekonomia

Talini perben zemren e ekonomise estoneze, duke kontribuar ne me shume se gjysmen e tatimeve te mbledhura ne Estoni, dhe ne me shume se gjysmen e sipermarrjeve e firmave te regjistruara ne Estoni. Sektor qe ka marre hov shume vitet e fundit eshte sektori i informatikes, sektor qe puneson me mijera specialiste ne informatike e shkenca kompjuterike, dhe gjithashtu ka dhe pagat me te larta ne treg. Duhet te permendim qe Skype ka zyrat qendrore ne Talin.

Industria ushqimore, veshmbathje, ndertimi i pjeseve mekanike e elektronike jane po ashtu sektore te rendesishem te ekonomise se qytetit. Turizmi gjeneron nje pjese te mire te ardhurave ne qytet, sidomos per njesine bashkiake te qytetit te vjeter, ku shumica e klienteve jane turiste te huaj, te cilet kane bere qe ne Talin te hapen me qindra restorante dhe gjithashtu hotelet kryesore te famshem si Hilton, Meriton, Swiss Hotel, Radisson etj. Zemra e turizmit ne Talin eshte qyteti i vjeter, i cili eshte nder qytetet e vjetra mesjetare me te ruajtura ne Evrope, me mure rrethues e kulla roje te ngurta, ndertesen e vjeter te Bashkise te stilit gotik dhe me barnatoren/farmacine me te vjeter ne Evrope, e hapur ne vitin 1422-shin.

Talini ka nje port te madh pasagjeresh dhe nje port kargo te mallrave. Porti i pasagjereve operon tre terminale dhe ka dhe marine port te vogel te mbrojtur per jahte gjithashtu. 9.79 milione pasagjere kaluan ne portin e Talinit ne vitin 2015. Talini gjithashtu ka dhe port jahtesh ne grykederdhjen e lumit Pirita, si dhe nje port te vogel peshkimi i cili tashme perdoret vetem nga nje anije qe ben linjen qytet-ishulli Aegna.



                                     

4. Arsimi

Institucionet e arsimit te larte ne Talin jane:

  • Instituti i Teologjise se Kishes Luterane Evangjelike ne Estoni
  • Universiteti Teknologjik i Talinit
  • Akademia e Arteve e Estonise
  • Akademia Estoneze e Shkencave te Sigurise
  • Univeristeti i Talinit
  • Akademia Estoneze e Muzikes dhe Teatrit
  • Instituti Kombetar i Biofizikes dhe Fizikes Kimike
  • Akademia Estoneze e Detarise
  • Shkolla Estoneze e Biznesit
                                     

5. Demografia

Talini ka nje popullsi prej 444 085 banoresh, duke e bere keshtu qytetin me te populluar te Estonise, ku banon 1/3-ta e popullsise se Estonise. Popullsia e Talinit perbehet nga 53% estoneze, 38% ruse, 4% ukrainas dhe pjesa tjeter finlandeze te huaj nga vende te ndryshme.

                                     

6. Kultura

Talini ka mbi 60 muzeume e galeri arti. Talini eshte dhe qyteti ku çdo 5 vjet mbahet Festivali Estonez i Kengeve. Per tu permendur jane dhe ditet e qytetit te vjeter, te mbushura me aktivitete qe rikrijojne atmosferen e kohes se Mesjetes.

                                     

7. Transporti

Transporti publik ne Talin eshte falas per banoret e Talinit. Transporti publik perbehet nga 5 linja tramvaji nje linje re pritet te shtohet ne 2015-en, 64 linja autobusesh, dhe 7 linja autobusesh elektrike. Ne 2017-en do te perfundoje linja e tramvajit nga aeroporti per ne qender te qytetit.

Gjithashtu Talini eshte dhe piketakimi i te gjitha linjave hekurudhore te Estonise, dhe trenat mund te perdoren gjithashtu falas brenda kufirit administrative te Talinit. Transporti ujor perbehet nga nje anije qe shkon nga Talini ne ishullin Aegna, ishull pjese e territorit administrativ te Talinit. Transporti ujor nderkombetar operohet nga Viking Line, Linda Line Express, Tallink dhe Eckerö Line qe lidhin Talinin me Helsinkin, Mariehamnin, Stokholmin, dhe Shen Pjetersburgun. Udhetimi Talin-Helsinki 83 km zgjat 2–3 ore ne varesi te anijes e motit. Transporti ajror sigurohet nga Aeroporti i Talinit, "Lennart Meri". Aeroporti ndodhet 4 km nga qendra e qytetit, Qyteti gjithashtu lidhet me rruge biçikletash me fshatrat e qytezat rreth Talinit.



                                     
  • nga formimi deri në ditën e ç formimit të bashkësisë në vitin 1991. Kryeqytet i republikës ishte Talini Trashëgimtare e kësaj hapësire është Estonia.
  • Marju Riisikamp e lindur në vitin 1958 është një muzikante dhe pianiste nga Estonia. Marju Riisikamp lindi në vitin 1958, në Talini
  • fëmijë në muaj Estonia ka pak qytete të mëdha, më të populluarat janë Talini Tartu, Narva, Kohtla - Järve dhe Pärnu. Regjoini më i madh është pa dyshim
  • Eesti ndodhet në pjesën veriore të Evropës. Kryeqyteti i Estonisë është Talini Republika baltike është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004.
  • njëzetekatërta vendi i fundit pavarësisht se ishte një nga favoritët. Talini është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Estonisë. Ndodhet në bregdetin verior
  • the time, the population of Helsinki was 61, 530. Shën Petersburgu, Rusia Talini Estonia Stokholm, Suedia Berlin, Gjermania Pekin, Kina since 2006 Moska
  • Danimarka 43, 094 5, 368, 854 124.6 Kopenhaga Estonia 45, 226 1, 415, 681 31.3 Talini Ishujt Faroe Danimarkë 1, 399 46, 011 32.9 Tórshavn Finlanda 336, 593 5, 157
  • RSS e Letonisë Riga 2.666.567 0, 93  2.259.810 15, 3  41, 3 64.589 0, 29  RSS e Estonisë Talini 1.565.662 0, 55  1.315.912 16, 0  34, 6 45.226 0, 20 
  • Eritresë Asmara 5.793 000 117.600 49, 3 ER ERI Estonia Republika e Estonisë Talini 1 291 000 45 228 28, 5 EE EST Etiopia Republika Federale Demokratike e Etiopisë