Back

ⓘ Asgardia, e njohur edhe si Mbreteria e Hapesires se Asgardia-s dhe Asgardia, kombi ne hapsire, eshte nje mikrokomb i krijuar nga nje grup njerezish qe kane lesh ..




                                     

ⓘ Asgardia

Asgardia, e njohur edhe si Mbreteria e Hapesires se Asgardia-s dhe "Asgardia, kombi ne hapsire", eshte nje mikrokomb i krijuar nga nje grup njerezish qe kane leshuar nje satelit ne orbiten e Tokes. Ata i referohen vetes si "Asgardiane" dhe i kane vene satelitit te tyre emrin "Asgardia-1". Ata kane deklaruar sovranitet mbi hapesiren e zene dhe perrreth Asgardia -1. Asgardianet kane miratuar nje kushtetute dhe synojne te hyjne ne hapesiren e jashtme pa kontrollin e kombeve ekzistuese dhe te vendosin nje stabiliment te perhershem ne Hene deri ne 2043-ishin.

Igor Ashurbeyli, themeluesi i Qendres Nderkombetare te Kerkimeve Aero-Hapsinore, propozoi krijimin e Asgardia-s ne 12 Tetor 2016. Kushtetuta e Mbreterise Hapesinore te Asgardia-s u miratua ne 18 qershor 2017 dhe hyri ne fuqi me 9 Shtator 2017. Qendra administrative e Asgardia-s ndodhet ne Vjene, Austri.

Anija hapesinore Cygnus qe çoj Asgardia-1 ne hapesire, leshoi Asgardia-1 dhe dy satelite te tjere me 12 Nentor 2017. Mbreteria Hapesinore e Asgardia-s, pretendon se tani eshte "kombi i pare qe e ka te gjithe territorin e tij ne hapesire". Studiues lokal dyshojne se Asgardia-1 mund te vleresohet si nje territor sovran dhe Asgardia ende nuk e ka arritur qellimin per tu njohur si nje komb-shtet.

                                     

1. Etimologjia

Asgardia eshte marre nga emri i nje prej Nente Boteve ne fene norvegjeze: Asgard Old Norse Bashkimi i irsir. Shtepia e fisit te perendive Æsir, Asgard rrjedh nga Old Norse āss, perendi dhe gardr, rrethim; nga rrenjet Indo-Europiane ansu- fryme, demon shih perafert Ahura, si dhe Asura dhe rrokje gher-, bashkangjitur shih Cognates kopsht dhe oborr, qe ne thelb do te thote "kopsht i Perendive."

                                     

2.1. Historia Qendra e Pavarur e Kerkimit te Asgardia

Qendra e Pavarur e Kerkimit te Asgardia-s AIRC, dikur Qendra Nderkombetare e Kerkimit Hapesinor, u themelua nga Igor Ashurbeyli ne 2013-en. Ne vitin 2014, AIRC-ja filloi publikimin e nje ditari hapesinor nderkombetar, ROOM, nga i cili Ashurbeyli eshte kryeredaktori. Me 5 shkurt 2016, Ashurbeyli-t iu dha medalja e UNESCO-s per kontributet ne zhvillimin e nanoshkences dhe nanoteknologjive gjate nje ceremonie te mbajtur ne seline e UNESCO-s ne Paris. AIRC AAS eshte i vetmi institut ne Austri, veprimtaria te cilit eshte plotesisht e perkushtuar per hulumtimin e Sistemit Diellor, jetes jashtetokesore dhe Tokes duke perdorur teknologji hapesinore dhe teknika satelitore.

Qe nga 2013-ta, stafi i AIRC ndertoi, zhvilloi dhe pergatiti per leshim, mbi 30 pajisje dhe mori pjese ne eksperimente ne 15 misione hapesinore, si p.sh: Misioni i ESA Mars Express,Rosetta misioni ne nje komete, Venus Express, BepiColombo misioni ne Merkur dhe misionet CNES DEMETER dhe TARANIS. AIRC ka bashkepunuar gjithashtu edhe me NASA-ne per misionin IBEX. Ne vitin 2015, AIRC vendosi nje bashkepunim te ngushte me Asgardia-n.

                                     

2.2. Historia Financimi

Me 12 Tetor 2016, Ashurbeyli njoftoi ne nje konference per shtyp ne Paris, France, "lindjen e kombit te ri hapesinor:Asgardia".

Qellimi perfundimtar i projektit eshte te krijoje nje komb te ri qe ben te mundur hyrjen ne hapesiren e jashtme pa kontrollin e kombeve ekzistuese. Kuadri aktual i ligjit per hapesiren, Outer Space TreatyTraktati i Hapesires se Jashtme kerkon qe qeverite te autorizojne dhe mbikeqyrin te gjitha aktivitetet hapesinore, perfshire aktivitetet e subjekteve jo-qeveritare siç jane organizatat tregtare dhe jo-fitimprurese; duke u perpjekur qe te krijojne nje komb, ata qe qendrojne pas Asgardia-s shpresojne te shmangin kufizimet e forta qe imponohen sistemi aktual. Zyrtarisht quhet "Mbreteria e Hapesires e Asgardia-s". "Asgardia" u zgjodh si reference nga Asgard, nje nga nente botet e mitologjise Norse ; bota qe ishte e banuar nga perendite.

Njerezit jane ftuar te regjistroheshin per nenshtetesi, me qellim qe Asgardia me pas te aplikoj ne Kombet e Bashkuara per tu njohur si nje komb shtet. Ne me pak se dy dite, kishte mbi 100.000 aplikime; brenda tre javesh, kishte 500.000. Pasi u futen proçedura verifikimesh me te forta, ky numer ra dhe u fiksua tek rreth 210.000 ne Qershor. Nuk ka qellim per ti zhvendosur keta anetare ne hapesire momentalisht. Asgardia synon te aplikoje per anetaresim ne OKB.

Kushtetuta e Mbreterise Hapesinore te Asgardia-s u miratua ne 18 qershor 2017 dhe hyri ne fuqi ne 9 shtator 2017.

Anija hapesinore Cygnus qe çoj Asgardia-1 ne hapesire, leshoi edhe dy satelite te tjere me 12 Nentor 2017. Mbreteria e Hapesires e Asgardia-s pretendon se tani eshte "kombi i pare qe e ka te gjithe territorin e tij ne hapesire". Studiuesit juridik dyshojne se Asgardia-1 mund te quhet nje territor sovran dhe Asgardia ende nuk e ka arritur qellimin per tu njohur si nje komb shtet.

Deri ne Mars 2019 Asgardia thote se ka me shume se 290 000 qytetare dhe me shume se 1 040 000 ndjekes ne te gjithe boten.



                                     

3. Qeverisja

Kushtetuta e Asgardia-s e ndan qeverisjen e saj ne tre dege: 1 nje dege legjislative me emrin "Parlamenti", 2 nje dege ekzekutive me emrin "Qeveria", dhe 3 nje dege gjyqesore me emrin "Gjykata".

                                     

3.1. Qeverisja Parlamenti

Parlamenti perbehet nga 150 anetare jo-partiake dhe secilit anetar i referohesh si "Anetar i Parlamentit" Deputet. Anetaret e Parlamentit zgjedhin nje Anetar ne zyren e "Kryetarit te Parlamentit". Anetaret e Parlamentit caktojne gjithashtu "Kryetarin e Qeverise". Parlamenti ka 12 komitete te perhershme; Kryetari i Parlamentit te Asgardia-s eshte Z. Lembit Opik.

                                     

3.2. Qeverisja Ekzekutivi

Shefi i Kombit eshte zyrtari me i larte i deges ekzekutive d.m.th. i Qeverise. Ai zgjidhet per nje mandat 5-vjeçar. Kreu i Kombit mund te shperndaje Parlamentin dhe me pas mund te urdheroje mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ai mund te filloje propozime legjislative dhe mund te beje veto veprimet e Parlamentit. Ai mund te nxjerre dekrete qe duhet te respektohen nga organet qeveritare dhe nga qytetaret e Asgardia-s. Shefi i Kombit eshte Igor Ashurbeyli.

Kryetari i Qeverise mbikeqyr 12 Ministra. Çdo minister mbikeqyr funksionimin e nje Ministrie Qeveritare. Secili nga komitetet e perhershme te Parlamentit monitoron funksionimin e nje Ministrie Qeveritare. Parlamenti mund te ftoje Ministrat te marrin pjese ne mbledhjet e Parlamentit. Shefi i Qeverise se Asgardia-s eshte Znj. Ana Díaz.

                                     

3.3. Qeverisja Zgjedhjet per kryetare bashkie

Zgjedhjet per Kryetar te Komunave u zhvilluan ne periudhen midis 1 Gushtit dhe 9 Shtatorit 2018. Bazuar ne rezultatet e fazes se pare te zgjedhjeve per kryetare bashkie te Asgardias, zyrat u moren nga kryetaret e bashkive te 44 qyteteve nga 12 Tetori 2018. Kreu i Kombit delegoi te vazhdoje zgjedhjet e kryetareve te bashkive te Asgardia-s deri kur Parlamenti te miratoje projektligjin "Per kryetaret e komunave te Asgardia-s" qe nga 12 Tetori 2018. Deri kur Parlamenti te kete miratuar projektligjin "Per kryetaret e komunave te Asgardia-s", kryetaret e zgjedhur do ti raportojne Shefit te Kombit te Asgardia-s.

                                     

3.4. Qeverisja Personat kyç

  • Drejtesia e Larte - Zhao Yun
  • Kryetari i Parlamentit - Lembit Opik
  • Kreu i Qeverise - Ana Mercedes Diaz
  • Shefi i Kombit - Igor Ashurbeyli