Back

ⓘ Arsimi për të drejtat e njeriut. Edukimi per te drejtat e njeriut eshte nje koncept kompleks i cili perqendrohet ne disa parametra ligjore, njohuri dhe metoda p ..




                                     

ⓘ Arsimi për të drejtat e njeriut

Edukimi per te drejtat e njeriut eshte nje koncept kompleks i cili perqendrohet ne disa parametra ligjore, njohuri dhe metoda per te influencuar sjelljen politike dhe sociale. Edukimi per te drejtat e njeriut perfshin seminare, programe didaktike dhe materiale trajnimi per mesues, arsimtare, profesore universiteti, nxenes, studente, punonjes social, agjente te sigurise, avokate, menaxhere etj. Ai mund te percaktohet edhe si proces mesimor qe nderton njohurite, vlerat dhe aftesite e kerkuara te drejtave te njeriut, me nje objektiv per krijimin e nje kulture themelore te pranueshme per te drejtat e njeriut. Ky aspekt i arsimit i meson nxenesit dhe studentet se si te ekzaminojne pervojat e tyre nga kendveshtrimi i te drejtave te njeriut duke mundesuar integrimin e koncepteve te tilla ne vlerat dhe vendimmarrjen e tyre. Sipas Amnesty International, arsimi per te drejtat e njeriut eshte nje metode per te fuqizuar njerezit ne menyre qe ata te krijojne aftesi dhe sjellje te cilat do te promovonin dinjitetin dhe barazine brenda komunitetit, shoqerise dhe mbare botes.

Edukimi per te drejtat e njeriut perben nje nga instrumentet kryesore per krijimin e nje shoqerie te qendrueshme dhe afatgjate. Ky aspekt i arsimit filloi" aktivitetin” e tij qe nga adoptimi i Deklarates Universale te Drejtave te Njeriut ne vitin 1948. Krahas kesaj ekzistojne edhe disa kontekste tjera ligjore nderkombetare mbi te cilat mbeshtetet ai qe paraqesin bazen teorike te drejtave te njeriut si, p.sh., traktatet dhe konventat e OKB-se, te Keshillit te Evropes, te Organizates per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope, te Organizates se Shteteve Amerikane, te Bashkimit Afrikan, etj. Keto dokumente jane te lidhura me 30 artikujt e Deklarates Universale dhe kane si qellim identifikimin dhe promovimin e normave dhe parametrave mbi te drejtat e njeriut dhe lirite themelore te tij.

                                     

1. Shiko gjithashtu

  • Te drejtat e njeriut
  • Edukata dhe arsimi
  • Edukimi humanitar
  • Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut
  • Edukimi per paqe
  • Edukimi demokratik
  • Edukimi per te drejtat e femijeve
  • Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut
                                     

2. Linqe te jashtme

  • Human Rights Courses
  • Rights Education, UNESCO
  • University of Leeds Centre for Citizenship and Human Rights Education
  • University of San Francisco Human Rights Education Program
  • Murphy, F.; Ruane, B. 2003. "Amnesty International and human rights education". Child Care in Practice Vol. 9 No.4 pp. 302–307. Routledge.